.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Tė gjitha recetat e mjekesisė popullore pėr tė luftuar sėmundjet (2)

www.tiranaobserver.al

TĖ GJITHA RECETAT E MJEKĖSISĖ POPULLORE PĖR TĖ LUFTUAR SĖMUNDJET

(2)

    Sot shkenca dhe mjekėsia ka bėrė tė mundur qė tė evitohen ose tė shėrohen shumė sėmundje tė pėrhapura, tė trupit dhe tė mendjes, duke bėrė njė jetė tė shėndetshme. Njė rol tė rėndėsishėm luan ndjekja e disa rregullave tė thjeshta tė dietės dhe shėndetit.

 

 

 

            KAPINOKU (bar)

            Bima pėrbėhet nga pjesa mbitokėsore e lulėzuar dhe e tharė e kapinokut ose barit tė qenit, i cili ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare e zakonshme kudo tek ne nė vende tė thata tė papunuara, pranė banesave, veēanėrisht nė zonat fushore.

            PERGATITJA E PĖRDORIMI: 2 luge kafeje me bimė tė grimcuar hidhen nė njė enė ku shtohet njė filxhan ēaji me ujė qė zien; ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta nė qetėsi; pastaj lėngu kullohet dhe pihet gjatė ditės; merren 2-3 doza tė tilla nė ditė.

            VETITĖ:

            - Shton oreksin

            - Fuqizon kanalin e tretjes

            - Lėngėzon gėlbazėn nė katarret e bronkeve

            - Pėrdoret nė mjekimin e malaries

            - Nxit rrjedhjen e tėmthit

            - Ndikon nė sistemin nervor

            - Pėrmirėson rrahjet e shpejta e tė ērregullta tė zemrės

            - Pėrdoret si koleretik e antidiarreik

            - Pėrdoret nė rastet e mushkėrive me gėlbazė

            - Pėrdoret nė bronkite kronike e nė kollė

            - Nė rastet e mungesės sė oreksit

            - Pėrdoret nė dobėsi tė stomakut

            - Nė sėmundje tė mėlēisė dhe tė fshikėzės sė tėmthit

            - Kundėr pezmatimeve pėr mjekimin e plagėve tė qelbėzuara

 

            KAMOMILI

            Bima pėrbėhet nga lulesat-kaptina tė kamomilit ose tė maraqit, i cili ėshtė bimė barishtore njėvjeēare, e zakonshme kudo te zonat e ulėta tė vendit tonė. Bima ėshtė shumė aromatike. Pėr ēdo familje nė vendin tonė, lulja e kamomilit ėshtė njė nga medikamentet mė tė afėrta dhe mė tė njohura.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Njė lugė supė me lule kamomili hidhet nė njė enė ku shtohet 1 gotė me ujė qė valon; ena mbulohet me kapak dhe lihet 5-10 minuta duke e tundur herė pas here; lėngu kullohet dhe ėmbėlsohet sa mė pak.

            VETITĖ:

            - Largon gazrat nga zorrėt

            - Liron ngėrēet (spazmat) e muskulaturės sė butė tė zorrėve dhe tė stomakut

            - Qetėson dhembjet e organizmit, veēanėrisht tek fėmijėt

            - Pėrdoret kundėr heqjes sė barkut

            - Kundėr pezmatimit tė rrugėve urinare

            - Shton djersitjen

            - Qetėson nė tėrėsi e ul ngacmueshmėrinė e sistemit nervor qendror

            - Ndihmon nė mjekimin e acarimeve tė ndryshme tė lėkurės dhe tė mukozave, djegieve

            - Pėrdoret edhe pėr shpėlarjen e syve, veshėve, hundės dhe gojės – Pėrdoret pėr mjekimin e plagėve, majasėllit dhe djegieve

            - Shpejton proceset e rigjenerimit

            - Pakėson dhembjet

 

            KAFEJA (fara)

            Pėrbėhet nga farat e llojeve tė ndryshme tė kafesė. Sot si speciet tipike, ashtu dhe varietetet e ndryshme tė kafesė, kultivohen nė tė gjitha vendet tropikale. Tė gjitha llojet e bimės sė kafesė janė shkurre ose drurė tė vegjėl, me blerim tė pėrhershėm.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Farat e kafesė pėrdoren tė kaurdisura dhe tė pluhurosura. Si rregull, pija e kafesė pėrgatitet duke zierė nė njė xhezve 1 luge me pluhur kafeje tė kaurdisur (rreth 5 g) me 1 filxhan me ujė.

