.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Me fat martesa (dramė)

Shkruan: Jusuf ZENUNAJ

ME FAT MARTESA

 (Dramė)

 

 

Drama e autorit Jusuf Zenunaj “Me fat martesa”, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

“Literatur”

E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht pėr kėtė libėr  tė mrekullueshėm

 

 

 

            

Personazhet

 

SADIKU    punėtor stinor nė Zvicėr

gabriela      infermiere, e dashura e Sadikut

SABRIA     e fejuara e Sadikut

UJKANI     babai i Sadikut

KRISTOVIi dashuri i parė i Gabrielės

KRISTINAnėna e Gabrielės                                                                          

bardhi        i papunė, shok i Sadikut 

selmoni       punėtor, daja i Bardhit

NUSHA      punėtore, shoqja e Selmonit

MĖRGIMI  djali i Selmonit dhe i Nushės

HANSI pronar restoranti, dashnori i Nushės

rrushja       kamariere

RUDOLFI publicist, i afėrm i Kristinės

 

Akti i parė

(Pijetore nė Bernė, Zvicėr. Sadiku dhe Bardhi qėndrojnė tė ulur nė njė tavolinė pranė dritares. Rrushja shėrben aty si kamariere.)

 

SADIKU: Kam njė hall!

bardhi: Ēfarė ke?

sadiku: Kam ngelur pa punė. Jam pa asnjė metelik nė xhep, siē thoshte mixha Ramė nė ato hajgaret e tij, nė Kosovė.

bardhi: Oh, ē’ma kujtove Kosovėn! Tė them tė drejtėn, mė ka marrė malli pėr tė! Dhe pas njė heshtjeje tė shkurtėr, ai vazhdoi) E di qė edhe kjo ėshtė nga Kosova?

sadiku (Shikon vajzat pėrreth nė lokal) : Pėr cilėn e ke fjalėn?

bardhi (Bėn me kokė drejt Rrushes) : Rrushja, pra. Nuk e njihke Rrushen?

sadiku: Kam dėgjuar se nė ketė rrugė, nė njė nga pijetoret punon njė me emrin Rrushe.

bardhi: Unė e njoh mirė. Dhe mė sjell ndėrmend fjalėt e Sami Frashėrit pėr gjuhėt e huaja.

sadiku: E ē'thoshte ai?

bardhi: Nė njė nga veprat e tij, ai shkruan se shqiptarėt i mėsojnė shumė shpejt gjuhėt e huaja.

sadiku: Et ku e ke vėrtetuar mendimin e Samiut?

bardhi (Bėn me kokė nga Rrushja): E sheh atė? E flet gjermanishten si njė zvicerane. E pra, nuk ka mė shumė se dy vjet qė ka ardhur kėtu.

sadiku (E shikon me kureshtje Rrushen): Po ti mund ta kesh lehtė me tė...

bardhi: Pse lehtė?

sadiku: Njė mijė franga mjaftojnė qė t'i bėsh dokumentet me tė.

bardhi (Qesh me ironi): Besa, as pėr pesė mijė, jo. Nuk mashtrohet kollaj kurva.

sadiku: Pse, kurvė?

bardhi (E thėrret me kokė Rrushen): Ka qenė e fejuar nė Kosovė.

rrushja (Afrohet): Bitte!

bardhi (Qeshet): Pite? Ah sa mė ka marrė malli pėr pite!

rrushja (Me cinizėm): Flisni!

sadiku: Po ditka shqip?!

bardhi (Buzagaz): Kjo ėshtė jona. A e pe sa shpejt erdhi te ne? Edhe nė pamje ua kalon zviceraneve.

rrushja: Thoni ēfarė kėrkoni, ju lutem, se nuk kam kohė t'ju pres!

sadiku: Nga njė ēaj.

          (Rrushja shkon te banaku. Sadiku e Bardhi e pėrcjellin me shikime nė heshtje. Ajo vjen me porositė nė tabaka dhe i vendos pėrpara, nė tavolinė.)

rrushja (duke qeshur): Ju bėftė mirė!

sadiku ( Rrushes): Ulu pak.

rrushja: Nuk kam kohė.

bardhi: Merr diēka, pra, prej meje.

(Rrushja largohet pa u pėrgjigjur)

sadiku: Ah ēfarė cope qenka!

bardhi (Duke shikuar edhe ai Rrushen) : Copė e shkuar copės.

sadiku: Ah tė kishe fat!

bardhi: Ēfarė fati!?

bardhi: Tė tė pranojė.

bardhi: Ma prish se ka qenė e martuar…

sadiku: Nė fillim mė the se ka qenė e fejuar e tash mė thua e martuar!?

bardhi: Njėlloj ėshtė. Ti e di si i kemi zakonet ne shqiptarėt.

sadiku: Ēfarė zakonesh, Bardh?

bardhi: Natėn e martesės nuk i ka dalė si duhet atij shoqit dhe tė nesėrmen ai i ka treguar rrugėn. Ik, i ka thėnė, se ti nuk je pėr mua.

