Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Mesazhi festiv

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

 

           Mesazhi festiv

 

            TA KULTIVOJMĖ PEMĖN E DASHURISĖ

 

       Ja pikėrisht kėto ditė e pėrcjellim Vitin e Vjetėr, dhe po e  presim Vitin e Ri. Urojmė qė ta kultivojmė Pemėn e Dashurisė, qė tė kemi mundėsi tė vjelim frutat e saj nė vitin nė vijim. Tė kemi me se tė ushqehemi nė tryezėn e urtėsisė e tė dashurisė, ku do tė merr pjesė edhe krijuesi ynė, Zoti i gjithėdijshėm. Ky ėshtė mesazhi ynė pėr kėtė Vit tė Ri.

           

 

            Si drurėt me borėn e parė tė dimrit jemi tė rėnduar me shtresėn e ftohtėsisė, tė vuajtjes, tė brengosjes e tė lakmisė. Vetėm dashuria, si diell i zjarrtė, mund ta shkrijė atė borė dhe ajo zė tė pikojė nga degėt e shpirtit tė rėnduar...

            Lulet, blerimin, cicėrimat dhe kėngėt e shpirtit do t’i gjejmė vetėm nė rrugėn e dashurisė, qė na ēon kah vetvetja. Pranvera e shpirtit, nė  kopshtin e jetės, buron vetėm nga fryma e dashurisė. Kur nė qenien tonė frynė era e dashurisė, hejet e shpirtit zėnė tė shkrihen dhe pranvera domosdo do tė shfaqet nė kopshtin e jetės.

            Ne erdhėm nė kėtė botė pėr ta gjetur parajsėn e humbur nė vetvete. Rruga e vetme ėshtė rruga e  dashurisė. Sė pari duhet zgjuar pranverėn e shpirtit. Kėtė zgjim mund ta bėjė vetėm fryma e dashurisė. Kur i drejtohemi vetės me pranverėn e dashurisė nė shpirt dhe tjetrit me sytė plot pranverė tė dashurisė, do t’i dėbojmė gjithė demonėt e urrejtjes nga vetja dhe nga tė tjerėt. Me demonėt e urrejtjes nė vetvete, jemi demon. T’i lėmė demonėt tė jetojnė nė ferrin e tyre mėkatar, tė digjen nė zjarrin e veprave tė veta mizore.

            Na mbetet vetėrealizimi detyrė mbi detyrat. Ta pėrmirėsojmė vetveten nė radhė tė parė. Secili duke pėrmirėsuar vetveten, pėrmirėsohemi tė gjithė. Vetėm njeriu i mirė ėshtė pjesėtarė i mirė i njė kombi. Vetėm njeriu i mirė ėshtė mjek i mirė, inxhinier i mirė, profesor i mirė, drejtor i mirė, bujk i mirė e ēkado qoftė tjetėr.

            Tė mėsohemi t’i zhdavarisim mendimet e liga. Ta pastrojmė horizontin e shpirtit nga retė e dendura tė mendimit negativ, qė vet i kemi krijuar. T’i zbusim ēakajtė e urrejtjes, tė injorancės, tė egoizmit. Ata janė demonėt qė ushqehen me shpirtin tonė. Nė horizontet e pastruara tė shpirtit le tė shndris dielli rrezor i dashurisė dhe bukurisė.

            Kjo do tė ishte njė jetė e pajisur me parajsėn e humbur, tė cilėn e ėndėrrojmė. Jetė e stolisur me shkėlqimet ylberore tė shpirtit njerėzor, jetė me hare e gėzim, me cicėrima e tone hareplote, pa urrejtje e mėrzi.

 

 

            Por, njė botė e kėtillė nuk ndodhet e gatshme askund. Kjo bot krijohet dhe s’ėshtė akt, por proces, qė duhet ndėrtuar tėrė jetėn. Ta ndėrtojmė botėn e mirėsisė e tė dashurisė, botėn e tė mirės, ku do tė realizohet jeta jonė. Ta bėjmė qė nė kopshtin e saj tė kėtė sa mė shumė lule e dashuri, zogj e bilbila  tė shpirtit tė ēiltėr. Tė jetojmė nė parajsėn e jetės, qė vet e ndėrtojmė - pa mendime negative e pa urrejtje, pa smirė e xhelozi, pa shpirtngushtėsi e intolerancė, por tė jetė ajo e begatuar me sinqeritet e urtėsi, me dashuri e mirėkuptim. Le tė jetė ky objektivi ynė ideor, qė do tė pėrpiqeni pėrjetėsisht pėr ta pushtuar.

            Tėrė kėtė mrekulli mund ta bėjė veē dashuria, dashuria e pastėr e njeriut pa egoizėm. Dashuria e njeriut, qė njeriun e do pa interes, pa hile. Dashuria e njeriut qė tjetrin e pranon si vėlla, qė nė tė sheh xixėn e shkėputur nga vatra e pėrbashkėt hyjnore, ēfarė ėshtė edhe vet.

            Ja pikėrisht kėto ditė e pėrcjellim Vitin e Vjetėr, dhe po e  presim Vitin e Ri. Urojmė qė ta kultivojmė Pemėn e Dashurisė, qė tė kemi mundėsi tė vjelim frutat e saj nė vitin nė vijim. Tė kemi me se tė ushqehemi nė tryezėn e urtėsisė e tė dashurisė, ku do tė merr pjesė edhe krijuesi ynė, Zoti i gjithėdijshėm. Ky ėshtė mesazhi ynė pėr kėtė Vit tė Ri.

 

            Urime dhe gėzuar!