            VETITĖ:

            - Eksiton sistemin nervor qendror

            - Njihet si stimuluese psikike dhe muskulore

            - Aftėson trurin pėr punė mendore

            - Shton vėllimin e frymėmarrjes

            - Pėrmirėson ajrosjen e mushkėrive

            - Fuqizon punėn e zemrės dhe tė gjithė muskulaturės sė skeletit

            - Rrit aftėsinė lėvizėse tė stomakut

            - Rrit peristaltikėn e zorrėve dhe dierezėn

            - Nuk duhet pėrdorur nė sėmundjen e hipertensionit

            - Shkakton rritje tė qėndrueshme tė presionit arterial

            - Nuk duhet pėrdorur nga tė sėmurė neuropatikė

 

            HUDHRA (thelpinj)

            Pėrdoret koka (thelpinjtė) e hudhrės, e cila kultivohet nė shkallė tė gjerė nė vendin tonė. Thelpinjtė e hudhrės pėrmbajnė fitoncide qė pėrbėhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicinė, aliinė, etj), tė cilat kanė veti tė vrasin mikrobet ose tė ndalojnė zhvillimin e tyre.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Pėr mjekimin e sėmundjeve tė ndryshme mund tė pėrdoren disa thelpinj hudhra nė ditė. Nga hudhra mund tė pėrgatitet njė alkoolaturė si vijon; merren 200 g hudhra, pastrohen, copėtohen dhe lihen tė zhytura nė 1 litėr alkool 60Ā° pėr 10 ditė rresht, duke e tundur here pas here. 20 deri 40 pika nė sėmundjet e ndryshme tė brendshme.

            VETITĖ:

            - pėrdoret nė sėmundjet e aparatit tretės

            - qetėson spazmat (ngėrēet) e zorrėve

            - dezinfekton aparatin tretės e

            - vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike

            - Ndihmon nė normalizimin e prodhimit tė lėngjeve tretėse

            - shton prodhimin e tėmthit

            - Pėrdoret kundėr parazitėve tė zorrėve

            - ndihmon nė zhdukjen e gazeve

            - pėrdoret pėr uljen e tensionit

            - kundėr sklerozės

            - pėrdoret kundėr shtrėngimeve tė zemrės

            - pėrdoret nė sėmundje tė aparatit tė frymėmarrjes

            - pėrdoret pėr parandalimin e infeksionit

            - pėr mjekimin e plagėve tė infektuara

            - rekomandohet si ndihmėse edhe nė sėmundjet infektive, si kundėr gripit, tifos, difterisė, dizenterisė edhe kollės sė mirė

            - pėrdoret si kundėrhelm nė helmimet me nikotinė

 

            HITHRA (gjethe)

            Bima pėrbėhet nga gjethet e thara tė hithrės, e cila ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare, e zakonshme tek ne. Gjethet e hithrės pėrmbajnė karbonat, acid tė amonit, taninė, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminė B2, A, C, etj.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI:Njė lugė supė me bimė tė grimcuar zhytet nė njė gotė me ujė, zihet 5 minuta, pastaj ēaji kullohet dhe pihet. Merren 1 deri 3 doza tė tilla nė ditė, tė ėmbėlsuara sipas dėshirės me mjaltė ose sheqer.

