Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - MBI KONCEPTIN E DASHURISĖ

Shkruan: Romeo ISMAHILAJ

http://ardhmeriaonline.com

      

MBI KONCEPTIN E DASHURISĖ

 

            Tė dish tė dashurosh, ta duash veten, drejtėsinė, tė mirėn, tė moralshmen, tė pėrjetshmen edhe qeniet qė i pėrfaqėsojnė ato, ėshtė e ngjashme sikur tė jetosh nė njė nėn-qiell ideal. Lidhja me kėtė nėn-qiell - i cili simbolizon shpirtin tonė – pasqyron orvatjen pėr tė ruajtur pastėrtinė e tij duke bėrė pjesė tė qiellit ato parime edhe ata njerėz tė cilėt pėr ne janė tė mirė dhe prej tė cilėve afektohemi me pėrjetime lumturie.

 

 

            Dashuria ėshtė njė prej koncepteve universalė qė kėrkon guxim dhe largpamėsi pėr t'u pėrcaktuar nė kornizat e kuptimit tė mendjes njerėzore. Ky fenomen, kur merr pėrsipėr pėr t'i pėrcaktuar karakterin dhe parimet, tė detyron qė tė biesh nė kundėrshti me shumė botė-kuptime, shumė tė tjera t’i pėrsėrisėsh duke i perifrazuar edhe tė tjera tė mos i marrėsh nė konsideratė pėr shkak tė mos-njohjes. Dashuria na i imponon kėto kufizime pėr shkak se ajo pėrfshin tė gjitha qeniet njerėzore qė prej fillimit tė jetės, kėsisoj shumė-llojshmėria e ideve sa na ndihmon aq edhe na krijon vėshtirėsi.

            Njė kuptim i qartė nė vetvete mbi konceptin e dashurisė ėshtė mė i rėndėsishėm pėr ne se heqja dorė nga pėrpjekjet pėr ta njohur atė. Njohja e kėtij koncepti, pėrbėn kushtin themelor pėr tė qartėsuar bindjet nė lidhje me mėnyrėn e krijimit tė raporteve me veten dhe tjetrin.

            Dashuria ndryshe konsiderohet si dėshirė pėr praninė e njerėzve apo dhe objekteve. Jeta p.sh. ėshtė prej gjėrave tė cilat i duan dhe i dėshirojnė tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim, por pėrballė kėtij pohimi mendja e shumėkujt mund tė ngrejė dilemė dhe tė dyshojė. Pėrvojat e jetės sė njerėzve na orientojnė tek dyshimi , pasi shumė njerėz kanė shfaqur kundėrshtim dhe rebelim ndaj jetės sė tyre, madje jo rrallė-herė kanė kryer vetėvrasje. Ky fakt shėrben si premisė pėr tė argumentuar se njeriu edhe mund tė mos e dojė jetėn. Mospranimi i njė gjendje tė caktuar nė jetė, nuk ėshtė argument pėr tė pohuar se ai nuk e do atė. Njeriu i mban kėto qėndrime dhe kryen vepra tė tilla pėr shkak se dėshiron t’i ikė asaj forme tė jetės ndaj tė cilės tregohet antagonist, pra ai dėshiron njė formė tjetėr tė tė jetuarit. Kėshtu kuptohet se dėshira pėr tė jetuar (jetėn tonė, njė jetė ideale ose thjeshtė njė jetė qė nuk ėshtė si e jona edhe nė e mendofshim kėtė si tė mos-qenė), ėshtė tipar i natyrshėm i qenies njerėzore.

            Dashuria ėshtė pjesė e karakterit njerėzor, pra zotėrohet prej tij edhe e zotėron njėkohėsisht; kėshtu prej kėtij zotėrimi buron dhe qėllimi i njeriut pėr ta ruajtur dhe menaxhuar dashurinė. Ky qėllim ėshtė burimi i shtysės sė brendshme pėr tė vepruar. Dashuria dhe dėshira jonė ndaj njerėzve dhe sendeve, dėshmon pronėsinė e ndjenjave shpirtėrore dhe emocionale tė tij, njėkohėsisht edhe privimin prej tyre.

