.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Migrena

Shkruan: Dr. Med. Naser H. EJUPI  

           MIGRENA

 

    Si faktor predispozues pėr paraqitjen e kokėdhembjes migrenoze janė: shqetėsimi, nervoza e madhe, lodhja, pagjumėsia, hipoglikemia (ulja e sheqerit nė gjak), mandej marrja e ushqimeve qė pėrmbajnė aminet vazoaktive (yndyrėrat e rėnda, ēokollatat, portokajtė, djathi i freskėt etj.). Edhe konsumi i alkoolit mund tė shkaktojė sulmin e migrenės.

           

           

            Migrena ėshtė kokėdhembja qė e pėrfshinė gjysmėn e kokės, prandaj edhe mjeku Galen (nė shek. II tė erės sė re) kėtė sėmundje ndryshe e quajti si hemicrane (nga greq. Hemi - gjysmė dhe cranin - kafkė).

            Migrena paraqitet mė tepėr te personat e rinj, kurse rrallė tek tė moshuarit.

            Mė e shpeshtė ėshtė te femrat se sa te meshkujt (3:2). Gjatė marrjes sė anamnezės familjare ėshtė vėrejtur se nė njė familje mund tė gjejmė 2 - 3 tė sėmurė nga migrena (nėna, motra, vėllai); prandaj mendohet se migrena ėshtė sėmundje trashėguese.

 

            Etiologjia e sėmundjes

            Njė numėr i madh i autorėve, migrenėn e quajnė si kokėdhembje alergjike, pasi qė ekzistojnė tė dhėna tė shumta qė flasin pėr natyrėn alergjike tė kėsaj sėmundjeje. Tek tė sėmurėt qė vuajnė nga migrena shumė shpesh vėrehen edhe reaksione tė tjera tė natyrės alergjike p.sh.: astma bronkiale alergjike, rrufa e polenit, sėmundjet alergjike tė lėkurės, tė traktit gastrocin - tensinal etj. Tė shumta janė rastet kur kokėdhembja migrenoze ėshtė nė lidhshmėri me pėrdorimin e ndonjė lloji tė ushqimit.

            Migrena ėshtė kokėdhembje tipike vaskulare ku nė fazėn e parė tė sulmit dominon ngushtimi i enėve tė gjakut tė trurit (vazokonstikcioni), kurse nė fazėn pėrfundimtare tė sulmit paraqitet zgjerimi i enėve tė gjakut tė trurit (vazodilatacioni), pėr kėtė migrena shoqėrohet me dhembje nė formė pulsative (“shpuese”).

            Kėto ndryshime qė paraqiten nė enėt e gjakut tė trurit janė si pasojė e reaksionit alergjik qė zhvillohet nė organizėm, me tė cilin rast lirohen tė ashtuquajturit mediatorė tė reaksionit alergjik (histamina) tė cilėt ndikojnė nė paraqitjen e ndryshimeve nė enėt e gjakut tė trurit dhe nė paraqitjen e dhembjes sė kokės.

            Nė paraqitjen e kokėdhembjes migrenoze rol tė rėndėsishėm luajnė edhe fokuset e ndryshėm infektivė nė organizėm.  Kėta fokus paraqesin burime kronike tė alergjinave bakteriale.

            Ėshtė e njohur se migrena te shumė te sėmurė paraqitet nė cikle tė rregullta  p.sh. pas zgjimit nga gjumi.

            Ndonjėherė ndodh qė sulmi i kokėdhembjes ta zgjoj tė sėmurin nga gjumi, qė shfaqet mė shpesh gjatė fazės REM.

                        Si faktor predispozues pėr paraqitjen e kokėdhembjes migrenoze janė: shqetėsimi, nervoza e madhe, lodhja, pagjumėsia, hipoglikemia (ulja e sheqerit nė gjak), mandej marrja e ushqimeve qė pėrmbajnė aminet vazoaktive (yndyrėrat e rėnda, ēokollatat, portokajtė, djathi i freskėt etj.). Edhe konsumi i alkoolit mund tė shkaktojė sulmin e migrenės.

