Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Mehmet Bislimi

MEHMET BISLIMI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

           

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Sabir KRASNIQI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MEHMET BISLIMI

 

 

 

 

          

 

             Hyrje

 

           Mehmet Bislimi u lind mė 24 mars 1958 nė fshatin Prekaz tė Epėrm tė Skenderajt. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, kurse gjimnazin nė Skenderaj. Nė Universitetin e Prishtinės studioi shkencat natyrore. Nė vitin 1981, pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, arrestohet dhe dėnohet me burg. Pas daljes nga burgu, mė 1986, veprimtarinė kombėtare e vazhdoi nė gjirin e LPK-sė, ku pati detyra me pėrgjegjėsi. Nė vitin 1994, i pėrndjekur nga regjimi serb u strehua nė Zvicėr.

            - Gjatė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ka bartur detyra me pėrgjegjėsi.

            Me krijimtari letrare ka filluar tė merret qė heret. Shkrimet e para i ka botuar nė gazetėn ”Bota e re”, Prishtinė, 1986. Mė vonė nė revistėn” Alternativa”, nė Lubjanė, si dhe nė disa numra tė gazetės ”Rilindja”, qė atė kohė botohej nė Zvicėr.

            Pėr disa vite ka shkruar nė organin e LPK-sė “Zėri i Kosovės” qė botohej nė Zvicėr dhe pėr tė pėrkohshmen “Rruga jonė”- qė dilte nė Francė. Nė tė dy gazetat, pėr njė kohė tė gjatė, ėshtė paraqitur edhe me kėndin e humorit me nofkat “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohė pas kohe shkrimet e tij kanė gjetur vend edhe nė gazetėn “Epoka e re”,  “Lajm”, “Kosova sot”, “Shekulli” etj., si dhe shkrime tė shumta publicistike nė dhjetėra faqe elektronike. Krijimtaria e tij letrare pėrfshin shkrime publicistike, anekdota, humor, poezi, prozė, satirė si dhe mendime tė urta popullore etj. Autori Bislimi ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, anėtar i krijuesve Shqiptarė nė Zvicėr dhe anėtar i Shoqatės sė tė persekutuarėve politik tė Kosovės.

 

            Deri mė tani ka botuar kėto libra:

 

            1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale I”, Prishtinė 2002

            2. ”Trėndafila maji” – poezi, Prishtinė 2002

            3. ”Fjalė dhe gurė” – poezi, Prishtinė 2003

            4. "Kėtu i thonė Drenicė - Tahir Meha – monografi“, Prishtinė 2004

            5. "Ironi e verdhė" - poezi, Prishtinė 2005

            6. "Stinė e vonuar" - poezi, Prishtinė 2008

            7. "Shkrime publicistike", Prishtinė 2009

            8. "Anekdota popullore dhe satira autoriale II" - Prishtinė 2010

            9. “Mehmet Delia - alias Mehmeti i Vogėl”- monografi, Prishtinė 2011

            10. “Shpirtndrituri”- poezi, Prishtinė 2012

            11. “Burrėri e lagur” – poezi satirike, Prishtinė 2012

            12  “ Lirikat e fjetura” – poezi, Prishtinė 2013, ėshtė libri i tij i radhės.

 

 

 

 

 

 

VARGJET MOS M’I PREKNI

 

mos mė zhvishni nga gjėrat qė mė rrethojnė

s’ka gjė

kush tė dojė tė mė shajė

kush tė mė lavdėrojė

unė nuk ndjehem i vrarė

 

vargjet

batutat

veset

lirikat

mos m’i prekni

janė petkat e mia qė mė ngrohin

ėshtė godina e shpirtit tim

qė mė mbron

nga furtuna e hidhėruar

netėve tė gjata pa gjumė

 

me peshėn e lapsit nė dorė

kam shqyer heshtjen e natės sė vonė

figurave jetė pėr t’ju dhėnė

lini ato tė marrin udhė

se malli me dogj pėr udhėt

e atdheut tim

lini

 

