Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji -   MBI KONCEPTIN E ZOTIT NĖ MUA!

Shkruan: Adnan ABRASHI

 www.syri3.com

       MBI KONCEPTIN E ZOTIT NĖ MUA!

       Sa herė qė ēdo qelizė apo atom i trupit dhe mendjes tonė zhytet nė prezencėn e sė tashmes, ju pėrjetoni diēka, ta quajmė si ekstazė, diēka qė ėshtė jashtė kėtij realiteti tė aktivitetit tonė tė zakonshėm. Mu ai moment i sjelljes sė mendjes nė tė tashme, ėshtė ajo qė do ta cilėsojmė tė jemi me ZOTIN. Me pjesėn tonė tė vėrtetė.

 

 

 

            Nga nektari i urtėsisė mistike


            Si djalė i vetėm, siē thuhet "hasreti" nė familjen time, gjithnjė kam qenė i edukuar me mėsimet e traditės patriarkale. Babai, e posaēėrisht nėna, pėrherė mė kanė bombarduar me mėsimet religjioze, duke ma imponuar bindjen se njeriu ėshtė krijesė mė madhėshtore e Perėndisė, i ndėrtuar nga dheu si trup qė vdes dhe shpirti i pavdekshėm hyjnor. Deri nė kohėn e pubertetit, e posaēėrisht tė adoleshencės sime tė vonshme, kėto mėsime fetare tė prindėrve tė mi i absorboja ashtu sikurse ishin: standarde shabllonesh metafizike tė bartura brez pas brezi si dije tradicionale fetare. Nga tėrė kėto mėsime tė cilat unė me njomėsinė time pa pėrvojė intelektuale, atėbotė i thithja si ligjėrime autoritare, kureshtjen nė kėtė fushė, mė sė tepėrmi e sfidonte etika fetare, e posaēėrisht ajo e parimeve universale hyjnore, e, qė, nė tė ardhmen, gjatė formimit tim si personalitet i kompletuar, do tė jenė bazė fondamentale e orientimit tė kureshtjes sime tė pangopshme intelektuale, drejtė shtegtimit kah labirintet e errėta dhe tė panjohura tė anės tjetėr tė qenies sonė tė quajtur SHPIRT.

            Sa mė shumė rritesha dhe formėsohesha si personalitet nė vete, aq mė tepėr kėrkoja e kėrkoja, duke gjurmuar varėsisht nga mundėsitė reale tė qasjes nė literaturat mė tė avancuar pėrkatėse, dhe, kuptohet, aq sa mė lejonte (pėr kohėn) niveli im i njohurive dhe aftėsive tė arritura intelektuale nė kėtė fushė shumė specifike. Gjatė kėtij shtegtimi tė kėrkimit tė visarit tė dijes mistike nėpėr labirintet e pashtershme tė jetės, kam hasur nė mjaft libra, literaturė tė ndryshėm, siē i quajmė sot- alternative, njerėz tė shumtė bashkudhėtarė kurioz si unė...

            Brodha ashtu dhe tėrėsisht i humbur nė jetė, pėrplot hamendėsime, strese, trauma dhe dėshpėrime tė njėpasnjėshme ...por, sfida e pėrhershme dhe kėmbėngulėsia nė mua drejtė pėrjetimit tė asaj ndjenje adekuate se "mu kjo ėshtė ajo se ēka unė kėrkoj", nuk mė ėshtė zhdukur kurrė.

            Sot, nuk nguroj aspak tė pranoj se tek pas dyzet viteve e zbulova formulėn e parė tė urtėsisė fondamentale tė arritjes deri te caku i pagabueshėm qė do tė mė shpinte kah lumturia e jetės. Kah rruga e dritės! Formula ishte e thjeshtė, por gjeniale: “ZOTI ekziston dhe ėshtė nė mua. AI nuk ėshtė shumė larg, diku nė qiell, ku unė isha mėsuar gjithmonė ta kėrkoj. Ishte kjo ajo pikėnisje e parė qė mė orientoi kah binarėt e rrugės sė vėrtetė tė dritės. Rrugės qė kaherė isha nisur dhe dėshiroja qė me ēdo kusht tė arrija nė cak...por, cak nuk kishte! Vetė rruga ishte cak! Vetė kėrkimi ishte cak!

            Instalova veten nė binarėt e kėsaj rruge tė pakthyeshme tė jetės, dhe, mė nė fund, zbulova se kush isha unė nė tė vėrtetė... dhe... njė ditė brohorita: E u r e k a! Nga thellėsie e qenies sime, njė zė i sė vėrtetės shpalosi nė vetėdijen time. Nė krahasim me kapshmėrinė e rėndomtė shqisore, ky zė pėr mua ishte njė kumte e tejpėrtejshėm jashtėshqisor, jashtėdimenzional dhe transadental: "Ti je realiteti i kėsaj bote. Ti je shkėndija e zjarrit tė madh tė Perėndisė qė ndizet pandėrprerė dhe quhet jetė..."