            VETITĖ:

            - Pėrdoret pėr ndalimin e hemorragjisė

            - Kundėr anemisė, si ndihmėse nė sėmundjen e sheqerit

            - Nxit tė urinimit

            - Nxit formimin dhe sekretimin e qumėshtit

            - Kėshillohet si mjet diuretik i lehtė nė edema

            - Nė pezmatime tė rrugėve tė urinės

            - Nė reumatizėm

            - Vepron nė sėmundje tė mėlēisė dhe tė tėmthit

            - Njihet si bimė e pasur me shumė vitamina,

            - Pėrdoret pėr tė fuqizuar dhe harmonizuar punėn e zorrėve,

            - Pėrdoret nė reumatizėm si mjet qė nxit qarkullimin e gjakut nė lėkurė

            - Pėrdoret pėr tė nxitur rritjen e flokėve

            - Kundėr zbokthit,

            - Pėr mjekimin e ekzemės

 

 

            HERNIARIA (bar)

            Bima pėrbėhet nga bari i lulėzuar i tharė i herniarieve, tė cilat janė bimė barishtore njė deri shumėvjeēare, qė takohen tek ne nė vende tė thata, ranore e gurishtore, nė fusha etj. Bima pėrmban saponinė, herniarinė, esencė, substanca flavonike etj.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 2-3 lugė ēaji me bimė tė grimcuar hidhen nė njė enė ku shtohet njė filxhan ēaji me ujė qė zien; pėrmbajtja lihet tė qėndrojė 15 minuta duke e pėrzier herė pas here, pastaj kullohet dhe pihet; merren 2 doza tė tilla nė ditė.

            VETITĖ:

            - Ka veti dezinfektuese

            - Liron ngėrēet (spazmat) e rrugėve tė sipėrme dhe tė poshtme urinare

            - Kėshillohet si mjet spazmolitik dhe antiseptik

            - Pėrdoret nė pezmatimet e fshikėzės sė urinės

            - Nė rastet e gurėve dhe tė rėrės nė rrugėt urinare

            - Nė krizat e veshkave

            - Nė sėmundje kronike tė veshkave

            - Nė rastet e pakėsimit tė nxjerrjes sė lėngjeve nga organizmi

            - Ka veti tė qetėsojė dhembjet

 

            GJUHĖNUSJA (rrėnjė)

            Bima pėrbėhet nga rrėnjėt e thara tė gjuhėnuses ose kalmuthit me gjemba, i cili ėshtė njė shkurrėz me gjemba. Rrėnja e gjuhėnuses pėrmban saponina, heterozid flavonik, pak esencė, etj. tė cilat i japin bimės veti kuruese.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 20 g bimė e grimcuar zihen nė 1 litėr ujė deri sa tė ngelė 1/4 e lėngut; ēaji kullohet, ėmbėlsohet me mjaltė ose sheqer dhe pihet gjatė ditės.

            VETITĖ:

            - Nxit urinimin (diuretik)

            - Pakėson acarimet e rrugėve urinare

            - Pėrdoret nė rastet e pezmatimit tė fshikėzės sė urinės

            - Pėrdoret nė ciste

            - Pėrdoret nė nefrite me gurė,

            - Pėrdoret nė rastet me gurė nė veshka ose nė fshikėz

            - Pėrdoret nė reumatizėm

 

            GJINESHTRA NGJYRUESE (bar)

            Bima pėrbėhet nga bar i lulėzuar dhe i tharė i gjineshtrės ngjyruese, e cila ėshtė njė gjysmė shkurre, e shpeshtė tek ne nėpėr pyje. Bima pėrmban glukozide flavonike, esencė, fanine, pigmente tė ndryshme, si genisteinė e luteolinė, etj.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 1 luge ēaji me bimė tė grimcuar hidhet nė njė enė ku shtohet 1 gotė ēaji me ujė qė zien; pėrmbajtja lihet nė qetėsi 15 minuta, pastaj lėngu kullohet; pihen 2 doza tė tilla nė ditė.

            VETITĖ:

            - Ka veti diuretike

            - Ndikon nė sistemin e qarkullimit tė gjakut

            - Ndikon nė proceset metabolike

            - Kėshillohet si diuretike dhe si dezinfektuese

            - Rrit qarkullimin e gjakut nė veshka

            - Jep rezultate tė mira nė sėmundjet e rrugėve urinare

            - Nė sėmundjet e veshkave

            - Kėshillohet nė edema

            - Kėshillohet nė pamjaftueshmėri tė punės sė zemrės

 

            GJETHE DELLI (gjethe dhe kallinj tė frutifikuar)

