Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Medicina alternative (1)

Shkruan: Dr. Endru STENVEJ

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

      

MEDICINA ALTERNATIVE (1)

Udhėrrėfyes nė terapitė natyrore

        Gjithnjė, deri para disa shekujsh, mjekėsia ka qenė njė kombinim arti, shkence, miti, religjioni dhe besėtytnie. Sot ajo, nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė zgjerim shkencor i teknologjisė sė shekullit njėzet, kurse anėt e saj tė dyta ose janė bėrė tė papranueshme, ose janė pėrqeshur aq shumė sa plotėsisht janė devalvuar. Tani nė Perėndim po hapen horizontet dhe po rrėnohen barrierat.

 

 

 

          VĖREJTJET FILLESTARE

          Tė shkruash libėr mbi terapitė mjekėsore alternative aspak nuk ėshtė e lehtė. Sė pari, janė shumė. Fakulteti mjekėsor i Universitetit tė Romės, mė 1973, ftoi Kongresin e parė botėror tė mjekėsisė alternative dhe programi i pėrkohshėm i tij pėrmbante jo mė pak se 135 terapi tė ndryshme. Ėshtė evidente se libri i kėsaj madhėsie nuk do tė mund t’i pėrmblidhte tė gjitha kėto, prandaj jam pėrqendruar nė ato qė e kanė tė kaluarėn e ndritshme, tė tashmen  apo tė ardhshmen e dukshme, apo qė, thjesht, vetvetiu janė fascinuese. Vėrtet nuk shoh shumė dobi nga terapia me uri, e tė vogla janė edhe gjasat qė terapia me gurė tė ēmueshėm tė ketė ndonjėherė rol tė rėndėsishėm nė sistemin perėndimor tė mbrojtjes shėndetėsore! Shpresoj se kur kam bėrė pėrzgjedhjen, nuk kam lėshuar asgjė qė ėshtė me rėndėsi, por kėtė do tė kisha dėshiruar ta dėgjoja nga ndonjė lexues, nėse mendon kėshtu.

          Gjithnjė, deri para disa shekujsh, mjekėsia ka qenė njė kombinim arti, shkence, miti, religjioni dhe besėtytnie. Sot ajo, nė pjesėn mė tė madhe, ėshtė zgjerim shkencor i teknologjisė sė shekullit njėzet, kurse anėt e saj tė dyta ose janė bėrė tė papranueshme, ose janė pėrqeshur aq shumė sa plotėsisht janė devalvuar. Tani nė Perėndim po hapen horizontet dhe po rrėnohen barrierat. Meditimi, mėnyrat e kontrollimit tė unit, religjionet e Lindjes, interesimi i shtuar pėr ushqimin e shėndetshėm, njohja mė e gjithanshme e problemit tė ndotjes, si dhe vetėdijesimi se njeriu ėshtė pjesė e vogėl e botės sė madhe, pėrvetėsojnė gjithnjė e mė tepėr simpatizantė. Pėrkundėr tendencės totale pėr t’iu kthyer natyrės, gjė me tė cilėn janė tė infektuara madje edhe familjet qė nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranonin tė kishin kurrfarė lidhjeje me terapitė alternative aktuale, profesioni i mjekut nė Perėndim vijon edhe mė tutje tė ecėn mundimshėm shtegut tė pafundmė dhe gjithnjė e mė tė vėshtirė tė Mbrojtjes Shėndetėsore Ortodoksiste. Mjekėsia ortodoksiste ka pak kohė pėr terapitė nė fjalė. Pėrfaqėsuesit e mjekėsisė ortodoksiste i frikėsohen rrezikut real, qė mund tė kėrcėnojė me gufimin e pseudomjekėve e tė sharlatanėve, tė cilėt u marrin tė holla njerėzve duke u premtuar ēdo gjė. Medicina alternative frikėsohet se mjekėsia ortodoksiste ėshtė sė tepėrmi shpirtngushtė dhe se i mbyllė sytė para faktit se do tė mund tė frenonte dobinė e terapive alternative nė pėrballje me tė dhe se, pėrgjithėsisht, atmosfera ėshtė shumė e papėrshtatshme. Por, kėshtu nuk do tė duhej tė ishte. Mjekėsia ortodoksiste ka vendin e vet dhe asnjė terapi alternative nuk mundet e vetme t’u pėrgjigjet tė gjitha problemeve shėndetėsore nė botė. Shumica, e veēanėrisht terapitė si ajo me  ngjyra apo Teknikat e Aleksanderit, as vetė nuk pretendojnė tė bėhen sisteme tėrėsore tė mbrojtjes shėndetėsore, por  thjesht t’i ndihmojnė mbrojtjes ekzistuese medicinale.