            Kategoritė e subjekteve janė me rėndėsi pėr t'u dalluar nė rrafshin e kuptimit. Kėto kategori nė njė anė pėrfshijnė subjekte dytėsore qė kanė tė bėjnė me format, cilėsitė dhe pėrmasat e ndryshme tė pasurive materiale. Ndėrsa nga ana tjetėr pėrfshijnė subjekte primare siē ėshtė uni ynė, njerėzit dhe parimet ideale; Tė parat nuk janė qėllim nė vetvete por janė rrugėt drejt subjekteve tė dyta, ndėrsa tė dytat janė qėllimi pėrfundimtar drejt tė cilit rrugėtojmė dhe kėsisoj ne si qenie njerėzore ndėrkthyeshėm “ushqehemi” prej tyre edhe “ushqejmė” dashuri. Subjektet e kategorisė tek e cila gjejmė idealet, parimet dhe modelet tek tė cilėt duam tė arrijmė, janė gjithashtu burimi i shpresės pėr tė jetuar e vepruar nė pėrputhje me rregullat qė na afrojnė me to. Shpresa si e tillė na orienton tek qėndrime tė caktuara. Kėshtu ne veprojmė sipas qėllimit pėr t’u pėrcaktuar tek kėto qėndrime me shpresėn se duke i realizuar kėrkesat e atyre parimeve, do arrijmė qetėsinė tonė tė brendshme dhe mirėsinė ndaj subjekteve qė duam.

 

            Arsyeja ka njė rėndėsi tė padiskutueshme nė kuptimin e konceptit tė dashurisė. Pėrgjigjja nė pyetjen se pėrse e duam dikė apo diēka ėshtė vendimtare nė ēėshtjen e dashurisė. Niveli i saktėsisė sė kuptimit rreth arsyes pėrse duam apo dėshirojmė, tregon pėr saktėsinė e dashurisė; sa mė shumė tė thellohemi nė kuptimet e dashurisė, nė po ato pėrmasa edhe do e realizojmė dashurinė.

            Dobia qė ofron njė objekt apo person, normalisht ėshtė arsyeja pėr tė cilėn dashurojmė. Ne e duam pasurinė pasi ajo na sjell dobi materiale dhe disponim tė rehatshėm nė pėrmbushjen e dėshirave tė trupit. Ne e duam njė person apo veprim pasi pranė kėtij personi apo me anė tė kėtij veprimi gjejmė prehje dhe qetėsi tė brendshme, pra i sjellim dobi shpirtit tonė.

            Shumė sende tė cilat i kemi dashur dhe kemi pasur dobi prej tyre, shpesh ndodh qė nė njė moment kthehen nė burim dėmi ndaj nesh. Shumė persona tek tė cilėt kemi gjetur paqe e harmoni, pėrkundėr pritshmėrive tona normale, kalojnė nė pozitat e faktorėve dėmtues kundrejt nesh; ashtu sikurse nė njė kohė tė ndryshme veprime tė caktuara e kanė ndryshuar efektin e pasojave duke na sjellė pasoja tė dėmshme. Problemi shtrohet shumė thjeshtė: Ku qėndron roli i njeriut nė raportin e pashmangshėm me dashurinė; parė nė kėtė kėndvėshtrim - ku kontradikta mbizotėron fatet e jetėve njerėzore dhe rezultatet priren tė jenė paradoksale - si duhet tė pozicionohet qenia njerėzore, kur tanimė efektet paraqesin natyrė tė kundėrt nga ato tė pritshmėrive nga subjekte tė ndryshėm prej tė cilėve edhe ka pėrjetuar faza tė lumturisė?

            Aspekti kuptimor ėshtė ai tek i cili duhet tė rikthehemi pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve, por kėtė herė nė sferėn e raportit dėm-dobi. Pasojat e dėmeve dhe dobive tė cilat na i shkaktojnė veprimet, njerėzit apo tė mirat materiale, janė baza e zakonshme prej tė cilės i konceptojmė ato. Ky konceptim pėrkon me rrafshin sipėrfaqėsor tė kuptimit.