            Bima pėrbėhet nga gjethet e thara tė gjethedellit, tė cilat janė bimė barishtore shumėvjeēare, tė zakonshme nė zona fushore. Gjethet e gjethedellit pėrmbajnė kryesisht substanca mucilagjinoze e pektinike.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Njė lugė supe me bimė tė grimcuar hidhet nė njė enė ku shtohet njė gotė me ujė; pėrmbajtja lihet 1 orė qė tė bymehet, pastaj zihet pėr 10-15 minuta, kullohet dhe ēaji qė fitohet pihet. Pihen dy tri gota nė ditė. Nga jashtė pėrdoren mė shpesh gjethet e njoma, tė lara dhe tė njomura pėr njė ore me ujė tė valuar, me tė cilat pėrgatiten llapa pėr mjekime plagėsh tė ndryshme tė lėkurės.

            VETITĖ:

            - Pėrdoren pėr tė provokuar nxjerrjen e gėlbazės

            - Pėr tė mjekuar katarret e rrugėve tė frymėmarrjes

            - Bronkitin

            - Astmėn

            - Mbyl1je plagėsh tė ndryshme

            - Mbyllin puērra

            - Rekomandohet pėr gargarė nė rastet e acarimit tė bajameve

            - Pėr larjen e syve

            - Pėr mjekime plagėsh tė ndryshme tė lėkurės

            - Pėr mjekimin e pezmatimit tė veshkave

            - Nė sėmundjen e prostatės

 

            GJEMBGOMARI (farė)

            Bima pėrbėhet prej farave tė thara tė gjembgomarit, i cili ėshtė bimė 1-ose 2 vjeēare e vendeve tė papunuara tė zonave fushore, e zakonshme tek ne. Farat pėrmbajnė njė substance tė hidhur, esencė, flavone dhe amina biogjene, si tiraminė, histaminė, libinė, etj.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Bima mund tė pėrdoret nė forme pluhuri duke marrė 4-5 herė nė ditė nga 1 luge ēaji me fara tė pluhurosura. Bima pėrdoret edhe nė forme ēaji qė pėrgatitet kėshtu: 1 lugė ēaji me fryte tė copėtuara hidhen nė njė enė ku pėrvėlohen me gjysmė gote me ujė qė zien; ena mbulohet me kapak dhe lihet nė qetėsi 15 minuta; lėngu kullohet dhe pihet; merren 2-3 doza tė tilla nė ditė.

            VETITĖ:

            - Ka veti tė rrisė sasinė e tėmthit

            - Pėrmirėsojnė punėn e mėlēisė,

            - Ul temperaturėn e lartė

            - Dobėson veprimin e simpatikut

            - Pėrdoren si koleretike, kolagoge dhe sedative nė sėmundjen e tė verdhit

            - Pėrdoret nė sėmundje tė mėlēisė e tė fshikėzės sė tėmthit

            - Pėrdoret nė gurėt e tėmthit, qė shkaktojnė dhembje

            - Pėrdoret nė pezmatime tė mėlēisė dhe nė cirrozė

            - Ėshtė e efektshme kundėr tė gjitha dėmtimeve parenkimatoze tė mėlēisė

            - Pėrdoret pėr mjekimin e majasėllit

            - Pėrdoret nė ngėrēe tė venave

 

            GJEMBARDHA (rrėnjė)

            Bima pėrbėhet nga rrėnjėt e thara tė gjembardhės, e cila ėshtė bimė njėvjeēare e rrallė nė toka tė thata ranore tė zonave fushore tė vendit tonė. Bima-rrėnjė, nė sajė tė saponineve, esencės etj. pėrdoret si barishte me veti kuruese.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 5 lugė gjelle me rrėnjė tė grimcuara hidhen nė njė enė tė zinkuar ku zihen pėr 5-10 minuta, me 6 gota me ujė. Pastaj lėngu kullohet dhe pihet me gota gjatė ditės.

