.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Milioneri

Shkruan: Mark FISHER

Libri “MILIONERI” mund tė shkarkohet falas nė sektorin “Literaturė”

 

MILIONERI

 

Pėrkundėr asaj se emocionet e kanė paralizuar, djaloshi ka ndier se edhe diēka ka nė letėr – testamenti i Milionerit. Ka qenė nė kuvertėn posaēėrisht tė madhe, i vulosur  me vulėn e madhe tė kuqe prej dylli nė formė trėndafili. Djaloshi kujdesshėm e ka thyer vulėn, e ka hapur kuvertėn dhe e ka nxjerrė dokumentin prej disa faqesh.

 

 

Djaloshi nuk mbeti kohė tė gjatė vetėm. Pėrnjėherė ėshtė lajmėruar shėrbėtori, duke bartur kuvertėn. Ia ka ofruar djaloshit, duke i sqaruar: “Imzot mė ka urdhėruar t’jua dorėzoj kėtė. Ka insistuar qė kėtė ta lexoni i vetėm nė dhomėn tuaj. Edhe njė ditė mund ta kaloni kėtu. Atėherė duhet tė shkoni. Kėto janė dėshirat e zotėrisė tim.”

Djaloshi i ėshtė falėnderuar dhe me kėrshėri tė madhe pėr tė parė se ē’kishte nė kuvertė, ėshtė kthyer dėgjueshėm nė dhomėn e vet. Kėsaj here, sakaq, ishte mjaft i kujdesshėm qė ta lente derėn pakėz ēelur nga frika se mos pėrsėri po e mbyllnin.

Ėshtė ulur nė skajin e krevatit, e ka hapur kuvertėn me nxitim dhe e ka nxjerrė letrėn. Ka qenė e shkruar me dorėshkrim tė tejbukur, me ngjyrė tė zezė, kurse prej saj ėshtė pėrhapur aroma dehėse e trėndafilit.

“Kėto janė dėshirat e mia tė fundit”, ka qenė e shkruar. “Po t’i lė tė gjithė librat nga biblioteka ime. Do tė jenė shumė tė dobishme. Mos e bėj gabimin e njėjtė me librat si shumė tė tjerė. Disa njerėz besojnė se pėrmbajtja e librit ėshtė plotėsisht e pavlerė. Besojnė se ata vetė pėrsėri e zbulojnė botėn. Dhe duke qenė se nuk kanė zėnė kurrfarė dobie nga dituria nė libra i pėrsėrisin, fatkeqėsisht, gabimet e tė parėve tė tyre. Ashtu humbasin shumė kohė dhe shumė tė holla.

Mos bjerė as nė kurthin tjetėr – qė verbėrisht t’i besosh pėrmbajtjes sė librave dhe tė lejosh qė ato para teje tė mendojnė pėr ty. Me rėndėsi ėshtė se njerėzit e vyeshėm, autorėt e atyre librave, kanė udhėtuar shumė dhe i kanė parė shumė gjėra. Libri ėshtė gjithmonė, deri nė njėfarė mase, tregim pėr atė rrugė. Por rruga kah ti shkon nuk ėshtė e njėjtė si e tyrja. Ruaje vetėm atė qė e mbijeton kohėn. Sa u pėrket tė tjerave, shfrytėzoje atė mė tė vlefshmen qė ke: kokėn tėnde. Ajo ėshtė, me sa di unė, akoma shpikja mė e madhe pėr tė menduar. Pėr fat tė keq, shumė njerėz e harxhojnė jetėn duke kėrkuar mėnyra qė thjesht tė mos mendojnė. E tillė ėshtė natyra njerėzore. E prirur ėshtė pėr zgjidhjet e lehta, sė paku nė dukje. Me njerėzit kryesisht zotėron natyra dhe instinktet. Ki kujdes qė mendja jote tė dalė fitimtare.

Qė nga takimi ynė i parė kam provuar tė t’i bart margaritarėt e urtisė tė cilėt kam arritur t’i mbledh gjatė jetės sime tė gjatė. Nė kėtė dokument do t’i gjesh disa nga mendimet tė cilat pėrfaqėsojnė trashėgiminė time shpirtėrore. Do tė dėshiroja tė jepje ēdo gjė nga vetja dhe t’ua transmetoje njė numri sa mė tė madh njerėzish. Kėshtu jeta ime do tė kishte kuptim. Iu trego njerėzve pėr takimin tonė dhe pėr tė fshehtėn tė cilėn e ke mėsuar. Para kėsaj, ndėrkaq, duhet edhe vetė ta shijosh. Metoda qė nuk ėshtė e provuar dhe e testuar, plotėsisht ėshtė e pavlerė. Pėr gjashtė vjet do tė bėhesh milioner. Atėherė do tė jesh i lirė pėr tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm qė t’ua transmetosh trashėgiminė time tė tjerėve dhe t’iu flasėsh pėr takimin tonė.

Tash duhet tė tė lė. Trėndafilat e mi edhe ashtu tepėr gjatė mė presin.”

Pėrkundėr asaj se emocionet e kanė paralizuar, djaloshi ka ndier se edhe diēka ka nė letėr – testamenti i Milionerit. Ka qenė nė kuvertėn posaēėrisht tė madhe, i vulosur  me vulėn e madhe tė kuqe prej dylli nė formė trėndafili. Djaloshi kujdesshėm e ka thyer vulėn, e ka hapur kuvertėn dhe e ka nxjerrė dokumentin prej disa faqesh.

