Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Marsi nė shėnjestėr  (pjesa e dytė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

MARSI NĖ SHĖNJESTĖR  

(pjesa e dytė)

 

         MUNDĖSITĖ REALIZUESE DHE PASOJAT E MUNDSHME

 

         Pėrparimi i teknologjisė dhe njohuritė e reja nga sondat e misioneve tė ndryshme,  gjithnjė e mė shumė po i eliminojnė pengesat e shumta dhe po i shtojnė gjasat pėr realizimin e njė projekti tė tillė. Me gjithė gjasat optimiste, realizimi i ndonjė misioni me njerėz deri nė vitin 2030, siē parashohin NASA dhe ESA nė projektet e veta, akoma varet nga disa faktorė. Mirėpo, dy janė faktorėt kryesorė qė duhet tejkaluar: faktori teknik – njėsia fluturuese dhe faktori biologjik – vetė njeriu.

 

 

Realizimi i njė udhėtimi interplanetar me ekuipazh njerėzor, edhe pse duket si njė aventurė fiktive, megjithatė, sipas ekspertėve tė kozmologjisė, ėshtė i realizueshėm. Pėrparimi i teknologjisė dhe njohuritė e reja nga sondat e misioneve tė ndryshme,  gjithnjė e mė shumė po i eliminojnė pengesat e shumta dhe po i shtojnė gjasat pėr realizimin e njė projekti tė tillė. Me gjithė gjasat optimiste, realizimi i ndonjė misioni me njerėz deri nė vitin 2030, siē parashohin NASA dhe ESA nė projektet e veta, akoma varet nga disa faktorė. Mirėpo, dy janė faktorėt kryesorė qė duhet tejkaluar: faktori teknik – njėsia fluturuese dhe faktori biologjik – vetė njeriu.

Sistemi i sotėm raketor, qė funksionon pėrmes energjisė shtytėse kimike, nė tė vėrtetė mundėson fluturimin e njė misioni njerėzor nė Mars, por, pėr shkak tė kohės sė gjatė fluturuese, paraqet rrezik tė madh, si fizik ashtu edhe psikik, pėr ekuipazhin e misionit. Aktivizimi raketor pėrmes sistemit shtytės kimik, qė mundėson shpejtėsi maksimale prej 5.000 m/s, shfrytėzohet vetėm pėr pozicionimin e sondės nė njė trajektore eliptike, nė tė cilėn fluturakja, kohėn mė tė gjatė, lėviz pa ndihmėn e karburanteve dhe ato i shfrytėzon vetėm nė rast tė ndonjė manovrimi fluturues ose korrekture tė nevojshme. Pasi qė mundėsitė pėrmes sistemit aktivizues kimik janė tė kufizuara, atėherė duhet kėrkuar njė burim energjie tė ri, i cili do tė ishte aktiv gjatė gjithė kohės sė fluturimit. Me kėtė sistem do tė shmangej fluturimi pėrmes trajektores eliptike dhe do tė shkurtohej shumė edhe koha e fluturimit.

Energjia shtytėse fizike funksionon pa ndonjė reaksion kimik dhe mundėson arritjen e shpejtėsisė shumė mė tė lartė se 5.000 m/s. Si alternativė tė energjisė shtytėse kimike, sė paku teorikisht, janė: energjia elektrostatike, energjia elektrotermike, energjia atomike etj. Si mė e  mundshmja, edhe pse shumė e rrezikshme pėr njeriun dhe ambientin nė pėrgjithėsi, pėrfolėt ajo atomike.

Sean O Keefe

 Thashethemet e para, se NASA ėshtė duke punuar nė ndėrtimin e njė sistemi raketor atomik, filluan nė fillim tė vitit 2004, kur shefi i NASA-s, Sean O Keefe, nė njė intervistė nė revistėn “Los Angeles Times”, nė mėnyrė tė ēiltėr tha se pėr kėtė aspekt do tė  prononcohet edhe vetė presidenti Bush nė fjalimin e tij para dy dhomave tė kongresit. Por, projektet pėr krijimin e njė sistemi raketor atomik, nuk janė tė reja. Nė vitet ’60 amerikanėt zhvilluan njė projekt tė quajtur, “Nerva-Koncept”. Mirėpo, pėr shkak tė kostos sė lartė dhe rrezikut qė mund tė pasojė nga energjia atomike, pas disa vitesh, NASA, sė paku publikisht, pezullon punimet nė kėtė drejtim. Nė vitet ’90, nė programin e pėrbashkėt ruso-gjerman, u krijua njė reaktor bėrthamor i quajtur, “Topas-25”, i cili funksiononte me uran tė pasuruar – 235. Me kėtė reaktor ishte paraparė qė tė fluturonte njė sondė hapėsinore drejt planetit Pluton. Pėr shkak tė rrezikut tė madh, edhe ky projekt u pezullua, edhe pse njė satelit testues fluturoi nė gjithėsi mbi njė vit.

