.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Mazllum Saneja

MAZLLUM SANEJA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MAZLLUM SANEJA

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

            Mazllum Saneja, poet, eseist dhe pėrkthyes i njohur i letėrsisė polake nė gjuhėn shqipe dhe i letėrsisė shqipe nė gjuhėn polake, u lind nė Gjakovė, mė 1945. Nė Prishtinė kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhė e Letėrsi Shqipe, kurse mė vonė edhe studimet pasuniversitare. Gjuhėn polake e mėsoi nė Universitetet e Varshavės, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Mė vonė nė Universitetin e Varshavės studioi letėrsinė polake.

            Librin e parė me poezi “Kėlthitje” e botoi nė shtėpinė botuese “Rilindja”, Prishtinė, 1973.

 

            Pastaj ka botuar edhe kėto libra me poezi:

             “Heshtja e njė kohe”, “Naim Frashėri”, Tiranė, 1976.

            “Shpuzė e ftohtė”, :Rilindja”, Prishtinė, 1988.

            “Purpurowa podróż” (Udhėtimi i purpurt),”Orfeu”, Varshavė 1992.

            “Shėmbėllime tė trazuara”, “Rilindja”, Prishtinė, 1996.

            “Ja nie jestem ten” (Unė nuk jam ai), “Pavo”,Varshavė, 1996.

            “Ognista ziemia” (Toka e zjarrtė), “DWP”,Varshavė, 1999.

            “Pe ndonjė ėndėrr”, “Dukagjini”, Pejė, 2003.

            “Vetėtimė jete”, “Pen Qendra e Kosovės”, Prishtinė, 2007.

            „Leximi i vetmisė”, “Komograf”, Varshavė, 2010.

           

            Ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe librat me poezi tė poetėve mė tė njohur polakė:

            Karol Wojtyła: “Bregu i qetėsisė”, “Drita”, Ferizaj, 1989.

            Tadeusz Różewicz: “Rrėfime traumatike”,A “Rilindja”, Prishtinė, 1991.

            Wisława Szymborska: “As fund as fillim”,“Dukagjini”, Pejė, 1997.

            Zbigniew Herbert: “Zoti Cogito”, “Dukagjini”,Pejė, 2000.

            Ewa Lipska: “Mėsohu me vdekjen”, “Sfinga”,Prishtinė, 2000.

            Ewa Lipska: “Unė”, “Rozafa & Pen Qendra e Kosovės”, Prishtinė, 2006.

            Stanisław Jerzy Lec: “Mendime tė pakrehura” (aforizma dhe epigrame), “Rozafa”, Prishtinė, 2001.

            Adam Zagajewski: “Tė shkosh nė Lvov”, “Sheshi”, Prishtinė, 2002.

            Sławomir Mrożek: “Dashuria nė Krim” dhe“Shumė tė nderuarit”(drama), “Rozafa”, Prishtinė, 2003.

            Czesław Miłosz: “Qyteti pa emėr”, “Poeteka & Ideart”, Tiranė, 2009.

            Jerzy Ficowski: “Leximi i hirit”, “Saga”, Prishtinė, 2011.

            Andrzej Zaniewski: “Dhe drurėt e fishkur qajnė”, “Saga”, 2013.

           

            Mazllum Saneja ėshtė gjithashtu autor i Antologjisė dygjuhėshe tė poezisė shqipe dhe polake tė shekullit XX “Vetėm Itaka mbetet” (Tylko Itaka pozostanie), “Latona”, Varshavė, 1993.       

            Antologjia e poezisė polake e shekullit XX nė gjuhėn shqipe: “Fėmijėt e epokės”, “Pavo”, Varshavė,1997.

            82 83 Antologjia e poezisė shqipe e shekullit XX nė polonisht: “Nie jest za póżno na miłość” (Nuk ėshtė vonė pėr dashuri), “Pogranicze”, Sejny, 2005.

 

            Nė gjuhėn polake ka pėrkthyer libra me poezi tė zgjedhura tė poetėve tė njohur modern shqiptar:

            Ali Podrimja: “Skradziony płomień” (Flaka e vjedhur), “Pogranicze”, Sejny, 2007.             Eqrem Basha: “Wiersze” (Poezi tė zgjedhura), “Pogranicze”, Sejny, 1999.

