Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Nė kėtė vrapim jete, mbėshtetu nė buzėqeshje!

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      

NĖ KĖTĖ VRAPIM JETE, MBĖSHTETU NĖ BUZĖQESHJE!

 

            Buzėqeshja! Sa herė qė e dhurojmė dhe e marrim provon shumė dallgė ngrohtėsie, dashamirėsie, e pastaj neve na mbetet qė shpirtin tonė ta pėrkundim nė kėto dallgė jete edhe pse jetėshkurtra por, tepėr, tepėr tė kėndshme. Gjithēka kur vishet me kėtė ndjenjė tė bukur krijon tėrėsinė e shijeve me plot ėmbėlsi mjalti...

 

           

 

            ...Sa mirė do tė ishte ta krijojmė njė Ligj tė Buzėqeshjes nė jetė! Njė ligj me tepėr se sa i mirė! Do tė harkoheshin shumė ura mirėsie, dashurie, bukurie... e nėn kėto do tė rridhte pastėrtia, dashuria, ngrohtėsia shpirtėrore... dhe do e mbante gjallė dhe respektonte vetėdija e mirė njerėzore.

            Mbėshtetu nė BUZĖQESHJE!... Njė nevojė e imja, por, jo vetėm e imja, besoj e secilės qenie njerėzore nė kėtė univers. Buzėqeshja! Sa herė qė e dhurojmė dhe e marrim provon shumė dallgė ngrohtėsie, dashamirėsie, e pastaj neve na mbetet qė shpirtin tonė ta pėrkundim nė kėto dallgė jete edhe pse jetėshkurtra por, tepėr, tepėr tė kėndshme. Gjithēka kur vishet me kėtė ndjenjė tė bukur krijon tėrėsinė e shijeve me plot ėmbėlsi mjalti...

            Nė shumė momente jete, edhe pse ndoshta nė mėnyrė jo shumė shprehėse provohemi nga dy impulse tė kundėrta brendapėrbrenda nesh nė vazhdimėsi: Nė njėrėn anė, njė ēiltėrsi e thellė, me e thellė se sa vet ēiltėrsia, e nė anėn tjetėr, prirja tjetėr pėr ta fshehė nga tė tjerėt atė gjendjen tonė tė vėrtetė shpirtėrore qė e pėrjetojmė nė shumė situata jete dhe atė me njė buzėqeshje... shpesh kėto i bėjmė pėr tė mos e parė njė lot tė rrjedhė, pėr tė mos e dėgjuar njė thyerje... pėr tė mos e ndjerė njė dhembje pa zhurmė!!! Sa herė qė nė jetė gjėrave ju falim pak mė shumė besim, kur i trajtojmė me mė shumė kujdes njerėzor, kur i dhurojmė mė shumė kuptim se sa kohė, atėherė formėsohen ylbere ndjesish nga mė tė kėndshmet pėr t’u nisur me vrap drejt mė tė bukurės, mė thelbėsores sė gjėrave, drejt mė tė mistershmes, drejt mė tė pashpjegueshmes!...

            VULLNETI... po pra - vullneti, ai na mban tė gjallė nė kėtė jetė! Ai bashkėpunon me SHPRESĖN! I japin puls jete veprimeve tona, e thellojnė gjakftohtėsinė nė momente tensioni, i japin fuqi vendosmėrisė, kėmbėnguljes sonė pėr ta sfiduar jetėn edhe atėherė kur pengohen dhe nuk pėrkrahen ndjesitė tona... Kėtu pra, nė vullnetin e mirė qėndron MADHĖSHTIA, qėndron QETĖSIA, qėndron DASHURIA... Nė vullnetin pėr tė admiruar, adhuruar, simpatizuar, dashuruar, dhuruar, gėzuar, lumturuar njerėzit qė na rrethojnė, atėherė, vėrtetė jeta do ta kishte emrin BUZĖQESHJE! Nė vullnetin tonė tė mirė qė tė dhurojmė dritė ma tė ndritur se sa drita!!!...

            ...Me kėtė letėr tė pashkruar por, tė lexuar nga unė nė mendje, po vazhdoja tė ecė rrugėve tė qytetit tim e vetmuar. E vetmuar nė ato orė tė mbrėmjes. Iku edhe njė ditė! S’po mė lente rehat mendimi: jam lodhur!... Ashtu edhe ndjehesha pastaj - e lodhur! ”Ne jemi rezultat i asaj qė mendojmėAshtu e kam lexuar diku nė literaturėn inspirative dhe ėshtė shumė e vėrtetė kjo. Derisa ecja rrugėve tė ndriēuara, nė njė moment gjithēka pėrreth u shkri nė terr tė plotė... ikėn dritat! I gjithė qyteti im u pllakos nga muri i heshtjes. Ishte kjo tashmė rutinė e krijuar qė sa vite me radhė... por, unė po vazhdoja tė ecja dhe nuk po vėreja asgjė. Nė fakt nuk kisha vėrejtur asgjė pėrreth edhe kur hedhja hapat nėn ndriēimin e dritave nė rrugėn e kaluar qė sa vite! Gjithēka mė parakalonte pa e vėrejtur... Unė nuk isha aty nė atė kohė - po mungoja nė ato momente! Isha e harruar duke rikaluar nėpėr copėzat e kėsaj dite qė iku nė pakthim: Ēka i dhurova kėsaj dite qė iku? Punė, pėrkushtim, seriozitet, respekt, pakėz ankth, shqetėsim! Tė gjitha kėto! Po, ēka ndodhi me buzėqeshjen time?!!!... Ēka?

