Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - MASHTRIMI PROBLEM  MORAL

www.sekretebukurie.com

MASHTRIMI PROBLEM  MORAL

 

            Njeriu zhvillohet dhe maturohet gjatė gjithė jetės. Njeriu duhet tė pėrpiqet tė ndryshojė sjelljet negative tė marra nė fėmijėri tė cilat janė pėrforcuar nga ndikimi i ambientit. Pėr tė ndryshuar nė fillim duhet tė pranojė qė sjellja nuk ėshtė morale pastaj tė kėrkojė sesi ta ndryshojė atė.

 

 

            Marrėdhėniet ndėrnjerėzore bazohen tek besimi. Ēdo njeri dėshiron t’i besojė njeriut qė ka pėrballė. Dėshira pėr tė qenė i besueshėm dhe i ndershėm pasqyron menjėherė pohimin se tė gjithė janė tė ndershėm dhe tė besueshėm.

            Por kur shohim marrėdhėniet e njerėzve vėmė re njė pėrsėritje tė fenomeve hidhėruese tė cilat tregojnė mospėrputhjen nė mes fjalėve tė thėna dhe veprave. Kriza e besimit nė mes njerėzve ndonjėherė lind dhe nga keqkuptimet.  

            Shprehja e ndjenjave dhe mendimeve nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe dėgjimi i bashkėfolėsit duke bėrė pyetje tė drejta pakėson mundėsinė e keqkuptimit. Por ajo qė tė shqetėson mė tepėr ėshtė mashtrimi i tė tjerėve nė mėnyrė tė vetėdijshme. Ja disa nga mashtrimet qė hasim mė shpesh:

            Marrja borxh dhe moskthimi i tij, dhėnia e ēekut pa asnjė kėrkesė. Keqpėrdorimi nga personi i autorizuar.

            Pasqyrimi i disa cilėsive tė cilat personi nuk i ka para se tė martohet.

            Tradhtia e njėrit prej bashkėshortėve duke krijuar lidhje jashtėmartesore.

            Mashtrimi i klientit nga ana e shitėsit i cili thotė njė ēmim mė tė lartė se i vėrteti, fsheh mangėsitė e mallit dhe peshon mangėt.

            Nėse pronari i shtėpisė nxjerr nga shtėpia qiraxhinjtė me pohimin se do ta shesė apo do tė jetojė vetė aty por nė tė vėrtetė kėrkon t’ia japė dikujt tjetėr me qira mė tė lartė.

            Dalja e qiraxhiut nga shtėpia pa paguar qiranė.

            Nėse qiraxhiu duke pėrdorur tė drejtat qė ka ndaj pronarit tė shtėpisė nuk paguan shumėn e caktuar.

            Nėse sipėrmarrėsi, marangozi, rrobaqepėsi e tė tjerė sillen kundėr marrėveshjes sė bėrė duke vjedhur nga malli i tė tjerėve.

            Nė lloje tė tilla mashtrimesh nė fillim krijohet njė marrėdhėnie e besueshme dhe mė vonė ky besim keqpėrdorohet.

 

            Shembujt janė tė rėndėsishėm

            Nė pėrgjithėsi mashtrimi ėshtė njė problem moral qė shfaqet me tė mėsuarin social. Njė moral i bukur arrihet vetėm me marrjen e vlerave shpirtėrore dhe me vetėkontrollin e personit. Dhe kjo fillon qė nė ditėt e para tė jetės, duke pare sjelljet e mira tė nėnės dhe babait tė cilat konsolidohen me sjelljet e bukura tė mėsuesit dhe tė shokėve nė jetėn shoqėrore. Personi i zgjedh shokėt nga mjedisi qė i ėshtė servirur. Nė ēdo lloj mashtrimi personi kėrkon mbėshtetje nga njerėzit qė e rrethojnė. Mbėshtetja vjen ose nga familja (ambienti familjar) ose nga rrethi shoqėror. Nėse njė problem i tillė nė sjellje shihet edhe tek drejtuesit e familjes qė janė nėna dhe babai apo nėse njė sjellje e tillė merret si diēka krejt normale nga ana e familjes atėherė ky fenomen sjell pasoja negative. Njė fenomen tjetėr i pėrhapur ėshtė dhe pranimi mashtrimit nga shokėt si njė sjellje krejt normale.

 

 

            Humbėsi i vėrtetė ėshtė vetė mashtruesi

            Personi i cili mashtron tė tjerėt jeton me frikėn e mashtrimit nga ana e tė tjerėve. Ngaqė ėshtė mėsuar tė mashtrojė nuk mund t’i besojė askujt. Pėrsa i pėrket kėsaj teme edhe mashtruesi edhe i mashtruari mbajnė pėrgjegjėsi. Duke menduar pėr mashtrimin e njerėzve pėrreth sjellja e personit vlerėsohet. Atėherė kur njerėzit tė bėjnė paralajmėrimet e duhura duke treguar se nuk mashtrohen dhe kur personi ta pėsojė nga gabimet e tij, lloje tė tilla sjelljesh do tė pakėsohen.

 

            Kėrkohet mature morale

            Pėr tė mos mashtruar tė tjerėt personi duhet tė arrijė njė mature morale. Personat qė nuk e arrijnė njė mature tė tillė pėr hir tė interesave dhe dėshirave tė tyre mashtrojnė edhe nėse duhet tė paguajnė njė ēmim apo tė dėnohen. Pėrshtatja ndaj njė rregulli moral nė vendin ku nuk ndodhet asnjė njeri pėrbėn nivelet mė tė larta tė zhvillimit moral. Dhe kjo arrihet me edukatėn e bazuar nė respekt dhe jo nė force.

 

            Ėshtė e mundur tė jesh i besueshėm

            Njeriu zhvillohet dhe maturohet gjatė gjithė jetės. Njeriu duhet tė pėrpiqet tė ndryshojė sjelljet negative tė marra nė fėmijėri tė cilat janė pėrforcuar nga ndikimi i ambientit. Pėr tė ndryshuar nė fillim duhet tė pranojė qė sjellja nuk ėshtė morale pastaj tė kėrkojė sesi ta ndryshojė atė. Pėr tė shpėtuar nga ndikimi negativ mund tė ndryshojė shoqėrinė dhe nė kėtė mėnyrė shpėton nga vesi i mashtrimit tė tė tjerėve.