Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Mevlyde Mezini Saraēi

MEVLYDE MEZINI SARAĒI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MEVLYDE MEZINI SARAĒI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind mė 15.12.1954 nė Mitrovicė nė njė familje qytetare me kushte mesatare ekonomike.

            Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė vendlindje, ndėrkaq studimet pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Prishtinės.

            Studimet master, Menaxhimi i Emergjencave i kreu ne Kolegjin Universitar “Biznesi” nė Prishtinė.

            Nė aktivitetin politik e humanitar ėshtė inkuadruar nė vitin 1989.

            Nė muajin mars tė vitit 1998, ėshtė zgjedhur kryetare e Kėshillit Komunal pėr Ndihma Emergjente nė Gjakovė, pėr tė strehuar tė dėbuarit nga zonat e luftės dhe pėr furnizimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

            Nė vitin 1998-2000 ka qenė deputete e Kuvendit tė Kosovės.

            Pėr shkak tė aktivitetit tė saj politik e humanitar ėshtė burgosur nga policia serbe, nė Gjakovė mė 1 qershor 1998 dhe ka vuajtur dėnimin nė burgun hetues tė Lipjanit deri mė 4 dhjetor 1998.  Ėshtė gruaja qė ėshtė ngjitur majė kamionit dhe ka dėrguar 62 arkivole nė Drenicė, pėr Komandantin legjendar Adem Jashari, familjarėt Jashari dhe tė gjithė tė rėnėt nė Betejėn e Prekazit.

            Para se tė burgosej ka punuar si mėsimdhėnėse e gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė shkollėn fillore “At Gjergj Fishta” nė Bishtazhin.

            Nė vitin 2000-2001, ka punuar si zėvendės drejtoreshė nė Drejtorinė pėr teknologji informative nė Qeverinė Komunale nė Gjakovė.

            Prej vitit 2001 – 2003 dhe 2006-2007, ka qenė Drejtoreshė e Drejtorisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė Gjakovė.

            Nė vitin 2001- 2004 ka qenė Deputete e Kuvendit tė Kosovės.

            2004, Ėshtė Ambasadore e Paqes Universale nė Botė.

            2007, Qytetare nderi e Lushnjės.

 

            Ėshtė shkrimtare dhe autore e librave:

             “Sytė e Pranverės”- poezi, 2000

             “Ndoshta mė s’ka kuptim” - poezi pėr fėmijė, 2002

             “Kur jeta duhej jetuar” - roman, 2003

            “Ēelėsi ėshtė diku larg” - poezi, 2004

            “When life has to be lived” - roman nė gjuhėn angleze, 2012

            “Nė rrugėtim me Yllka Domi”  bashkė autore, 2013

            “Ditėlindja e nėnės” - dramė pėr fėmijė, 2013

            “Jeta ėshtė e pamatur” - Pėrkushtime, 2015

            “Ledhatim pritjesh” - poezi, 2015

            “Pėr ty” - poezi, 2015

            “Murana” - roman, 2015

            “Lot i zemrės” - poezi,  2016

 

            Ėshtė anėtare e Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės, 2002

            Ėshtė anėtare e Shoqatės sė Intelektualėve “Jakova”

            Ėshtė kryetare e Qendrės Kombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve “Gjakova”

            Ėshtė veterane e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės

            Ėshtė e martuar. Ka pesė fėmijė, tė cilėt janė tė rritur dhe tė arsimuar.

            Jeton dhe punon nė Gjakovė

 

 

 

 

 

 

 

SHTEGTIM

 

Dehem nga aromė trėndafilash zambakėsh
Nė pėrqafim tė ngrohtė nipėrish e mbesash
Dua kėto momente tė zgjasin pėrgjithmonė
Bashkė pėrherė ti shijojmė pranverat e blerta
Si zgjua bletėsh lėvizin vijnė e shkojnė fluturim
Gjyshe e pėrmalluar mbaj vitet nė pėllėmbė dore
Dashuria rritet malli pėrhapet metropoleve tė botės
Nė shtegtim me tė dashurit e mi stinėve tė jetės

 

 

SONTE

 

Sonte edhe gjumi ėshtė trazuar
edhe pse syri im i mbyllur fle
ėndrrat rrinė zgjuar nė mendime
ndarjet e vjetra tė reja lėnė gjurmė 
bisedoj me kujtimet e pėrjetimet
jetė udhėtim mysafire shtegtoj
mbledh copėzat e zemrės hartė
shpėrndarė nė katėr anėt e globit

 

 

MEDITIM

Diēka mė gėrryen shpirtin
tek shikoj si vdes vdekja
dhe jeton jeta fare pa kuptim
njerėzit varur degėsh pa rrėnjė
filiza tė mekur pėrplasur kohėsh
sy tė hapur duke pritur shpresat
take tė larta qė shkelin ėndrrat
refrene fėmijėsh duke shitur shkrepėse
teatėr lėvizės nė mes tė sheshit
ēdo gjė tjetėr qė tė vret ndėrgjegjen
pėrveē gėzimit qė ka humbur rrugėn
mbretėreshė pritja e vetmja ėndėrr

 

 

EVROPĖ GĖNJESHTARE

U nisa nė botėn e shpresave
Nė zemėr e mbajta vendlindjen
Me vete njė grusht dheu tė atdheut
I plaka motet me shpresa tė kota
Nė rrugėt e Evropės skiles sė vjetėr
Pritjet e shekujve mi rrėmbeu
Nė kėmbim tė armiqve tė mi tė vjetėr
I mbylli nė geto njerėzit e vendit tim
Me drynat e ndryshkur tė mesjetės
Prit mė tha duhet tė falesh me armikun
Pastaj tė pėrqafuar bashkė ju hapim dyert
E zhgėnjyer udhėtova cep mė cep
Hodha thesin e mbushur me pritjet e kota
Mblodha copat e hartės sė atdheut
I vura nė themelet e shtėpisė sė vjetėr
U ktheva tė ngrohem te oxhaku im i djegur
Nėpėr damarėt e mi qarkullon amaneti
Atdheu besa gjaku varret loti krenaria


 

RRUGĖT E BARDHA

 

Hijen e mbėshtolla me petkun e dhimbjes

Mallin e shtrėngova fort nė gjoks

 

Mbrėmė isha mysafire e qiellit

Shtrat m’u bėnė yjet nikoqire hėna

Shtrova sofrėn e mbuluar me dhimbje

Dhe pjatat e mbushura me pikėllim

 

Sot mėngjesi im nuk agoi

As dritėn e diellit nuk e shikoj

Nė syrin tim det nuk ka mė lot

Shteruan edhe krojet qė derdheshin nė tė

 

Nė ėndėrr mė shfaqesh ēdo natė

Eja nė krahėt e mi tė gurėzuar

Ma mbėshtet kokėn nė prehėr si dikur

Etjen ma shuaj ma sjell dritėn e lirisė

 

Dikush po troket nė ndėrgjegjen e pritjes

Mė duket se janė eshtrat e bijve tonė

Fanarė ndriēojnė nė errėsirė

Mos ua kėpusni ėndrrat

 

Rri e vetmuar nė strehėn e pritjes

Me strajcėn e mbushur plotė shpresė

Vdekja nuk mė merr pa i parė sytė e lirisė

Ata duan ta puthin dheun e atdheut

 

Nesėr pritja do tė heshtė

Shtigjet e shpresave do tė mbyllen

Do tė shndėrrohem nė varg tė poezisė

Melodi e atdheu nė telat e ēiftelisė