Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Aforizma - MENDIME TĖ NDRITURA

AFORIZMA

Nga Ymer BALA

 

I pėrmblodhi dhe i shpėrndau pėr njerėzit qė i vlerėson nė jetė...

 

 

 

MENDIME TĖ NDRITURA

 

 

1. Duke qenė dy tė bėhesh njė, quhet Dashuri.

2. Armiqtė t’i doni, ngase pėr dobėsitė tuaja vetėm ata publikisht flasin.

3. Mė sė paku tregohen tė mėshirshėm ata, qė kanė bėrė mėkate mė tė mėdha.

4. Pėr njeriun ėshtė mė mirė tė mos ngjitet nė njė vend nga i cili mund tė rrėzohet.

5. Sikur qė kur tė kemi mbėrritur nė kėtė botė pa sjellė asgjė, Ashtu edhe kur largohemi prej saj s’do tė marrim asgjė.

6. Ėndrra e lirisė, mė sė bukuri shihet nė burg.

7. Shpifja i ngjan mizės sė kalit, po nuk mujte me e mbytė me tė ramunit e parė, ma mirė mos e prek.

8. Ai qė nuk mund tė bėhet zotėri i punės sė vet, bėhet hyzmeqar i tjetėrkujt.

10. Rruga mė e mirė e pėrvetėsimit tė njė njeriu ėshtė pėrmes pėrfitimit tė zemrės sė tij.

11. Tė pėrvetėsosh dije shumė, tė flasėsh pak dhe nė ēdo pyetje qė tė shtrohet tė mos pėrgjigjesh.

12. Atė qė armiku yt s’don tė marr vesh, as mikut mos i trego.

13. Rrethi e pėrgatit njė mėkat, i akuzuari atė e zbaton.

14. Menēuria e njeriut nuk matet me pėrgjigjet qė ai i jep, por nga pyetjet qė i shtron.

15. Njeriu i thjeshtė qan kokėn se si do ta humb kohėn qė e ka, ndėrsa ai i vlefshmi se si ta pėrfitoj atė.

16. Gjithmonė ai qė tė mirėn e mendon, tė mirėn e gjen.

17. Askush nuk ėshtė ngjitur nė shkallėt e suksesit, me duart nė gjepa.

18. Sa ma pak qė njeriu mendon aq mė shumė flet.

19. Para se tė flasėsh mendo, para se tė veprosh mat.

20. Nėse dėshiron qė ta pėrfundosh njė punė, shko vet, nėse s’dėshiron dėrgoje dikė tjetėr.

21. Lartėsimi mė i shėmtuar ėshtė ai qė mbėrrihet duke i shkelur tė dobėtit.

22. Pėr atdheun jeta ipet, por obligim e ke qė tė jetosh pėr tė.

23. Duke shikuar gjendjen e mirė tė tė tjerėve mos u dėshpėro, ka shumė tė tjerė qė shikojnė me xhelozi gjendjen tėnde.

24. Ēdo gjė e ka njė bukuri, edhepse tė gjithė nuk e shohin.

25. Njeriu dinak ėshtė i njohur me ēmimet e tė gjitha sendeve, por jo mbi vlerat e tyre.

26. Nėse tė kam dhėnė diēka pėr tė cilėn Ti ke pasur nevojė mė tepėr se unė, kjo quhet Dhuratė. Nėse tė kam dhėnė diēka pėr tė cilėn unė kam nevojė mė tepėr se Ti, kjo quhet Dashuri.

27. Njeriu mė i vetmuar nė botė ėshtė ai qė pėrveē parave nuk ka kėnd tjetėr.

28. Kur diēka dėshirojmė, gjithmonė pėrqendrohemi nė anėt e mira tė saj, kur tė njėjtėn mė vonė e posedojmė gjithmonė ja gjejmė anėt e kėqija.

