.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Mendime rumune mbi vlerat shqiptare

Shkruan: Mihai Antonescu

 

 

MENDIME RUMUNE MBI VLERAT SHQIPTARE

 

 

 

Nė hijen e shtėpisė prej guri (Pėrkitazi me librin e Jusuf Zenunajt, Me fat martesa, qė e pa dritėn e botimit nė Bukuresht, nė tė dy gjuhėt, shqip dhe rumanisht, 2009)

 

 

 

            Mbi tradhėti, mbi mashtrim, mbi pėrēmim, nėnshtrim dhe krenari ndėrtohet intriga e kėsaj pjese, sado e shkurtė pėrnga koha e ngjarjeve, po aq e rėndėsishme pėrnga morali, temperamenti dhe karakteri shqiptar. Nuk ėshtė njė punė e paktė, pėrkundrazi, duke kundruar bibliografinė e autorit, pėrfitojmė pėrshtypjen se Jusuf zenunaj posedon aftėsi pėr krijime gjithnjė e mė interesante.

 

Asgjė nuk mund tė jetė mė e tmerrshme e mė zemėrkėputėse se sa njė shelgje e pėrgjunjur. Ēfarė erėrash tė tėrbuara mund t’ia kėpusin trupin e brishtė? Me ēfarė lotėsh ti vajtojnė brigjet e ujit tė vetmuar, dėshprimin e heshtur qė shkon duke e kapluar thatėsia? Asgjė nuk mund tė jetė mė e dhembshme se sa tradhėtia e tė afėrmit tėnd nė tė cilin e pasqyron kuptimin dhe qenjen, deri nė braktisjen e vetvetes.

 

Nė gjendjen e pėrmbysur tė botės e tė pėrbėrjes sė saj tė shtrembėr, e kam njohur Jusuf Zenunajn, duke ia lexuar vėllimin me vargje “Prej shkėmbit rrjedhin lot”, duke vlerėsuar te ai kujdesin ndaj sentimentit tė pėrmbajtur e tė justifikuar nė poezitė qė i rilexojmė me admirim, pėr ti mbajtur mend. Qenje e shqetsuar, pėrherė nė kėrkim tė njė ekuilibri ndėrmjet vetvetes dhe kontekstit tė pashmangshėm ekzistencial, Jusuf Zenunaj ia ofron ndjenjės, kuptimit apo ngjarjes, atė ngjyrė vendimtare e tė domosdoshme, tė njeriut tė njė kuptimi tė rafinuar moral dhe intelektual, nė tė cilin masa e talentit krijues e gjen njė pėrgjigje dhe njė konfirmim. Mė nė fund, kam rastin tė njoh njė poet tė kėtillė, nė gjendjen e dramaturgut, duke ia lexuar pjesėn nė pesė akte, “Me fat martesa”, e botuar nė Bukuresht, nė gjuhėn rumune dhe shqipe, nėn pėrkujdesjen profesionale tė poetit Baki Ymeri dhe redaksisė sė revistės Shqiptari.

 

Konsideratat e mia modeste, me siguri subjektive, kėrkojnė jo vetėm njė pėrgjigje tė asaj qė kam lexuar, pa kurrfarė pretendimi. Kėshtu pra, nė njė synopsis mė tė pėrgjithshėm, pjesa trajton situatėn e delikuar tė disa kosovarėve tė mėrguar, tė arritur pėr tė mbijetuar ndėrmjet nderit dhe kompromisit, nė brigje tė huaja. Motivi nuk ėshtė i zgjedhur rastėsisht. Ai pėrbėn madje gjendjen faktike tė dramaturgut origjinar nė rradhėn e tij, duke qenė vetė nga Kosova, tashmė banor i Belgjikės, si pasojė e shqetsimeve permanente e tė padurueshme, qe e kanė prekur pėrgjatė pushtimeve tė huaja, Kosovėn dhe vendlindjen e tij. Konflikti i pjesės ėshtė njė i rėndomtė, mė nė fund duke pėrfshirė martesa tė interesit, fėmijė tė lindur pa faj, tradhėti e mashtrime tė ditėpėrditshme, plus njė final dramatik, me tė gjitha pasojat. Kėshtu pra, teza, antiteza dhe sinteza janė me shenjtėri tė respektuara, gjė qė na drejton e vetėdijėson pėr tė parė te autori njė njohje dhe zotėrim tė rrethanave pėr konstrukcionin e njė teksti dramatik.

 

Ajo qė tė mahnit dhe turbullon nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė forca e flaės dhe mjeshtria me tė cilėn autori e pėrcakton gjendjen e personazheve, kuptimin e thellė tė situatave dhe vėnien nė njė dritė sa mė tė favorshme tė pėrkufizimit tė rrethanave, gjė me tė cilėn Jusuf Zenunaj arrin ti mbėshtjellė nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe integrale pesė aktet nė njė ide pothuajse intime, tė bashkėpėrkimit ndėrmjet zhvillimit artistik dhe dėshmitarit spektator. Mbi tradhėti, mbi mashtrim, mbi pėrēmim, nėnshtrim dhe krenari ndėrtohet intriga e kėsaj pjese, sado e shkurtė pėrnga koha e ngjarjeve, po aq e rėndėsishme pėrnga morali, temperamenti dhe karakteri shqiptar. Nuk ėshtė njė punė e paktė, pėrkundrazi, duke kundruar bibliografinė e autorit, pėrfitojmė pėrshtypjen se Jusuf zenunaj posedon aftėsi pėr krijime gjithnjė e mė interesante.

 

Kjo pjesė nė pesė akte, “Me fat martesa”, mė ka sugjeruar disa mendime tė arta nga fillimi i ekspozesė, shenjė qė mė ka pėrvetėsuar nė mėnyrėn time hidhėrim/ėmbėlsinė e disa tė vėrtetave, e vetmja “pasuri” me tė cilėn mė shtyn ti them Ave, poetit dhe dramaturgut Jusuf Zenunaj, Ave pėrkthyesit tė zellshėm, Adriana Sherban Tabaku, dhe redaktorit tė palodhshėm, poetit Baki Ymeri.

(Autori  ėshtė Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė)