.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Mexhid Mehmeti

MEXHID MEHMETI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MEXHID MEHMETI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind mė 11 qer­shor tė vitit 1948 nė Zhu­ni­cė tė Pre­she­vės. Filloren dhe gjimnazin i kreu nė Pre­she­vė, kurse Fakul­te­tin Filozofik, degėn e gju­hės dhe letėrsisė shqipe, nė Universitetin e Koso­vės nė Prishtinė.

            Ishte profesor i gjuhės dhe letėrsisė shq­ipe nė Qendrėn arsimore "Skėn­derbeu" nė Preshevė. Pu­noi pėrkthyes e gazetar nė "Flaka e vėllazė­ri­mit" nė Shkup. Ndėrkaq, nga viti 1985 e deri nė pėrfundim tė luftės sė fun­dit nė Kosovė, punoi ga­zetar dhe redak­tor i kulturės nė "Rilindja" - "Bu­jku".

            Ėshtė prezantuar nė disa antologji po­e­tike, nė mesin e tė cilave edhe nė "Poets for world peace" tė Akademisė Botėrore tė Paqes "Stefan Gil" tė Ka­na­dės, pastaj nė disa tekste universitare, leksikone, albume, boti­me kri­tike etj., nė shqip, anglisht, gjer­ma­ni­sht, rumunisht, boshnjakisht, kinezisht, mo­n­­go­lisht e gjuhė tė tjera.

            Nė dy mandate ishte anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Ko­so­vės, ku ish­te i anga­zhuar nė shumė aktivitete, pėr­fshirė kėtu edhe juri­tė, komisionet e shumta etj.

            Ėshtė fitues i disa ēmimeve nė poezi, kurse mė 2006, pėr romanin "Shta­tė ditė pas vdekjes", mori ēmimin "Hivzi Sulejma­ni", tė cilin LSHK e nda­nė pėr veprėn mė tė mirė tė vitit tė botuar nė prozė.

            Qė nga paslufta jeton dhe vepron nė Prish­tinė, pėrkatėsisht nė Fushė - Kosovė.       

            Bo­toi kėto vepra letrare:     

 

            Poezi

            "Klithje e pėrmallim", 1977

            "Frymėmarrje", 1984

            "Peizazh i ngrirė", 1994

            "Rikthim dhembjeje", 1998

            "Pikė nė zemėr", 2005

            "Pėrtej harrimit", 2008

           

            Poema

            "Presheva", 1998

            "Pallati me yje", 2006

            (poemė pėr fėmijė)

 

            Tregime

            "Lumja", 1982

            "Puthja vrastare", 2003

 

            Novela

            "Hija e korbit", 2005

            "Zgafella e hutinit", 2005

 

            Romane

            "Shtatė ditė pas vdekjes", 2006

            "Furtuna", 2007

            "Lėmė derrash", 2010

            "Ishulli i vdekjes", 2012

            "Tuna", 2012

            "Kalvari", 2012

 

            Romane pėr fėmijė

            "Ēamarrokėt I",2015

            "Ēamarrokėt II"2015

            "Ēamarrokėt III"2015

 

            Drama

            "Zibardhėt", 1998

            "Monstrumiada", 1998

            "Ėndėrroj pėr njė ditė", 1998

            "Vdekje e hijshme", 1998

 

            Publicistikė

            "Njeriu qė rrezonte mirėsi", 2010 (epa­­­­bo­­tuar)

 

            Nė gjuhė tė tjera

            "Poezi tė zgjedhura", kinezisht, 2010

            "Gatanje" (Fall), boshnjakisht - ang­li­sht, 2012

            "Naopta lunga" (Natė e gjatė), ruma­nisht, 20­12

            "Anatomia del dolore" (Anatomia e dhe­m­b­jes), italisht, 2013

            Botimin e presin edhe 12 dorėshkrime tė gatshme pėr shtyp.

 

           

 

            MBETĖRESHA IME MUZĖ

 

            mbretė­re­sha ime muzė

            pati dėshirė tė marrė

            tė mė shndė­­rro­jė

            nė luftėtar sozish e kafkash

            mė donte tė tillė po­et

 

            nė tokėn kafkiane

            kėtė mund ta kenė dėshiruar

            shumė­­kush

            por tashmė nuk gjen­deshin

            kafka tė tilla dashurish

 

            mun­gonin gozhdėta­rėt

            tė kalėronin harbu­eshėm

            qiellit me qerre di­elli

           

            tashmė

            tė ardhurit po villnin

            po seksonin pabesisht

            veshur me kėmishė qash­­tėrore

 

            po mė goditnin fort

            me ve­tė­ti­ma sėpatash

            tė ma fshinin nga kujtesa

            mollėn e kuqe

 

