.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Parapsikologji - KULTURA THEMELORE MBI MEDICINĖN E BANIMIT (1)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

Shėndeti ėshtė edhe ēėshtje banimi      

KULTURA THEMELORE MBI MEDICINĖN E BANIMIT (1)

       Dihet se njeriu, dhe pėrgjithėsisht ēdo krijesė e gjallė, nuk ėshtė vetėm njė gėzhojė e thjeshtė fizike qė ne shohim. Organizmi i njeriut ėshtė njė pėrbėrje shumė e ndėrlikuar. Ai paraqet njė makinė tė gjallė shumė tė pėrsosur, shumė harmonike, por shumė tė ndjeshme...

 

 

 

            A jemi tė vetėdijshėm pėr rrezatimet e padukshme dhe  elektricitetin statik

 

            Mirėsi dhe rreziqe shėndetit tonė mund t’i vijnė edhe nga rrezatimet e padukshme, qė vijnė nga burime tė ndryshme, tė panjohura pėr ne, e tė cilat – kur kontaktojnė me ne – e pėrmirėsojnė ose e ērregullojnė qarkullimin e energjisė dhe shėndetin e organizmit tonė.

 

            Pse flemė?

 

            Natėn, siē dimė, ndodh furnizimi i trupit me energji tė reja, thjeshtė ndodh njė fuqizim qė mund tė krahasohet me mbushjen e baterive tė cilat e furnizojnė me rrymė organizmin. Por, kurrė s’e dimė se ēfarė nė tė vėrtetė ndodh gjatė atij procesi qė i themi gjumė! Pse duhet tė flemė? Dikush mund tė thotė se ėshtė proces fiziologjik ku bėhet ripėrtėritja e fuqive tė harxhuara tė organizmit gjatė ditės... Mirė, por pse duhet tė flihet gjithnjė? Ta zėmė, tė provojmė tė mos i harxhojmė fare energjitė tona: Tė mos bėjmė asgjė qė na i harxhon energjitė. Tė rrimė, tė shtrihemi, tė hamė gjithė tė mirat, tė pimė gjithė tė mirat, tė mos bėjmė asnjė veprim fizik dhe tė mos lodhemi fare, thjesht ta ruajmė energjinė dhe tė mos flemė asnjė minutė pėr disa ditė me radhė!

            Po bėmė njė provė tė tillė, do tė shihnim se ka diēka nė procesin e gjumit qė ėshtė mė e thellė sesa ajo qė dimė ne, e tė cilėn rėndom nuk e kemi fare parasysh. Ka diēka mė tė rėndėsishme nė kėtė proces, thellėsisht e panjohur pėr ne, me tė cilėn qenia jonė duhet tė kontaktojė pandėrprerė, pėrndryshe ėshtė fare e pamundur tė ekzistojmė – e ky ėshtė kontakti ynė, pėr ēdo natė, me tė pavetėdijshmen tonė. Domethėnė, domosdoshmėrisht duhet tė kontaktojmė me tė pavetėdijshmen tonė, pėrndryshe nuk mund ta mbajmė jetėn.

            Dhe, ēfarė duam tė themi me kėtė?

            Me kėtė paraqesim rėndėsinė e gjumit si njė proces pa tė cilin nuk bėn. Edhe po i patėm tė gjitha tė mirat, pushimin e vazhdueshėm maksimal, ushqimet mė tė mira, megjithatė pa kėtė proces tė domosdoshėm, nuk ėshtė e mundur ekzistenca jonė fizike. 

 

            A mund tė ketė ēlodhje tė mirėfilltė pa fjetur?