Pas shumė mendimeve e debateve, mė nė fund u vėrtetua se NASA kishte marrė shtesėn e nevojshme financiare nga qeveria amerikane pėr krijimin dhe ndėrtimin e njė motori tė ri raketor tė quajtur “Prometheus”, i cili do tė funksiononte me ndihmėn e energjisė bėrthamore. Me ndihmėn e kėsaj rakete, do tė shkurtohej koha e fluturimit pėr nė Mars, nga 6 muaj nė vetėm 2, qė do tė kishte shumė efekte pozitive pėr shėndetin e astronautėve, pjesėmarrės tė misionit. Pasi ata, gjatė gjithė kohės sė fluturimit u ekspozohen rrezatimeve kozmike, si dhe gjendjes pa gravitet, kjo shkurtesė kohore do ta reduktonte dukshėm rrezikun serioz qė i kanoset organizmit tė tyre.

Forca shtytėse pėrmes sistemit nuklear-termik dhe atij nuklear-elektrik

 Problem tjetėr teknik ėshtė edhe energjia elektrike. Furnizimi i sondave, “Qarkorėve”, “Zbarkuesve”, “Roverėve” etj, zakonisht ėshtė bėrė pėrmes sistemeve solare. Mirėpo, kapaciteti i kėtyre burimeve tė energjisė si dhe koha e prodhimit tė saj, gjithashtu ėshtė mjaft e kufizuar. Ky kufizim i energjisė, paraqet pengesa serioze pėr shumė misione interplanetare, ndaj edhe pėr misionet e Marsit. Prandaj, mendohet se projekti “Prometheus”, jo vetėm se do t’i zgjidhte kėto probleme, por edhe do ta revolucionarizonte shkencėn e kozmologjisė duke hapur njė faqe tė re nė historinė e saj. Dashamirėt e kėtij projekti, thonė se, jo vetėm qė do tė shkurtohej koha e fluturimit, por pėrmes kėsaj energjie, mundėsohet edhe transporti i ngarkesave dyfish mė tė mėdha se deri tani, qė do ta ulte shumė koston ndėrtuese tė misioneve. Robert Zubrin, edhe vetė projektues i njė plani pėr Marsin, e pėrshėndet kėtė projekt si njė hap shumė pozitiv. “...vendimi pėr ndėrtimin e njė teknologjie nukleare pėr gjithėsinė, ėshtė njė i hap i mėtejmė, qė do tė kursejė miliarda dollarė dhe do t’i zgjerojė dukshėm mundėsitė tona.” – thotė ai.

 Natyrisht, qė ky projekt, duke pasur parasysh rrezikun qė paraqet atomi, jo vetėm pėr njeriun, por edhe pėr natyrėn nė pėrgjithėsi, ka edhe kritikėt e vet. Mu pėr kėtė arsye, pėrdorimi i teknologjisė nukleare nė hulumtimin e gjithėsisė, prej kohėsh ėshtė temė e kontestueshme.  Edhe pse, pėr shkak tė kėtij rreziku, u ndėrpren dy projekte tė tilla, tė cekura mė lart, amerikanėt, megjithatė, nė vitin 1999, lansuan pėr nė planetin Saturn, sondėn “Cassini”, nė bordin e sė cilės kishte plutonium. Kjo dukuri, asokohe, u pėrcoll me protesta masive publike.

Sonda  “Cassini”

Ekspertėt e NASA-s thonė se njerėzimi nė Tokė nuk duhet pasur frikė nga ky projekt. Teknologjia atomike, pėrmes sistemit shtytės kimik, sė pari do tė bartet lart nė orbitėn e Tokės, e pastaj, atje, ajo do tė montohet dhe tek pastaj do tė aktivizohet procesi veprues i energjisė bėrthamore. Pėrmes kėsaj rruge, shprehen ekspertėt, do tė shmanget edhe depėrtimi i lėndės radioaktive nė raste kritike. Mirėpo, sesi do tė shkojė puna e mėtejme e projektit “Prometheus”, emri i tė cilit ėshtė marrė nga mitologjia greke, mbetet tė shihet mė vonė.

