.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Mazllum Baraliu

MAZLLUM BARALIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MAZLLUM BARALIU

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

            Prof. Dr. Mazllum Baraliu Ka lindur nė Bukosh tė Komunės sė Therandės.

            Shkollimin fillor dhe tė mesėm e ka mbaruar nė Therandė dhe Prizren, ndėrsa atė superior nė Prishtinė dhe Zagreb tė Kroacisė.

            Mazllum Baraliu ėshtė profesor nė Universitetin e Prishtinės. Ėshtė autor i shumė botimeve dhe i mbi dhjetė veprave artistike, shkencore dhe profesionale.

            Profesor Baraliu me vite tė tėra ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė sendėrtimin e Republikės sė Kosovės dhe pavarėsisė sė saj. Nė periudhėn e pasluftės, ka vazhduar tė kontribuojė nė ndėrtimin dhe udhėheqjen e institucioneve tė Republikės sė Kosovės, me shkencė, arsim dhe nė letėrsi. Edhe tani nė mėnyrė intensive punon nė konsolidimin dhe avancimin e shtetit tė Kosovės dhe kauzės kombėtare. Aktualisht ėshtė profesor i Universitetit "Hasan Prishtina"

            Deri mė tani Baraliu ka botuar kėto vepra letrare:

            "Lumėzime dashurue", "Rilindja"- Prishtinė;

            "Dėshira tė qėndisura", "Rilindja" - Prishtinė;

            " E bukura Ilire", "Eurolindja" - Tiranė;

            "Valėt e Madrigalit", "Rilindja" - Prishtinė;

            "Mėsimi i pa mėsuar", "faik Konica" - Prishtinė;

            "Bulėzat e Blerimit"; "Faik Konica" - Prishtinė;

            "Qyteti i shkronjave", ėshtė libri mė i ri me poezi i shkrimtarit.

            Mazllum Baraliu ėshtė anėtar i rregullt i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

            Mbi 43 vite jeton dhe punon nė Prishtinė.

 

 

 

 

                         

EMTIO SPEI*

 

Ia verbonin sy e mendje

me injektime ultra violete

e ai: "Vapa do duruar, se tė heq

reumatizmin kolektiv"…

 

Hijet e natės ia herrnin tufėn,

ai  u lutej "engjėjve bukėpėrmbystė"

qė nė prapaskena e tallandi

shekujt i ngjyrosėn

me gjak e me hi-gri.

 

Ua thanė trutė e ua prenė nė pyje

(shkurt) drutė,

me rulet e serenadė shkelmore,

ata mė shtrenjtė se lėkurėn e Adamit

e tė leopardit,

kėrcunėrisht blejnė shpresa tė mjegullta…

 

Ruajnė e humbin ēdo gjė e asgjė,

salutojnė, kėndojnė e ēirren horizontalisht

hidhen e pėrdridhe vėrdallė

si drerė e sorkadhe nė rruzare,

vallė, ē’i thonė kėsaj?

shpresė  nė thes, ecje apo valle,

tregtim kohe, apo emtio spei!

 

Demiurgėt nga neveria

nė ndėrdyzje paranoike

e dehje somnambuloze

zėngjirur mezi kėlthasin:

-karvanė tė nėmur, keni mendjen,

Piratėt e shekujve nė kthesė…

 

 

DILEMĖ PĖR KATRENĖ

 

Duke shkruar njė katrenė

thellė u kredha nė dilemė

 

Fjala ėshtė pėr arė e farė,

cila mė shumė vlen nė kandar?

 

Mendja bluan kėtė gjykim:

 

Pa arė ē’vlen fara,

Pa farė s’bin ARA!

 

Tė bekoj shoshėn, zė nė thua

tė mallkoj farėn, nuk dua

 

Dialektikė materialiste

do tė thoshte Marksi

 

Ē’tė donė profetėt le tė thonė,

Kah tė sillesh-z e z o n ė…

 

 

NJĖ LUMĖ MĖSHIRĖ

 

Thonė ėshtė humane dhe mirė

tė kesh njė lumė mėshirė

 

tė pabėra e mėkate tė mos bėsh kurrė

edhe kur inkvizitorėt tė vėnė nė turrė

 

mėshirė e mėkat

dy qarkore takuar nė lak…

 

Zotėrinj, ndėrtoni njė gotė mėshirė

mėkatet lindin me hir o pahir…!