          Si mjek i diplomuar, kam insistuar qė kėto terapi t’i kundroj nė njė dritė krejtėsisht tė re. Mbi terapitė alternative ka tė shkruara shumė libra, por pothuajse qė tė gjitha ato pa pėrjashtim i kanė shkruar vetė terapeutėt. Kjo gjė ka mangėsitė e veta, ku nuk ėshtė mė e vogla as ajo se terapeutėt janė aq tė lidhur  me terapinė e tyre, saqė, me pak pėrjashtime pėr respekt, nuk mund tė shkėputen e tė jenė tė paanshėm. Kjo shkakton aq shpesh mbylljen nė rrethet mjekėsore ortodoksiste dhe krijon lloj tė tillė grindjesh tė imta ēfarė i takojmė edhe nė mesin e shkencėtarėve kulminantė tė cilėt mund tė merren vesh vetėm me njė grusht njerėzish tė nivelit tė tyre.

          Duke shkruar kėtė libėr kam kėmbėngulur shumė qė para sysh tė kem ose personin qė ka zbuluar terapinė, ose bashkėpunėtorėt dhe simpatizantėt e tij. Shpresoj tė kem arritur qė t’i paraqes sa mė besnikėrisht. Me kohė, siē dihet, tė gjitha hulumtimet dhe ndėrmarrjet e suksesshme zhvillohen, por zhvillimi shpeshherė sjell si pasojė tjetėrsimin dhe shtrembėrimin e premisave fillestare. Shpresoj se, duke iu pėrmbajtur fuqishėm punės sė themeluesit tė terapisė, nė masė tė duhur i kam ikur kėtij problemi.

          Ėshtė e kuptueshme se si mjek nuk mund t’ju rekomandoj tė gjitha terapitė qė pėrmenden kėtu. Para sė gjithash, thjesht nuk kam mjaft pėrvojė nė shumicėn prej tyre pėr tė qenė krejt i sigurt, dhe tjetra – nuk do tė doja tė isha aq i pamatur sa t’i rekomandoja pacientit (apo lexuesit) diēka pa e njohur kurrė personalisht dhe pa e sprovuar. Megjithatė, duke njohur mjekė, tė cilėt gjithnjė apo herė-herė merren me kėto terapi, jam bindur se ēdonjėra prej tyre ndikon pozitivisht nė gjendje tė caktuara. Pėr asnjėrėn nga kėto terapi nuk thuhet se i shėron tė gjitha sėmundjet dhe mendoj se, pėrgjithėsisht, personat qė merren me terapitė nė fjalė janė shumė mė tė pėrgatitur ta pranojnė kėtė fakt sesa mjekėt ortodoksistė.

          Pėr fund, nuk dua tė arsyetohem pse pacientėve u qasem si krijesa jashtėzakonisht tė ndėrlikuara fizike e shpirtėrore. “Mekanika” e mjekėsisė moderne nuk mė tėrheqė dhe nga pėrvoja e di se nė kėtė drejtim nuk jam i vetėm. Pėrgjimi pesėmbėdhjetėvjeēar i zėrit tė popullit dhe shkrimi i librave e artikujve pėr popull mė kanė mėsuar se njerėzit duan sistem tė mbrojtjes shėndetėsore i cili do t’ua mundėsonte qė tė pėrmirėsohen me sa mė pak intervenime, qofshin ato ekzaminime, barna apo operacione. Vetė natyra e sistemit mbrojtės shėndetėsor, i cili ndaj tė gjithė pacientėve me tė njėjtėn sėmundje vepron si tė ishin njė person i vetėm, pamundėson qasje individuale shėrimi, ēfarė njerėzit presin nga mbrojtja shėndetėsore, tė cilės aq shumė i gėzohen. Shiriti lėvizės i mjekėsisė bashkėkohore shpeshherė nuk i sheh njerėzit si individė – pėr keqardhjen e dyanshme tė pacientit dhe tė mjekut.

