Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Mendime rreth artit sipas vėshtrimit tradicional

 Shkruan: Frithjof Schuon

   Pėrktheu: Edin Q. Lohja

MENDIME RRETH ARTIT SIPAS VĖSHTRIMIT TRADICIONAL

 

     Qėllimi i artit nuk ėshtė a priori tė induktojė emocione estetike, por tė pėrēojė, bashkė me to, njė mesazh pak a shumė tė drejtpėrdrejtė shpirtėror, dhe kėsisoj sugjerimet qė burojnė nga dhe rishpiejnė tek e vėrteta ēliruese.

 

 

            Arti:

            Nė kuptimin mė tė gjerė, arti ėshtė kristalizimi i vlerave arketipore. Ai pėrbėn tė kėrkuarit dhe tė zbuluarit e qendrės brenda dhe pėrreth nesh. Arti ėshtė veprimtari, eksteriorizim, dhe kėsisoj varet me pėrkufizim nga njė dije qė e tejkalon dhe i jep atij njė rend; veēmas njė dijeje tė tillė, arti nuk ka pėrligjje: ėshtė dija ajo qė pėrcakton veprimin, manifestimin dhe formėn - e jo anasjelltas.


            Arti autentik dhe normativ:

            Arti autentik dhe normativ priret gjithmonė tė kombinojė vėzhgimin inteligjent tė natyrės me stilizime fisnike e tė thella, nė mėnyrė qė: pikėsėpari, t’ia asimilojė veprėn modelit tė krijuar nga Zoti nė natyrė dhe, sė dyti, ta ndajė atė nga kontingjenca fizike, duke i dhėnė njė vulosje shpirti tė kulluar dhe sintezė tė thelbėsores.


            Funksioni thelbėsor i artit tė shenjtė:

            Funksioni thelbėsor i artit tė shenjtė ėshtė tė shndėrrojė substancėn, e cila ėshtė si e vetme ashtu edhe e pashterueshme, nė botėn e aksidencės dhe ta rikthejė vetėdijen aksidenciale te substanca. Mund tė thuhet se arti i shenjtė e zhvendos qenien drejt botės sė ekzistencės, veprimit ose bėrjes; apo qė ai e zhvendos tė Pafundmen drejt botės sė tė fundmes, apo esencėn tek bota e formave, duke sugjeruar kėsisoj njė vazhdimėsi qė vijon nga njėra tek tjetra, njė shteg qė nis nga aparenca ose aksidenca dhe hapet drejt substancės ose kumbimeve tė saja qiellore.


            Funksioni i artit:

            Arti ka njė funksion qė ėshtė si magjik, ashtu edhe shpirtėror: magjik sepse bėn tė pranishėm parime, fuqi si dhe gjėra qė i tėrheq falė njė “magjie bashkėndjerėse”; shpirtėror sepse eksteriorizon tė vėrteta dhe bukuri nė kuadėr tė brendėsimit tonė, kthimit tonė nė “mbretėrinė e Zotit qė ndodhet brenda jush.” Parimi bėhet manifestim nė mėnyrė qė manifestimi tė mund tė ribėhet parim, apo qė “uni” tė mund t’i rikthehet vetes; ose thjeshtė, qė shpirti njerėzor tė mundet - pėrmes dukurish tė caktuara - tė kontaktojė arketipet qiellore dhe sė andejmi arketipin e vet.


            Arti pėrgjithėsisht:

            Arti ėshtė, nė pėrgjithėsi, si mjet shprehjeje ashtu edhe asimilimi: shprehje e personalitetit tonė cilėsor e jo arbitrar e kaotik, dhe asimilim i arketipeve tė projektuara kėshtu. Kėsisoj, ai pėrbėn njė lėvizje nga vetja jonė tek vetja jonė, apo nga vetja imanente tek qenia transhendente, dhe anasjelltas. Njė “vete jonė” empirike e kulluar nuk do tė thotė asgjė, pasi tė gjitha vlerat i kanė rrėnjėt tek absolutja.


