.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Mendimi sociologjik shqiptar

Pėrgatitur nga: 

Fatos  TARIFA & Lekė SOKOLI

 

www.instituti-sociologjise.org

      

MENDIMI SOCIOLOGJIK SHQIPTAR

 

 

 

 

Libri i pėrgatitur nga autorėt F. Tarifa dhe L. Sokoli "Mendimi sociologjik shqiptar"  u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

 "Literaturė"

 

 dhe nė

www.instituti-sociologjise.org

 

 

 

 

            Parathėnie

 

            Ky vėllim ėshtė vetėm njė pėrpjekje e parė pėr tė eksploruar, identifikuar dhe paraqitur nė njė mėnyrė pak a shumė sistematike krijimtarinė teorike dhe publicistike tė autorėve shqiptarė nė fushė tė sociologjisė dhe nė disiplina tė tjera tė afėrta me tė. Si ēdo pėrpjekje e parė, edhe kjo e jona ėshtė e papėrsosur. Por njė bibliografi e papėrsosur, nėse ajo ėshtė e nevojshme dhe e dobishme, ėshtė gjithnjė mė e mirė se njė mungesė e ndjeshme dhe e pajustifikuar e saj. Kjo ėshtė arėsyeja qė ne vendosėm tė pėrgatisim kėtė bibliografi, tė bindur se ajo do tė jetė e dobishme pėr cilindo studiues shqiptar apo tė huaj, brenda apo jashtė vendit, qė dėshiron tė eksplorojė njė terren, i cili sa vjen e bėhet mė produktiv dhe mė i begatė.

            Edhe pse nė kalendarin historik periudha 20-vjeēare (1986- 2006), e marė nė shqyrtim nė kėtė bibliografi nuk ėshtė njė periudhė e gjatė, ajo ka qenė njė periudhė tepėr e ngjeshur me ngjarje dhe dukuri, tė cilat paraprinė, shoqėruan dha vazhdojnė tė shoqėrojnė shndėrrimet e mėdha politike, ekonomike e sociale tė shoqėrisė shqiptare nė njė periudhė krejt tė veēantė tė historisė sė saj, siē ėshtė ajo e tranzicionit nga socializmi shtetėror nė njė sistem tė demokracisė pluraliste dhe tė ekonomisė sė tregut tė lirė.

            Pse pikėrisht periudha 1986-2006? Nė pamje tė parė kėto vite nuk shėnojnė njė periudhė e cila tė pėrcaktojė nė mėnyrė pak a shumė rigoroze “kufijtė” kohorė tė njė kapitulli tė veēantė nė shoqėrinė apo shkencėn shqiptare. Dikush mund tė mendojė se viti 1986 ėshtė zgjedhur pėr tė shėnuar fillimin e njė periudhe “liberalizimi” dhe “hapjeje” nė jetėn politike dhe atė shoqėrore tė Shqipėrisė, njė vit pas vdekjes sė liderit komunist Enver Hoxha. Sidoqoftė nuk ėshtė kjo arėsyeja pse ėshtė zgjedhur viti 1986. Ky vit vėrtet i jep kuptim dhe motivimin kryesor hartimit tė kėsaj bibliografie njėzet vjet mė vonė, por pėr njė arėsye tjetėr. Kjo arėsye, me pėrjashtim tė pak njerėzve, kryesisht atyre qė mė 1986 kanė qenė studentė nė vitin e tretė tė degės sė filozofisė nė Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike tė Universitetit tė Tiranės, ka qenė dhe mbetet e panjohur pėr shumicėn e studiuesve shqiptarė nė disiplinat e shkencave shoqėrore, madje edhe pėr studentėt e sotėm tė sociologjisė nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Mė 1986, pėr tė parėn herė nė historinė e arsimit tė lartė shqiptar, sociologjia filloi tė jepej mėsim si njė disiplinė e veēantė, ndonėse akoma nė atė kohė e palegjitimuar nga politika arsimore zyrtare.

            E konsideruar deri nė atė kohė nga sistemi politik ekzistues dhe propaganda e tij si njė “shkencė borgjeze”, mė 1986, pas njė “aprovimi” gjysėm zyrtar, sociologjia u pėrfshi nė programin mėsimor tė degės sė filozofisė si njė “kurs special” mbi “probleme dhe metoda tė sociologjisė”. Pėr herė tė parė studentėt shqiptarė filluan tė dėgjojnė nė njė auditor universitar t’u flitej pėr sociologjinė krahas me (dhe 3-4 vjet mė vonė nė vend tė) materializmit historik marksist, me tė cilin ajo ishte identifikuar deri nė atė kohė. Dr. Servet Pėllumbi dhe Dr. Fatos Tarifa ishin tė parėt lektorė tė sociologjisė nė njė universitet shqiptar. Leksionet e tyre nė atė kohė shėnuan, nė njė kuptim real tė fjalės, krijimin e disiplinės sociologjike nė Shqipėri dhe hapin e parė drejt institucionalizimit tė saj nė kulturėn akademike nė vendin tonė.

            Ne qėllimisht e evituam kėtu togfjalėshin “mendimi sociologjik shqiptar”, pasi embrionet e mendimit sociologjik shqiptar i pėrkasin njė periudhe shumė mė tė hershme. Ato i gjejmė nė mos nė tė njėjtėn kohė me lindjen e mendimit sociologjik evropian, tė paktėn qė me Sami Frashėrin nė fund tė shekullit tė 19-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 20-tė, pak a shumė nė tė njėjtėn kohė qė Émile Durkheim botoi veprat e tij klasike Ndarja e punės nė shoqėri (1986-2006), bibliografi (1893), Rregulla e metodės sociologjike (1896) dhe Vetvrasja (1897), ndėrsa Max Weber botoi veprėn e tij madhore Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit (1904).

            Njė shqyrtim i vėmendshėm i kėsaj bibliografie mund tė verė nė pah si meritat, ashtu edhe dobėsitė e saj. Pėr dobėsitė e saj le tė gjykojė lexuesi qė do ta marė nė dorė. Ne dėshirojmė tė vemė nė dukje, sidoqoftė, dy ndėr veēoritė qė i japin kėsaj bibliografie vlerė tė veēantė pėr kėdo qė ėshtė i interesuar ta pėrdorė atė.

 

            Pjesė nga libri "Mendimi sociologjik shqiptar"