Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Mbi artin totalitar

Shkruan: Gėzim Qendro

www.ballkanweb.com

          

            Mbi artin totalitar

 

            DY REGJIME PĖRBALLĖ

 

            Pas etiketimit tė modernizmit si pjellė e fashizmit apo e komunizmit, nuk ka si tė mos shohim njė nga anėt mė tė errėta tė totalitarizmit: estetika bėhet njė me politikėn dhe ēdo ideologji e huaj apo qė nuk pėrputhet me tė kthehet nė krim kundėr shtetit dhe parashikohet deri edhe nė kodin penal.

 

 

  

            Revolucioni nazist nuk kishte pėr qėllim t’i fshinte nga faqja e dheut mekanizmat e mėparshme tė jetės artistike nė Gjermani. Ishte mė e lehtė, menduan ata, t’ua pėrshtasnin ato qėllimeve tė reja. Dhoma e Arteve Plastike, pėr shembull u ndėrtua sipas modelit tė Kartelit tė dikurshėm tė Arteve Plastike: Dhoma e Letėrsisė u pėrshtat nė Shoqatė e shkrimtarėve gjermanė e kėshtu me radhė. Mjaftonte vetėm t’i furnizoje kėto mekanizma me karburant tė ri ideologjik dhe tė ndryshoje personelin e tyre. Ēka ishte ajo qė nazistėt bėnė pa humbur kohė. Fillimisht u hartuan lista me njerėz qė nuk mund tė viheshin nė shėrbim tė regjimit tė ri e qė duheshin nxjerrė jashtė jetės artistike; kryesisht hebrejtė dhe artistėt modernė. Pastaj W.Frick-u, ministri nazist i punėve tė brendshme rekrutoi menjėherė njė battalion inspektorėsh tė ideologjisė me qėllimin – tė njėjtė me ata nė Rusinė sovjetike gjatė viteve ’30 – me emrin Kunstcommissare (komisarė pėr ēėshtjet artistike), tė cilėt zunė vendet kyē prej nga mbikqyrnin syēelėt ekzekutimin e “parimeve tė Fyrherit”.

            Bolshevikėt vepruan ndryshe: ata i shkatėrruan me rrėnjė institucionet cariste. Por edhe vetė format e reja tė organizimit tė shpikura nė vitet ’20 nė fushėn e artit, tė shkencės, tė pedagogjisė etj, e patėn vėshtirė t’u pėrgjigjeshin kėrkesave tė njė politike kulturore qė ndryshonte drejtim vazhdimisht. Organizimi i fundit i kėtij lloji u ngrit nė 1932-shin, i cili u shpėrnda me njė dekret tė komitetit qendror. Kishte ardhur koha qė tė ngrihej njė organizatė e vetme me njė madhėsi tė panjohur mė parė. Nė BRSS u themeluan sindikata artistėsh. Nė qershor1932 shpallej lindja e Bashkimit rajonal moskovit tė artistėve sovjetikė, i cili u pasua nga tė tjerė nė qytete tė mėdha dhe tė vogla. Nė fillim Bashkimi ishte njė konglomerat shoqatash pa ndonjė lidhje tė fortė midis tyre, qė pėrfaqėsonin republikat, rajonet apo qytetet. Vetėm nė fund tė viteve ’30 u ngrit komiteti ekzekutiv I cili nuk do tė vononte tė kthehej nė organin kryesor tė kontrollit. Kryetar i tij u caktua nė vitin 1938 Aleksandėr Gerasimovi, piktor portretesh, natyrash tė qeta dhe nudosh. Nė rregulloren e tij theksohej se Bashkimi mblidhte artistė qė ishin “pėr pushtetin e sovjetėve, qė dėshironin tė merrnin pjesė aktivisht nė ndėrtimin e socilaizmit. Bashkimi kishte pėr qėllim tė mbikqyrte qė artistėt tė paraqesnin me besnikėri historinė e luftės sė klasave, tė proletariatit dhe tė ndėrtimit tė socializmit duke edukuar masat me frymėn e socializmit”.        

