.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Me anė tė meditimit deri tė vetėnjohja

Shkruan: Kamber KOLLONI

     ME ANĖ TĖ MEDITIMIT DERI TE VETĖNJOHJA

 

     Kur pėrmes meditimit do tė praktikoni teknikėn e perandorisė sė tėrė mundėsive, do tė shihni se, duke banuar nė vetvete, nė tė vėrtet, banoni nė tė gjithė njerėzit njėkohėsisht. Pėr kėtė ju themi: ndryshojeni vetveten dhe keni ndryshuar tėrė botėn. Ju edhe bota nuk jeni dysi, veēse njėsi dhe atė njėsi e pėrsosur.

 

            Ndarja e vetėdijes nė literaturė zakonisht haset: ndėrdija, vetėdija dhe mbidija. Natyrisht se kjo ndarje bėhet nė kufijtė teorikė tė imagjinatės midis niveleve. Kufijtė e imagjinuar nė mes tė zonave fqinje pėrherė gėrshetohen. Pra, kufiri midis vetėdijes dhe ndėrdijes, nė tė vėrtet nuk ekziston. Duke ardhur nė vet skajin e vetėdijes, ne ndodhemi thellė nė ndėrdije dhe anasjelltas.

            Raull Amoni nė librin e tij “Perandoria e tėrė mundėsive” bėn pėrpjekje pėr ndarje  e vetėdijes nė: vetėdije ditore - relative dhe vetėdije tė pastėr - e pėrndritur qė paraqet perandorinė e tėrė mundėsive.

            Vetėdija ditore - relative paraqet shqetėsimet, reaksionet, pėrjetimet tona tė ditės dhe ėshtė zona mė e vrazhdė e vetėdijes sonė. Vetėdija jonė ditore - relative ėshtė pėrplot kufij me pamundėsi dhe me realizime mesatare, e ngarkuar me strese tė ndryshme.

            Nė zonat mė tė thella, vetėdija ėshtė gjithnjė e mė e pastėr dhe se gjithnjė e mė tepėr i largohet vetėdijes ditore duke iu afruar vetėdijes qendrore, vetėdijes sė pastėr, nė zonėn mė tė thellė, nė qendėr, ndodhet e ashtuquajtura “perandoria e tėrė mundėsive”.

            Midis vetėdijes sonė tė ditės dhe perandorisė sė tėrė mundėsive, gjendet zona e dendur e streseve - hapėsira e cila vetėdijen tonė ditore e ndan nga e vėrteta. Kjo shtresė e dendur e streseve na pengon tė jemi tė vetėdijshėm pėr vetėdijen tonė dhe potencialet tona. Kėshtu stresi bėhet pengesė dhe na errėson horizontet dhe rrugėn deri te e vėrteta, duke na shkaktuar devijime shpirtėrore. Tė gjitha llojet e neurozave, psikozave mund tė jenė tė kushtėzuara me streset. Kur njėherė dėmtohet jeta shpirtėrore e njeriut, streset sulmojnė frontalisht, nė tė gjitha drejtimet. Veprimi shkatėrrimtar i pėrditshėm i stresit, sulmi i tij nė jetėn dhe sigurinė e individit, psikikisht dukshėm e destabilizon njeriun. Sė pari vije tek ērregullimet nė organizatėn qė i kushtėzojnė nervat e dobėta; lajmėrohet aspekti i tėrė i sėmundjeve psikosomatike - tė gjitha llojet e “neurozave trupore”, neurozat e zemrės, e organeve tė tretjes, i idhėzės. Janė tė shpeshta dukuritė e tė thatit, tė shtypjes sė ērregulluar, tė sėmundjeve tė zemrės, si dhe sėmundjeve tė lėkurės e tė organeve tjera. Streset ndikojnė nė dobėsimin e sistemit imunologjik tė njeriut etj.

           

            Si tė ēlirohemi prej streseve?

            Pikėrisht kjo zonė e dendur e streseve ėshtė shkaku pse nuk jemi tė vetėdijshėm pėr ekzistencėn e perandorisė sė tėrė  mundėsive. Kur nė vetėdijen tonė depėrton edhe nga thellėsitė, nga qendra, atėherė mbėrrijmė kėndvėshtrime mė tė thella, shprehim potencial gjenial. Tė jesh gjenial nė njė planė do tė thotė tė kesh njė kanal tė ngushtė nė mes tė qendrės sė vetėdijes sonė qendrore dhe vetėdijes sonė ditore.