            A nuk e krijoj Zoti njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkrėndi e dritės sė vet?

            Kėshtu sė paku thuhet nė librat e vjetra religjioze. Figurativisht, ėshtė ky konstatim plotėsisht me vend, sepse njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė “KOSMOS” nė miniaturė dhe nė pėrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė kėsaj bote materiale. Prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterike dhe filozofinė antike, kjo komponentė racionale ndryshe emėrtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndėrsa pjesa tjetėr irracionale (metafizike) e saj si trup, ndryshe cilėsohet si shkėndi hyjnore, frymė e Zotit, potencial i pastėr, dritė...etj.

 

 

            Ta konkretizoj kėtė konstatim me njė tregim metaforik nga visari i pashtershėm i urtėsi sė lashtė indiane: Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohė vėrejti se ai gjithnjė, lypte diēka, ankohej pa ndėrpre, nuk ėshtė i kėnaqur me shumėēka....dhe ishte mėrzitur seriozisht nga kėto veprime tė krijesės sė vetė. Kėshtu, njė ditė, AI vendos qė ta braktis njeriun dhe tė fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, qė kudo tė fshihe, njeriu do ta gjente. Kėshtu, duke shėtitur njė ditė nė mendime, rrugės e takon njė tė urtė. Ai e pyet: - "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa tė brengosur dhe nė mendime? - Po- i pėrgjigjet Zoti tė urtit, dhe ja shpalosur problemin qė kishte. - Mos u brengos Perėndi i madhėruar - ja kthen i urti - unė tė tregoj se ku tė fshihesh. Hynė nė brendinė e zemrės sė njeriut dhe ai kurrė nuk do tė kėrkoj aty.

            Nėse pra, e pranojmė se, Zoti, kėsaj krijese tė pėrsosur, ia dha frymėn e vet, atėherė, logjikisht, AI ėshtė nė ne dhe askund tjetėr. Ėshtė pjesė e jona si tėrėsi, edhe pse ne jemi mėsuar ta kėrkojmė larg e mė larg, diku nė qiell ose kudo qoftė tjetėr.

            Ēdo religjion mėson se ēka ėshtė ZOTI dhe jep konceptin e pėrgjithėsuar pėr ZOTIN si gjithėpėrfshirės. Nėse AI ėshtė gjithėpėrfshirės, atėherė, aspak nuk duhet tė kemi dyshim se ėshtė prezent edhe nė ne. Por si ta dallojmė kėtė baraspeshė tė dy tė kundėrtave qė janė njė; kėtė interakcion reciprok mes nesh dhe Zotit bashkė?

            Thjeshtė tė jemi nė tė tashmen.

            Kjo ėshtė esenca. Tė jemi kėtu dhe tani. Nė kėtė moment dhe nė kontakt me thellėsinė e qenies tonė. Vetėm nė kėtė gjendje dhe tek atėherė jemi nė ZOTIN.

            Por, praktikisht, mendja e jonė kurrė nuk ėshtė nė tė tashmen. Ajo gjithnjė hamendet ndėrmjet sė kaluarės dhe sė ardhmes. Pėrherė jemi tė padurueshėm, nga aspekti i sė ardhmes, ose brengosemi nė lidhje me tė kaluarėn. Gabimi i ynė mė i madh qėndron aty se, tė gjitha brengat tona kanė tė bėjnė me tė kaluarėn, e cila ka perėnduar dhe nuk ekziston mė, dhe i tėrė padurimi ėshtė pėr tė ardhmen, e cila ende nuk ka arritur. Ta kesh mendjen nė tė tashmen ėshtė diēka me tė vėrtetė e thellė. Momenti i sė tashmes ėshtė:"tani, tani, tani...". Andaj duhet ta kemi tė qartė: ZOTI ĖSHTĖ BASHKIMI I PREZENCĖS DHE SĖ TANISHMES.

            Sa herė qė ēdo qelizė apo atom i trupit dhe mendjes tonė zhytet nė prezencėn e sė tashmes, ju pėrjetoni diēka, ta quajmė si ekstazė, diēka qė ėshtė jashtė kėtij realiteti tė aktivitetit tonė tė zakonshėm. Mu ai moment i sjelljes sė mendjes nė tė tashme, ėshtė ajo qė do ta cilėsojmė tė jemi me ZOTIN. Me pjesėn tonė tė vėrtetė. Mjafton njė minutė, vetėm njė minutė nė ditė tė jesh me veten dhe asgjė tjetėr.

            Tė jesh njė minutė nė ditė me veten, nė qetėsi pa mendime, ėshtė tė jesh njė minutė me ZOTIN.
            Kjo ėshtė me tė vėrtetė madhėshtore...!