Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Masakra nė burgun e Dubravės 19-24 maj 1999

Pėrgatitja dhe pėrkujdesja pėr botim

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU

 

 

MASAKRA

NĖ BURGUN E DUBRAVĖS

19 – 24 MAJ 1999

Sesion shkencor, mė 23 maj 2004

 

 

 

Librin "Masakra nė burgun e Dubravės 19 – 24 maj 1999" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.pashtriku.org

 

 

 

 

 

 

            PLATFORMAT SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖT NĖ FUNKSION TĖ STRATEGJISĖ GJENOCIDALE

 

            Platformat serbe pėr plojat dhe masakrat ndaj shqiptarėve datojnė nga periudha e ngritjes sė shtetit tė Serbisė. Ato i pėruroi vojvoda Milosh Obrenoviē, me urdhėresėn e vitit 1832: T’i jepen “25 tė rėna me shkop” akėcilit shqiptar a boshnjak qė do tė kapet nė Principatėn e Serbisė, kurse mė 1834 pėrdori ushtrinė “pėr t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet nė qytete”, ngase shqiptarėt dhe boshnjakėt ishin vu nė lėvizjen kombėtare pėr ēlirimin nga Perandoria Osmane dhe ēlirimi i Shqipėrisė dhe i Bosnjės do tė bėhej pengesė pėr zgjerime tė reja tė Serbisė.

            Kėtu e tutje tė gjitha zgjerimet e Serbisė me toka tė Shqipėrisė u kryen me pėrdorim tė plojave dhe tė masakrave ndaj popullsisė shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformėn politike dhe juridike tė shtetit serb nacional - “Naēertania” tė vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet tė orvatet qė nga godina e shtetit turk tė heqė vetėm gur pas guri e t’i marrė ato qė mundet nga ky material i mirė dhe mbi themelin e vjetėr e tė mirė tė perandorisė sė lashtė serbe tė ndėrtojė sėrish e tė mund tė ngritė shtetin e ri serb”.

            Vėrtet, nė periudhėn e Krizės Lindore nga fillimvitet e ’50-ta tė shekullit XIX dhe tė Luftės ruso-turke tė viteve 1877-1878, njė botė e tėrė e krishterė (evropiane e ruse), do tė pėrlyhej me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrė nuk e ka fshehur urdhėresėn e Princ Milan Obrenoviēit pėr ushtarakėt e paramilitarėt serbė: "Sa mė tepėr shqiptarė tė shpėrngulni, aq mė tė mėdha do tė jenė meritat tuaja para atdheut...!". Urdhėresa kishte forcėn e ligjit serb pėr etnocit ndaj shqiptarėve. Me strategjinė “Toka e djegur” u bė spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit.

            Bashkėkohėsi dhe pėrjetuesi i mizorive kanibaliste obrenoviēiane, Mita Petroviq, duke folur pėr pushtimin e Toplicės dhe tė Kosaonicės nga ushtria serbe, u ndal nė mynxyrat nė fshatin Topanicė, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Nė fshat pati gra dhe fėmijė, por askush nuk i shpėtoi dėnimit. Tė gjithė u vranė..." Sipas kėsaj strategjie u masakruan mė se 70 mijė shqiptarė nga tė dy gjinitė dhe nga tė gjitha moshat.

            Aeropagu evropian - Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpėrbleu gjenocidin e krishterė ortodoks tė shteteve fshqinje tė Shqipėrisė, duke ua njohur tė drejtėn nė rreth 24 458 km2 tė tokės shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisė “Toka e djegur”, duke shpėrngulur me dhunė etnocidale tė llahtarshme rreth 250 – 300 mijė shqiptarė etnikė. Pas copėtimit ndėrkombėtar tė pėrgjakshėm, mė 1878, Njėsia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipėrisė, e ndarė nė katėr njėsi administrative dhe ushtarake osmane, kapte 90 100 – 90 270 km2 .

            Nė prag tė copėtimit tė dytė, mė 1912/13, Shqipėria kishte 3 804 000 banorė, prej tė cilėve mbi tre milionė shqiptarė. Kėso kohe Vilajeti i Kosovės kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorė. Shqiptarėt pėrbėnin mbi 65% tė banorėve, kurse tė tjerėt ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarė), serbė, turq, romė, ebrej etj. Territori i Kosovės aktuale, prej 10 887 km2, mė 1912, kishte vetėm rreth 3.7 pėr qind serbė, ndonėse Cvijiq flet pėr 5 pėr qind.

Viti 1912, me Kryengritjen e Pėrgjithshme tė Shqipėrisė nėn udhėheqjen e Hasan Prishtinės, shėnoi kthesėn vendimtare pėr autonominė e Shqipėrisė. Pėr ta penguar kėtė fitore shqiptare, Rusia e hodhi nė luftė Aleancėn ballkanike, nėn parullėn: "Luftė pėr t'i ēliruar popullsitė e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!". Sė kėndejmi, meqė kombi shqiptar nė vendin Shqipėri ishte rreth 88% i pėrkatėsisė fetare myslimane, lufta e Aleancės ballkanike nė fakt ishte ndėrmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me pėrkrahjen e Rusisė dhe tė Evropės.

            Ēdo rezistencė shqiptare do tė shuhej me gjak, ploja e masakra tė shpėrblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashėm me ato nė vitet 1877-1881, tė rezistencės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pėr kėtė fakt fliste qartė proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarėve porsa soldateska serbe shkeli nė Mėrdar e Pėrpallac, mė 18 tetor 1912. Nė kėtė thirrje vihej nė pah kėrcėnimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarėve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!"

 

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

 

"Pjesė nga libri "Masakra nė burgun e Dubravės 19 – 24 maj 1999"