Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Tema tė tjera 3 - MEDIAT MERCENARE NĖ SHQIPĖRI HELMOJNĖ...

Shkruan: Skėnder Sadri KAPITI

       MEDIAT MERCENARE NĖ SHQIPĖRI HELMOJNĖ OPINIONIN DHE PRISHIN SHOQĖRINĖ

 

      Nė asnjė vend tė botės nuk e gjen atė “gatishmėri” dhe atė zell e “dėshirė” tė zjarrtė se sa mediat nė Shqipėri qė nė njė kohė rekord tė japin dhe tė paraqesin nė konkurrencė tė fortė mes tyre: lajmet e zeza, skandalet, vrasjet, krimet, grabitjet, vjedhjet, trafiqet e drogės e qenieve njerėzore...

 

 

Pothuajse tė gjitha mediat e shkruara, ato vizive dhe portalet nė Shqipėri janė institucione informative mercenare, servile, tė korruptuara nga pushteti dhe paraja, pa marrė parasysh se nga vijnė paratė dhe nga kush financohen ato. Shumica por kryesisht mediat “famoze e tė mėdhatė” janė media gėnjeshtare dhe mashtruese, manipulatore dhe tė paskrupullta qė helmojnė dhe verbojnė qytetarėt, dhe qytetari shqiptar i mėson, e sheh dhe informohet pėr tė vėrtetat dhe realitetin shqiptar, pėr tė vėrtetat e politikės shqiptare nga mediat e huaja. Shumica janė medie tė njėanshme dhe qė flasin e propagandojnė atė tė cilėn ua do interesi i tyre dhe duke bėrė “marketingun” politik me anė tė administrimit tė lajmeve nė favor tė politikės dhe tė pushtetit qė rastisin qė tė qeverisin, duke paraqitur vetėm“pozitiven” e dėshiruar tė pushtetit. Dhe ky ėshtė pra mercenarizmi mediatik.