          Terapitė mjekėsore alternative tė pėrfshira nė kėtė libėr meritojnė qė bashkėsitė shkencore e medicinale seriozisht t’i shqyrtojnė. Por vetė natyra e tyre kėtė e vėshtirėson dhe, meqė kjo ėshtė mjaft vėshtirė, shumė njerėz janė tė gatshėm qė teoritė nė fjalė shumė lehtė t’i hedhin si diēka tė papėrdorshme. Hulumtimi im tregon se shumica e kėtyre terapive ka anė shumė mė tė mira sesa qė shumė njerėz janė tė vetėdijshėm, se kėtyre duhet kushtuar mė tepėr vėmendje dhe se sa mė urgjentisht duhet bėrė numėr sa mė tė madh hulumtimesh nė kėtė drejtim. Ėshtė pak e besueshme se kėtė hap do ta bėjnė pėrfaqėsuesit e profesionit mjekėsor – prandaj mbetet qė ju diēka tė ndėrmerrni!

 

                                                                                                        ENDRU STENVEJ 

                                                                                                                                                                                 

 

          HYRJE

          Para se tė fillojmė t’i shqyrtojmė llojet e ndryshme tė mjekėsisė alternative dhe atė qė ēdonjėra prej tyre ofron, ėshtė e dobishme tė shqyrtohet modeli ekzistues i mbrojtjes mjekėsore nė Perėndim. Nė tė vėrtetė, mjekėsia alternative, sipas vetė definicionit, ėshtė alternativė e diēkahi tjetėr. Kjo “diēka tjetėr” ėshtė mjekėsia moderne, perėndimore. Por, para se tė nisemi tej, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni se nė kėtė libėr nuk flitet pėr ndonjė alternativė tė caktuar tė mjekėsisė ortodoksiste – thjesht pėr njė, apo, mė saktė, pėr shumė alternativa. Kuptimi i alternativės ėshtė relativ, kurse opinioni publik dhe ai mjekėsor pėr ēdo ditė ndėrron. Ajo qė dje ka qenė alternativė, sot ndoshta ėshtė pjesė e mjekėsisė ortodoksiste. Sė kėndejmi, terapitė e pėrfshira nė kėtė libėr ėshtė mirė t’i kuptoni si shtesė tė mjekėsisė ortodoksiste, meqė unė – siē do tė shihni – askund nuk pohoj se ato do tė duhej pranuar nė vend tė mjekėsisė perėndimore.

          Shumė nga kėto terapi kaherė cilėsohen si “komplementare”. Nė fjalor, termi  “komplement” shpjegohet si “diēka qė shėrben pėr t’u ndėrtuar tėrėsia” dhe pėr shumė teori tė cilat pėrmenden kėtu do tė mund tė mendohej nė kėtė mėnyrė. Ka njerėz qė mendojnė se pėr tė gjitha duhet tė ekzistojė fjala e caktuar, dhe meqė sipas mendimit tė tyre kėto teori ia mundėsojnė individit tė ndėrtojė tėrėsinė, meritojnė edhe tė quhen “komplementare”. Shumica, megjithatė, mendojnė se termi “komplementar” do tė thotė se tė dy llojet e terapive duhet tė shfrytėzohen paralelisht, ashtu qė pacienti do tė mund t’i shfrytėzojė anėt mė tė mira tė njėrit dhe tė llojit tjetėr. Kjo parimisht ėshtė nė rregull, por nė praktikė nuk ėshtė lehtė tė arrihet, meqė shumica e mjekėve ortodoksistė assesi nuk mund ta paramendojnė se terapitė e pėrshkruara nė kėtė libėr mund tė jenė plotėsim i pėrvojės sė tyre. Dhe meqė terapitė e ashtuquajtura komplementare shėndetin, sėmundjen dhe shėrimin nuk i marrin njėsoj si ato ortodoksiste, mjekėt shpesh nuk pajtohen pikėrisht me premisat themelore tė kėtyre terapive. Sė kėndejmi, mund tė ndodhė qė ndonjė mjek tė mendojė se ėshtė nė gjendje tė mėsojė shėrimin me bimė pėr dy apo tri ditė, apo se mund tė bėhet akupunkturolog pas njė kursi tė shkurtėr. As njėra, as tjetra, natyrisht, nuk janė tė mundura, pėr arsye se edhe njėra, edhe tjetra kėrkojnė ndryshim pėrmbajtėsor nė tė kuptuarit e shėndetit dhe tė sėmundjes, meqė pikėpamjet themelore tė terapive natyrore dallojnė shumė nga ato ortodoksiste. Njė shumėsi mjekėsh mendojnė se mund tė shfrytėzohen anėt mė tė mira tė terapive alternative dhe t’ia shtojnė praktikės sė tyre tė trasuar, si kur sigurohet ndonjė aparat i ri mjekėsor, ndėrkaq terapeuti natyror kėtė e kupton si edhe njė mashtrim tė shkathėt tė mjekėve ortodoksistė, tė cilėt pėrpiqen t’i bashkėngjiten drejtimit bashkėkohor nė modė tė “natyrshmėrisė”.