            Ndėrsa rregullorja e Dhomės sė Kulturės sė Rajhut theksonte se kishte si objektiv “tė ndihmonte nė zhvillimin e kulturės gjermane me frymėn e pėrgjegjėsisė ndaj shtetit dhe popullit.” Nė kontekstin e ideologjisė totalitare mund tė thuhet se “fryma e pėrgjegjėsisė ndaj popullit dhe edukimi i masave punonjėse me frymėn e…” janė sinonime. Ana e kobshme e kėtyre sindikatave totalitare ishte se ato ishin tė detyrueshme: vetėm anėtarėt e tyre mund tė ushtronin profesionin nė vendin e tyre. Rregullorja e Dhomės sė Kulturės e Rajhut parashikonte dėnime tė rėnda pėr shkelėsit e kėtyre udhėzimeve.

            Nė BRSS kėto masa nuk ishin tė nevojshme, pasi tė gjitha mjetet e nevojshme pėr punė tė artistėve ishin nė duart e shtetit dhe u shpėrndaheshin vetėm anėtarėve tė Bashkimit tė Artistėve Sovjetikė – bojėra, telajo , penela, allēi, mermer, pa folur pėr materialet e litografisė dhe teknikave tė tjera tė riprodhimit qė mbikqyreshin rreptė nga policia. Nė njė shoqėri ku parimi bazė ishte “kush nuk punon, nuk ha” ai qė nuk punonte pėr shtetin apo qė nuk ishte anėtar i Bashkimit tė Artistėve mund tė shihej si parazit dhe rrezikonte tė internohej nė njė nga zonat e humbura tė vendit. Nė Bashkimin Sovjetik u “rregullua” edhe problemi i kritikėve tė artit tė cilėt nė Bashkimin e Artistėve pėrbėnin “seksionin e kritikės”; nė Gjermaninė naziste ata ishin pjesė e seksionit tė shtatė tė Dhomės sė Arteve Plastike duke e bėrė kritikėn nė tė dyja vendet pjesė pėrbėrėse tė makinės sė kulturės totalitare. Nė BRSS kritikėve nuk u lejohej tė kritikonin ato vepra tė realizmit socialist qė kishin marrė ēmime apo ishin pėlqyer nga udhėheqja e PK BRSS. Ēdo vlerėsim negativ ndaj tyre ishte i papranueshėm. Kritikėve u lejohej nė pėrgjithėsi tė pėrshkruanin ngjarjet dhe personazhet e paraqitura duke zbuluar gjithnjė merita dhe vlera tė reja nė realizimin dhe pėrmbajtjen e tyre ideologjike. Faqet e gazetės sovjetike Iskustvo dhe Arti i Rajhut III ishin tė mbushura me “analiza tė tilla kritike”.