 

            Trupi ynė ēlodhet tėrėsisht vetėm pas gjumit tė mirė. Duhet tė flemė mirė, po deshėm tė kemi ditė tė mbarė, tė mirė dhe tė suksesshme. E nuk mund tė bėjmė gjumė tė mirė po qe se natėn, natyrisht, pa vetėdijen tonė, iu ekspozohemi rrezatimeve tė dėmshme tė cilat mund tė vijnė nga burime tė ndryshme dhe mund tė na e rrėnojnė gjumin tonė – kurrė pa qenė tė vetėdijshėm se ēfarė dėmi mund t’i bėjnė gjumit tonė, respektivisht shėndetit tonė pėrgjithėsisht; sepse nga gjumi ynė varet shumė shėndeti ynė i pėrgjithshėm.

            Ndėrdija jonė i ndien rrezatime negative mu siē ne ndjejmė fizikisht korrentin qė ‘na zė’ kur nuk ėshtė i bėrė tokėzimi i rrymės dhe kur pajisjen elektrike e prekim me duart e lagura. Njėsoj shpirti ynė ėshtė nėn ndikimin e njė korrenti tė tillė, po qe se iu ekspozohet rrezatimeve tė dėmshme tė ēfarėdo burimi qofshin. Prandaj, nė mėngjes njeriu ėshtė, nė vend se i pushuar, i lodhur, i paripėrtėritur, ndihet keq, ėshtė i ndjeshėm, nervoz, me emocione tė kėqija, i mungon vullneti pėr punė dhe nisjativė etj.

 

 

            Ēfarė nėnkupton radiestezia?

 

            Ne gjatė jetės sonė, nė realitetin fizik, jemi mėsuar zakonisht qė t’u besojmė vetėm trajtave tė dukshme tė realitetit, tė cilat janė tė prekshme, tė kapshme dhe tė verifikueshme shkencėrisht. Por, pėrpos kėtyre trajtave tė vrazhda nė tė cilat na paraqitet realiteti, e me tė cilat ne jemi mėsuar tė bashkėjetojmė, realiteti paraqitet edhe nė qindra e mija trajta tė padukshme, tė cilat – ose i njohim fare pak ose s’i njohim fare.

            Ėshtė detyrė jona, tė bėjmė pėrpjekje ta njohim realitetin sa mė gjithanshėm: Jo vetėm trajtat e tij tė dukshme, por edhe atė qė ėshtė e padukshme dhe e pakapshme pėr shqisat tona. Shpeshherė mu manifestimet e tilla tė padukshme tė realitetit luajnė rol vendimtar nė jetėn tonė. Nė jetėn tonė dhe tė gjallesave tjera.

            Kėto fenomene tė botės sė padukshme janė shumė larg syve tė njerėzve tė cilėt, gjatė gjithė jetės sė vet, kriteret pėr njohje i kanė mbėshtetur vetėm nė shqisa, por mė sė largu janė nga ata qė tė vėrtetėn nuk duan ta shohin dhe para tyre i mbyllin sytė. Njė fjalė e urtė thotė: “Nuk ka mė tė verbėr sesa ai i cili nuk dėshiron tė shoh”.

            Njė nga mundėsitė e komunikimit tonė me tė padukshmen ėshtė radiestezia. Forma mė e lashtė e radiestezisė ėshtė zbulimi i ujit me anė tė thuprave tė njoma tė cilat merreshin prej drunjsh tė caktuar. Thjesht, nocioni radiestezi nėnkupton zbulimin dhe identifikimin e rrezatimeve tė pakapshme pėr perceptimin e zakonshėm tė njeriut.       

 

            Ē’ mund tė thuhet pėr rrezatimet  e padukshme ?

 

            Dihet se njeriu, dhe pėrgjithėsisht ēdo krijesė e gjallė, nuk ėshtė vetėm njė gėzhojė e thjeshtė fizike qė ne shohim. Organizmi i njeriut ėshtė njė pėrbėrje shumė e ndėrlikuar. Ai paraqet njė makinė tė gjallė shumė tė pėrsosur, shumė harmonike, por shumė tė ndjeshme, funksionimin e mirė tė sė cilės e mundėson shėndeti psikofizik dhe harmonia e trupit dhe shpirtit, qė janė pėrbėrėsit themelorė tė gėrshetuar pothuajse pazgjidhshmėrisht nė mes veti.