sadiku: E si ka ardhur kėtu?

bardhi: I ati i punon moti nė Zvicėr e ai e ka sjellė kėtu.

sadiku: Mė duket sikur i vjen turp tė flasė shqip! E pashė qė me ata djemtė e rinj gjithė kohėn vetėm gjermanisht foli me ta.

bardhi: Shqip flet vetėm me ata qė e njohin mirė. Bile-bile e ka mėrzi tė pėrgjigjet shqip kur ka aty afėr gjermanė. Nuk pranon tė shoqėrohet me njerėzit tanė. I njoh shumė prej atyre qė i kanė shfaqur dashurinė, ose qe i kanė premtuar njė shumė tź madhe paresh pėr t'u martuar me tė vetėm pėr dokumente. Por, nga ana tjetėr, kam dėgjuar tė thonė se ajo shkon me djalin e shefit tė saj. Kėtė gjė e kam vėrtetuar edhe unė, kur e pashė njź ditė teksa puthej me tė nė hyrje tė bar "Migrosit".

sadiku: Nė vend tė huaj, shumica e njerėzve i ndėrrojnė edhe sjelljet, siē thonė, duke u pėrpjekur tė bėhen mė katolikė se Papa, por bėhen qesharakė.

bardhi: Tė tillė ka shumė.

sadiku: Puno sa tė mundesh aty ku je, se ndoshta vitin e ardhshėm ta ēon garancinė.

bardhi (Merr frymė thellė): Nuk kam punė veē edhe njė javė. E mashtrova shefin pėr banesėn.

sadiku : Pėr banesėn!? Pse, si e ke hallin?

bardhi : I thashė se e kam siguruar ēėshtjen e banesės. Pas dy-tri ditėsh kėmbėnguli t'ia tregoja apartamentin se ku banoja. Po ku se? Unė njė natė flija te njeri e njė natė te tjetri, ku mundja. M'u desh t'i tregoja tė vėrtetėn! Ē't'i bėsh? Kėshtu e paska fati i emigrantit. Kot nuk thonė: ”Guri i rėndė, nė vend te vet”.

sadiku: A ke prindėr?!

bardhi (Psherėtin): Babėn ma ka vrarė kushėrini

sadiku: Nuk tė ka ndodhur vetėm ty kjo fatkeqėsi.

bardhi: Ah toka! Pėr tokė u bė tokė! Nź vitin e katėrt tė gjimnazit bleva njė revole, po nėna ma hetoi menjherė e ma mori, kur isha duke fjetur. Ajo m’u lut qė tė mos vras njeri pėr babėn, se ai nuk ngjallet ma. Mė bindi, por nuk pata rrugė tjetėr veē tė vija nė mėrgim, se nuk mė linin tź qetė fjalėt e njerėzve. Sot fola me nėnėn nź telefon e ajo mė tha se nė Kosovė tė gjithė po I falin gjaqet...

sadiku (I gėzuar i shtrėngon dorėn): Tė lumtė!

bardhi (Ngrihet nga vendi): U vonova! Mė duhet tė shkoj tani!

sadiku: Mos shko pa e pirė edhe nga njė gotė. Bardh, mė vjen shumė keq qė nuk mund tė tė ndihmoj, se edhe vetė unė strehohem ilegalisht te Gabriela.

bardhi: Sadik, s’mund tė qendroj mė shumė. Nėse ma mbyllin derėn, mbetem pėrjashta. Ėshtė larg dhe policia mė nxjerr telashe.

sadiku: Atėherė, natėn e mirė!

bardhI: Natėn mirė!

sadiku: Takohemi nesėr kėtu, nė "Migros".

(Del Bardhi pas tė rinjve qė ishin bėrė̈gati qė tė dilnin pėrpara tij. Sadiku mbetet vetėm nė tavolinė dhe bien ė mendime. Ai nxjerr letrėn qė i ka dėrguar i ati. Fillon ta lexojė sė pari nė heshtje e mė vonė edhe mė zė :

"Sadik, biri i babės! Mė pėrvėloi malli pėr ty. Jote emė tė sheh nė endėrr pėrnatė, sikurse edhe unė, por unė nuk ia tregoj ėndrrat e mia asaj, pėr tė mos ia shtuar mėrzinė. Sadik, ti e di si na le. Dy pleq. Ne mendonim se do tė na gėzoje me nuse. Veē qė s'mė ra pika kur dėgjova pėr kėrkesen tėnde! Ē’tė duhej vėrtetimi nga Zyra e Gjendjes Civile se ti nuk je i martuar?! Mos vallė ke vendosur ta lėsh tė fejuarėn? Harrove nėnė e babė, harrove tokėn qė gati ėshtė bėrė djerr! Mandej studimet, studimet biro i le pėrgjysmė e tash kushedi se me kė do tė ngatėrrohesh atje, biro. Tė mirat nuk tė bien nė dhe tė huaj. Eja, kthehu ku ke atdheun tėnd! Kthehu nė shtėpi tė tė martojmė, siē e ka dhėnė Zoti! Mos u sill rrugėve tė Evropės! Biri im, uroj qė sa mė parė t'ia kthesh gźzimin prindėrve tė tu! Mirupafshim! Baba, Ujkani."