            Misioni i Artit:

            Heqja e lėvozhgave pėr tė zbuluar bėrthamat; distilimi i materialeve gjersa tė nxirren esencat. Fisnikėria nuk ėshtė tjetėr veēse njė prirje e natyrshme pėr kėtė alkimi - nė tė gjitha rrafshet.


            Konceptimi modern i artit:

            Konceptimi modern i artit ėshtė i rremė nė atė qė ai vė pėrfytyrimin krijues - ose thjesht impulsin pėr tė krijuar - nė vendin e formės cilėsore; ose nė atė qė njė vlerėsim subjektiv dhe hamendėsues i zė vendin njė vlerėsimi objektiv dhe shpirtėror. Tė bėsh kėtė do tė thotė tė zėvendėsosh me talent - qoftė real apo iluzor - atė zotėsi dhe mjeshtėri qė duhet pėrfshirė patjetėr nė pėrkufizimin e artit, thua se talenti mund tė ketė kuptim i shkėputur nga konstantet normative qė janė kriteret e tij.


            Arti i pėrsosur:

            Arti i pėrsosur mund tė njihet nėpėrmjet tre kritereve kryesore: fisnikėrisė sė pėrmbajtjes - qė pėrbėn njė kusht shpirtėror veēmas kujt arti s’ka tė drejtė tė ekzistojė; pastaj pėrpikmėrisė sė simbolizmit ose tė paktėn, nė rastin e veprave profane tė artit, harmonisė sė kompozimit; dhe sė fundi pastėrtisė sė stilit ose elegancės sė linjės dhe ngjyrės. Me anė tė kėtyre kritereve mund tė shquajmė cilėsitė dhe tė metat e cilėsdo vepre arti, qoftė ky i shenjtė apo jo.

 


            Arti piktorial - figurativ dhe dekorativ:

            Nė kuptimin mė tė gjerė, arti piktorial, me tė cilin nėnkuptojmė animacionin e syprinave nėpėrmjet ngjyrave, qoftė me piktura tė mirėfillta, vizatime, gdhendje apo qėndistari implikon nė thelb dy pėrmasa apo modalitete: figurativen dhe dekorativen, ku qė tė dyja shfaqen me raste nė artin e veshjeve tė indianėve si dhe nė dekorimin e tendave tė tyre. Modaliteti i parė ekzekutohet nga burrat, i dyti nga gratė, ēka ėshtė mjaft kuptimplotė: efektivisht, arti figurativ i referohet tė pėrcaktuarės - ose qendrores nė njėfarė kuptimi - kurse arti dekorativ tė papėrcaktuarės dhe tė gjerėsishmes apo gjithmundėsisė; dhe kjo nė mėnyrė tė pavarur nga kuptimet e veēanta qė mund tė kenė vizatimet dekorative apo motivet gjeometrike. Ose sėrish: arti figurativ shpreh pėrmbajtjen e vetėdijes sonė, kurse dekorativi substancėn tonė; kėshtu, burri pėrfaqėson nje ide kurse gruaja mishėron njė mėnyrė tė qenuri, njė materia ekzistenciale nė tė cilėn ideja mund tė fiksohet dhe zgjerohet; kjo ėshtė ndėrplotėsueshmėria midis sė Vėrtetės dhe Virtytit.


            Qėllimi i Artit:

            Qėllimi i artit nuk ėshtė a priori tė induktojė emocione estetike, por tė pėrēojė, bashkė me to, njė mesazh pak a shumė tė drejtpėrdrejtė shpirtėror, dhe kėsisoj sugjerimet qė burojnė nga dhe rishpiejnė tek e vėrteta ēliruese.


            Arsyeja e qenies sė artit:

            Arsyeja e qenies sė artit - si a fortiori e udhėve shpirtėrore - ėshtė kalimi nga aksidentaliteti tek substanca, ose nga bota e lėvozhgave tek ajo e arketipeve.