          Pėr shkak tė kėtyre dhe arsyeve tjera tė shumta mendoj se terapitė natyrore edhe pėr njė kohė tė gjatė do tė jenė “alternativė”. Mendimit tė tanishėm mjekėsor, nė pajtim edhe me pikėpamjet karteziane, i janė nevojitur shumė shekuj pėr t’u zhvilluar dhe s’ka kurrfarė shenjash reale se mjekėt sė frikti do t’i ndryshojnė  seriozisht pikėpamjet e veta, por do tė vazhdojnė edhe mė tej vetėm t’i pėrzgjedhin, t’i pranojnė dhe nė mėnyrėn mė tė pėrciptė t’i praktikojnė disa nga terapitė alternative pak mė shumė tė njohura. Nuk ka dėshmi se nė filozofinė e mjekėsisė ortodoksiste po ndodhin ndryshimesh tė rėndėsishme nė harmoni me terapitė natyrore – e kėto ndryshime janė mė se tė nevojshme.

          Sipas mendimit tim, pėr zgjidhjen e kėsaj dileme do tė duhej qė terapitė e paraqitura nė kėtė libėr tė quhen “terapi natyrore”. Kjo nuk do tė thotė se mjekėsia perėndimore ėshtė jonatyrore, por se shumė – nėse jo shumica – nga terapitė qė quhen “alternative” bazohen nė pikėpamjen se natyra sjell shėrimin – e se njeriu nė kėtė vetėm i ndihmon. Ajo qė ėshtė “natyrore”, natyrisht se nuk ėshtė vetvetiu edhe mė e mira, por kur fjala ėshtė pėr terapitė natyrore konsiderohet se kjo mė sė shpeshti ėshtė pikėrisht ashtu. Meqė mendohet, siē do tė shohim, se njė numėr i madh gjendjesh kalojnė vetvetiu, andaj ka nevojė qė trupit t’i jepet vetėm “materiali i njomė” qė vetė tė shėrohet. Duket se mjekėsia perėndimore shpesh vepron pikėrisht nė tė kundėrtėn e kėsaj.

          Njerėzit gjithmonė kanė dėshiruar tė kenė trajta alternative ndaj terapive tė mjekėsisė ekzistuese, por sot nė Perėndim kjo nevojė ėshtė dukshėm mė e madhe se kurrė ndonjėherė mė parė. Ka sigurisht pesė arsye kryesore: Njerėzit shohin se terapitė ortodoksiste nuk kanė sukses nė shėrimin e disa gjendjeve tė caktuara (sidomos kronike) dhe iu vjen rėndė qė kėtė ta pranojnė; shumica e njerėzve frikėsohen t’i dorėzohen shėrimit mjekėsor perėndimor, shkaku i operacioneve dhe i ndikimit tė mundshėm dytėsor tė barnave; disa njerėz nga arsyet religjioze dhe filozofike u kundėrvihen veprimeve tė caktuara tė mjekėsisė perėndimore; rritet numri i njerėzve i tė gjitha grupmoshave qė mendojnė se ka ardhur koha tė protestojnė kundėr veprimeve ekzistuese tė shėrimit dhe, nė fund, pėrherė ka pasur – e besojmė se pėrherė edhe do tė ketė – njerėz tė caktuar tė cilėt thjesht kanė nevojė tė dallojnė nga tė tjerėt dhe tė eksperimentojnė, e kjo nevojė e tyre shtrihet edhe tek lloje tė mbrojtjes mjekėsore. Por, pa marrė parasysh se nga cilat arsye zgjidhen qoftė terapitė ortodoksiste apo ato natyrore, pikėnisja ėshtė e njėjtė – personi i sėmurė.

          Njė mori e konsiderueshme njerėzish nuk ndėrmarrin fare asgjė kur janė nė pyetje dhembjet e buta, tė pėrhershme, vėshtirėsitė dhe dhembjet e pėrditshme, e megjithatė gjendja u pėrmirėsohet. Kėtė duhet pasur parasysh qė nga fillimi; numėr i madh vėshtirėsish kalojnė vetvetiu, pavarėsisht nga ajo se ēfarė ndėrmerr i sėmuri. Ekziston, natyrisht, njė hap ndėrmjet mosmarrjes sė ndonjė veprimi dhe kėrkimit tė ndihmės nga jashtė, e kjo ėshtė shėrimi i vetvetes. Miliona njerėz anembanė botės pėr ēdo ditė e bėjnė pikėrisht kėtė: Ekziston njė mori barnash “tė gjyshes” pėr ftohje e flamė dhe ēdo popull e ēdo vend i ka barnat e veta tė veēanta pėr sėmundjet e caktuara. Industritė farmaceutike dhe tė tjera stimulojnė vetėshėrimin dhe gjithkund nė botė ekzistojnė mjete tė reja shėrimi, tė cilat pėr pak para premtojnė gjėra tė mėdha. Por, edhe pėrkundėr kėtyre ngjashmėrive me pjesėt tjera tė botės, mjekėsia perėndimore dallon sė tepėrmi; nė Perėndim dominon shėrimi me mjekėsinė teknologjike, kurse profesioni mjekėsor ortodoksist ka kontribuar qė ēdo tip tjetėr shėrimi tė merret si jo-legjitim dhe i papranueshėm nė aspektin shoqėror. Siē do tė shohim nė faqen 36, ka disa shenja trimėruese se gjėrat po ndryshojnė.

          Kur dikush kėrkon ndihmėn mjekėsore, rėndom e mundon njė nga katėr grupet ekzistuese tė gjendjeve. Siē kemi parė mė herėt, gjendja mund tė kalojė vetvetiu; ajo mund tė jetė kronike me shėrim tė ndryshueshėm dhe kthim tė sėmundjes (“pėrsėri dhembja ime e kahershme!”); mund tė jetė me prejardhje psikologjike (e shkaktuar nga vėshtirėsitė nė familje dhe marrėdhėniet ndėrpersonale, nga puna e pakėndshme, nga kushtet e kėqija tė banimit, nga problemet financiare e tė tjera); ose mund tė jetė gjendje shėndetėsore vėrtet akute.

          Tė gjithė kėta njerėz vėrtet janė tė sėmurė dhe do tė kenė dobi nga ndonjėra mėnyrė e shėrimit. Ata me sėmundjet qė do tė kalonin vetvetiu, edhe ashtu do tė shėroheshin; tė sėmurėve kronikė mund t’u zbuten simptomat, por ata e dinė se gjendja e tyre ndryshon dhe se mjekimi ndoshta edhe nuk ua ka sjellė pėrmirėsimin; grupi i atyre me mundimet me prejardhje psikike kanė nevojė pėr mirėkuptim dhe ndihmė (e cila nuk ėshtė e thėnė qė, domosdoshmėrisht, tė jetė mjekėsore), kurse grupi i fundit i tė sėmurėve, nga mjekėsia moderne perėndimore ka mė sė tepėrmi dobi.

          Fatkeqėsia e shumicės sė njerėzve tė botės perėndimore qėndron nė atė se mendojnė se mjekėt kohėn e tyre e kalojnė duke i kontrolluar dhe duke i shėruar njerėzit e grupi tė fundit. Nė realitet kėtė grup e pėrbėjnė mė pak se 20% nga gjithė ata qė e vizitojnė mjekun. Tetėdhjetėpėrqindėshi tjetėr bėn pjesė nė tri grupet e para dhe - thjesht – vetvetiu nuk kanė nevojė pėr mjekėsinė perėndimore. Shumė prej tyre do tė ndjeheshin fare mirė edhe po tė mos jetonin nė botėn e zhvilluar tė perėndimit dhe nga kėndvėshtrimi sociologjik shumica prej tyre do tė ndjeheshin mė mirė nė shoqėritė ku lidhjet familjare janė mė tė forta, kurse ndjenja e ndihmės sė afėrt tė bashkėsisė ka mė tepėr kuptim sesa qė sot ka nė Perėndim.

          Ėshtė pėrhapur gjithashtu mendimi se pėrparimi i mjekėsisė nė botėn perėndimore mundėson jetė mė tė gjatė. Kjo nuk do tė thotė se ėshtė e vėrtetė. Kėrkimi pas ilaēeve pėr gjithė mjerimet tona si dhe pas mėnyrave pėr tė zgjatur jetėn, me shekuj ka munduar shpirtin njerėzor. Nė tė vėrtetė, pikėrisht paaftėsia pėr tė pranuar se fatkeqėsitė janė tė pashmangshme edhe i ka shtyrė njerėzit qė tė interesohen pėr mjekėsinė si disiplinė.

          Nė tė kaluarėn, shkaku i luftėrave, i urisė dhe i murtajės, njė numėr i vogėl prej atyre qė kanė mbijetuar sėmundjet infektive fėmijėrore, kanė pėrjetuar kohėn e pjekurisė e edhe mė pak e kanė arritur pleqėrinė. Nė artikullin e botuar nė Medical Journal of Australia, nė vitin 1964, shkruan se foshnja e lindur nė kohėn e perandorit Avgust do tė mund tė priste se do tė jetojė vetėm 25 vjet. Nė atė artikull shkruan se “gjatė Mesjetės shekulli i jetės njerėzore pothuajse fare nuk ėshtė zgjatur, kurse gjatė periudhės moderne gjasat pėr jetė mė tė gjatė gradualisht janė shtuar dhe se gjatė vitit 1850 shekulli mesatar i jetės ka arritur dyzet vjet. Sot, nė shumicėn e vendeve perėndimore, me vetė lindjen gjasat pėr jetė tė gjatė kanė arritur shifrėn impresive prej shtatėdhjetė vjetėsh.” Por autori vazhdon dhe sugjeron: “Megjithatė, vetėkėnaqėsinė tonė tė fryrė duhet korrigjuar. Derisa nė shekullin e fundit shkenca mjekėsore ka arritur qė gjasat pėr jetė tė gjatė qė me lindje t’i shtojė pėr nja njėzet vjet, gjasat pėr jetė tė mėtutjeshme pėr njė gjashtėdhjetepesėvjeēar nė tė njėjtėn periudhė janė shtuar pėr mė pak se njė vit. Thėnė shkurt e qartė, derisa plotėsisht i kemi ērrėnjosur sėmundjet infektive tė fėmijėrisė dhe tė moshės sė pjekurisė, nuk kemi arritur tė ndėrpresim proceset degjeneruese dhe zhvillimet malinje, dy rreziqet mė tė shpeshta tė mesomoshės dhe tė moshės sė vjetėrsisė.”

          Ky gjykim esėll nuk ėshtė i vetmuar, e madje nuk ėshtė as ekstrem. Qysh herėt, nė shekullin XVII, astronomi anglez, Edmand Hejlli (Halley), krijoi skicat e para tė jetės. Ai kishte konstatuar se mė 1687 njė gjashtėdhjetėvjeēar do tė mund tė priste se do tė jetonte vetėm 12.09 vjet. Dyqind vjet mė vonė gjashtėdhjetėvjeēari do tė mund tė jetonte mesatarisht 12.2 vjet, kurse mė 1950 shekulli i tij i jetės do tė mund tė zgjaste 15.7 vjet. Sė kėndejmi, 263 vjet pas hulumtimeve tė para, gjashtėdhjetėvjeēari jeton saktė 3.5 vjet mė gjatė. Triumf i mjekėsisė moderne? Nuk do tė ketė.

          Duhet tė pėrballemi me faktin se mjekėsia moderne, qė ne e njohim, nė krahasim me pėrparėsitė qė shoqėrisė ia sollėn kushtet e mira sanitare nė shtėpi, kushtet mė tė mira tė banimit, familjet mė tė vogla dhe pėrmirėsimet tjera nė shoqėri, pak kanė bėrė qė tė shėrohen apo qė tė parandalohen sėmundjet.