            Duke futur nė shėrbim tė saj artistėt, makina totalitare u hiqte atyre tė drejtėn e zgjedhjes, por u hapte nė njė njėjtėn kohė njė fushė tė madhe veprimi. Nėse vepra e krijuar ishte nė pėrputhje me dogmėn ideologjike zyrtare atėherė shpėrblimet ishin tepėr tė mėdha. Nė 1938-ėn Arno Breker, skulptori i oborrit tė Hitlerit fitoi nga porositė shtetėrore nė njė vit aq sa vetė Gėbelsi nuk e kish fituar nė tre vjet; ndėrsa gjatė njėrit prej proceseve kundėr kriminelėve nazistė tė luftės, aktori Emil Jannings, duke i treguar gjykatės kontratėn e tij tė vitit 1933, u kthye nga gjykatėsi dhe i tha: “Mė lejoni t’iu bėj unė njė pyetje: a do ta kishit refuzuar ju njė shumė tė tillė?” Ndėrsa Gėbelsi deklaronte nė kongresin e pėrbashkėt tė Dhomės sė Kulturės sė Rajhut dhe organizatės Forcė pėrmes gėzimit: “ Gjermania marshon nė krye tė tė gjitha vendeve jo vetėm me artin e saj por edhe me vėmendjen qė u kushton artistėve.” Sado e pėrligjur tė jetė kjo deklaratė, megjithatė ėshtė e tepruar. Artistė sovjetikė si Aleksandėr Gerasimov, Sergei Merkurov, Nikolaj Tomski dhe Evgeni Vuketiē nuk fitonin mė pak se sivėllezėrit e tyre gjermanė dhe nuk ishin mė pak nė vėmendjen e partisė dhe tė shtetit sovjetik. ”Gjendja e artistit sovjetik nė shtetin socialist, mundėsitė qė u jep Bashkimi i artistėve nė vendin tonė nuk i gjen nė tė gjithė botėn. Tė gjithė e dinė se ēfarė mbėshtetje tė madhe materiale pėrfitojnė.” deklaronte njė zyrtar i lartė i partisė nė gazetėn Iskusstvo. Nė BRSS u desh njė kohė pėr tė pėrsosur makinėn kulturore, rreth shtatė, tetė vjet (procesi u pengua nga lufta civile); ndėrsa makina hitleriane e kulturės nuk ishte nė gjendje tė arrinte atė efektshmėri tė lartė qė kishte ajo sovjetike. Por sistemet ishin edhe kėtu tepėr tė ngjashėm. Tė dy organizonin ekspozita me njė tema tė caktuara tė cilat ktheheshin nė ngjarje tė rėndėsishme tė jetės kulturore dhe artistike nė tė dyja vendet. Hitleri e ndiqte mjaft artin. Dihet pėr shembull se ai bleu njėqind e dyzet e katėr vepra midis njėmijė e njėqinde pesėdhjetė e tetė qė u paraqitėn nė ekspozitėn e dytė tė Mynihut nė 1938-ėn. Kėto vepra mendonte t’i vendoste nė qendrėn gjigande tė kulturės qė mendonte tė ndėrtonte nė qytetin e tij tė lindjes, nė Linz. Ekspozitat shėtitėse tė artit sovjetik organizoheshiin nga Drejtoria e ekspozitave e cila pėrmbushte njė detyrė aspak mė tė lehtė se kolegėt e tyre gjermanė: ata mbulonin njė territor qė shtrihej nga Deti i Zi nė detin e Bardhė, nga Karpatet nė Lindjen e Largėt.

 

 

            Por duhet thėnė se pas marrjes sė pushtetit tėrbimi ndaj modernizmit ėshtė padyshim tipari qė i bashkon mė tepėr ideologjinė naziste dhe komuniste. Ja receta e Hitlerit pėr ta zgjidhur kėtė problem: “Unė i jam pėrmbajtur gjithmonė pa rezerva parimit tė mėposhtėm: “Nėse njė i ashtuquajtur artist paraqet njė paēavure nė ekspozitėn e Mynihut, atėherė ose bėhet fjalė pėr njė mashtrues, dhe nė kėtė rast duhet futur nė burg, ose pėr njė tė ēmendur, dhe nė kėtė rast duhet ēuar nė ēmendinė , ose pėr njė tė degjeneruar dhe nė kėtė rast do tė duhej ta ēojmė nė njė kamp pėrqėndrimi pėr ta riedukuar dhe pėr t’i mėsuar dinjitetin e punės sė ndershme.” Njė recetė qė pėr fat tė keq u zbatua edhe nė vende tė tjera totalitare, pėrfshirė edhe ato komuniste.

