.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Metodika kriminalistike si shkencė

Shkruan: Doc. dr. sc. Nedžad Korajlic

METODIKA KRIMINALISTIKE SI SHKENCĖ

 

Librin  “Metodika kriminalistike”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

 

 

 

            Kriminaliteti ėshtė dukuri negative shumė komplekse dhe dinamike qė u pėrshtatet ndryshimeve shoqėrore. Prandaj, pėr luftimin me sukses dhe pėr parandalimin e kriminalitetit, pėrveē tjerash, ėshtė e domosdoshme njohja e fushave tė caktuara shkencore, tė cilat mundėsojnė pasqyrim mė tė mirė tė kėtij fenomeni, nė tė gjitha format lloj-llojshme dhe komplekse tė manifestimit tė tij, si edhe veprimi i suksesshėm nė kuptimin e parandalimit dhe shkatėrrimit tė tij.

            Pėr kriminalistikėn si shkencė ka filluar tė flitet mė seriozisht nė fund tė shekullit 19, gjė qė lidhet me emrin e Hans Gross-it. Shumė teoricientė dhe prakticistė edhe mė tutje e konsiderojnė kriminalistikėn, para sė gjithash, si shkencė heuristike, ndėrsa e nėnvlerėsojnė karakterin e saj silogjistik. Por, zanafilla e kriminalistikės vihet gabimisht nė lidhjes me Hans Gross-in, sepse rregullat e kriminalistikės dhe zbatimi i tyre janė krijuar mijėra vite mė herėt. Marković, T. Shkruan: “Pėrcaktimi i identitetit dhe gjurmimit tė kryesve tė veprave penale nė bazė tė pėrshkrimit tė personit ėshtė metodė shumė e vjetėr.

            Pėrshkrimet e personit nė fletarrest janė bėrė qysh te egjyptasit e vjetėr. Le tė shėrbejė si shembull pėrshkrimi personal nė kohėn e Ptolomeut (Shekulli XIV para erės sonė), tė cilin e ka publikuar R. Heindl, nė veprėn e tij «Daktiloskopia» (1903): „Robi i ri i Aristogenit, biri i Krizapit, pėrfaqėsuesit tė Albandes, ka ikur nė Aleksandri. Ai e ka emrin Herman, ndėrsa nofkėn Hejls. Ėshtė i lindur nė Siri, nė Bambikou. Ėshtė rreth 18 vjeēar, ka shtat mesatar, ėshtė qos, kėmbėt i ka tė rregullta, nė mjekėr ka njė hulli, nė anėn e majtė tė hundės ka njė lyth tė rrumbullakėt, nė kėndin e majtė tė gojės ka njė shenjė djegieje, nė dorėn e djathtė ka njė tatuazh me shkronja barbare“. Hans Gross, nė „Doracak pėr gjyqtarėt hetues“ (Grac, 1893), i ka pėrfshirė kėto rregulla nė pėrmbajtjen e tėrėsisė. Ē' ėshtė e vėrteta, ai ia ka shtuar kėtij titulli fjalėt „si pėrmbajtje e kriminalistikės“ nė vitin 1899.

            Shkenca ka rol tė jashtėzakonshėm nė luftimin e kriminalitetit. Pa tė nuk do tė mund tė arriheshin kurrfarė rezultatesh nė luftimin e kriminalitetit tė organizuar dhe kriminalėve tė pėrgatitur e tė pajisur mirė, tė cilėt i shfrytėzojnė tė arriturat shkencore e teknike pėr kryerjen e veprave penale.

            Shfrytėzimi i arritjeve shkencore pėr luftimin e kriminalitetit sot ėshtė praktikė pothuaj nė tė gjitha vendet. Kushtet nė tė cilat veprojnė sot organet e zbulimit dhe ndjekjes kėrkojnė, para sė gjithash, kuadėr me pėrgatitje tė lartė profesionale dhe tė pajisur mirė me mjete teknike. Ky kuadėr, ndėr tė tjera, duhet tė ketė njohuri pėr njė gamė tė gjerė tė disiplinave shkencore e, para sė gjithash, pėr shkencėn e kriminalistikės.

            Kriminalistikė, si disiplinė e pavarur shkencore, ka rėndėsi tė veēantė pėr zbulimin e kriminalitetit. Kjo ėshtė shkencė qė zbulon, perfeksionon dhe zbaton metodat dhe mjetet mė tė pėrshtatshme shkencore dhe tė bazuara nė pėrvojėn profesionale pėr tė zbuluar dhe shpjeguar veprat penale, pėr tė zbuluar dhe pėr tė kapur kryesit e tyre, pėr tė siguruar dhe fiksuar dėshmitė dhe pėr tė parandaluar kryerjen e veprave penale.

            Kriminalistika, si disiplinė shkencore e pavarur dhe e veēantė, ndahet nė:

            Taktikėn kriminalistikė, teknikėn kriminalistike dhe metodikėn kriminalistike.