 

 

            Shumė gjėra tė cilat ne na sjellin dobi, pėr dikė apo pėr njė rend tė caktuar qeniesh shkaktojnė dėm, kėshtu krijohet vetėdija jonė nė lidhje me aspektin moral tė veprimeve. Ne mund tė kemi njė pėrfitim material apo emocional nga njė veprim i caktuar, ndėrkohė qė ky veprim e dėmton dikėnd ose vetė ne. Sė kėndejmi, vizioni ynė pėr t’i parė njerėzit dhe subjektet  e tjerė nėn hijen e raportit dėm-dobi dhe ndėrtimi i dashurisė sonė mbi kėtė vizion, do na bėjė tė humbasim vetėdijen mbi vlerėn reale tė konceptit tė dashurisė, pasi pėrllogaritja e pasojave tė cilat shkakton raporti me gjėra qė i duam, nuk ka asnjė pikė-takim nė pragmatizmin e pastėr ideologjik. Arsyetimi i thellė dhe i saktė nuk duhej tė na ēojė tek vlerėsimi i faktorėve dobi-prurės, pavarėsisht mėnyrės si arrihet deri tek ky faktorizim, pėrkundrazi njė arsyetim i tillė duhet tė na i qartėsojė konceptet dhe tė na i kthjellojė vetėdijen.

            Njerėzit  me tė cilėt krijojmė marrėdhėnie nė jetė janė jashtėzakonisht shumė, e medoemos ndikojnė tek ne. Edhe mėnyrat pėr tė vepruar nė situata tė ndryshme, me qėllim qė prej kėtyre situatave ta pėrfitojmė atė qė ėshtė e dobishme edhe t’i shmangemi tė dėmshmes, janė tė shumta dhe tė shumėllojshme. Konstatimi i raportit tonė me tė jashtmen (me ata elementė tė cilėt i pėrkasin botės e njėkohėsisht na ndikojnė ne) vetėm nė varėsi tė efekteve tė drejtėpėrdejta qė pėrfitojmė nga marrėdhėniet me njerėzit apo nga mėnyra e tė vepruarit, nuk ėshtė gjithnjė i saktė sepse nė qoftė se kėta njerėz apo kėto veprimeve afektohen nė njė dimension tė ndryshėm, e transformojnė kapitalin e dobisė nė dėm. Njohja e kuptimit tė esencės sė njerėzve dhe tė esencės sė vlerave qė i posedojnė parimet morale ėshtė udhė-zgjidhja pėr t’iu shmangur dėmit tė shkaktuar nga ndryshimi i mėnyrės se si afektohen tek ne njerėzit dhe objektet.

            Tė  kuptuarit e natyrės sė thelbeve ėshtė i domosdoshėm; ne duhet ta duam njė njeri pasi ai pėr natyrė (nė esencė) ėshtė i mire, edhe pse nė sferėn materiale nuk mund tė kemi njė pėrfitim konkret nga kjo dashuri; ne duhet ta duam njė parim moral sepse nė thelb ai parim ėshtė i mirė ndėrsa dobitė janė derivate tė tij, ndonėse pėrkrah kėtyre dobive nuk mund tė haset aspak pėrfitim material.

            Ekzistenca e njeriut duke u pozicionuar  shpirtėrisht nė krah tė parimeve tė moralit ėshtė sinonim i dashurisė. Morali nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė standard i vlerėsimit tė njerėzve qė me anė tė tij tė njihet natyra e tyre dhe tė dashurohen ata tė cilėt pėr natyrė janė tė mire; ndėrkaq nėn hijen e tė mirės morale tė dėshirohet e mira edhe pėr ata tė cilėt moralisht janė tė kundėrt. Ata njerėz qė nė thelb tė karakterit tė tyre janė tė mirė,  duhet tė jetė objektivi tek i cili vendosim parashikime pritshmėrie. Mirėsia  pasqyron mirėsi nė kėtė mėnyrė, ndėrsa ajo e cila na mbetet ka tė bėjė me raportin qė kemi me tė mirėn…

            Pėrcaktimet logjike tė cilat na mėsojnė si t’i duam ato gjėra e njerėz qė duhet t’i duam janė tė domosdoshme, por ka edhe diēka shumė me rėndėsi pėrtej tyre  qė ndihmon pėr t’u paraprirė gabimeve nė krijimin e marrėdhėnieve. Natyra njerėzore ėshtė e tillė qė sendet dhe njerėzit i do me zemėr edhe jo me mendje, kėshtu pėrtej akademizmit mendor me anė tė cilit synojmė t’iu shpėtojmė qorr-sokakeve tė ndryshme nė rrugėtimin e marrėdhėnieve  tona me tjetrin, pėrballemi me njė preokupim shpirtėror i cili e tejkalon racionalotetin e mendjes.