Pėrveē faktorit teknik, pengesė tjetėr shumė serioze ėshtė edhe faktori biologjik, pra vetė njeriu. Prej kohėsh, janė duke u marrė me kėtė problem, jo vetėm ekspertėt e kozmologjisė, por edhe mjekėt dhe psikologėt. Ata janė duke studiuar, se a do tė mund t’i pėrballojė organizmi i njeriut kėto tortura disavjeēare, pa u dėmtuar fizikisht e shpirtėrisht.

Njė nga problemet kryesore pėr astronautėt, qė e sheh medicina kozmike, ėshtė ai i gravitetit, qė do t’u mungojė atyre me vite tė tėra. Secili astronaut qė ka qenė nė orbitė e ka pėrjetuar drejtpėrdrejt nė trupin e tij njė ndjenjė tė tillė. Lėngu i trupit, pasi qė mungon forca gravituese, nuk do tė tėrhiqet poshtė kah kėmbėt, por do tė shpėrndahet nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Pasojė e kėsaj ėshtė tė ėnjturit e fytyrės, qė njihet nė kozmologji si “Puffer Face”, mukozat e ndryshme tė trupit do tė gufojnė, kėmbėt do tė fillojnė tė hollohen “Spider Legs” etj. Pra, ėshtė kjo njė fazė akute qė njihet si “sėmundja e gjithėsisė”, qė tek dy tė tretat e astronautėve, pas dy-tri ditėsh, pėrcillet me ndjenjėn e marramendjes, vjelljeve etj.

Pėrveē kėsaj, gjendja pa gravitet ka edhe pasojat tjera. “Kockat dhe muskujt, nė kėtė situatė, do tė jenė shumė pasivė, e mė kėtė do tė fillojė edhe shkatėrrimi i tyre” – thotė prof. Rupert Gerzer nga Instituti i medicinės hapėsinore nė Köln tė Gjermanisė. Eksperimentet e shumta kanė treguar se edhe programi mė aktiv i fitnesit, nuk mund ta parandalojė plotėsisht humbjen e kalciumit nė kocka dhe tė kaliumit nė muskuj. Nga njė statistikė e NASA-s, qė u bė nė vitit 1997, rezulton se nga 279 astronautė, 276 prej tyre u ankuan se kishin pasur probleme gjatė qėndrimit tė tyre nė hapėsirė. Gjendja pa gravitet provokon edhe pasoja tjera shėndetėsore, si: humbjen e sistemit tė imunitetit, pėr shkak tė dobėsimit tė aftėsive limfocite; dobėsimi i qarkullimit tė gjakut pėr shkak tė aktiviteteve pasive trupore; rreziku i gurėve nė veshkė, si pasojė e humbjes sė kalciumit dhe mineraleve tjera etj. Vetė NASA, numėron mbi 100 rreziqe medicinale pėr organizmin e njeriut, si pasojė e mungesės sė gravitetit.

Shumė tė rrezikshme pėr trupin dhe jetėn e astronautėve janė edhe rrezatimet kozmike, rrezet gama, qė burojnė nga “vrimat e zeza” si dhe protonet, qė janė si burim i erupsioneve diellore, tė cilave ata u janė tė ekspozuara gjatė gjithė kohės, si gjatė fluturimit ashtu edhe gjatė qėndrimit tė tyre nė planetin Mars. Si mė tė dėmshme pėr organizėm, cilėsohen rrezatimet kozmike, qė supozohet se janė krijuar nga shpėrthimet e mundshme nė galaktikat e ndryshme. Bėrthama e tyre jonizuese ėshtė shumė mė e pasur me energji – disa milion MeV (Mega electronvolt) – sesa protonet e krijuara nga erupsionet diellore qė kanė vetėm disa mijėra MeV. Ato depėrtojnė me njė shpejtėsi shumė tė madhe pėrmes mbėshtjellėsit tė anijes kozmike deri tek trupi i njeriut, duke dėmtuar rėndė strukturėn e molekulave ADN, gjenet dhe qelizat e tij.