            Tė sėmurit nga migrena zakonisht janė njerėz rigjidė, shumė precizė nė punė, por janė tė ndjeshėm edhe nė ērregullimet mė tė vogla tė planeve tė tyre.

           

            Tabloja klinike

            Migrena zakonisht fillon nė moshėn e adoleshencės dhe atė shumė mė shpesh paraqitet te femrat se sa tek meshkujt, gjė e cila na bėnė tė mendojmė pėr ndikimin e faktorit endokrin nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje.

            Nė favor tė kėsaj flet fakti se sulmet e kokėdhembjes migrenoze shpeshherė fillojnė gjatė menstruacioneve, shtatzėnisė apo laktacionit (dhėnies gji).

            Para sulmit tė migrenės shpeshherė mund tė paraqitet euforia, rritja e oreksit, ndjenja e freskisė psikike apo depresioni dhe lodhja.

            Ėshtė karakteristike edhe paraqitja e aurės te migrena e cila manifestohet me skotome (defekte nė fushėn vizive), me ndjenjė tė pranisė sė rrjetės sė merimangės para syve ose “si bie borė”. Pėr dallim nga ajo epileptike aura migrenoze zgjat mė tepėr.

            Vetė kokėdhembja lajmėrohet pas aurės dhe pėrfshin gjysmėn e kokės (hemicrania), por ndonjėherė ajo mund tė jetė e dyanshme. Dhembja mund tė ndihet thellė mbrapa syve ose nė kėndet e brendshme tė syve, por shpesh mund ta pėrfshijė regjionin fronto - temporal.

            Kokėdhembja zakonisht fillon si dhembje e topitur e cila mė vonė mund tė ketė karakter shpues.

            Intensiteti i dhembjes rritet gradualisht dhe pėrforcohet gjatė uljes sė kokės.

            Kokėdhembja migrenoze zakonisht pėrcillet me mundime, vjellje, me tė ėnjtur tė kapakėve tė syve, me hiperemi tė konjukturave (skuqja e syve). Pėr shkak tė fotofobies (frikė nga drita), tė sėmurėt e tillė tėrhiqen nė dhoma tė errta.  Sulmet e kokėdhembjes migrenoze zgjasin disa orė, e nė raste mė tė rėnda edhe disa ditė. Me kalimin e viteve sulmet rrallohen dhe bėhen mė tė lehta, e nė menopauzė shpeshherė intensifikohen.

           

            Mjekimi

            Duke marr parasysh faktin se edhe vetė etiopatogjeneza e migrenės nuk ėshtė sqaruar definitivisht, edhe mjekimi  etiologjik i saj paraqet vėshtirėsi tė mėdha.

            Parimet kryesore tė mjekimit etiologjik tė migrenės janė:

            a). Mėnjanimi i faktorėve tė cilėt mund tė kenė rėndėsi pėr manifestimin e kokėdhembjes migrenoze (llojet e ndryshme tė ushqimit, ērregullimet gastrointestinale, pirja e tepruar e duhanit, e alkoolit etj.).

            b). Zbulimi dhe mėnjanimi i faktorit direkt etiologjik i cili shkakton sulmet migrenoze. Nė kėtė aspekt duhet hulumtuar anamnezėn, duke bėrė teste tė ndryshme pėr verifikimin e pranisė sė hipersensibilitetit (alergjisė), duhet zbuluar fokuset infektivė eventualė tė organizmit dhe duhet shėruar ato me antibiotikė.

            Nė raste kur migrena ėshtė nė lidhshmėri me menstruacionet, duhet dhėnė preparatin me emrin progesteron.

            Sot mjekimi bashkėkohorė i migrenės bėhet me anė tė hipnozės, akupunkturės si dhe me pėrdorimin e barėrave antimigrenoze. Prej barėrave antimigrenoze mė tepėr pėrdoren: Stugeroni, Avamigrani, Sandomigrani, Deserili, Migristene, Ditamini etj.

            Pėrshkrimet e barėrave, dozimin dhe mėnyrėn e pėrdorimit duhet ta bėjė mjeku.