            Por nė luftėn kundėr modernizmit nazistėt angazhuan edhe vetė artistėt. Nė mars tė vitit 1933 gazetat gjermane botuan njė manifest artistik me titull: Ēfarė presin artistėt gjermanė nga qeveria ku midis tė tjerash thuhej: [artistėt] presin qė kėtej e tutje arti tė ndjekė veēse njė udhė. Ne kemi detyrėn e shenjtė tė rreshtohemi nė vijėn e parė tė ushtarėve qė e kanė treguar trimėrinė e tyre nė betejėn pėr kulturėn. Nė fushėn e arteve plastike kjo do tė thotė: 1-qė tė gjitha veprat e artit me karakter kozmopolit apo bolshevik tė hiqen nga koleksionet gjermane. Duhet tė fillojmė t’i mbledhim dhe t’ia tregojmė publikut qė ai ta dijė se sa shumė na kanė kushtuar kėto vepra dhe tė dihet se cilėt drejtorė qendrash artistike dhe kulturore janė pėrgjegjės pėr blerjen e tyre. Pastaj pėr kėtė anti-art do tė gjejmė njė mėnyrė mė tė mirė pėrdorimi: mund tė shėrbejė pėr tė ngrohur ndėrtesat publike.

            Nė historinė kulturore tė regjimeve totalitare ky dokument ėshtė unik. Dėshira e artistėve gjermanė nuk vonoi tė realizohej. Pak muaj mė vonė, po atė vit nė muzeun e Karlsruhes u hap njė ekspozitė me titull Arti zyrtar nga 1918-1933. Aty paraqiteshin vepra impresioniste dhe ekspresioniste tė shoqėruara me komente sarkastike duke vėnė nė krah edhe ēmime astronomike

me markėn e zhvlerėsuar asokohe. – njė mėnyrė pėr tė akuzuar qeverinė e mėparshme se kishte prishur pa mend paratė e popullit. Mė 27 nėntor 1936 Gėbelsi shpallte njė dekret tė veēantė ku thuhej: “Nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e Fyhrerit, autorizoj prof. Zieglerin tė zgjedhė pėr njė ekspozitė tė artit tė degjeneruar gjerman, tė gjitha tablotė apo skulpturat e realizuara prej vitit 1910, qė gjenden nė koleksionet e Rajhut gjerman, nė qytetet dhe krahinat e tij.” Komiteti pėrzgjedhės prej katėr vetėsh, midis tė cilėve ishte edhe njė officer SS, rrėmoi pėr dy vjet nėpėr tė

gjitha muzetė dhe koleksionet gjermane. Rezultati: pesėmbėdhjetė mijė, e nėntėqind e nėntėdhjetė e shtatė vepra tė artistėve gjermanė dhe tė huaj u hoqėn nga tridhjetė e tre muze. Midis tyre figuronin artistėt mė tė njohur tė artit gjerman por gjithashtu edhe Van Goghu, Gauguin-i, Mattisse, Picasso, Braque, Derain, Rouault, Kandinsky, Chagall, de Chirico, Vlamick, Ensor, Lissitzky, Van Doesbourg dhe shumė tė tjerė. Ekspozita e Artit tė Degjeneruar e Mynihut ka mbetur nė histori si symbol i zymtė i barbarisė kulturore dhe brutalitetitnazist.

            Hitleri e pėrmblodhi kėshtu qėndrimin e totalitarizmit ndaj modernizmit: “ Amatorė tė njė arti qė ėshtė bashkėkohor tani por qė do tė harrohet nesėr. Kubizmi, dadaizmi, futurizmi, impresionizmi, ekspresionizmi: asnjė prej tyre nuk ka pikė vlere pėr popullin gjerman […] askund ndonjė gjurmė talenti; diletantė, qė duhet t’i degdisim, sė bashku me paēavuret e tyre nė shpellat e paraardhėsve tė tyre.”