Ky dokument i pazakonshėm ka qenė i shkruar me dorė, me shkronja tė mėdha madhėshtore tė cilat janė dukur ashtu tė frymėzuara sikur po e frymonin njėfarė jete tė tyren. Djaloshi plot njė orė ka qenė i preokupuar me testamentin, e iu ka dukur se kanė kaluar vetėm disa minuta.

Kur e ka kryer leximin, ka qenė e natyrshme tė shkojė e ta falėnderojė Milionerin pėr dhuratėn aq tė ēmueshme. Ėshtė kthyer shpejt nė dhomėn e ndejės.  Nuk ka qenė askush. E ka ftuar shėrbėtorin. Nuk ka pasur as pėrgjigje. Pasi qė pas stuhisė pėrsėri ka vezulluar dielli, ka menduar se Milioneri u ėshtė kthyer trėndafilave tė tij. Ka pasur tė drejtė, por plaku u ėshtė shoqėruar atyre nga arsye fare tė tjera.

Djaloshi ka vrapuar nė kopsht duke e kėrkuar Milionerin. Befas e ka parė. Mjaft ēuditėrisht, plaku ka qėndruar shtrirė nė mes tė rrugės, pranė kaēubės sė trėndafiltė. Pranė tij ėshtė prehur shandani: vetėm edhe njė qiri akoma ėshtė ndezur – mė i madhi, gjithė tė tjerėt janė fikur. Nė shikim tė parė djaloshi ka menduar se Milioneri vetėm po flinte, se pėrpak ka dremitur nė vendin jo tė zakonshėm – ka qenė, nė fund tė fundit, mjaft ekscentrik. Por, sa mė tepėr i ėshtė afruar ka qenė gjithnjė e mė i brengosur, sikur ta ndiente se po ndodhte diēka shumė serioze.

Kur pėrfundimisht i ėshtė ofruar Milionerit, frika e tij ka dalur e arsyeshme. Plaku ka qenė i veshur me petk tė bardhė solemn i cili i ka arritur gjer tek zokthi i kėmbės. Nė duart e tij tė kryqėzuara mbi gjoks ėshtė ndodhur vetėm njė trėndafil. Nė fytyrėn e tij nuk ka pasur as njė trohė frikė, as gjurmė vuajtjeje. Ka qenė plotėsisht i qetė: ka qenė i vdekur, pikėrisht siē nga larg iu duk djaloshit. Ėshtė bindur pėr kėtė pasi qė ėshtė gjunjėzuar mbi tė dhe ka vėnė veshin te goja e plakut. Mė nuk ka frymuar, edhe pse qenia e tij pėrgjithėsisht ka rrezatuar lumturi tė mbinatyrshme.

“Sa ēuditėrisht ka vdekur!” ka klithur djaloshi nė vetvete. Milioneri e ka ditur momentin e saktė se kur ėshtė dashur tė shkojė.  Kushedi, ndoshta e ka porositur ēastin e saktė tė largimit tė tij me ndonjėfarė mėnyre ēuditėrisht tė fshehtė, tė  cilėn vetėm ai e ka ditur, apo thjesht ka vendosur tė vdesė! Djaloshi kėtė kurrė nuk ka pėr ta ditur. Milioneri kėtė tė fshehtė e ka marrė me vete.

Djaloshi e ka ndier se edhe pėr tė ka ardhur koha e largimit. Kėtu mė asgjė nuk ka mundur tė bėhet. Por, para largimit, ka menduar, ndoshta me vete do tė mund ta merrte trėndafilin e Milionerit pėr kujtim. Ėshtė gėrmucur mbi trupin e vdekur dhe e ka zgjatur dorėn. E ka prekur trėndafilin, por befas e ka tėrhequr dorėn, duke vendosur qė tė mos e merrte. E ka ndier se me kėtė do ta pėrdhoste kujtimin pėr Milionerin. Ai trėndafil i pėrkiste atij. Ai ka qenė shoqėria e tij e fundit. Djaloshi ėshtė drejtuar dhe shikimi i ka rėnė mbi shandanin nė tė cilin qiriu i mesėm ēuditėrisht akoma ndizej. Lotėt i kanė rėnė pėr tokė. Nuk e kishte njohur Milionerin kohė tė gjatė, por aq thellėsisht ishte lidhur me tė, si ta kishte pasur prind.

Solemnisht, atėherė, nė atė vend, ėshtė betuar se nuk ka pėr ta tradhtuar Milionerin; e se ka pėr ta bartur mėsimin e tij nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė ai di. Nė ēastin kur e ka pėrfunduar betimin e tij solemn edhe qiriu i fundit ishte fikur.

Djaloshi ėshtė larguar nė mėnyrėn e njėjtė, ashtu siē ka ardhur, fuqimisht duke e mbajtur dėshirėn e fundit tė Milionerit dhe testamentin nė gjoksin e vet.

Ditėn tjetėr biblioteka i ka mbėrritur nė shtėpi. Ka qenė aq e madhe saqė ka mbetur fare pak vend pėr gjėra tė tjera. Nė tė vėrtetė, para djaloshit menjėherė ka shkrepur dilema: ose pėr t’u shpėrngulur ose pėr t’i larguar disa libra. E ka zgjedhur shpėrnguljen. Dhe kėtė e ka bėrė me zemėr tė lehtė. A nuk ka qenė, vallė, kjo shenjė e jetės sė re qė po fillonte?

 

Fragment nga libri i Mark Fisherit “MILIONERI”