            VETITĖ:

            - Ka veti tė rrisė tė urinuarit

            - Kėshillohet kundėr rėrės nė rrugėt urinare

            - Nė disa sėmundje tė lėkurės

 

            GJARPĖR MJEKĖSOR (bar)

            Bima pėrbėhet nga pjesa mbitokėsore e tharė e fierit gjarpėr mjekėsor ose bar gjarprit, qė takohet tek ne nėpėr shkėmbinj dhe mure, kudo me pakicė. Bima qė pėrmban taninė, acide organike, etj. Ajo pėrbėhet nga njė tufė gjethesh heshtore, plot luspa nga poshtė dhe nėpėr bishtat.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 20 g bimė e grimcuar zihen pėr 30 minuta nė njė gotė me ujė nė enė tė mbyllur me kapak, lihen nė qetėsi 15 minuta dhe pastaj ēaji qė fitohet kullohet e pihet gjatė ditės i ėmbėlsuar (ose dhe i aromatizuar me pak esencė mendre ose anasoni).

            VETITĖ:

            - Ka veti qetėsuese,

            - Ndihmon kundėr kollės

            - Kundėr acarimeve tė rrugėve tė frymėmarrjes

            - Kundėr djersitjes

            - Nxit kryesisht urinimin tek tė sėmurė qė vuajnė nga mbajtja e vazhdueshme

            - Largon nga urina oksaletet dhe acidin oksalik

 

            GRUNAMADHI (bar e lule)

            Bima pėrbėhet nga pjesa mbitokėsore e lulėzuar ose nga majat e lulėzuara, tė thara, tė grunamadhit ose tė makthit, i cili ėshtė bimė barishtore njė-ose dyvjeēare. Bari ėshtė i pasur nė lėndė vepruese; ato pėrmbajnė substanca qė kanė veprim tė kundėrt me atė tė vitaminės K.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: 1 lugė ēaji me bimė tė grimcuar hidhen nė njė enė kushtohet 1 filxhan ēaji me ujė qė zien; pėrmbajtja lihet 15 minuta nė qetėsi, pastaj lėngu kullohet dhe pihet i ėmbėlsuar sipas dėshirės; gjatė ditės mund tė pihen 2-3 doza tė tilla, d.m.th. njė sasi ė§aji qė fitohet gjithsej nga 5 g bimė.

            VETITĖ:

            - Pengon mpiksjen e gjakut

            - Kėshillohet si qetėsues

            - Kėshillohet si spazmolitik

            - Kundėr pezmatimit dhe etheve

            - Rrit qėndrueshmėrinė e enėve tė gjakut

            - Rrit depėrtueshmėrinė e tyre

            - Pėrmirėson qarkullimin e gjakut nė tru e nė periferi

            - Pėrmirėson qarkullimin venoz

            - Qetėson, zbut dhe shėron plage tė ndryshme

            - Pėrdoret nė pezmatimet e syve

            - Pėr shpėlarjen e plagėve me qelb,

            - Pėrdoret si gargarė nė xhinxhivitet, laringjitet

 

            GRAMI (rizoma)

            Bima pėrbėhet nga rizoma e tharė, e grimcuar e gramit zvarranik, i cili ėshtė bimė barishtore shumėvjeēare qė takohet tek ne si bar i keq i kulturave bujqėsore. Grami ka njė rizomė zvarritėse, gjethe tė sheshta 2-5 mm tė gjera, pėrmban lucide dhe esenca.

            PĖRGATITJA E PĖRDORIMI: Njė lugė supė me bimė tė thėrrmuar (5 g) futet nė njė enė ku shtohet njė gotė me ujė (150-200 g) dhe zihet 10 minuta, pastaj ė§aji kullohet dhe pihet i ėmbėlsuar me sheqer ose mjaltė, sipas dėshirės. Gjatė ditės merren 2 ose 3 doza tė tilla.

            VETITĖ:

            - Nxit urinimin

            - Ndihmon nė veprimtarinė e veshkave

            - Pėrdoret si mjet qė pastron organizmin

            - Kėshillohet pėrdorimi nė pezmatimin e pjesėve tė poshtme tė rrugėve urinare

            - Nė reumatizėm

            - Nė sėmundje tė lėkurės

            - Ndihmon nė mjekimin e hipertensionit arterial

            - Pėrdoret nė sėmundjen e diabetit

 

            Fund

 

(1)