            Arti i shenjtė:

            Arti i shenjtė ėshtė forma e mbiformales, imazhi i sė pakrijuarės, gjuha e heshtjes. Arti i shenjtė ėshtė qielli i zbritur nė tokė, para se tė jetė toka nė ngjitje drejt qiellit. Arti i shenjtė ... pėrcjell jo vetėm tė vėrteta abstrakte qė pėrēohen nga simbolizmi, por gjithashtu - pikėrisht nėpėrmjet bukurisė sė tij - kundėrmimet njėherėsh rigjallėruese dhe paqėtuese tė Dashurisė Hyjnore.

            Njė art ėshtė i shenjtė, jo pėrmes qėllimit personal tė artistit, por pėrmbajtjes, simbolizmit dhe stilit tė tij, pra pėrmes elementesh objektive. Pėr nga pėrmbajtja: subjekti i pėrfaqėsuar duhet tė jetė siē u tha ose kur ndjek njė model kanonik ose nė njė kuptim mė tė gjerė; por gjithmonė i pėrcaktuar kanonikisht. Pėr nga simbolizmi: personazhi i shenjtė, ose simboli antropomorfik, duhet veshur ose stolisur nė njė mėnyrė tė caktuar e jo ndryshe dhe mund tė bėjė gjeste tė caktuara por jo tė tjera. Pėr nga stili: imazhi duhet tė shprehet nė njė gjuhė hieratike tė posaēme formale e jo nė ndonjė stil tė huaj apo tė pėrfytyruar. Shkurt, imazhi duhet tė jetė i shenjtė nė pėrmbajtje, simbolik nė detaj dhe hieratik nė trajtim; pėrndryshe do t’i mungojė e vėrteta shpirtėrore, cilėsia liturgjike dhe - pėr mė tepėr - karakteri sakral. Me ēmimin e humbjes sė tė drejtės pėr tė ekzistuar, arti nuk ka tė drejtė t’i shkelė kėto rregulla dhe as qė i leverdis diēka e tillė, pasi kėto kufizime nė pamje tė parė i dhurojnė, me anė tė sė vėrtetės intelektuale dhe estetike, cilėsitė e thellėsisė dhe fuqisė, tė cilat artisti individual ka shanse fare tė pakta t’i nxjerrė nga vetja.

            Njė art qė nuk shpreh tė pandryshueshmen dhe s’don tė jetė vetė i pandryshueshėm nuk ėshtė art i shenjtė.

 
            Arti i shenjtė/profan:

            Arti i shenjtė ėshtė i bėrė si mjet pėr pranitė shpirtėrore, ai ėshtė i bėrė njėkohėsisht pėr Zotin, engjėjt dhe njeriun; arti profan nga ana tjetėr ekziston vetėm pėr njeriun dhe nga vetė ky fakt e tradhton atė.

            Arti i shenjtė e ndihmon njeriun tė gjejė qendrėn e tij, atė bėrthamė natyra e sė cilės ėshtė dashuria pėr Zotin.


            Detyra e vetme e artit:

            Nuk ėshtė detyra e vetme e artit qė tė zbresė drejt njerėzve tė thjeshtė; ai duhet t’i mbetet besnik tė vėrtetės sė brendėsishme nė mėnyrė qė t’i lejojė njerėzit tė ngjiten drejt saj.

 

            Vlera mbinatyrore e artit:

            Vlera mbinatyrore e artit tė shenjtė buron nga fakti se ai pėrēon dhe komunikon njė inteligjencė qė i mungon kolektivitetit. Sikurse natyra e virgjėr, ai zotėron njė cilėsi dhe funksion inteligjence tė cilėn e shpalos nėpėrmjet bukurisė, sepse nė thelb ai i pėrket rendit formal; arti i shenjtė ėshtė forma e mbiformales, imazhi i sė pakrijuarės, gjuha e heshtjes.