            Buzėqesha! I dhashė kėtij momenti njė buzėqeshje. E shkriva kėtė moment nė buzėqeshje. I dhashė emėr! Buzėqesha nė kėtė moment vrapi jete. Pse mos ta kem si pushimore buzėqeshjen? U ndala tė paktėn pėr njė moment nga ky vrap. Po si jam harruar nė kėtė vrapim?! Si, dhe pse nxitoj kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė?! Ēdo ngjitje sjell ankth, shqetėsim, stres... Atėherė, pse i zgjedhim kėto ngjitje shkallėsh, kur  e dimė se atje lart gjejmė re ankthi tė pėrziera me dromca e grimca stresi, e pastaj do thellohet ftohja e ngjyrave... rriten distancat... PSE? PSE? Apo ndoshta na tėrheq gjithherė ajo e paarritura?! Gjithherė dėshirojmė ta prekim tė paprekurėn, tė arrijmė tė paarriturėn...  Gjithherė jemi nė kėrkim tė diēkaje, e asnjėherė tė kėnaqur me atė momentalen! E po,  kjo ėshtė natyra njerėzore, apo qėllimi i vet jetės ėshtė qė tė kesh qellim! Gjithherė jemi kėrkues!... sepse realizimi shpesh sjellė edhe ndjenjėn e ngopjes, e kjo ndjenjė sjellė monotoni pastaj, andaj luftojmė, nxitojmė, vrapojmė tė merremi me diē tjetėr, tė kėrkojmė e tė harrohemi nė atė kėrkim. HARROJMĖ se numėrimi drejt perėndimit ka filluar qė nga frymėmarrja e parė! Harrojmė se njė ditė ne vet do tė jemi tė harruar nga vet harresa...

 

 

 

            E di! E di se kam munguar edhe unė njė kohė tė gjatė! Kam qenė e pranishme diku tjetėr me gjithė qenien time. Aty  kam vėrejt ēdo detal! Aty nė atė kohė  kam qenė plotėsisht... e plotė,  e koncentruar, e pėrkushtuar! Duke u munduar ta zgjidhė tė ngatėrruarėn, ta vendos tė pavendosurėn, ta zgjidhė tė pazgjidhurėn, ta zvogėloj tė akumuluarėn. Por, mė duhet tė tė them se edhe po vazhdoj tė jem ende aty e pranishme. Atėherė, sigurisht se duhet tė mungoj diku!

            Po SOT ku jam?! Prapė filluan “ llogaritjet”... prapė, mendimet s’mė lėnė rehat!

            Jam para njė realiteti qė s’e kisha pikturuar asnjėherė mė ngjyrat e ėndrrave tė mia  Jam para asaj qė tė tjerėt e dėshiruan, e larg asaj qė unė e dėshirova. Mirėpo, njė duhet ta di dhe e di: se NUK GUXOJ asnjėherė tė humbas e tė harrohem nėpėr kėtė vorbull jete, nėpėr tė cilėn po kaloj, por duhet tė vazhdoj, tė ngritėm mbi tė, t’i bart kudo qė shkoj ngjyrat ma tė gėzuara tė jetės e tė shkoj nė pikėtakimin tim me vijat, fjalėn e bukur, ngjyrat, frymėzimin artistik... tė mos e lė imagjinatėn nė letargji. Pikėrisht aty ėshtė buzėqeshja ime, aty ėshtė frymėmarrja ime, aty takohem me hėnėn, yllin, diellin, lulen, ujėvarėn, ylberin, nektarin.... me Shkėlqimin e jetės sime!...

            E po ēdo njeri nė kėtė vrap jete lidhet pėr diēka! Ēdo lidhje kėrkon energji   apo?... Por, pėr gjithė kėtė energji, akumulim energjie, rigjenerim energjie... duhet mė shumė kuptim, mė shumė pėrkushtim, e jo mė shumė kohė!

            Kjo tingėllon sikur njė zgjedhje. A zgjidhen gjėrat me vet veprimin e zgjedhjes?! A e kam zgjedhur unė se, ku duhet tė mungoj, e ku duhet tė jem e pranishme?  Atėherė, kjo tingėllon si: Tė zgjedhėsh, ėshtė moszgjidhje njėkohėsisht!!! Por, a mund tė jem edhe KĖTU edhe ATJE nė tė njėjtėn kohė?! Prishet tėrėsia ...apo? Por, unė nė fakt e kam bėrė zgjedhjen. E kam bėrė njė kompromis: Atje veprojė me mendje, arsye... e kėtu veproj me ndjenja!...

            Oh, Zoti im, Ti qė me dashurinė tėnde e mbush shpirtin tim, sa shumė kam nevojė pėr pak pushim, pėr pak paqe, pėr pak heshtje! Shumė ma shumė se sa shumė!

            Nė kėto momente vrapimi jete, nuk dua tė dėgjoj as edhe njė tingull zhurme!. Dua tė heshtė nė heshtjen time... dua tė jem vet paqja nė paqen time... dua tė prehem nė  pamendim... dua tė nxitoj pėr tė pushuar... dua tė buzėqeshė nė qeshjen e zemrėn sime!

            U takuam me buzėqeshje, e po ndahemi prapė me buzėqeshje.

 

O njerėz tė mirė, mos harroni - MBĖSHTETUNI NĖ BUZĖQESHJE, Ju lutem!

 

Klinė, 20.02.2011