            mė rrihnin pamėshirshėm

            t'mė shndė­rronin nė moshtėr

            qė kullot fush­tirave tė mortit

            ndaj pa asnjė hezitim

            kėmbeva shpa­­tėn me penė

            dhe pėrjetova

            ekstazė (ri)n­gjalljeje

 

            tashti

            ngjallem pas ēdo fjale

            pas ēdo var­gu

            pas ēdo rime besoj

           

            tashti

            me fyellin tim kan­gjelor

            me pasionin e lulimtė

            pas atij (ri)zgjimi biblik

            shumėkujt do t'ia prishi

            gju­min shekullor

           

            nga sot e tutje

            kėmisha e bar­dhė nė trupin tim

            nuk do tė jetė e bardhė

            as dita e zgji­mit

            nuk do tė jetė

            dita e gjykimit

            ndaj

            mos mė fajsoni

            kur t'mė gro­posni

            atje ku "rrojnė" tė vdekurit

            nė vend­­gjue­titė e pėr­hershme

            tė qetėsisė hesh­take

           

            o zot

            do tė mė m­u­n­gojė shumė

            vetėm mbre­tė­resha ime muzė

 

            2012

 

 

            VARGJET QĖ S'I SHKROVA

           

            m'kanė zėnė ngushtė

            vargjet qė s'i shkrova kurrė

            m'akuzojnė (pa)drejtėsisht

            pėrse (nuk) shkrova

            (mė) shumė pėr dashurinė

            pėr dashuritė

            dashuriēkat

 

            m'kanė zėnė ngushtė

            vargjet qė nuk i shkrova

            mė pyesin (jo)qėllimisht

            ku ndodhen tash

            ish tė dashurat e mia

 

            m'kanė zėnė ngushtė

            vargjet qė s'i shkrova kurrė

            parakalojnė para meje

            si nė rreth vallėzimi

            e ma mbajnė gojėn mbyllur

            t'mos e them pėrgjigjen

 

            mė kanė zėnė ngushtė

            vargjet qė s'arrita t'i shkruaj

            duan tė shndėrrohen nė yje

            ndoshta

            pėr t'u parė mė mirė

            kujtimeve tė brishta

 

            m'kanė zėnė ngushtė vargjet

            qė s'munda t'i shkruaj dot

            m'akuzojnė (pa)drejtėsisht

            nė kėtė moshė tė pa moshė

            sepse e tepėrt ėshtė tash

            letra e bardhė -

            e kotė joshja e saj

 

            m'kanė zėnė ngushtė

            vjershat qė s'arrita t'i shkruaj

            janė shndėrruar n'ofshamė

            tė gjitha

            tok me tė gjitha

            ish tė dashurat e mia

            tė cilave s'ka kush ua shkrinė

            as me hukamė

            lotin e gurėzuar n'qepallė

            2013

           

 

            NDJEHEM MBRET

           

            kam vuajtur shumė

            nga smundėri

            e merakut tė pėrtejmė

            nd­o­­­nė­­se

            me kėmbanė ringjalljeje

            mė gufmoi ylli i fatit

 

            anedon kam rrojtur

            si vetmitar

            i bregut tė nostalgjisė

            kėtu nė konti­nen­­tin mė­mė­lin­dės

            me mollėn e kuqe nė zemėr

 

            edhe sot

            si ngahera

            rroj ve­tėm nė askundėri

            tė botės imagjinare

            pėrplot errė­si­rė

           

            megjithėse jam ndjerė mbret

            pėrherė

            se­pse

            gjatė gjithė kohės

                        gjithjetėsia

            si mister i tė lashtit gulm

            dhe dashuria bukurillahtare

            ma cungonin

            mėmėdheun fatpadalė

            duke ngujuar

            legjendėn tragjike

            tė tė zezės hijeshi

            tė mortit

 

            2012

 

 

            TESTAMENT

 

            nėse vdes nesėr

            pėr mua

            mos thuani asgjė

            as mos i pėrlotni sytė

            por heshtni

            heshtni mė tepėr se njė minutė

           

            sa isha gjallė

            njė minutė hesh­tjet

            mė patėn ardhur maje hunde

           

            tash sė vdekuri

            mė shfletoni faqe pėr faqe

            nga­dalė e qetė

            gėzueshėm

           

            a nuk ėshtė thėnė

            sa e sa herė

            jeta shkru­an romane

           

            vetėm kėtė herė

            mė besoni nė fjalė dhe...

