Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - MĖ KANĖ FOLUR MURANAT

 

 

 

MĖ KANĖ FOLUR MURANAT

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Mė kanė folur muranat" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

 

 

Nė pėrkujtim tė poetit tė madhe, autorit tė mė shumė se 200 vėllimeve poetike, mikut tim tė ēmuar dhe bashkėpunėtorit mė aktiv nė www.sa-kra.ch Adem Zaplluzha, qė u nda prej nesh me 09.11.2020!

 

Poetėt nuk shuhen asnjėherė, edhe kur ndahen fizikisht nga ne! Ata vetėm i bashkohen shpirtrave madhėshtor nė panteonin e pėrjetėsisė, aty ku e kanė vendin mendjet e pėrndritura, dhe mbeten YJE qė shkėlqejnė pėrjetėsisht!

 

Me respekt tė pėrjetshėm pėr ty, miku im i paharruar, baca Adem!

 

S. Krasniqi

 

 

 

Njė vėshtrim rreth vėllimit poetik “Mė kanė folur muranat” tė poetit Adem Zaplluzha 

                                      

Shpesh herė na ndodh qė tė presim diēka tė na vijė. Presim diēka edhe pse ndoshta nuk dimė se si, ajo qė presim do tė jetė. Ndoshta presim diēka vetėm duke u bazuar nė pėrvojė apo nė njė imagjinatė. Gjithnjė gjatė pritjes pėr t'u njohur me atė qė pėr herė tė parė vjen e troket tek ne na pushton njė ndjenjė disi e papėrcaktuar njė si ankth, si pa durueshmėri. Por kur bėhet fjalė pėr njė vepėr tė poetit Adem Zaplluzha kjo pa durueshmėri bėhet mė e theksuar. Bėhet tillė pasi edhe pse e panjohur, duke njohur vetė autorin, imagjinata nė mendjen tonė kthehet gati nė njė realitet.           

Poeti Zaplluzha nė galaktikėn e tij tė krijimit, (ku unė tani kam nė dorė vėllimin e 191) me pozitė e tij, na fut nė njė botė tė pafundme figurash e ngjyrash, na mbėrthen nė peizazhet e tij tė pafundme saqė vėrtetė duket se jemi nė njė galaktikė tė panjohur, por rrugėt e sajė, edhe pse janė krejtėsisht tė ndryshme nga ata qė kemi parė nė veprat e mėparshme, pasi nė ēdo vepėr ai na sjell peizazhe tė reja. Por prapė Zaplluzha ka tė pėrbashkėtėn e tij, identitetin e padiskutueshėm dhe qė krijon njė lidhje harmonike midis poezive e midis veprave. Nė ēdo vepėr tė tij, ēdo gjė ėshtė e paraqitur me shumė saktėsi e qartėsi, gjė qė prapė na bėn tė mos e humbim pėr asnjė ēast drejtimin.

Poeti Zaplluzha, me vargun e tij tė fuqishėm dhe rrezatues, me gjuhėn e leksikun shumė pasur dhe tė pastėr, me njė elegancė tė pashoqe letrare, me pėrdorimin e figurave letrare nė kohėn, formėn dhe vendin e duhur, bėn qė poezitė e tij tė ngjajnė me njė pikturė magjepsėse, qė na mbėrthen nė ēdo detaj tė saj. Poezitė e kėtij vėllimi, tė parė nė kėndvėshtrimin e plan vendosjes, tė japin pėrshtypje e njė tė vetme tė ndarė nė tre strofa, me lidhje organike, e tė, pa ndashme njėra me tjetrėn. Ideja qė pėrshkon tė gjithė kėtė vėllim qėndron dhe mbahet nė tre kolona tė njė trekėndėshi tė fuqishėm. Nė bashkimin e gjithė shqiptarėve kudo janė pa marrė para sysh hapėsirat gjeografike. Sapo njė pjesė e kėtij atdheu ka nevojė, ky bashkim ėshtė i menjėhershėm. Kjo bėn qė tė mos ketė vėshtirėsi e armik, cili do qoftė qė na thyen. Kolona tjetėr ėshtė vigjilenca qė duhet tė jetė tek ēdo anėtar i kėsaj shoqėrie. Kemi qenė dhe jemi nė synimin e korbave tė zi me shajkaqėn e zezė nė kokė, tė cilėt herė duke pėrdorur forcėn e mė shumė djallėzinė duan tė na pėrēajnė e copėtojnė, pėr tė na zhdukur.

Dhe kolona e thėrret me njė thirrje tė fuqishme, prej atdhetari tė vėrtetė, prej njė burrė odash e kuvendesh, nė qė poeti lėshon pėr tė mos u largua nga atdheu. Po u larguam, do tė na pėrfshij harrimi, dhe vendi do tė mbetet nė dorė tė kukuvajkave...

Nė kėtė vėllim, pak mė ndryshe nga vėllimet tjera, ku poeti pėrfshin gjithė hapėsirėn kombėtare, poeti ėshtė ndalur nė njė cep tė atdheut, nė atė cep kur nė njė kohė tė shkurtėr, vetėm tridhjetė sekonda, i gjithė atdheu nga lindja nė perėndim e nga jugu nė veri, u trondit aq thellė sa kurrė ndonjė herė mė parė. U trondit, por asnjė herė mė parė nuk i pati radhėt kaq tė shtrėnguar.