            Funksionimi i mirė i kėsaj makine tė mrekullueshme tė quajtur trup i gjallė, mund tė jetė nė ēdo ēast i ērregulluar e i destabilizuar qoftė nga sėmundje tė brendshme, tė ashtuquajtura psikosomatike, tė cilat burimin e kanė nė brendėsinė tonė (nė shkaqet psikosomatike), qoftė nga shumė probleme tjera tė cilat shfaqen nė makinėn tonė tė gjallė si probleme “qė organizohen nga armiku i jashtėm” nėse do tė mund tė shėrbeheshim kėshtu me njė shprehje tė konsumuar gjer nė diskreditim nga ish-sistemet “komuniste”.

            E ndėr armiqtė e jashtėm qė ndikojnė dinakėrisht nė pėrmasat mė delikate tė qenies sonė janė edhe rrezatimet e dėmshme tė tė gjitha llojeve.

            Mund tė jemi, dhe jemi, aq shpeshherė nė shėnjestėr tė rrezatimeve tė ndryshme, tė shumėllojshme, natyrash tė ndryshme, saqė po t’i kishim parasysh kėto, do tė befasoheshim sesa tė pafuqishėm dalim ne “shtazėt e urta” tė natyrės para trajtave tė padukshme tė realitetit sfidues, saqė thjesht do tė mund tė konstatonim se jemi vetėm statistė tė thjeshtė, madje tė pavetėdijshėm edhe se deri ku shtrihet kufiri midis tė mundshme dhe tė pamundshmes sonė.

            Nuk do tė duhej nėnēmuar assesi rėndėsinė e ambientit tė shėndoshė. Ai ėshtė njė mirėsi pėr ne, pėr jetėn tonė. Ambienti i shėndoshė ėshtė njė nga kushtet pėr jetė tė mirė. Njeriu mund tė jetė i shėndoshė vetėm nė ambientin e shėndoshė.

            Por sa jemi tė ndėrgjegjėsuar pėr kėtė?

            Fare pak jemi tė ndėrgjegjėsuar se ambienti ku ne jetojmė mund tė jetė edhe i dėmshėm. Dhe ky fakt nuk ėshtė gjė e re. Me kėso ēėshtjesh janė marrė edhe nė kohėt e lashta. Tash duhet edhe mė me kompetencė t’i njohim e t’i definojmė, t’i zbulojmė e t’i mėnjanojmė gjėrat e kėqija nga ambienti ynė, pėr aq sa kjo ėshtė e mundur. Sepse ashtu, duke e bėrė ambientin ku jetojmė sa mė tė shėndoshė, ia krijojmė vetes kushtet qė tė bėjmė jetėn sa mė tė shėndoshė, respektivisht qė vetė ne tė jemi sa mė tė shėndoshė. Gjithkah dhe gjithkund mund tė jemi tė rrethuar nga burime rrezatimesh tė mira, ashtu siē mund tė jemi tė rrethuar edhe me burime rrezatimesh tė kėqija, negative. Sepse ēdo gjė mund tė jetė burim i sė mirės, ashtu siē mund tė jetė edhe burim i sė keqes njėkohėsisht.  

 

            Cilat mund tė jenė burimet e rrezatimeve tė dėmshme?

 

            Burimet e rrezatimeve tė dėmshme mund tė jenė tė ndryshme. Nė radhė tė parė rrjedhat e ujit – mbitokėsore, por sidomos ato nėntokėsore. Mandej, tė ēarat gjeologjike. Zbrazėtitė e ndryshme nėntokėsore. Puset e minierave. Sidomos puset e mineraleve radioaktive. Kėnetat e dikurshme. Humnerat dhe ēdo gjė qė krijon boshėsi. Me njė fjalė: rrezatime negative, pėrpos rrjedhave mbitokėsore e nėntokėsore tė ujėrave tė ndryshme, mund tė krijojnė edhe tė gjitha dallimet nė potencialin e pranisė materiale, si dhe ēdo gjė qė krijon asimetri.   