            nėse e takoni tė dashurėn time

            i thuani se

            nuk ėshtė bėrė kijameti

            nė shkretėtirė

            ende mbre­tė­ron

            vapa pėrcėlluese

            kurse nė polin e veriut

            bukuria vrastare

            e bardhė e ftohtė

            t'i verbon sytė

            n'damarė ta ngrinė gjakun 

                       

            kur tė vdes

            mos mė vishni

            si babain tim

            me kostum solemn

            mos mė vėni kolla­re

            si lak ekzekutimi n'qafė

            as kėpucė tė reja

            mos mė mbathni

            atje ku do tė mė shpijeni

            nuk ka kush t'mė thotė

            i shkefsh me t'shėndoshė

             

            nė varrimin tim

            nuk dua askush tė mbajė fjalim

            pėr tė fituar poen politik

            nė varrimin tim

            nuk dua as hoxhė

            as pop

            as prift

            parajsėn duhet ta kem merituar

            pa ndihmėn e tyre

           

            ju tė mirėt

            sypėrloturit e mi

            mė shpjeni nė varr

            tė nyndė

            mbuluar me libra e fletore

            vendet mė intime

 

            ose mė mbėshtillni

            me letrėn e shkruar me jetė            

            nuk mė duhen sarkofag

            tabut a qefin

            atje ku krim­bat

            do ta bėjnė punėn

            pa e pyetur askė

 

            nesėr nėse vdes

            mė varrosni so­lemnisht.

            me kėngė vaji nė buzė

 

            nė pėr­jetėsi mė pėrcillni

            dhembshėm

            ashtu siē e pėrcolla dikur

            tek tjetri

            tė dashurėn time

            vdekur pėr sė gjalli

            2013

 

 

            SERIOZISHT

 

            a tė kujtohet

            si m'pate thėnė

            ditėn e fundit

            qė bėmė dashuri

 

            seriozisht

            m'pate thėnė

            se jam tepėr skeptik

            dhe tepėr egoist

            kurse ty tė duhej

            njė person normal

            qė nuk rron

            mes botėve imagjinare

                       

            je i sėmurė

            tapė i dehur

            ndoshta edhe i droguar

            mė pate thėnė

            me gjithė mend

 

            seriozisht

            m'pate thėnė 

            se nuk e pėlqeje

            muzikėn qė dėgjoja

            as vallet qė vallėzoja

            as filmat qė shikoja

            madje as librat qė lexoja

 

            janė ngarkesė shpirtėrore

            nuk kanė lidhje as me art

            mė pate thėnė

            dhe vazhdimisht

            mė shaje

            e mė kėrcėnoheshe

            me fjalėt

            idioti im

            mos

            mos ma prek prapanicėn

            mos mė kafsho

            mos i fut hundėt kudo

            as gishtat

            mos

            mos    

            mos

 

            sa herė

            duhet ta pėrsėris kėtė  

            mė thoshe

            teksa bėnim dashuri

            si tė ēmendur

            pėrsėri

            e pėrsėri

            e pėrsėri

 

            2013

 

 

            DITĖN QĖ MĖ LAGU SHIU

 

            ditėn qė mė lagu shiu

            librin tėnd

            e kisha me vete

            nė xhepin pranė zemrės

            e ruaja me xhelozi

 

            shiu nuk na kurseu

            as mua as emrin tėnd

            tė shėnuar nė kopertinė

 

            isha ndjerė keq

            jo pėr veten e qullur

            sa pėr librin

            qė e pėsoi

            nga pakujdesia ime

 

            njėjtė isha ndjerė

            edhe kur i lexoja

            poezitė tua

            nė librin e lagur

 

            isha tepėr i pikėlluar

            gjatė tėrė kohės

            sa tereshim me librin

            pranė oxhakut

            qė ma ndizte zemrėn flakė

 

            drita magjike e zjarrit

            pėrflaku ndjenjat 

            dhe dashurinė time

            duke e praruar me ar

 

            2014

 

 

            NĖ TY SHOH TĖ GJITHA GRATĖ QĖ I DESHA

 

            tė gjitha gratė

            qė i pėlqeva dikur

            tash i shoh nė ty

 

            tė gjitha gratė

            ama tė gjitha

            edhe ato

            qė nuk kam gu­xu­ar

            t'ju flas

            edhe ato

            qė nuk kam guxuar

            t'ju buzėqesh

 

            sepse nė ty

            gjendet krejt ajo

            qė kam parashikuar -

            jeta qė dikur e kam men­duar

 

            tash mė thuaj

            si duhet tė veproj

            ēfarė duhet tė bėj

            qė t'mė besosh

            pėr atė qė po ta them

 

            ndoshta mjafton

            tė tė shtrėngoj me du­ar

            tė tė puth me buzė

            tė tė shikoj me sy

            apo vetėm tė t'i dėgjoj fjalėt

            qė do tė m'i thuash

            pas kaq kohėsh memecėrie

 

            mė trego

            ēka duhet tė tė them tjetėr

            qė t'mė besosh

            se nė ty gjenden

            tė gjitha ish gratė e mia

            tė gjitha gratė qė i desha -

            dėshirova

            sepse tash

            je vetėm ti e dashur

            e nė ty ato

            tė gjitha

 

            2013