29. Dashuri nuk nėnkupton shikimi i njėri tjetrit, por sė bashku tė shikojmė nė drejtim tė njėjtė.

30. Dashuria ėshtė urėndėrtim. Njerėzit nė vend se tė ndėrtojnė ura ngrisin mure prandaj mbesin nė vetmi.

31. Koha mė e mirė qė njerėzit ta njohin njėri tjetrin ėshtė pak para ndarjes sė tyre.

32. Koha ėshtė mėsuesi mė i madh, ėshtė mėkat se tė gjithė nxėnėsit e vet i mbyt.

33. Nėse dėshironi qė tė jetėsohen ėndrrat e juaja, sė pari duhet qė tė zgjoheni.

34. Tė jesh i mirė ėshtė lehtė, tė jesh i drejtė ėshtė vėshtirė.

35. E bukura nuk ėshtė e dashura, por e dashura ėshtė e bukura.

36. Budallenjtė shumė pak sende mėsojnė nga tė menēurit, ndėrsa tė menēurit shumė sende mėsojnė nga budallenjtė.

37. Nėse dikush ju mashtron njė herė fajtor ėshtė mashtruesi, nėse ju mashtron edhe njė herė ta dini se fajin vet e keni.

38. Nė Dashuri bėhu si Dielli,
Nė Miqėsi dhe Vėllazėri bėhu si Uji rrjedhės,
Nė mbulimin e gabimeve bėhu si Nata,
Nė Zemėrime bėhu si i Vdekuri,
Ēkado qė tė bėhesh bėhu,
Ose bėhu ashtu si dukesh
Ose duku ashtu si Je.

39. Miku i vėrtetė ėshtė ai qė kur tė mban pėr dore, zemrėn ta prek.

40. Miqėsia e Dreqit zgjat deri nė momentin kur mbetesh ngushtė.

41. Nėse ke dyshim nga Vdekja, mos u shtri nė gjumė, sikur qė pėr gjumė detyrohesh ashtu edhe pėr vdekje je i shtyrė. Nėse dyshon nė Ringjallje, hiq mos u zgjo, Ashtu sikur zgjohesh nga gjumi edhe pas Vdekjes do Ringjallesh.

42. Tė kesh mėshirė ndaj hajnave, tė poshtėrve, zullumqarėve... domethėnė qė tė mos i kesh parasysh tė dobėtit, tė ngratit, tė shtypurit…

43. Ai qė kėrkon Mikun pa tė meta, pa miq do tė mbetet.

44. Cilėn farė e ke mbjellė e nuk ka mbirė, ēka, a ki dyshime tė kėtilla pėr farėn njerėzorė?

45. Ari, argjendi, gurzit e tjerė tė ēmuar ē‘vlejnė nėse ato nuk sakrifikohen dhe durohen si shenjė e njė Dashurie.

46. Nėse rretė nuk qajnė, gjelbėrimet si do tė qeshin.

47. Gruaja e bukur ėshtė pėlqim i syve, gruaja e mirė ėshtė pėlqim i zemrės,e para ėshtė xhevahir, e dyta thesar.

48. Ėndrra e njerėzve tė lumtur ėshtė gėzimi i njerėzve tė tjerė.

49. Mik e ki atė i cili edhepse shumė gjėra din pėr ty ende tė vlerėson.

50. I pasur nuk ėshtė ai qė shumė ka, por ai qė shumė jep.

51. Dashuria ėshtė kujdesi aktiv pėr jetėn dhe zhvillimin e personit qė e dojmė.

52. Dashuria nuk ėshtė rezultat i kėnaqėsisė seksuale, por kėnaqėsia seksuale ėshtė rezultat i dashurisė.

53. Detyra kryesore e njeriut nė gjithė jetėn e tij ėshtė ta lind vetveten.

54. Aftėsia e tė dashuruarit rrjedh prej aftėsisė e tė qenurit vetė.

55. Fėmija deri pesė vjeē ėshtė zotėria i yt, deri dhjetė vjeē ėshtė shėrbėtori i yt, deri pesėmbėdhjetė vjeē ėshtė bashkėpunėtori i yt, pastaj bėhet ose miku ose armiku i yt.