            Zemra si subjekt qė dashuron jo rrallė-herė na ēon  nė njė amulli serioze, pasi pėrveēse nuk kemi forcė pėr tė zbatuar parimet morale tė drejtėsisė dhe barazisė sociale mes njerėzve, gjithashtu nuk mundemi as tė pėrcaktojmė koordinatat e veprimeve tona sepse zemra bie nė kundėrshtim me parimet logjike. Rrugėzgjidhja e vetme nė tė dy rastet ėshtė referimi ndaj parimeve tė sferės metafizike. Bota sociale shkon drejt shkatėrrimit pa aspektin metafizik tė jetės, si shkak i pamundėsisė pėr t’i aplikuar parimet e drejtėsisė. Pikėmbėshtetja  jonė vetėm nė sferėn e ndjenjave - ku elementi shpirtėror prevalon ndaj atij intelektual - rrezikon humbjen e vlerave e rrjedhimisht edhe humbjen e dashurisė.

            A duhet tė besojmė se dashuria pėrbėn njė pėrjetim emocional tė pėrkohshėm?! A ekziston mundėsia qė qenia jonė tė mposhtet ekzistencialisht prej raportit tė dashurisė?! Pėrgjigjja   ndaj pyetjeve tė tilla nuk mund arrihet prej asnjė metode shkencore, madje as pėrpjekja e filozofive nuk mund t’i japė pėrgjigje nėse pėr mbėshtetje nuk ka aspektin kulturor, format religjioze tė cilat pėrfaqėsojnė njerėzimin.

            Dashuria kundrejt qenieve dėshmon pėr dėshirėn qė kėto qenie t’i duash pėrjetėsisht, kėshtu pėrjetimi emocional i pėrfituar nga prania dhe mėnyra e marrėdhėnieve me qeniet pasqyron natyrėn e pėrjetshme tė dashurisė ndaj tyre. Rėndėsia e raportit me kėto qenie kuptohet dhe ndjehet nė momentet kur privohemi prej tyre, atėherė kuptojmė dhe ēekuilibrimin shpirtėror.

            Tė dashurosh nėnkupton zotėrimin e pretendimit pėr tė arritur realizmin e njė gjendje ideale tė vetėdijes. Pretendimi pėr arritjen e kėtij idealizmi - ku supozohet zotėrimi i harmonisė dhe qetėsisė shpirtėrore - domosdoshmėrisht duhet ta bėjė qenien njerėzore qė tė kalojė nė fazat e provimit nė lidhje me nivelin e mbartjes sė kėtij pretendimi qė nėn suazat e intelektit ėshtė ekuivalent me nivelin (ose ekzistencėn) e dashurisė.  Pėrfaqėsimi i parimeve edhe vlerave morale  karakterizon gjithė sprovėn e pretendimit tė dashurisė nė proēeset e saj; aq virtyte sa posedojmė, po nė aq mėnyra e shprehim dhe e pėrvetėsojmė dashurinė, madje virtytet janė shtyllat e ndėrtesės sė dashurisė. Nga ana tjetėr, sa mė tė zhveshur tė jemi prej virtyteve morale, po nė atė masė ndėrtesa jonė e dashurisė ėshtė e rrėnuar.

            Tė dish tė dashurosh, ta duash veten, drejtėsinė, tė mirėn, tė moralshmen, tė pėrjetshmen edhe qeniet qė i pėrfaqėsojnė ato, ėshtė e ngjashme sikur tė jetosh nė njė nėn-qiell ideal. Lidhja me kėtė nėn-qiell - i cili simbolizon shpirtin tonė – pasqyron orvatjen pėr tė ruajtur pastėrtinė e tij duke bėrė pjesė tė qiellit ato parime edhe ata njerėz tė cilėt pėr ne janė tė mirė dhe prej tė cilėve afektohemi me pėrjetime lumturie. Ashtu si pėrcaktuam edhe nė fillim, niveli i kuptimit tonė ėshtė premisa e ndėrtimit tė kėtij nėn-qielli dhe baza mbi tė cilėn ai merr natyrėn e rrjedhimisht pastėrtinė