(Sadiku e shikon letrėn, e cila njėherit e mallėngjen dhe ia shton mėrzinė. Hynė Gabriela, i afrohet duke buzėqeshur. Ulet pranė Sadikut.)

gabriela (E puth Sadikun) : U vonova.

sadiku (Me inat): S'ėshtė hera e parė.

gabriela: Tė lutem mos e bėj kaq tė madhe, se nuk u bė qamłeti! Ēudi si flisni kėshtu, ju jugosllavėt?!

sadiku (Mundohet tė ruajė qetėsinė) : Ti e di se unė nuk jam jugosllav. Pse mė drejtohesh me fjalė tė tilla, Aq mė tepėr qė kam qenė kundėr tyre dhe jam dergjur burgjeve jugosllave. A mė ke parė nė demonstrata? I pari kam qenė, me flamur nė dorė!

gabriela (Me ironi) : Atėherė, pse del i maskuar?

sadiku: Nuk maskohem vetėm unė.

gabriela: Dy herė qė kam ardhė nė demonstratat tuaja, tė maskuarit mund t'i numėroje me gishtat e dores dhe ti mes tyre. Demonstruesit tanė nuk dalin si ju tė maskuar.

sadiku: Ti nuk e di qė ne organizatorėt rrezikojmė edhe jetėn? Mund tė na vrasin…

gabriela (E habitur) : Ju vrasin?! Kush ju vret?

sadiku: Kush tjetėr veē policisė sė fshehtź jugosllave. Ajo ka vrarė drejtuesit e Lėvizjes sonė nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės.

gabriela: Pse nuk mė ke treguar se je ndėr ata qė kryesojnė Lėvizjen shqiptare nė Zvicėr?

rrushja (Afrohet): Urdhėroni! Ēfarė do tė merrni?

gabriela: Njė lėng frutash.

rrushja: E pėr tė ngrenė?

gabriela: Jo. Falemnderit!

sadiku (Duke i ledhatuar dorėn): Merr! Pse nuk merr diēka? (Rrushja largohet)

gabriela: Kam ngrenė nė spital. Nė restorant erdhi edhe Genti.

sadiku: Cili Gent?

gabriela: Ai qė e patėm takuar nė spital.

sadiku: Aha, Genci…

gabriela: Ėshtė shumė i respektueshėm. Ai i ka mbaruar studimet pėr mjekėsi nė Kosovė dhe punon nė spitalin e qytetit tonė qe prej tre vjetėsh e gjysmė. Sa mirė e di gjuhėn! Ėshtė djalė e shkuar djalit! Po ti, ē'bėn me atė filozofinė tėnde? Pse nuk shikon pėr kualifikim e mė pas pėr punė nė profesion? Apo e ke mė lehtė tė lash pjata?

sadiku: Nuk po orientohem akoma kėtu.

gabriela (Kėrkon diēka nė ēantėn e saj): Nuk e paskam kėtu njoftimin pėr konkursin.

sadiku: ēfarė konkursi?

gabriela: Njė shkollė e qytetit ka shpallur konkurs pėr njė vend pune.

sadiku: Pėr pastrues, besoj, ose pėr shėrbėtor!

gabriela (Me inat) : As pėr njėrin, as pėr tjetrin, por pėr filozofi. Kur tė shkojmė nź shtėpi e shikojmė bashkė. Unė mendoj se qysh nesėr duhet tė konkurosh.

sadiku (I zėnė ngushtė) : Shiko ! Unė vėrtet i kam mbaruar studimet pėr filozofi, por jo siē janė kėtu nė Zvicėr.

gabriela: Po pėr ēfarė filozofie ke studiuar ti?!

sadiku: Pėr filozofinė markiste. Tė lutem mos i zė ngoje studimet e mia, se aq shumė mė janė mėrzitur s’bėhet mė! Kam humbur kohėn kot! Do tė vazhdoj tė punoj si deri mė tash. Nuk ankohem. Jam mėsuar me punėt e kuzhinės.

gabriela: Domethėnė, do tė merrsh me pjatat?!

sadiku (Hesht njė grimė herė) : Pėr ēfarė po mendon, Gabrielė?

gabriela (Sheh Kristovin ulur diku nė bar) : Sadik, Kristovi!

sadiku: Kush ėshtė ai?

gabriela (Ajo niset tė shkojė tek ai) : Kristov!

sadiku (Gabrieles) : Ulu kėtu ! Ku shkon?

gabriela: E kam mik tė vjetėr.

 

 

Pjesė nga drama “Me fat martesa”