 

Nėn muranat e shembura   

Si nga lashtėsia e dheut       

Dėgjohen vigmat      

I tėrė kombi nė kėmbė         

Hapen dyert e shpresės        

Hapen zemrat e mbyllura gurė        

 

Nė kėto tridhjetė sekonda, ka ndodhur vetė kataklizma. Poeti kėtu na pėrshkruan, sikur vetė tė kishte qenė aty nė atė ēast, tė shikonte, dėgjonte, fotografonte e tė na rrėfente nė imtėsi, atė tragjedi, atė tmerr qė ndodhi. Nė ato tridhjetė sekonda mbi kėtė copė atdhe rrėnimi qe kaq i madh sa edhe nė mijė vjeēar s'pat ndodhur. Aty thirrjet dukej se vinin nga mijė vjetarėt, por edhe pėrgjegja qe me shpejtėsi vetėtime:

           

Qanė nusja me ngashėrim  

Diku dėnes njė nėnė 

 

Qan njė nuse... dėnes njė nėnė… Ja me ēfarė madhėshtie na e jep poeti nėnėn shqiptare. Nė kėto ēaste tė rėnda tragjedie, kur edhe shkėmbinjtė e malit apo vetė uji i detit, bashkė me nuset tona tė mira, nuk mund ta mbajnė vajin, nėnat tona janė shkėmb mbi shkėmb. Ata ligėshtohen, por nuk dorėzohen, nuk bien nė gjunjė, e pėr kėtė janė sprovuar nė shekuj...

 

Mehmet Rrema

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Mė kanė folur muranat"

 

 

LATON ĒDO ASHKĖL DĖRRASE

 

Kur tė kthehem

Asgjė s’do tė jetė mė si dikur

Nėpėr xhepat e skamjes

Asnjė qindarkė s’do tė ketė

Pėr funeralin tim

 

Mos mė pyetni se ku isha

Ēfarė bėra

Nė udhėtimet e mia tė gjata

Kudo qė shkela

Mė duket se dėneste nata

 

Ishte njė udhė e gjatė

Nėpėr tė cilėn kaluan vėrdallė

Shumė njerėz para meje

Shkelėn dhe u kthyen

Me xhepa tė zbrazėta deri te njė funeral

 

Njė arkivol te dunat e kujtesės

Nga druri i atdheut

Gdhend tė kaluarėn e hidhur

Laton ēdo ashkėl dėrrase

Me lotin e ngrohtė tė tokės mėmė

 

 

NGA DHEMBJA PO SHKULEN ĒATITĖ

 

Nuk mbaj mend se ku isha

Dheu i huaj

Mi gėrryente mushkėritė

Te ullinjtė e atdheut

Gjėmonin ethet e tėrmeteve

 

Gjethet e fishkura dėnesnin

Si kurrė mė parė

Nga rrėnjėt e shkulura

Shtrydhnim atė pak lot

Qė kishte mbetur si amanet i tokės

 

Ne kishim uri

Para se tė lindnin

Kėtu vdisnin mėngjeset

Nėpėr rropullitė e zbrazėta

Frynte njė stuhi stėrkalash

 

Nė atdheun tim

Nuk paskan tė ndalur

Kėto dridhje tė ēmendura

Po dridhen pemėt deri nė rrėnjė

Nga dhembja po shkulen ēatitė

 

 

HAPEN ZEMRAT E MBYLLURA ME GURĖ

 

Gurtė qė lėvizin si fjalėt

Pemėt kokėposhtė

Nga rrėnjėt e mykura

Shtrydhin oksigjenin e fundit

S’mund tė marr frymė

Me kėta mushkėri tė grisur

 

Njė tjetėr dridhje mjegullash

Nga parzma e qiellit

Ēurgon si qumėshti i nėnės

Kjo lloj vdekjeje

E cila kurrė s’pati tė ndalur

Nė fjalėt dhe trojet tona

 

Nėn muranat e shembura

Si nga lashtėsia e dheut

Dėgjohen vigmat

I tėrė kombi nė kėmbė

Hapen dyert e shpresės

Hapen zemrat e mbyllura gurė

 

 

DIKU DĖNES EDHE NJĖ NĖNĖ

 

Kėtu njė britmė

Atje poshtė njė piskamė

Ca vigma tė trishtuara

Dėgjohen nė ēdo anė

 

Ēfarė grithje fytyrash

Te portat e thyera

Vajtime ullinjsh

Mes rrėnjėve tė shkulura

 

Ē’po ndodh kėshtu nė kėto boka

Me kėto gjėma

Ėshtė ēmendur toka

Dėgjohet larg vaji e vikama

 

Si pėrrallat e lashta

Duken kėto trishtime

Kudo gėrmadha

Mbi plagėt e tokės sime

 

Diku njė vajė e trishtim

E diku tjetėr njė piskamė

Qanė nusja me ngashėrim

Diku dėnes njė nėnė

 

 

ERRĖSIRA E VERBTĖ TĖRĖ HABI

 

Shikoj pėrtej dritareve tė erės

Ti vrapon

Nėpėr vrimėn e gjilpėrės

Mė vonė trishtimi pushon

Te xhepat e grisura tė pantallonave

 

Njė tjetėr diell galopon

Hapėsirave tė murrme

Shiu i egėr nuk men

Nėpėr kopshtet e djegur

Si sy macesh dallohen gacat e zeza

 

Kėto copėza thėngjilli

Pa asnjė shenjė jete

Ngacmojnė errėsirėn

Ky diell i vobektė

Sivjet s’hyri nėpėr shtėpitė tona

 

Nga dritaret e mbyllura

Dalin nė shesh xixėllonjat

Errėsira e verbėt tėrė habi

Nga xhepat e natės

Nxjerr qymyr gjysmė tė djegur