 

Kullėshpresat nga jashtė ndėrtohen,

nga Brenda shkatėrohen.

 

 

DĖSHIRAT DHE SHPRESAT

 

Ēudi, pėrse dėshirat janė yjet

nga do shkojnė thurin kurorė!

 

Janė si ėndrrat fėmijėrore

shpeshherė tė ėmbla tė dashura

por prore tė pakapshme!

 

Janė si ylberi spektrorė

tė bukur e laryshorė

por si idhnakė qė janė

papritmas zhduken e muken! 

 

Janė si drita e rrita shpresat dhe dėshirat

me ty janė s’preken me dorė

shtojnė vullnet mbase dhe prita,

(me shungullimė tė mbushin gėzim)

Na bėjnė kalorės tė shtegut DIELLOR.

 

 

PANAIR SILUETASH

 

Sa durim na duhet pėr ta kaluar detin

njė qiell I tėrė guxim pėr ta qetėsuar rrėmetin

 

kohėt lozonjare korbė-mbarsur mėkatesh

panair siluetash tė miliona fatesh

 

s aura "sejratesh" ne duhet sprovuar

artin e qėndresės nė legjendė shndėrruar

 

drunjtė e pyjeve tona horizontalisht rriten

pėr blerim tė uritur brejtjes ia zėnė pritėn

 

sa kohė buzėgremine shkėmbi ta mbajė bjeshkėn

"kurbaneve" tė paradoksit tash do hequr rreshkėn

 

A t’i shijojmė frytet e pemės sė Tantalit

t’i shėrojmė pa hile ligatinat dhe moēalet…

 

le ta marrė flijimin e caktuar

qė tė mos riudhėtojmė rrugės sė pėrshkruar.

 

 

PĖRTYPJET SFINGORE

 

Nga pėrtypjet sfinksit

shkumėzonte mjerimi,

fijet e fatit shkunden

si gjethet e dyllta vjeshtore

 

Toka dėrdėllit e lėngon

kur e pėshtyn e ndrydh marrėzia!

 

Mos kėputni blerimin

se buzėqesh shkretėtira

 

Zogjtė vdesin  nė kėngė e pa fole…

 

 

AGIMET E SHTERRURA

 

Qėlloi tė ishte darkė djajsh

nė  sheshin e nimfave,

kėndohej e pihej

dhe qonin dolli

nė kupėn e bardhėsisė

sė plisit…

 

Golgotė e dragonj

mėkatojnė 

pėr pre e trofe…

 

I dėgjuan ujqit

tė ulėrinin nė pyll,

frengjitė e kullave gulēonin.

 

Dekadencė drite,

Kadencė skėterre!

 

Shterej e shterej agimi

Qielli i stėrkequr ,

Shi e dritėsi askund

 

Nė kllapi flitet

Me verbėri

Mu nė ditėn e Shėn Gjergjit!

 

 

ENGJĖLLIMI I MĖKATARĖVE

 

Mėkatarėt para gjyqit

(ditėn e gjykimit)

filluan  tė fajėsohen reciprokisht,

si gjelat e dehur tė grinden

pėr mėkatet e bėra

dikush nga porota

propozoi qė tė shndėrrohen nė engjėj

pastaj tė pėrgjigjen

me radhė njė nga njė…

 

Dita e gjykimit sapo mbaroi,

Mėkatarėt bijė tė Hadit

Si gjithherė

Vazhduan kėngėn e vjetėr!

Kryegjyqtari dhe porota

Caktuan seancėn tjetėr,

(u lanė kohė

Pendimi e pėrmirėsimi),

Azraili i ftoi sėrish nė gjykatore

Por kurrė s’i futi mė nė dorė

H e r ė n  t j e t ė r!