56. Ata qė takohen pa dashuri, ndahen pa lot.

57. Gruaja e bukur, gjithmonė ka tė drejtė.

58. Lulet ma tė bukura shpesh nuk kanė aromė.

59. Shpesh duhet tė turpėrohemi jo pėr shkak tė veprave tė kėqija tė njerėzve tė lig, por nga indiferenca e tė mirėve.

60. Asgjė nuk harrohet mė vėshtirė se ofendimi, dhe asgjė mė shpejt se bamirėsia.

61. Kur fiken qirinjtė, tė gjitha femrat janė tė njėjta.

62. Ai qė shokut tė vet i huazon para, pėson dėm tė dyfishtė, njėkohėsisht i humb edhe paratė edhe shokun.

63. Asgjė nuk i ngjan mė mire budallės se pijaneci.

64. Ai pėr tė cilin tė gjithė flasin mirė, ėshtė shumė i pasur.

65. Atė qė ėshtė pasuruar brenda njė viti, ėshtė dashur tė virret para dymbėdhjetė muajsh.

66. Shokun kritikoje kur jeni vetėm, ndėrsa lavdėroje publikisht.

67. Varfėria ėshtė e durueshme nėse pranė saj nuk qėndron turpi.

68. Animi sheh pak, urrejtja nuk sheh aspak.

69. Njeriut tė lumtur askush asgjė nuk mund ti bėj.

70. Me tė vėrtetė i lumtur ėshtė ai i cili e di se e ka mjaft.

71. Verėn e pinė njerėzit, ndėrsa shtazėt e tjera ujin.

72. Zoti shpesh na viziton, por ne sė shpeshti nuk jemi nė shtėpi.

73. Njeriu i pasur, pėr femrėn kur nuk duket i plakur.

74. Pasurinė e fiton me djersė, e ruan me frikė dhe ndahesh prej saj me pikėllim.

75. Dashuria bėnė qė koha tė kaloj, koha bėnė qė dashuria tė kaloj.

76. Dashuria ėshtė sėmundja e vetme nga e cila nuk dėshirojmė tė shėrohemi.

77. Vetėm femrat dhe mjekėt e dine se sa nevojė kanė njerėzit pėr gėnjeshtrėn.

78. Kush kėrkon lėvdata, nuk i meriton ato, e ai qė ėshtė i merituar nuk ka nevojė pėr to.

79. Kėrkoni njerėzit tė cilėt do ti doni, kjo ėshtė sekreti dhe suksesi i gjithė jetės suaj.

80. Njerėzit e mirė dhe tė hareshėm kėrkojnė shoqėrime, ndėrsa tė kėqijtė ortak e jatak.

81. Kur diēka me gjithė mend e kėrkon, gjithė bota do tė ngritėt qė ti atė ta pėrfitosh.

82. Tė jesh i pasur apo i varfėr mė tepėr varet prej asaj se sa shpenzon sesa prej asaj se sa fiton.

83. Femrėn nuk guxon ta godasėsh as me lule.

84. Ėshtė nisur plaku tė bėhet i ri, e gjithė qė ka arritur ėshtė se ka dalė si fėmijė.

85. Kur njė femėr e bukur qesh, kuleta qan.

86. Kush nuk ka tė holla nė kuletė, duhet ta ketė gojėn plot mjaltė.

87. Tė duash e mos tė jesh i dashur ėshtė njėsoj si tė lajmėrohesh e askush nuk tė ka thirrė.

88. Teshat e fundit qepen pa xhepa.

89. Femra e pa nderė, as qė ka qenė e bukur.

90. Nėse dikur, duke kėrkuar fatin, e gjeni atė fat, ju do tė jeni si ai plaku i cili i kėrkon syzat, dhe e zbulon se fatin gjithė kohėn e ka pasur te hundėt.

91. Demokracia ėshtė proces i cili ju garanton se me ne nuk do tė udhėhiqet mė mirė sesa qė e meritojmė.

92. Shtėpia ėshtė burg pėr vajzėn, ndėrsa punėtori pėr gruan.

93. Ēka do tė thotė historia? Zotėri historia, si zakonisht do tė gėnjej.