            Burime tjera rrezatimesh negative janė edhe kanalizimet, si ato nė pėrdorim, si ato tė mbetura dhe tė dala jashtė pėrdorimit. Bunarėt, qofshin ata funksionalė, qofshin ata tė vjetėr, qė tashmė kanė dalė jashtė pėrdorimit. Varrezat. Bodrumet e mbyllura nė tė cilat nuk qarkullon ajri. Largpėrēuesit e rrymės elektrike, sidomos ata tė tensionit tė lartė. Aparatet e ndryshme elektrike. Sidomos ekranet televizive. Frigoriferėt. Aparate pėr rrezatimin rėntgenologjik. Pastaj blloqet e radarėve. Instalimet nukleare etj.

            Konkretisht: i sėmurė ėshtė ēdo ambient ku ėshtė ērregulluar baraspesha natyrore. Pastaj, ēdo gjė qė i takon natyrės elektrike ndikon nė ne, qoftė nė aspektin pozitiv apo negativ. Tė gjithė pėrēuesit dhe aparatet e ndryshme elektrike mund ta jonizojnė ajrin pėrreth. Ekrani televiziv emiton rreze alfa, beta dhe gama, prandaj rrezatimi i tij ėshtė posaēėrisht i rrezikshėm pėr gratė shtatzėna. Distanca nė mes tė ekranit televiziv dhe nesh duhet tė jetė mė sė paku 5 metra. (Sa pėr ilustrim, mund tė pėrmendim se, sipas hulumtimeve tė bėra, nė qoftė se nė njė vend tė lėnė pas dore ku ka minj, e vendosim TV-nė, do tė ikin tė gjithė minjtė prej aty. Kjo ėshtė shumė domethėnėse sesa mund t’iu pengojė krijesave tė gjalla njė aparat televiziv).

            Tapetat pėrmbajnė ngjyra biologjikisht jo tė shėndosha. Trajtat jo tė rregullta dhe josimetrike tė shtėpive, sidomos kulmet jo tė rregullta, ku bėhen thyerjet drastike tė simetrisė, mund tė luajnė rol tė dėmshėm nė shėndetin dhe jetėn tonė.

            Objekte qė rrezatojnė fuqimisht janė edhe largpėrēuesit, sidomos ata tė tensionit tė lartė. Nė qoftė se dėshirojmė tė dimė se ēfarė elektriciteti ekziston nėn largpėrēuesit e tensionit tė lartė, kėtė lehtė mund ta zbulojmė duke kaluar nėn ta me njė llambė fluorishqente nė dorė. Ajo ka pėr tė shndritur pa bateri dhe pa kurrfarė burimi tjetėr rryme.

            Tė gjitha kėto, nė qoftė se ndodhen nė ndonjė farė gėrshetimi a bashkėveprimi me njėri-tjetrin, e edhe mund tė jenė, ndikimi i tyre mund tė jetė shumėfish mė i dėmshėm. 

 

            Ēfarė ndihmon kėtu radiestezia?

 

            Radiestezia ndihmon pėr t’i zbuluar e pėr t’i njohur dhe pėr t’u mbrojtur pikėrisht prek kėtyre rrezatimeve tė dėmshme, tė cilat ndikojnė nė aspektet tona psikike dhe fizike. Ato ndikojnė nė shėndetin tonė shpirtėror, nė vitalitetin tonė, nė imunitetin organik, nė disponimin tonė dhe nė fund tė fundit – nė lumturinė dhe nė fatin tonė.

 

         Vazhdon...

    (2)