Stacioni Internacional Hapėsinor ISS

Astronautėt, nė tė vėrtetė, ka mbi 40 vjet qė gjenden nė gjithėsi, por pėrveē fluturimit pėr nė Hėnė, ata nuk kanė kaluar kurrė kohė tė gjatė qėndrimi atje. “Ne e dimė” – thotė Frank Cucinotta nga Space Radiation Health Project, “se sa rrezatime na presin ne, atje jashtė, midis Tokės dhe Marsit, por ne nuk jemi akoma tė sigurt sesi do tė reagojė trupi i njeriut ndaj tyre.” Njė udhėtim i gjatė, si ai pėr nė Mars, pa ndonjė planet nė afėrsi, fusha magnetike e tė cilit do t’i pengonte kėto rrezatime, ėshtė edhe njė sfidė e re pėr shkencėn e kozmologjisė.

Astronautėt, akoma nuk e kanė provuar dozėn e plotė tė kėtyre rrezatimeve. Ata, qė ndodhen nė Stacionin Internacional Hapėsinor ISS, pasi ndodhen nė njė lartėsi prej vetėm 400 km, janė tė mbrojtur, sė paku 50%, nga ato rreze, falė fushės magnetike tė Tokės qė ėshtė edhe e vetmja mbrojtje e sigurt nga ato. Edhe astronautėt e misioneve “Apollo”, qė kanė pasur shkallė mė tė lartė rrezatuese, sė paku tri herė mė shumė se ata tė stacionit ISS, pėr shkak tė qėndrimit tė shkurtėr tė tyre nė hapėsirė (nė Hėnė) dhe afėrsisė  me planetin Tokė, nuk e kanė ndjerė veprimin e plotė tė atyre rrezeve.

Sipas vlerėsimeve tė ekspertėve tė NASA-s, njė amerikan, i moshės 40 vjeēare, qė nuk konsumon duhan, ėshtė diku 20% i rrezikuar nga kanceri. Kjo vlen, nėse ai jeton nė Tokė. Por, nėse udhėton nė Mars, atėherė rreziku ėshtė mė i lartė. Sipas studimeve tė bėra me njerėzit qė e kanė mbijetuar Hiroshimėn dhe pacientėt qė kanė kaluar nėpėr terapi rrezatuese, rreziku, gjatė njė misioni 1000 ditor nė Mars, shtohet deri nė 19% ndėrsa tek gratė, pėr shkak tė gjinjve dhe mitrės, ky rrezik dyfishohet. “Nėse rreziku qėndron nė vetėm disa pėrqind, do tė ishte nė rregull, por nėse llogaritet se astronauti ynė ka moshė 40 vjeēare atėherė: 20% + 19% = 39%, paraqet njė shkallė tė lartė rrezikshmėrie, qė astronauti ynė tė sėmuret nga kanceri pas kthimit tė tij nė Tokė. Kjo pėr ne ėshtė e paakceptueshme” – shprehet Cucinotta. Ai mendon se studimet e bėra me njerėz tė rrezatuar, nuk mund tė merren si zėvendėsim pėr realitetin qė sundon nė gjithėsi, pasi rrezatimet atje, paraqesin njė pėrzierje tė llojit tė veēantė.

Astronautėt, qė do tė udhėtonin pėr nė Mars, do t’u ekspozoheshin atyre rrezeve pėr njė kohė mjaft tė gjatė, ndoshta 2 vjet, pasojat e tė cilave, pėr momentin, nuk mund tė vlerėsohen realisht. Mirėpo, eksperimentet simuluese qė parashihet tė bėhen deri nė vitin 2015, sipas Cucinottas, do ta ulin pėrqindjen e rrezikshmėrisė nė minimum. Pasi qė pėr momentin njė mbrojtje e plotė nga kėto rrezatime akoma nuk ekziston, qarkullojnė plane, ose thashetheme, qė nė kėto misione tė dėrgohen njerėz nė moshė tė shtyrė.

Njė fushė tjetėr, mjaftė problematike dhe komplekse, me tė cilėn medicina kozmologjike ballafaqohet prej kohėsh, ėshtė edhe fusha psikologjike. Si do tė reagojė njeriu kur shkėputet plotėsisht nga planeti amė dhe, muaj ose vite tė tėra, e percepton atė vetėm si njė pikė nė largėsi? Pra, a do tė mundet ekuipazhi i misionit pėr nė Mars t’i pėrballojė psikologjikisht vėshtirėsitė e ndryshme dhe njė izolim kaq tė gjatė social?