 

"HARRIMI"

 

dera e vjetėr prej druri

nuk po troket mė

zilja e telefoni nuk cingėron

letra ka kohė qė s’kam marrė

as nė E-mail

 

pėrmallshėm njė pėshtjellim

pikėtakimin diku

nė fushat e atlasit tim

ku meridianėt kryqėzohen

njė numėr mungon

mungon

ti

 

ti

qė zgjoheshe para agimit

peng i kohės mbetur

nė gojėn e harrimit

 

 

PA PRITUR

 

erdhe nė galerinė time

pa pritur

para veprave pamore

nė gjunjė rėnė

nė shumėkuptimėsinė e tyre

butėsisht

diēka kėrkove

 

portretet u asfiksuan papritur

pikturave memece

zjarrmia u ra mbi ballė

nga valė e dashurisė

sė mallit tė parė 

lotėt rrodhen mallėngjyeshėm

mbi faqe

tė portretit tė saj

shtangur vizitorėt

portreti po qanė

 

           

GJALLĖ

 

nė gjirin e llogarive tė vonuara

mos humbisni kohė

bėhuni tė gjallė

ngrohtėsi

kėngės pėr t’i dhėnė

 

pa dyshim

ngrohtėsinė e gjirit tėnd

ngrohtėsinė qė na dhurove ti

nėnė

 

 

HIRI

 

thėngjijtė e fjetur nėn hirin me ngjyrė

i trazoje ti ngadalė

si flokun tėnd dikur nė pasqyrė

me ndjenjėn e dashurisė sė vaktė

trazim i rindezur thėngjijsh

 

ngjyrė e prushtė me hi mbuluar

nga ai zjarr i madh

nė oxhakun e vjetėr dikur

nėn hi

mbeti nėnshtruar

zjarr i dashurisė sė djegur

nėn hirin e fjetur

 

ti varg i pashkruar

i njė kohe tjetėr

peng mbetur

 

 

E PA THĖNĖ

 

kush guxon tė trazojė

lumin e mendimeve tė mia

nga orėt e liga nuk mora gjė

nga buzėqeshja jote

sinqerisht

plagėt miklova

 

nga urrejtja pėr atė kohė

deri tek dashuria

e fshehur pėr ty

sot

ka diēka ēudibėrėse

qė e mbaj peng nė gji

e pa thėnė nė kohė mbet

kėnga e dashurisė

pėr ty

tretė

 

 

SONTE

 

sonte mė duhet dikush

sonte mė mungon dikush

sonte mė bezdis dikush

sonte mė frymėzon dikush

 

sonte

si nė pėrrallė mė vjen malli

pėr kohėn e largėt

qė u mbyt pėrfundimisht

nė detin tonė tė kaltėr

 

sonte

valėt e detit janė trazuar

nga pamundėsia e kthimit

mbi retė e bardha shaluar

nė fundin e stinės sė dimrit

me huqe lazdruar

 

sonte

unė dhe deti po gjėmojmė

valėt nė kacafytje

nė shenjė xhelozie

sonte

namin po bėjnė

 

 

KĖTĖ NATĖ

 

kalorės

mbi shpinė i kam hipur kėsaj nate

deri me tė zbardhur do ta shaloj

mbase do ta arrij cakun

kohėn e largėt ta afroj

 

unė kalorėsi yt

unė jam

sa herė kam fluturuar

mbi re tė bardha e tė zeza

unė jam fajtori

nėse sonte

tė zė lemza

 

nga joshjet e kohės sė lazdruar

edhe kėtė natė mos mė shaj

retrospektivė e vrarė pa fajin tonė

nga kujtimet e fundit

tė asaj nate

nate

tė vonė

 

sonte me buzėt varė

do ta lė nė rrugė

vargun kujdestar

duke tė kėrkuar mes yjesh

mes yjesh me zjarr

ti shelgu pranė portės

me gjethet varė