            Dhe po ato kohė ai deklaronte pėrsėri: “Ēfarė prodhoni ju? Tė sėmurė shtrembaluqė dhe budallenj, gra qė nuk tė ngjallin pėrveēse neveri, njerėz qė ngjajnė mė shumė me bisha se sa me njerėz, fėmijė qė nėse do tė ekzistonin vėrtet tė tillė, do tė shiheshin menjėherė si mallkim hyjnor! Kėtu, pėrmes tablove qė pamė, vura re vepra qė na tregojnė se pėr disa njerėz, syri i tyre e sheh njė objekt ndryshe nga ē’ėshtė nė tė vėrtetė, dhe vinė e na thonė se ka vėrtet njerėz qė i shohin pėrfaqėsuesit e sotėm tė popullit tonė si budallenj tė krisur. Unė nuk do tė futem nė diskutime pėr tė ditur nėse personat nė fjalė shohin apo ndjejnė vėrtet kėshtu; por unė jam i vendosur qė nė emėr tė popullit gjerman, tė pengoj qė fatkeqė tė tillė, qė me sa duket vuajnė nga trubullime tė shikimit, tė pėrpiqen tė shesin pėrpara bashkėkohėsve tė tyre difektet e shikimit pėr realitet, dhe sidomos t’i pengoj qė t’i paraqesin si “art”.

            Nė kėtė pėrzierje akuzash mund tė dallosh tre leitmotive. Njėra e lėmit estetik: modernizmi shtrembėron realitetin prandaj ėshtė i zvetėnuar dhe i degjeneruar. Tjetra e lėmit politik:- Kulturbolschevismus. Dhe e treta, teoria racore dhe nacionaliste. Dy tė parėt mbizotėronin edhe nė kritikėn sovjetike pas vitit 1932 – veēse “metodat barbare tė paraqitje” nė BRSS etiketoheshin si “formalizėm”, ndėrsa pėrmbajtja politike e Kulturbolschevismus-it kthehej nė tė kundėrtėn e saj. Edhe nė BRSS qysh nė 1922-in kėrkohej tė hiqeshin, (jo tė shkatėrroheshin) veprat moderniste qė i akuzonin se “diskretitonin realitetin e ri”. Ndėrkohė Gerasimovi, i cili prej mesit tė viteve ’30 u bė njė diktator me pushtet absolut mbi artin sovjetik deklaronte: “Gjithmonė kam menduar pėr atė sasi tė pafund tablosh tė kėqia qė vuaj sa herė shoh tė dergjen nė depot tona. Depot e galerisė Tretjakov, pėr shembull, janė plot me pirgje tablosh futuriste, kubiste. Ėshtė e drejtė tė pyesim: sa i kushton popullit ruajtja e “kryeveprave” tė tilla? Sa kilometra letėr ėshtė dashur pėr t’i ambalazhuar? Sa persona janė ngarkuar tė mbajnė kėto rrangullina me kushte tė mira ruajtjeje?”