Tre astronautė nė hapėsirėn e brendshme tė stacionit ISS

Astronautja R.  Seddon duke u ushqyer nė hapėsirėn e brendshme tė fluturakes  Space Shuttle

 Qėndrimi i pėrbashkėt i ekuipazhit nė njė hapėsirė tė ngushtė, gjatė gjithė asaj kohe, largėsia e madhe nga vendi amė, pamundėsia e plotėsimit tė nevojave fiziologjik nė rrethanat e jashtėzakonshme nė tė cilat do tė veprojnė ata, e sidomos ajo seksuale, ėshtė shumė afėr mendsh, qė mund tė provokojnė ērregullime tė ndryshme psikike, si depresion dhe agresivitet. Kjo ėshtė provuar edhe nga misionet e ndryshme, ku pas 30 ditėsh qėndrimi tė pėrbashkėt, tė izoluar nė njė hapėsirė tė ngushtė, nė mungesė tė shumė faktorėve socialė, ose kanė shpėrthyer zėnkat mes veti ose i gjithė mllefi ėshtė zbrazur ndaj qendrės komanduese nė Tokė. Gjithashtu, qėndrimi i gjatė nė kėto rrethana, provokon, pėrveē depresionit ose agresivitetit, edhe lodhje dhe dobėsim tė koncentrimit, e qė janė shumė tė nevojshme pėr anėtarėt e ekuipazhit, pėr tė vazhduar misionin e tyre.

Eksperimenti qė u zhvillua nė Rusi, kah mesi i viteve ’90, me njė grup astronautėsh nga e gjithė bota, tė cilėt duheshin tė qėndronin tė izoluar pėr 110 ditė, dėshtoi. Pas tri javėsh qėndrimi, kur njė astronaut rus u mundua ta puthė njė kolege kanadeze, shpėrdheu njė pėrleshje. Pas kėtij ekcesi, eksperimenti u ndėrpre.

Prof. gjerman Grezer, qė ėshtė duke eksperimentuar nė kėtė drejtim, mendon se pėr misione tė tilla ėshtė shumė e rėndėsishme zgjedhja e saktė e personave adekuatė, ashtu sikurse ėshtė vepruar nė zgjedhjen e astronautėve tė ISS-sė. Vetėm astronautėt qė do t’u rezistojnė ngacmimeve depresive dhe agresive, qė do tė ndiejnė nxitje tė brendshme pėr veprim, qė do tė jenė nė gjendje tė marrin rol udhėheqės nė ekip, do tė arrijnė nė rrethin e ngushtė tė zgjedhjes. “Duhet tė jenė njerėz me aftėsi pune nė ekip”, mendon Prof. Grezer.

Ekipi i Institutit  NSBRI  gjatė  trajnimit

 Shqetėsime psikike provokon edhe ndryshimi i bioritmit. Kjo u vėrtetua tek astronautėt qė kishin pasur probleme me gjumin, gjatė qėndrimit tė tyre nė fluturaket “Space Shuttle”, ku periudha kohore ditė-natė ėshtė 23.5 orė. “Shumė astronautė, pėr kėtė shkak, kanė probleme me gjumin dhe flenė, mesatarisht 6 orė, derisa tė njėjtit, nė Tokė flenė 7-8 orė. Kjo situatė, qė provokon molisjen e astronautėve, e ngrit edhe shkallėn e rrezikshmėrisė aksidentale” – thotė Dr. Kenneth Wright, nga Instituti NSBRI (National Space Biomedical Research Institute). Nė Mars, astronautėt duhet tė pėrballen me njė periudhė mė tė gjatė kohore sesa ajo qė vepron nė Tokė, qė ėshtė mbi 24.5 orė, e cila gjithashtu, mund tė provokojė shqetėsime serioze. Nė kėtė drejtim, pėr ta adaptuar orėn e brendshme tek njeriu, janė duke punuar edhe Dr. Wright me kolegėt e tij. “Arritja e kėtij adaptimi ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė mision tė suksesshėm nė Mars” – mendon Dr. Wright.