            Fatos Arapi: “Dajcie mie imię” (Mė jepni njė emėr), “Komograf”, Varshavė,2013.

            Mihal (Nas) Hanxhari: “Ty śmierci moja przepełniona życiem” (Ti vdekja ime mbushur me jetė) .

            Agim Gjakova: “Saga o wietrze” (Saga flurore),” Komograf”, Varshavė, 2013.

            Visar Zhiti: “Upragniona błyskawica” (Vetėtimė e uritur).

 

            Mazllum Saneja ėshtė autor i dy librave nė fushėn e gjuhėsisė:

            Mini rozmówki albańskie” (Bisedor i gjuhės shqipe), “Wiedza Powszechna”, Varshavė, 1992.

             „Rozmówki albańskie”(Bisedor i gjuhės shqipe), “Komograf”, Varshavė, 2012.

 

            Mė 1997 fitoi Ēmimin prestigjioz letrar ZAIKS tė Shoqatės sė Autorėve tė Polonisė pėr arritje tė rėndėsishme nė fushėn e pėrkthimit letrar tė letėrsisė polake. Mazllum Saneja merret edhe me publicistikė dhe eseistikė. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Pėrkthyesve tė  Kulturės Evropiane nė Varshavė. Jeton nė Varshavė si artist i lirė.

 

 

 

LUTJE

 

Kur nė pėrfytyrimin tonė ndjejmė frikė

dhe mbi ne lėviz hapėsira

 

Dritėn njerėzore ruana Zot

 

Kur na lė vullneti pėr jetė

madje edhe fjala duket e kotė

 

Dritėn njerėzore ruana Zot

 

Kur urtėsia jonė nuk jep fryte

dhe tund drurin e pėrjetshėm

 

Dritėn njerėzore ruana Zot

 

Kur zhgėnjimi i hidhur na ndal nė udhė

dhe pėrkulemi para gurit nė fushė

 

Ditėn njerėzore ruana Zot

 

 

 

TĖ USHQESH KORBAT

 

Pleqėri

tashmė nuk shkėlqen

me forcė gjallėruese

 

I kredhur nė mendime

e ndjen veten tė vetmuar

 

Dhe etja e madhe

qė Dikush

t'i pėlqej mendimet tua

 

Me shallin e trashė

mbulon

rininė tėnde

tė shkujdesur

 

Prapa dritares

dimėr

 

Duhet edhe ca

tė ushqesh korbat

 

 

 

VETĖM FILLIKAT

 

Nėse do tė vdesėsh

e dikush tė thotė

se do tė tė kujtojė

se do tė ruajė shtėpinė tėnde

se do t'i ujisė lulet

do tė vizitojė varrin tėnd

domethėnė se tėrė jetėn ke qenė i vetmuar

 

Nėse do tė vdesėsh

duhet tė jetė dikush

qė tė tė marr pėr dore

e tė thotė

do tė vdes me ty

sepse vetėm ashtu mund t'i thuhet tė vdekurit

 

 

Pastaj

mund tė mendosh

se ke jetuar

ndonėse me njė njeri

ndoshta

nė grumbull njerėzish

 

 

 

OH ZOT NĖPĖR ĒFARĖ ERRĖSIRE

 

Nėpėr ēfarė errėsire tė mendimit kalova

oh Zot

mbėshtetur pėr murin e lotėve

qė tė shoh me mund dritėn

 

Natėn nė pėrfytyrime pashė tė vėrtetėn

nė mėngjes nuk munda tė besoj

 

Para meje

ėshtė edhe njė ditė e tėrė

 

 

 

TĖ SHKRUAJ TY

- Mikes sime, Ewa Śmietańska -

            

Nė jetėn time

jetova me zjarrmi

dhe shpejt

 

vrapin tim

kurrė nuk e ndala

          

qysh si fėmijė

jetova nė mes tė librave

 

merre me mend

 

njėherė e njė kohė

fotografinė e Jeseninit

e mbajta nė gji

 

tė shkruaj ty

se nė botė i lėmė

 

ēėshtjet tona tė pazgjidhura

 

    

 

Varshavė,

 

Fundi i dhjetorit 2014