            E ngjashme me ekspozitėn e Mynihut ėshtė ajo qė u organizua nė Moskė nė vitin 1933 nė tė cilėn ishin hequr tė gjitha veprat moderniste tė cilat ishin vendosur njė vit mė parė nė ekspozitėn 15 vjet Art Sovjetik. Ja se ēfarė shkruan gazeta Iskustvo: “Ekspozita e Moskės e sheh formalizmin si diēka qė i pėrket njė tė shuare tė errėt qė nuk ėshtė mė e gjallė nė tė tashmen,  dhe qė nuk ka asnjė vlerė pėr tė ardhmen. Ekspozita tė tilla do tė bėhen tė zakonshme nė jetėn tonė artistike.“ Pėr ēudi logjika e mendimit totalitar pėrputhej plotėsisht me regjimet e djathta apo tė majta qoftė edhe nė terminologji. Formalizmi, ky “art shpėrbėrjeje dhe kalbėzimi” nė Rusinėsovjetike pėrkonte me “artin e zvetėnuar” gjerman: kubizmin, dadaizmin, futurizmin, impresionizmin, ekspresionizmin. Tė dyja palėt i bėnin njėra-tjetrės tė njėjtat akuza “shkatėrrim i ngjyrės dhe i formės”, “metoda barbare paraqitjeje”. Edhe artistėt modernė rusė, akuzoheshin se donin tė paraqesnin bashkėatdhetarėt e tyre si pėrbindėsha apo si tarallakė, duke turbulluar kėshtu shėmbėlltyrėn optimiste tė realitetit sovjetik dhe frymėzonin te masat njė qėndrim armiqėsor ndaj regjimit. Editoriali i numrit 3 tė Iskustvos shtronte njė pyetje retorike qė pėrputhej me frymėn e diskutimit tė Hitlerit nė Mynih: “ Pėrfytyroni se ēdo tė ndodhte sikur njė historian i ardhshėm arti tė pėrpiqej tė krijonte njė opinion mbi epokėn tonė duke u nisur nga veprat e Chterenbergut, Favorskit, Tyshlerit, Fonvizinit, Sandomirskaias. Fillimisht historiani do tė thoshte se kėta njerėz paskan jetuar tė mbėrthyer nga makthet. Pastaj pa dyshim do tė shtonte se kėto makthe ndryshojnė sipas intensitetit. Disa prej tyre ngjajnė me pasqyrime meduzash dhe e transformonin botėn nė njė lojė ngjyrash; pėr tė tjerėt; se vuanin nga forma tė rėnda depresioni”. Sa pėr futuristėt, konstruktivistėt dhe artistėt e tjerė abstraktė besohej se ata kishin arritur “formėn mė tė lartė tė zvetėnimit”. Terrori kulturor u shtua aė bashkume atė politik qė vendosi Stalini, periudhė e cila arriti kulmin nė 1937-ėn me njė valė arrestimesh dhe procesesh tė shumta politike. Por edhe pėr artistėt modernė gjermanė punėt nuk shkonin mė mirė: Nė fjalorin e Kulturträger-it nazist epiteti ēifut ishte i njėllojtė me atė bolshevik apo borgjez dhe nuk ishte veēse njė sharje qė nuk kishte ndonjė substancė reale, por u adresohej artistėve qė nuk i pėlqenin regjimit. Lyonel Feiningeri “pjesėmarrės“ nė ekspozitėn e Artit tė Degjeneruar ankohej nė njė letėrkėmbim privat nė gusht 1935 : “sa pėr klimėn politike mė kėrkojnė me detyrim qė tė provoj “prejardhjen time ariane”. Ėshtė Dhoma e Kulturės qė ma ka kėrkuar me stilin e saj tė zakonshėm administrativ. Por fisi ynė, Feiningerėt, jemi prej kohėsh qė s’mbahen mend “arianė tė pastėr” dhe katolikė tė zjarrtė shvabė…nuk do tė gjeja njė jo –arian nė tė gjithė historinė e familjes tonė. Ata quajnė po ashtu Barlach –un ēifut, apo Pechstein-in – mbėshtetur mbi denoncimet e Emil Noldes dhe shumė tė tjerėve.” Sa pėr Nolden, as prejardhja e tij ariane, as antisemitizmi, as denoncimet e tij dhe as fakti qė fleta e tij e anėtarėsisė nė partinė nacionalsocialiste mbante njė nga numrat e parė, nuk ia kursyen dot privilegjin e trishtė tė pėrfaqėsonte artin e zvetėnuar njėlloj si Feiningeri, Barlach-u dhe Pechstein-i. Po ashtu e pėsuan nė BRSS artistė si psh. Vanslovi: deri para pak kohėsh i gjithė informacioni mbi kulturėne Rajhut III censurohej nė BRSS rreptėsisht, sepse ajo mund t’iu kujtonte qytetarėve sovjetikė jetėn e tyre kulturore”. Pas etiketimit tė modernizmit si pjellė e fashizmit apo e komunizmit, nuk ka si tė mos shohim njė nga anėt mė tė errėta tė totalitarizmit: estetika bėhet njė me politikėn dhe ēdo ideologji e huaj apo qė nuk pėrputhet me tė kthehet nė krim kundėr shtetit dhe parashikohet deri edhe nė kodin penal.

 

            Nga revista “Milosao”