Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - MBI SHPIRTIN E ERĖS PAGANE

Shkruan: Prend BUZHALA

      

MBI SHPIRTIN E ERĖS PAGANE

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Mbi shpirtin e erės pagane"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            AMĖZA E PĖRVOJĖS  POETIKE

            (Nė vend tė recensionit)

 

            Nė shėnimet bibliografike tė poetit Adem Zaplluzha, shėnohet se ky vėllim ėshtė i 108-ti me radhė! E ēka mund tė thotė lexuesi i rėndomtė, lexuesi i vlerėsimit kritik, pėrballė njė veprimtarie kaq tė vėllimshme! Le tė mėsohemi tė lexojmė e vlerėsojmė: mund tė shkruash njė libėr poetik e tė ketė vlerė, si “Vargjet e lira” tė Migjenit. Por ka plot autorė qė kanė shkruar vetėm njė vėllim peotik, e, megjithatė, nuk kanė bėrė emėr nė letrat shqipe. Ka dhe autorė qė kanė shkruar mbi njėqind vėllime (si Rifat Kukaj dhe Odhise Grillo) dhe qė tė dytė kanė krijuar emrat kulmorė nė letėrsinė pėr fėmijė. Ka dhe tė tjerė autorė qė arrijnė numrin treshifror tė vėllimeve tė botuara letrare, dhe tė mos arrijnė cilėsinė qė kėrkohet.

            Megjithatė, Adem Zaplluzha, nė krahasim me disa autorė tė ngjashėm, ka njė fat tjetėr krijues. Nė radhė tė parė, ka pėrvojėn e gjatė krijuese. Nėse rrugėn letrare e nisi me vjershėn e parė pėr fėmijė, e ka botuar nė revistėn “Pionieri” tė Prishtinės mė 1957; nėse librin e parė poetik “Puthje ia botoi “Rilindja” e Prishtinės mė 1974, do tė kalojnė, mandej, edhe mė shumė se njėzet vjet deri te botimi i librit tė dytė, diku mė 1995 (“Ecjet e viteve tė mėdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinė 1995), kur shprishen rrathėt e ndalimeve shtetėrore pushtuese serbe mbi botimin e librave shqip. Deri nė vitin 2009 ka arritur tė botojė 14 tituj veprash, kurse shpėrthimet e kėtyre botimeve ndodhin prej vitit 2012 e deri kėtė vit, mė 2014! Pėr kaq kohė, ai botoi edhe 94 vėllime! Poeti, nė kėtė moshė tė shtyrė krijuese, ėshtė i pandalshėm. Po e pėrjeton renesancėn e tij shpėrthyese krijuese.

            Vėllimi i fundit “Mbi shpirtin e erės pagane” dėshmon disa fakte: jo vetėm sasinė e kėtyre botimeve, por edhe amėzat poetike tė pėrvojės sė tij tė gjatė krijuese, nga njėra anė, si dhe lirizmin e tij karakteristik, refleksiv intim, tematizues dhe metaforizues, nga ana tjetėr. Zėri lirik, Uni poetik, e ka parasysh se e tėrė bota pėrreth tij ėshtė motivi i tij i jashtėm, kurse tensionet midis tė jashtmes e tė brendshmes shfaqen nė relacionet Unė/Bota, Unė/Jeta, Unė/Ekzistimi...