Nga eksperimentet e shumta, dihet fort mirė, se ndryshimet psikologjike ndikojnė dukshėm edhe nė sistemin imunologjik tė njeriut. Kėtė e kanė konfirmuar shkencėtarėt e qendrės “Johnson Space Centres” nė Hjuston, tė cilėt kanė eksperimentuar me astronautėt e fluturakeve “Shuttle”. Analizat e bėra nė kėtė qendėr dėshmuan se nė sekrecionet e astronautėve, virusi EBV (Epstein Barr Virus), kishte koncentrim katėrfish mė tė lartė se tek personat e testuar nė Tokė. Ky lloj virusi, qė gjendet nė rruazat e bardha tė gjakut e qė, nė tė vėrtetė, nė Tokė, nuk paraqet ndonjė rrezik serioz, aktivizohet nė situata tė caktuara tė stresit. Por, pėr udhėtarėt e Marsit, ky virus mund tė kthehet nė problem serioz.

Virusi EBV

Me dobėsimin e sistemit tė imunitetit, si pasojė e streseve tė krijuara nga faktorėt e ndryshėm, natyrisht qė zvogėlohet edhe rezistenca e organizmit tė njeriut ndaj sulmeve tė ndryshme infektuese. Me gjithė masat e ndėrmarra higjienike, ėshtė e pamundur qė tė eliminohen plotėsisht tė gjithė mikroorganizmat nė bordin e anijes. Hapėsira e ngushtė dhe pa gravitet, nė bord krijon kushte ideale pėr zhvillimin dhe shumimin shumė tė shpejtė tė tyre, e qė nė sistemin e dobėsuar tė imunitetit tė astronautėve, mund tė provokojnė sėmundje tė rėnda infektuese. “Fatale ėshtė, se bakteriet nė bordin e anijes kozmike, krijojnė shumė lehtė njė bazė stabile dhe mund tė shumohen shumė shpejt. Derisa sistemi i imunitetit vjen duke u dobėsuar, agresiviteti i embrioneve vjen duke u shtuar” – sqaron Prof. Gerzer.

Problem tjetėr, gjithashtu kompleks, ėshtė edhe furnizimi i rregullt dhe i bollshėm i astronautėve me elementet kryesore pėr jetė, si: ushqim, ujė dhe ajėr, prej tė cilave ata do tė jenė tė varur gjatė gjithė udhėtimit dhe qėndrimit atje. Mungesa e vetėm njėrit nga kėto elemente, do tė paraqiste fundin e tyre.

Mirėpo, kėto nuk janė tė gjitha unazat e dobėta nė vargun zinxhiror. Akoma mbetet i paqartė skenari i veprimeve tė ekuipazhit nė rast tė nevojės urgjente, pasi qė mundėsitė e rreziqeve, gjatė misioneve tė tilla, janė tė shumėllojshme dhe tė paparashikueshme. Ēfarė do tė ndodhė nėse ndonjėri nga anėtarėt e ekuipazhit ka nevojė pėr intervenim kirurgjik, sėmuret rėndė ose edhe vdes? Ēfarė do tė ndodhė nėse shpėrthen njė epidemi virusale? Ēfarė do tė ndodhė, nėse gjatė punės nė sipėrfaqen e Marsit pason ndonjė incident: ndonjėri e then kėmbėn-dorėn, ndonjė kockė tjetėr ose bie pre e fenomeneve tė papritura, tė ndryshme ta zėmė e plasaritjeve shkėmbore, qė nuk janė tė rralla atje? Ēfarė do tė ndodhė nėse pason njė defekt teknik, si: rėnia e sistemit kompjuterik, dėmtimi i ndonjė aparati elektrik ose dėmtimi i fluturakes nga mikrometeoritėt qė janė tė shumtė nė gjithėsi? Kėto dhe shumė ēėshtje tė tjera janė sfida shumė serioze me tė cilat shkencėtarėt duhet tė ballafaqohen, dhe t’u gjejnė zgjidhje para lansimit tė misionit tė parė njerėzor nė Mars.

Fakt ėshtė se nuk mund tė vlerėsohen tė gjitha pasojat e mundshme tė njė udhėtimi kaq tė gjatė disavjeēar, mendojnė shumė shkencėtar tė NASA-s. Mirėpo, ata janė tė bindur se falė punės sė madhe, qė veē ėshtė duke u bėrė nė shumė laboratore anembanė globit, pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė faktorėve sfidues, si dhe eksplorimeve sistematike qė parashihen nė vitet pasuese, misioni me  ekuipazh njerėzor pėr nė Mars do tė jetė i realizueshėm.

 

Ne vazhdimin tjetėr do tė lexoni:

 

A do tė ketė sėrish jetė nė Mars?

Cilat janė planet e NASA-s pėr rigjallėrimin e Marsit, etj.