            Tė gjithė gjenit e botės janė, njėkohėsisht, edhe foto e mundėsive tona tė brendshme. Kemi lexuar shumė pėr atė se si njerėzit, posaēėrisht tė prirur pėr atė, arrijnė dhe fitojnė ndaj forcės sė gravitetit dhe pa kurrfarė vėshtirėsie dhe mjetesh teknike, tė  ndahen nga toka dhe tė levitojnė. Kemi lexuar, gjithashtu, pėr njerėz tė cilėt kalojnė nėpėr gjėra tė forta si nėpėr mjegull. Janė shkruar shumė libra nė tė cilat qėndron se praktikuesit e disa shkathtėsive arrijnė qė trupin e tyre ta bėjnė pėrkohėsisht tė padukshėm. Ekzistojnė madje edhe incizime filmike dokumentare pėr atė se si joginėt indian arrijnė tė mbeten tė mbuluar nėn tokė disa dhjetėra ditė. Njeriu normal pyetet si ėshtė kjo e mundur.

            Natyra jonė e brendshme ėshtė perandori e tėrė fuqive. Ēdo fuqi e veēantė, sado spektakulare qoftė, ėshtė vetėm pjesė e parėndėsishme e fuqisė sonė tė pėrgjithshme. Prandaj, qėllimi ynė qendror, qėllimi ynė pėrfundimtar ėshtė ta njohim natyrėn  tonė tė brendshme totale, e jo vetėm njė pjesė tė saj. Kur nė atė proces tė njohjes zbulojmė edhe ndonjė fuqi, nuk duhet t’i hedhim, por as si pa kokė tė veprojmė pas tyre, porse duhet kreativisht t’i pėrdorim pėr udhėtim mė tė thellė nė vetvete. Rrugė pėr vetėnjohje ka shumė, por ėshtė e vėrtetė, se ato shumėsi rrugėsh njeriun e paudhėzuar mė shumė e hutojnė dhe e kufizojnė se sa i ndihmojnė tė arrijė tek e vėrteta. Ne, pra, dymendėsohemi se cili ėshtė shtegu ynė - cili shteg ėshtė ai i vėrteti.

            Nėse gjurmoni pafundėsinė, domosdoshmėrisht do tė gjendeni nė vetvete. Do ta kuptoni se ju jeni gjithėsia qė ju rrethon, zotat, botėrat dhe qeniet. Nuk ka asgjė jashtė jush, e jashtė jush ekzistojnė botėrat. Tė tėrė shtigjet janė njė shteg, sepse qojnė nė natyrėn tonė tė  brendshme. Nėse nuk qojnė nė brendėsinė tonė, nė atė rast ato nuk janė shtigje, veēse iluzione.

           

            Njerėzit e bėjnė ndonjė kohė tė ndritur apo tė errėt

            Nėse e analizojmė tė kaluarėn, tė gjitha kohėt, nga perandoria romake e deri nė ditėn e sotme, njėsoj janė tė ndritshme e njėsoj tė errėta. Njerėzit e bėjnė ndonjė kohė tė ndritur apo tė errėt, nėse shohim vetėm errėsirė, atėherė edhe ne, pa dyshim, jemi pjesė pėrbėrėse e asaj errėsire. Lehtė ėshtė tė shohėsh errėsirė rreth vetes, por vėshtirė ėshtė tė jesh dritė. Njeriu i urtė nė kohėt e errėta, siē e thotė kėtė Ji Xhingu, rrezaton me shkėlqim qiellor. Njeriu i urtė vezullon me Diturinė e tij dhe ashtu i ndriēon tėrė sendet dhe njerėzit. Nuk ėshtė, prandaj, nė atė nė ėshtė njė kohė e errėt apo jo, esenca ėshtė nė atė nė jeni ju vetė njeri i ndritshėm apo i errėt. Njeriu duhet tė niset nga vetvetja, duhet ta ndryshoj vetveten dhe nė atė mėnyrė veēse ka bėrė tepėr shumė pėr ndryshimin e tėrė njerėzimit.

           

            Meditimi ju shpie kah rruga e dritės

            Kur pėrmes meditimit do tė praktikoni teknikėn e perandorisė sė tėrė mundėsive, do tė shihni se, duke banuar nė vetvete, nė tė vėrtet, banoni nė tė gjithė njerėzit njėkohėsisht. Pėr kėtė ju themi: ndryshojeni vetveten dhe keni ndryshuar tėrė botėn. Ju edhe bota nuk jeni dysi, veēse njėsi dhe atė njėsi e pėrsosur.

            Ku ndodhet ajo Dritė me tė cilėn njeriu i urtė e shndritė mbarė njerėzimin? Dihet se ajo dritė ėshtė nė secilin nga ne, kjo ėshtė natyra jonė e brendshme. Mjafton tė zhyteni thellė nė vetvete dhe aty veē do tė gjeni pėrgjigjet nė tė gjitha pyetjet tuaja. Meditimi do t’ju shpjer kah rruga  e dritės, e pėrsosshmėrisė. Meditimi bėnė qė ta zvogėloni atė qė ėshtė e keqe nė ju dhe ta zmadhoni atė qė ėshtė e mirė. Meditimi bėnė qė ju tė kridheni sa mė thellė nė vete, gjer tek natyra juaj e brendshme, ku ju pret Perandoria e tė Tėra Mundėsive.