          Dėshmi se kjo ėshtė kėshtu mund tė gjejmė pothuaj nė ēdo raport vjetor tė inspektorėve pėr shėndetėsi dhe gjendje shėndetėsore. Nė vitin 1873, inspektori pėr shėndetėsi pėr kuartin londinez Karlton shkroi: “Zotėrinj, nė raportin tim tė fundit vjetor ju kam njoftuar se viti1872 ka qenė veēanėrisht vit i shėndetshėm, kurse vdekshmėria veēanėrisht e ulėt dhe i lumtur jam qė me kėtė rast mund tė deklaroj se i njėjti standard i lartė shėndetėsor ėshtė mbajtur edhe gjatė vititr 1873. Vdekshmėrinė e ulėt, tė cilėn e vėrejmė njė kohė tė caktuar, mund t’ia atribuojmė kontrollit tė suksesshėm tė autoriteteve, respektivisht mėnjanimit nė kohė tė duhur tė tė gjitha burimeve tė njohura tė papastėrtive dhe sėmundjeve.”

          Atė vit nuk kishte pasur asnjė rast kolere, e ishte shėnuar vetėm njė rast i tifos. Qė kjo e dhėnė tė shihet nė dritėn e vėrtetė, duhet tė thuhet se nė Britani gjithnjė deri nė mesin e shekullit XIX nuk ka qenė aspak e jashtėzakonshme qė kėto sėmundje pėr ēdo vit tė marrin mija jetė njerėzish.

          Raportin e kėtij inspektori tė shėndetėsisė e bėn edhe mė bindės fakti se ėshtė i shkruar dhjetė vjet para se shkenca e mjekėsisė tė zbulojė se shkaktarėt e kolerės dhe tė tifos janė bakteret – e ka qenė tejet larg nga zbulimi i barnave tė cilat ato baktere do t’i asgjėsonin.

          Nuk ka dyshim se disa lloje barnash tė reja, pėr shembull antibiotikėt, i kanė rritur gjasat pėr jetė tė gjatė. Por mos lejoni tė mashtroheni se ata kanė shpėtuar aq miliona jetė, sa do tė mund tė mendohet. Pėrndryshe, nė epokėn paraantibiotike nuk kanė vdekur tė gjithė, madje edhe ata qė kanė qenė tė sėmurė nga sėmundje ngjitėse shumė serioze, gjė tė cilėn do ta vėrtetonte ēdo mjek i mirė i praktikės sė pėrgjithshme apo tekniku medicinal i asaj kohe dhe shumica e sėmundjeve ngjitėse vdekjeprurėse janė zhdukur shpejt shumė vite para se tė gjendeshin barnat pėr shėrimin e tyre! Madje edhe sėmundja vdekjeprurėse, siē ėshtė tuberkulozi, pėr tė cilin supozohet se e kanė ērrėnjosur antibiotikėt, nė tė vėrtetė nuk e kanė ērrėnjosur kėto barna, sa kushtet e pėrmirėsuara sociale. Realisht, ka disa barna vėrtet tė dobishme tė cilat dukshėm i kanė kontribuar ērrėnjosjes sė disa sėmundjeve dhe zvogėlimit tė vdekshmėrisė, por ata gjithsesi janė pak. Sot mjekėt qė kanė pėrgjegjėsinė e duhur shumė mė tepėr janė tė brengosur pėr miliona njerėz qė panevojshėm marrin antibiotikė (e kjo nė masė tė madhe vlen edhe pėr barna tjera). Konsumimi i tepruar i barnave shkakton lloje tė reja sėmundjesh, pra sėmundje tė cilat i shkaktojnė vetė mjekėt. Anketa tė shumta tė bėra me qėllim qė tė pėrcaktohet numri i sėmundjeve tė shkaktuara nga barnat tregon se diku ndėrmjet 3 e 18 pėr qind e gjithė tė sėmurėve nėpėr spitale vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave me tė cilat janė shėruar. Kėtu nuk janė tė llogaritur miliona njerėz tė cilėt vuajnė nga ndikimet dytėsore tė barnave e tė cilėt e jetojnė jetėn e tyre duke mos u ndjerė “krejtėsisht mirė”, por qė nuk janė mjaft tė sėmurė sa pėr tė shkuar nė spital. Pėr kėtė gjendje duhet tė ekzistojė alternativa.

 

          Vazhdon...

(2)      (3)      (4)      (5)     (6)