            Arti / Bukuria:

            Sigurisht arti i pėrket me pėrkufizim rendit formal, dhe kush thotė pėrsosje forme thotė bukuri; pretendimi se arti nuk ka tė bėjė fare me bukurinė, me pretekstin se qėllimi i tij imediat ėshtė shpirtėror, ėshtė po aq i rremė sa edhe pohimi i kundėrt: se bukuria ėshtė qėllimi i vetėm i veprės artistike. Nė thelb, bukuria nėnkupton njė mbajtės dhe njė pėrmbajtje: sa i pėrket mbajtėsit, ai pėrfaqėsohet nga konformiteti ndaj ligjeve tė harmonisė, ose rregullsisė sė strukturės, ndėrsa pėrmbajtja ėshtė shpalosje e “Qenies” apo e “Dijes” ose prapė e “Lumtunisė”  (Beatitude) - ēka na rikthen tek aspekti i trefishtė i Atmas - apo mė saktė te njė kombinim i larmishėm i tre elementeve; pėr mė tepėr, janė pikėrisht kėto pėrmbajtje ato qė e pėrcaktojnė a priori mbajtėsin.


            "Art pėr hir tė artit":

            Gabimi nė tezėn “arti pėr hir tė artit” qėndron nė tė vėrtetė tek supozimi se kėto janė relativitete qė kanė pėrligjjen e tyre tė mjaftueshme brenda vetes, nė natyrėn e tyre relative, dhe se pėr pasojė ekzistojnė kritere vlere qė i janė inaksesibėl inteligjencės sė kulluar dhe tė huaja sė vėrtetės objektive. Ky gabim pėrfshin heqjen e pėrparėsisė sė shpirtit dhe zėvendėsimin e tij ose nga instikti ose nga shija, pra nga kritere qė janė ose krejtėsisht subjektive ose arbitrare. Kemi parė tashmė se pėrkufizimi, ligjet dhe kriteret e artit nuk mund tė nxirren nga vetė arti, pra nga kompetenca e artistit si i tillė; themelet e artit qėndrojnė tek shpirti, tek dituria metafizike dhe mistike, jo tek vetėm njohja e zanatit dhe as tek gjenialiteti, sepse ky mund tė jetė ēfarėdo. Me fjalė tė tjera, parimet e brendėsishme tė artit i nėnshtrohen nė thelb parimeve tė brendėsishme tė njė rendi mė tė lartė.


            Artisti / Mistiku:

            Eksteriorizimit krijues, qė vazhdon nga qendra drejt periferisė, i pėrgjigjet njė brendėsimi iniciues ose mistik, qė vazhdon nė kahjen e kundėrt duke patur si parafigurim psikologjik virtytin. Nė tė vėrtetė, virtyti priret nga aksidencialja drejt substanciales ose nga forma kontingjente drejt arketipit, “idesė”, thelbi i tė cilės ėshtė e mira sovrane, Agathoni. E njėjta vlen pėr artin, qėllimi i tė cilit ėshtė shndėrrimi i arketipit nė kontingjencė; dhe ky ėshtė “realizėm” i vėrtetė, ngase realja qėndron mbi ne, e jo nėn ne - siē ua ka ėnda modernistėve. Vetėkuptohet qė shprehja artistike s’ėshtė asgjė mė tepėr se parafigurimi i alkimisė shpirtėrore, lėnda e tė cilės ėshtė shpirti dhe e cila realizon - pėr sė brendmi dhe nė mėnyrė themelore - atė qė arti demonstron dhe premton nė nivelin e perceptimeve dhe emocioneve imediate. Artisti sjell Hyjnoren nė botė; mistiku e riintegron botėn - shpirtin e tij - tek Hyjnorja; gjithmonė me ndihmėn e qiellit, sepse “pa Mua nuk mund tė bėni asgjė.”