Media tė cilat nxjerrin lajme tė kėqija dhe ordinere me qėllim pėr ta larguar opinionin dhe publikun nga problematikat kryesore. Media tė cilat manipulojnė opinionin. Kjo krijon njė marrėdhėnie simbiotike qeveri-media, pasi qeveria ka nevojė pėr mediat, pėr mbėshtetjen reciproke, duke manipuluar me lajmet pėr interesin e tė dyja palėve. Mediat nė Shqipėri, shumica e tyre, janė dhe shėrbejnė si biznese qė mbijetojnė nga lėmoshat qė marrin nga bizneset dhe monopolet biznesore tė politikės dhe tė politikanėve me lidhje krimi, hajnije e korrupsioni, e deri madje edhe duke marrė paranė e atyre tė cilėt paguajnė qė mediat, gazetat, televizionet dhe gazetarėt, analistėt dhe opinionistėt pėr shėrbimin qė ato u bėjnė kauzave antishqiptare, siē dhe e kanė pranuar dhe pohuar p.sh. kėtė edhe politika dhe politikanė tė vendit fqinj me Shqipėrinė, Greqia. Nė asnjė vend tė botės nuk e gjen atė “gatishmėri” dhe atė zell e “dėshirė” tė zjarrtė se sa mediat nė Shqipėri qė nė njė kohė rekord tė japin dhe tė paraqesin nė konkurrencė tė fortė mes tyre: lajmet e zeza, skandalet, vrasjet, krimet, grabitjet, vjedhjet, trafiqet e drogės e qenieve njerėzore, divorcet, imoralitetet dhe turpet seksuale, duke i ripėrsėritur dhe zmadhuar ato nė faqet e para tė gazetave dhe nė gjysmėn e parė tė kohės sė lajmeve nėpėr televizione, duke na i paraqitur si telenovela informative dhe edukative. Me kėsi lloj “lajmesh bombastike”, mediat nė Shqipėri po u shėrbejnė strategjive antishqiptare tė qarqeve evropiane por sidomos aty greko-serbe, tė cilat sot punojnė me mjaft finesė qė tė pėrhapin nė Shqipėri kulturėn, sjelljet dhe imazhin e korrupsionit, gėnjeshtrave, vjedhjes, imoralitetit, pasigurisė dhe antiligjit me qėllim qė ta prishin shoqėrinė shqiptare, dhe realizimin e strategjisė sė tyre tė pėrkeqėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė Evropė dhe botė. Nuk ėshtė aspak e vėshtirė pėr tė kuptuar anshmėritė e tejskajshme politike tė mediave, televizioneve dhe tė gazetave nė Shqipėri, madje mė tė varura dhe shėrbėtore tė politikės dhe tė pushtetit janė mediat e televizionet tė cilėt pretendojnė se janė tė pavarura, se sa vetė gazetat politike tė partive politike. Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė konstatuar qė televizionet dhe gazetat shqiptare, pothuajse tė gjitha mbysin dhe nėpėrkėmbin, injorojnė dhe me presion e kėrcėnim pėr largim nga puna ua imponojnė gazetarėve tė vėrtetė, profesionistė dhe me dinjitet qė ata tė shkruajnė, tė thonė e tė lexojnė ato ēfarė dėshiron vullneti, dėshirimi, korrupsioni dhe interesi personal i pronarėve tė mediave dhe politika. Tė gjitha llojet e programeve duhet tė kalojnė nė filtrin dhe brenda kornizės qė imponon pronari i medias nė shėrbim tė interesit te ngushte tė tij dhe tė mercenarizmit politik tė cilit ai i shėrben. Mediat nė Shqipėri, informacioni dhe programet qė ato japin e promovojnė janė manipulativ edhe tė orientuara e tė “urdhėruara” nga interesat e padronit, politikės, korrupsionit dhe tė parasė. Amoralitetin e tyre nuk ėshtė vėshtirė pėr ta konstatuar edhe nga “tradhėtia” dhe ndėrrimi i padronėve politiko-korruptiv nė rastin mė tė parė sapo ndėrrohen qeverisjet dhe pushtetet. Kjo vihet re te mediat shqiptare servile, puthadore dhe mercenare tė cilat “braktisin” politikėn qeverisėse tė njė partie e koalicioni sapo ajo kalon nė opozitė, dhe shndėrrohet nė servile dhe mercenare e politikės qė merr dhe fiton pushtetin duke u bėrė “armike” e ish padronit tė politikės kur ai sapo bie nga pushteti. Ky fakt tregon karakterin e ulėt, amoralitetin dhe mercenarizmin qė i karakterizon mediat, shumicėn e tyre, dhe sidomos ato tė mėdhatė, qė quhen e pretendojnė se janė kombėtare. Mediave nė Shqipėri mė shumė u interesojnė se kush zgjidhet president, kryeministėr e kush fiton zgjedhjet nė Amerikė,F rancė, Itali e Gjermani por edhe nė Serbi, nė Iran, Irak etj., se sa nė Kosovė. Madje pati edhe gazetarucė si puna e ndonjėrit qė nuk po ia pėrmend emrin se i duket vetja pastaj si i rėndėsishėm se pyet nė njė shkrim tė tij se: kujt i intereson se kush zgjidhet kryeministėr nė Kosovė?!

 

 