            Taktika kriminalistike studion, pėrpunon dhe perfeksionon rregullat themelore dhe metodat vepruese tė cilat janė tipike pėr zbulimin dhe sqarimin e tė gjitha llojeve tė veprave penale, si edhe pėr parandalimin e veprave penale nė tė ardhmen. Taktika kriminalistike pėrpunon dhe avancon edhe parimet themelore pėr zbulimin, gjetjen dhe kapjen e kryesve tė veprave penale, si edhe pėr zbatimin e disa veprimeve hetimore.

            Teknika kriminalistike studion dhe zbaton metodat dhe mjetet mė tė pėrshtatshme nga fusha e shkencave natyrore e teknike. Me ndihmėn e kėtyre metodave dhe mjeteve gjenden, sigurohen, fiksohen dhe shpjegohen gjurmėt dhe mjetet e veprave penale (dėshmitė materiale), nė mėnyrė qė tė shpjegohen rrethanat e rėndėsishme pėr ndriēimin e veprave penale dhe pėr identifikimin e kryesve tė tyre ose tė personave tjerė (viktimave). Ajo studion gjithashtu metodat dhe mjetet teknike pėr parandalimin e kryerjes sė veprave penale.

            Metodika kriminalistike, si pjesė e veēantė e taktikės kriminalistike, studion format dhe mėnyrat e kryerjes sė veprave penale (teknikėn dhe taktikėn e delikuecės) dhe pėrcakton mėnyrat dhe metodat mė gjithėpėrfshirėse pėr zbulimin, sqarimin dhe parandalimin e kryerjes sė disa veprave penale.

 

 

            Nga pėrvoja dihet se veprat penale kryhen nė mėnyra tė ndryshme. Format e veprave penale dhe metodat e punės sė kriminelėve ndryshojnė vazhdimisht, zbatohen mjetet dhe metoda tė ndryshme, si pėr kryerjen e veprave penale ashtu edhe pėr fshehjen e tyre. Prandaj, ēdo vepėr penale, sado qė tė ngjasojė me ndonjė vepėr tjetėr penale, i ka edhe specifikat e saj. Kėshtu, pėr shembull, deliktet e gjakut, deliktet seksuale, deliktet e pronės, zjarrėvėniet dhe disa vepra penale tė kėtij grupi kanė njė sėrė specifikash, nė kuptimin e mėnyrės sė kryerjes, gjurmėve qė i shoqėrojnė dhe masave operativo-taktike qė duhet tė ndėrmerren me qėllim tė shpjegimit tė tyre dhe sigurimit tė dėshmive adekuate. Pėr kėtė arsye, nė taktikėn kriminalistike nuk ekzistojnė dhe mund tė ekzistojnė kurrfarė skemash as rregullash tė pėrhershme, tė cilat do tė mund tė zbatoheshin nė secilin rast individual dhe tė cilat do tė ēonin patjetėr te suksesi.

            Metodika kriminalistike ėshtė tėrėsi e tė gjitha njohurive kriminalistikoteknike e taktike dhe zbatimi i tyre efektiv pėr zbulimin dhe sqarimin e disa veprave penale. Metodika ėshtė kriminalistikė e specializuar, pėr tė cilėn janė tė rėndėsishme dallimet, veēantitė dhe detajet. Ajo nuk merret me atė qė ėshtė e pėrbashkėt dhe e pėrgjithshme pėr vepra tė ndryshme penale. Ajo ėshtė shumė mė konkrete. Ajo bėn lidhjen organike tė mėnyrave teknike dhe taktike tė punės, gjen dhe pėrcakton mėnyrat dhe metodat mė tė pėrshtatshme qė duhet tė zbatohen pėr tė zbuluar veprėn penale dhe kryesin e saj, pėr tė mbledhur dhe siguruar dėshmitė adekuate dhe pėr tė pėrcaktuar tė vėrtetėn.

            Ajo pėrbėn zbatimin e njohurive tė pėrgjithshme kriminalistike. Pėr dallim nga “Taktika kriminalistike” (pjesa e pėrgjithshme), mėsimi i sė cilės ka tashmė forma tė vendosura e tė qėndrueshme, “Metodika kriminalistike” i nėnshtrohet ndryshimeve tė pėrhershme. Ajo zhvillohet dhe pasurohet vazhdimisht me njohuri tė reja, tė cilat e pasurojnė dhe detajojnė

kriminalistikėn nė tėrėsi.

            Pra, lėndė e metodikės kriminalistike ėshtė hulumtimi i formave dhe mėnyrave tė kryerjes sė disa veprave penale (taktikės dhe teknikės sė delikuencės), studimi i praktikės dhe pėrvojės pėr parandalimin dhe shkatėrrimin e kriminalitetit dhe gjetja e metodave mė tė pėrshtatshme pėr parandalimin dhe shkatėrrimin e disa veprave penale.

 

            Pjesė nga libri “Metoda kriminalistike”