            Dikur Aristoteli i urtė shkruante katarzėn, pėr ndikimin e fjalės artistike nė ndjenjat dhe nė psikikėn e njeriut, njė si spastrim i posaēėm tė emocioneve qė provokon a nxit tragjedia. Edhe fjala artistike e poezisė lirike, pėrbėn njė moment tejet tė rėndėsishėm tė identifikimit emocional, qė ndikon pozitivisht nė kėtė drejtim. Sė kėndejmi, kėshtu le ta kuptojmė edhe kėtė dėshirė tė zjarrtėt poetit pėr tė shkruar sė mė shumė poezi, pėr ta shquar sa mė shumė nevojėn e shkrimit si transformim tė brendshėm shpirtėror, pėr ta mbajtur nė kėmbė duke pasuruar shpirtėrisht qenien njerėzore, qoftė edhe si ngushėllim fjalėsh tė bukura, kundruall situatave tė ethshme psiko-sociale. Brengat ekzistenciale, humbjet e shumta nė jetė, vetmia moderne, frika e ankthi (“Kur qante vjeshta/ E ngarkuar me ankthe”) - janė tema e motove tė shpeshta edhe tė artit poetik dhe nė to e gjen veten edhe lexuesi i kėsaj kohe (“Nė shpirtin tim tė ngrirė/ Po bie nga pak shi i mykur” kėndon poeti tek poezia “Pas njė ėndrre fjalėsh”). Tė komunikosh me sa mė shumė qenie tė tilla poetikisht, me artin e thėnies sė bukur, tė ndjesh njėsoj si tė tjerėt, a nuk do tė thotė kjo se lexuesi i tillė e njeh vetveten nė pėrvojat,emocionet, observimet e krijuesit? E pra, libri ėshtė urė emocionale e shpirtėrore me lexuesin vetmitar, bashkėkohor, jo thjesht vetėm pėr shkak tė halleve tė pėrbashkėta, por edhe pėr nxitjen e sė bukurės e tė pėrjetimit estetik tė sė bukurės nė art e nė jetė. Prandaj Fjala i bashkon e lidh njerėzit... dhe e arrin efektin e saj spastrues, prej katarze... nuk ėshtė e habitshme, prandaj, pse Adem Zaplluzha e thur atuopoetikėn dhe poetikėn e tillė nėpėr vargje. Dhe jo vetėm tek titujt e disa poezive, por edhe nė disa tituj veprash poetike,, tė botuara mė parė, fjala qėndron nė thjerrėzėn e nocionit tė kėnduar lirik. Madje, cikli ballor i librit mban titullin “Posa gjej njė fjalė”. Fjala merr barrė tė kuintesencės poetike, tė vetė-komentimit, tė metapoezisė:

 

            Posa gjej njė fjalė

            Shaloj trenin e mendimeve

            Dhe dal ngadalė nė udhė

            Si petalet e trėndafilit

            Merr krah vargu i bardhė

 

            Poetizimi i fjalės ėshtė thelbi i kėsaj lirike. Hyrja e kėsaj poezie, i ngjet mitit tė muzės a grishjes sė saj, posi te poetėt tanė tė traditės (De Rada thėrret pėllumbin e Anakreontit, Naimi thėrret  engjėllin e urtėsisė, Fishta zanat mitike shqiptare...), kurse poeti thėrret fjalėn, kujtesėn, muzat... kalin pegasian qė e befasonte gjetjet e kėsaj aventure poetike tė shkrimit tė librave (“Mė pret befasia/ Njė kalė i bardh/ Vrapon nėpėr furtunėn e zezė”). Kryeneēėsia e vargut kėrkon gjakimin e brendshėm, shpirtėror, por edhe fashitjen, zbutjen, thjesht shkarkimin prej katarze. Fjala ka plasaritjet e saj tė brendshme, ajo nė poezi shfaqet pėr tė emėrtuar fenomene vrastare tė jetės, prandaj ekzistojnė edhe “fjalė plumbash”, por fjala ka edhe thellėsitė e saj (“Dėgjohej nga thellėsia e njė fjale”). Ndodh qė komunikimi tė mos arrijė tė vėrė dialog me lexuesin e kjo pėrbėn gjendjen mė tė rėndė tė krijuesit (“Humbėsit po kalojnė tė humbur rrugėve. Sillen vėrdallė... Askush nuk ua vuri veshin/ Fjalėve tė mia”).

            Ndodh qė kujtesa e rėndė historike tė zgjohet me pezėm, pikėrisht pėr shembjet e identitetit tonė, temė qė del e shpeshtė te kėto poezi:

 

            Shoqja ime dhe unė

            Pamė nė Shqipėri duke vdekur njė pemė

            Rrėnjėt e ullirit nė kalanė e Krujės

 

            Prandaj, edhe ndėrtimi i komunikimit me tė tjerėt, me empatinė e emocioneve,  me bashkėndjesinė, pėrbėn vlerėn tjetėr tė kėtij arti

 

            Zėri yt si zėri i erės mė vjen nė ėndėrr(...)

            Si fjala e harruar rilind

            Nga thellėsia  e tokės (...)

            Unė do tė tė pres diku nė vetėdijen time (...)

            Bėhem erė te njė muzikė

            E tė presė nė zhgjėndrrėn time

 

            Zgjimi ndodh nė momentet e situatave ekstreme ekzistenciale, kur gjakojmė t’i gjejmė fjalėt mė tė goditura, tė depėrtojmė nė zemrėn e qenies njerėzore, pėr ta spikatur ndjesinė e dashurisė, mendimin pozitiv, transofmimin shpirtėror (“Ashti im/ Do tė konvertohet nė dashuri”); poeti gjakon, gjithsesi, tė depėrtoj dhe nė thelbin e gjėrave, realiteteve, dilemave, ēėshtjeve, dhimbjeve... 

 

            Pjesė nga parathėnia e P. Buzhalės