Apo dikush halabak tjetėr i cili i quan kandidatėt kosovarė pėr kryeministra si frikacakė, pasi ata nuk tregohen injorante, pse nuk shajnė, nuk fyejnė, nuk konfliktohen dhe pse nuk nxisin pėrplasje e ngatėrresa mes simpatizanėve tė tyre. Madje mediat vizive, TV-tė e gazetat informative nga Shqipėria edhe pėr zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nė Kosovė, gjatė fushatės elektorale atje, mė shumė ishin tė interesuara pėr tė gjuajtur e gjetur apo edhe pėr tė shpikur ndonjė thashethem pėr ndonjė shkelje e parregullsi zgjedhore se sa pėr mbarėvajtjen e tyre, qė t’i amplifikonin e stėrmadhonin ato me qėllim qė sadopak pėrpiqeshin pėr t’i pėrbaltur zgjedhjet nė Kosovė, tė cilat realisht realizuan mė sė miri tė gjitha cilėsitė dhe standardet moderne e demokratike ku u vu re maturia, pjekuria politike, morale, demokratike, qetėsia dhe pjesėmarrja e konsiderueshme, dalja nė kohė rekord e rezultatit tė zgjedhjeve dhe pranimi i tyre po nė njė kohė rekord nga tė gjitha subjektet qė morėn pjesė nė garėn elektorale. Antikosovarizmi i mediave shqiptare ėshtė edhe shumė i rafinuar dhe ka njė finesė djallėzie, sa qė edhe kur bėn e duket se e duan Kosovėn, ato djallėzisht intrigojnė kundėr saj, ekspozojnė emisione tė parapėrgatitura me objektiv afatmesėm dhe afatgjatė anti Kosovė. Kėshtu bėjnė nė emisionet e tyre kur edhe ftojnė personalitete nga Kosova, tė cilėt mundohen qė t’i fusin nė kurthet qė i ngrenė gazetarucėt, opinionistėt dhe analistėt nga ata qė drejtojnė emisionet opinion nė Shqipėri, por edhe lajmet e informacionet qė japin gazetat i shkruajnė tė deformuara, dhe shkruajnė ato tė cilat ēfarė u parapėlqen atyre. Qė mediat nė Shqipėri janė nė lidhje tė ngushtė me politikėn nė Shqipėri e tregoi edhe fakti i “indiferentizmit” apo “territ” informativ tė mediave tė Tiranės pėr fushatėn elektorale nė Kosovė, ku pėrjashtohet p.sh. gazeta “Bulevard” qė del nė Durrės e botuesit Artur Llana, e cila ėshtė e rralla dhe ndėr tė paktat media nė Shqipėri e cila ka pasqyruar dhe informuar publikun nė Shqipėri pėr fushatėn elektorale nė Kosovė, pėr mbarėvajtjen dhe kulturėn demokratike tė Partive politike, tė elektoratit tė tyre dhe tė votuesve nė Kosovė, por edhe pėr rezultatet ,arritjet e fitoret e sportit kosovar. Ky “indiferentizėm” mediatik pėr zgjedhjet nė Kosovė shpjegohet me faktin se: fushatėn nė Kosovė e dominonin si mė tė preferuarit dhe mė tė admirueshmit publikisht e mediatikisht dy personazhet kryesore, Albin Kurti i VV dhe Vjosa Osmani e LDK , por qė tė dy kėta nuk ishin tė dėshirueshėm nga elita dhe as nga establishment politik as ai i Majte (PS-Rilndja) dhe as nga ai i Djathtė, (PD me aleate) nė Shqipėri, tė cilėt e kanė kapur dhe e mbajnė peng politikėn, pushtetin, shtetin shqiptar, drejtėsinė, shoqėrinė dhe integrimin nė BE tė Shqipėrisė. Pra politika e Tiranės dhe mediat politike nė shėrbim tė saj nuk e donin fitoren e Albinit e tė VETVENDOSJES, dhe as tė Vjosės pasi kishin frikė pėr njė reaksion tė tillė antiestablishment politik nė Tiranė, kishin frikė pėr njė ndėshkim edhe tė tyre ashtu sikurse u ndėshkua politika qė kishte kapur shtetin, ligjin dhe demokracinė nė Kosovė. Pra ashtu si gjithcka negative qė ka Shqipėria si: politikėn, drejtėsinė, keqqeverisjen, diplomacinė, problematikat demokratike, integruese dhe korrupsionin, problem tjetėr i madh e negativ nė Shqipėri janė edhe ato media mercenare edhe ato tė kriminalizuara, tė korruptuara, antikulturė dhe sidomos mercenare. Pra nė Shqipėri duhet VETTING edhe pėr mediat.

      Durrės, dt. 2 Nėntor 2019