94. Ėshtė ka zhvillohet njė luftė e pandėrprerė, ndėrmjet atyre tė cilėt janė nė kėtė botė pėr tė pėrfituar sa mė tepėr pėr vehte dhe tė atyre tė cilėt janė pėr atė qė Botėn ta bėjnė sa mė tė pėrshtatshėm pėr gjithė njerėzit.

95. Kur njė dashurie i vije fundi, tė dobėtit kukasin, energjikėt shpejtė gjejnė dashurinė e re, ndėrsa tė menēurit qėmoti e kanė pasur nė rezervė.

96. Meshkujt gjithmonė dėshirojnė qė tė jenė dashuria e parė e femrės, ndėrsa femrat dėshirojnė qė meshkujt tė jenė dashuria e tyre e fundit.

97. Fati i tė pamartuarit qėndron nė atė se ai mund tė pėrkujtoj shumė femra me tė cilat pėr fat nuk ėshtė martuar.

98. Nėse ecish shpejtė do ta takosh belanė, nėse ecish ngadalė belaja tė takon ty.

99. Pasuria ėshtė mėkat nga Zoti, varfėria ėshtė mėkat nga njerėzit.


100. Tė bėhesh i pasur, tė mjafton vetėm qė t’ja kthesh shpinėn Zotit.

101. Vajzat mendojnė pėr martesėn, gratė mendojnė pėr dashurinė.

102. Kur i varfėri zgjidhet pėr gjykatės, tė pasurit detyrohen ta lėshojnė fshatin.

103. Mosbesimi ėshtė sakica mbi drurin e dashurisė.

104. Nga mundi i yt do tė jesh i ngopur, por jo edhe i pasur.

105. Shoqėrimi nuk duron kurrfarė mashtrimesh, dhe ndėrpritet aty ku nis gėnjeshtra.

106. Budallenjtė janė hajna mė tė dėmshėm! Ju vjedhin disponimin dhe kohėn.

107. Nėse lumturia jote varet nga veprimet e personave tė tjerė, atėherė sinqerisht nuk mund tė bėhesh person i lumtur.

108. Zemra e njė burrėshteti duhet tė jetė te koka.

109. Bukuria nuk ėshtė nė fytyrė, bukuria ėshtė dritė e zemrės.

110. Parajsa nuk ėshtė diku lartė, ajo qėndron nė zemrėn e njeriut.

111. Askush nuk ėshtė nderuar ndonjėherė pėr atė qė ka marrė. Nderimi ka qenė pėr atė qė ai ka dhėnė.

112. Kur keni filluar tė mos jepni mė kontribut, keni filluar tė vdisni.

113. Mė e mira ėshtė armike e sė mirės.

114. Ndryshimi ndėrmjet asaj qė bėjmė dhe asaj qė jemi nė gjendje tė bėjmė, do tė mjaftonte pėr tė zgjidhur shumicėn e problemeve tė botės.

115. Fundi i madh i jetės nuk janė njohuritė, por veprat.

116.Guximi nderohet me tė drejtė, si e para nga cilėsitė njerėzore, pasi ėshtė cilėsia qė garanton tė gjithė tė tjerat.

117. Para se tė jepemi me zemėr pas diēkaje, le tė vėzhgojmė sa tė lumtur janė ata qė tashmė e zotėrojnė atė.

118. A nuk duhet qė dhėnėsi i lėmoshės t’i jetė mirėnjohės marrėsit tė saj? A nuk ėshtė nevojė dhėnia e lėmoshės? A nuk ėshtė mėshirė marrja e saj?

119. Shumica e shqetėsimeve nė botė shkaktohet nga njerėzit qė duan tė jenė tė rėndėsishėm.

120. Kur heronjtė largohen nga skena, atėherė hyjnė kllounėt.

121. Suksesi nuk ėshtė rezultat i njė djegie spontane. Ju duhet tė digjni veten nė zjarr.

122. Njė sekret i madh i suksesit ėshtė tė ēoni jetėn si njeri qė nuk konsumohet kurrė.

123. Nėse njerėzit do tė dinin sa shumė duhet tė bėnin pėr tė arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.

124. Njohuritė mund tė transmetohen, por jo zgjuarsia.

125. Kush ėshtė i zgjuar? Ai qė mėson nga tė gjithė. Kush ėshtė i fuqishėm? Ai qė zotėron pasionet. Kush ėshtė i pasur? Ai qė ėshtė i kėnaqur.

126. Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė.

127. Arti i krijimit ėshtė mė i vjetėr se sa arti i vrasjes.

128. Asnjė artist nuk ec para kohės sė tij. Ai ėshtė vetė koha e tij. Vetėm se tė tjerėt janė prapa kėsaj kohe.

129. Ai qe ecėn me ngadalė dhe me njė synim, ėshtė mė i shpejt se ai qė ecėn shumė mė shpejt po pa ndonjė qėllim.

130. Gjėja e vetme e rėndėsishme qė do ta lėmė pas vetes pasi qė tė largohemi, janė gjurmėt e dashurisė.

131. Dashuria ėshtė e gjithė jeta e njė femre, ndėrsa njė episod nė jetėn e mashkullit.

132. Dashurinė qė e japim, ėshtė e vetmja dashuri qė na mbetet.


133. Shumė njerėz i urrejmė pa arsye, ndėrsa pėr t’i dashur kėrkojmė arsyeje tė forta.

134. Mos thuaj e kam gjetur tė vėrtetėn, por thuaj e kam gjetur njė tė vėrtetė.

135. Aty ku largohet urrejtja, pėr armė nuk ka nevojė aspak.

136. Urrejtja mė kėmbėngulėse ėshtė ndėrmjet tė afėrmve.

137. Nuk ekziston njė situatė e tillė si pashmangshmėri e luftės, kjo ėshtė vetėm si rezultat i mungesės sė menēurisė.

138. Njeriu i menēur me qetėsinė e njėjtė i pranon lėvdatat dhe i duron sharjet.

139. Mėnyra mė e mirė pėr ta mbajtur fjalėn ėshtė tė mos e japėsh atė.

140. Zoti na ka dhėnė dy sy dhe dy vesh ndėrsa njė gojė, nė mėnyrė tė kemi mundėsi mė tepėr pėr tė parė dhe dėgjuar, e mė pak pėr tė folur.

141. Ai qė i njeh tė tjerėt ėshtė i menēur, ndėrsa ai qė e njeh vetveten ėshtė i shenjtėruar, ai i cili i mund tė tjerėt ėshtė i fortė, ndėrsa ai i cili e ka mundur vetveten ėshtė i gjithėfuqishėm.

142. Derisa njeriu ėshtė nė kėrkim tė menēurisė, meriton tė quhet dijetar; sa po t’i rriten mėndet dhe tė mendoj se ka arritur gjithė dijen, bėhet budalla.

143. Gjersa Dija dhe Drejtėsia flasin, mosdija dhe padrejtėsia bėrtasin.

144. Ai i cili nuk din, por nuk din se nuk din, ėshtė i rrezikshėm, qėndroni larg tij. Ai i cili nuk din, por din se nuk din, ėshtė fėmijė, mėsojeni. Ai i cili din, por nuk din se din, ėshtė nė gjumė, zgjojeni. Ai i cili din, dhe e din se din, ėshtė i menēur, shkoni pas tij.

145. Dhurojani njeriut peshkun do ta keni ushqyer pėr njė ditė, mėsojani peshkimin do ta keni ushqyer pėr gjithė jetėn.

146. Ai qė nuk din gjė, asgjė nuk donė. Ai qė nuk ka asnjė aftėsi, nuk kupton gjė. Ai qė nuk kupton gjė, ėshtė i pavlerė. Ndėrsa ai qė kupton, ai dashuron, vėren, sheh.

147. Njerėzit priten nė bazė tė veshmbathjes, ndėrsa pėrcillen nė bazė tė dijes.

148. Tė menēur i konsiderojmė vetėm ata tė cilėt mendojnė sikur ne.

149. Njeriu duhet tė zgjedh, ose tė jetė i pėrmbajtur dhe i menēur, ose verėn dhe budallakinė.

150. I menēuri edhe nė shkretėtirė e gjen ujin, mendjelehti edhe afėr lumit vdes nga etja.

151. Pėr drejtėsinė dhuna ėshtė armiku mė i madh.

152. Drejtėsia pa forcė ėshtė e pafuqishme, fuqia pa drejtėsi ėshtė tiranike.

153. Shpesh drejtėsia iu duket njerėzve mė e rėndė se padrejtėsia.

154. Kushdo qė posedon njė lloj bukurie, le ta dijė se atė e ka tė huazuar.

155. Nėse dėshiron qė e keqja e askujt ty tė mos tė prek, mos u bėnė prej atyre qė, mendojnė keq, flasin keq ose veprojnė keq.

156. Nė ferr nuk ka zjarr, atje tė gjithė e bartin me vete zjarrin e tyre.

157. Tė vdesėsh nė kėmbė ėshtė mė mirė se tė jetosh nė gjunjė.

158.Pasuria i pėrngjan ujit tė detit, sa mė shumė qė e pimė aq mė tepėr kemi etje.

159. Njerėzit njė mijė herė mė tepėr mundohen nė pėrfitimin e tė mirave materiale sesa tė atyre shpirtėrore, edhepse ėshtė mė se e qartė se nė lumturinė tonė ndikon ajo

ēka jemi e jo ajo ēka kemi.

160. Kur dikush ju thotė se deri te pasuria ka ardhur me punėn e vėshtirė, pyeteni – tė kujt?

161. Nuk varet prej teje se a do jesh i pasur, por prej teje varet se a do jesh i lumtur.

162. Janė shumė rrugė qė tė shpijnė deri te pasuria, por shumica e tyre janė tė shėmtuara.

163. Zemra ėshtė njė pasuri e cila as nuk shitet as nuk blihet, ajo dhurohet.

164. Kur tė pasurit luftojnė, tė varfėritė vdesin.

165. Tė metat e pasanikut rrallė kush i vėren, virtytet e tė varfėritė rrallė kush i sheh.

166. Nėse njeriu nuk kujdeset pėr problemet qė i duken larg, do tė jetė plot me brenga kur ato ju afrohen.

167. Qė nė rini preje shtagėn, nė tė cilėn do tė mbėshtetesh nė pleqėri.

168. Tė mirėn ktheje me tė mirė, ndėrsa ndaj tė keqes pėrgjigju me drejtėsi.

169. Njeriu i urtė me qetėsinė e njėjtė i pranon lėvdatat dhe i duron ofendimet.

170.Vetėm njerėzit e karakterit mė tė lartė dhe mė tė ultė nuk pėsojnė ndryshime.

171. Ēdo ditė mbaje njė kovė me dhe nė njė vend, dhe do ta ndėrtosh malin tėnd.

172. Tė gjithė njerėzit nuk mund tė bėhen tė pasur apo tė njohur, por tė gjithė mund tė bėhen tė mirė.

173. Nėse je i kujdesshėm prej fillimit deri nė fund, do ta shmangėsh mossuksesin.

174. Kush e kėrkon tė ėmblėn, duhet ta duroj tė ithtėn.

175. Tė imponosh vullnetin tėnd tė tjerėve quhet dhunė, gjersa tė imponosh vetveten tėnde tė tjerėve quhet kulm i dhunimit.

176. Ai qė i njeh tė tjerėt ėshtė i menēur, ai qė e njeh veten ėshtė i shenjtėruar.

177. Kujdesuni pėr mendimet e juaja, ato janė fillim i veprimeve tuaja.

178. Njeriut i duhet gati dy vjet mėsim pėr tė folur, dhe mbi pesėdhjet vjet pėr tė shuajtur,

179. Mashkulli dashurohet nė femrėn duke e shikuar, ndėrsa femra dashurohet nė mashkullin duke e dėgjuar.

180. Njeriu ėshtė zot i fjalėve qė nuk i ka thėnė dhe rob i fjalėve qė i kanė ikur prej goje.