Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Miltiadh Davidhi

MILTIADH DAVIDHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MILTIADH DAVIDHI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

           Miltiadh Davidhi ka lindur nė Krutje tė Lushnjės nė 12 shtator 1955. Pasi mbaron shkollėn fillore dhe tė mesmen nė vendlindje, Krutje tė Lushnjės, vazhdon studimet pėr mjekėsi veterinare dhe diplomohet ne 1980-ėn. Aktualisht jeton nė Ēermė si dhe nė Salerno e nė Modena tek fėmijėt. Poezitė e para i botoi nė gazetėn lokale “Shkėndija” kur ishte vetėm 18 vjeē. Ėshtė autor i kėtyre librave:

 

            Poezi

 

             -“Parajsa Danteske pėrballė Ezopit plak”, 2001,Shtėpia Botuese Afėrdita.

            -“Ujėvara hėne”,2008, Toena. (Parathėnia e kėtij libri ėshtė botuar, nė gazetėn Iliria nė Amerikė).

            -“I njėjti zė njeriu”, 2011, Uegen.

            - “Globi mbi fije bari”, Shtėpia Botuese ’’ADA’’, Tiranė 2014.

 

            Prozė

 

            - “Bregu i ferrparajsės”, Roman, 2010, ’’Ada’’,

            -“Nyja e vdekjes”, Novelė, 2014, ’’ADA’’.

 

            Fabula

 

            -’’Rosa qė bleu tapet’’, 1996, Toena.

            -’’Fabula tė reja’’, Shtėpia Botuese Afėrdita.

            -’’Mjekėr dhia, mjekėr cjapi, 2002, Toena.

 

            Ka tė pėrfunduara dhe tė gatshme pėr botim librin me tregime ’’DHĖMBĖ GJARPRI’’ si dhe tre vėllime me poezi tė botuara herė pas here nė faqet e shtypit letrar dhe me prononcim tė poetit Faslli Haliti, Visar Zhiti etj...

            Ėshtė pėrfshirė nė antologjinė poetike ''Lotėt e virgjėr'' botuar nga Prof. dr. Fatmir Terziu dhe Agim Mato, ’’Nė historinė e letėrsisė shqipe pėr fėmijė e tė rinj’’ shkruar nga Astrit Bishqemi, nė antologjinė me tregime botuar nga shtėpia botuese ’’Ada’’ nė 2009, nė antologjinė poetike ’’ĒAMĖRI ZEMRA IME’’ pėrgatitur nga Fatime Kulli e Kolec Traboini nė 2014-ėn, nė tė gjitha antologjitė e Shtėpisė Botuese MUZGU tė botuara prej Mark Simonit gjatė vitit 2014, ėshtė botuar nė tė dyja Antologjitė pėr ēlirimtarėt e Kosovės kushtuar dėshmorėve Sejdi Krelani, Iliaz Kodra e Antigona Fazliu,si dhe nė disa antologji tė tjera poetike.

            Pėr tė janė tė shumtė shkrimtarėt e kritikėt e kohės qė janė prononcuar duke shkruar si; Poeti Faslli Haliti, Prof.dr. Klara Kodra, poeti dhe shkrimtari disident Visar Zhiti, Prof. dr. Fatmir Terziu, kritiku e shkrimtari Fatmir Minguli, poeti,shkrimtari e kritiku Agron Shele, shkrimtarėt Kozma Gjini, Hyqmet B Hasko. etj. Nė konkursin e organizuar nga gazeta telegraf nė vitin 2014, pėr cikle poetike tė botuara nė Suplementin Pena Shqiptare i ėshtė dhėnė ēmimi i lexuesit... Po kėshtu poezitė,tregimet,fabulat e fragmentet e romanit tė tij, janė vlerėsuar dhe vlerėsohen ēdo ditė nga shumė shkrimtarė e poetė tė tjerė me emėr e tė rinj, nėpėr faqet letrare qė botohen prej gazetave e grupimeve letrare duke u prononcuar pėr tė me super relativa.

 

 

 

 

BIRI IM

 

Kjo kohė,qė pėr mua ėshtė fundi, pėr ty ėshtė fillimi,

Dhe tėrė koha, ėshtė njė lojė midis fundit e fillimit tim,

Dhe fillimit e fundit tėnd.

Ėshtė njė rrugė e palėvizshme, statike,ku udhėtojmė

Me kahe tė kundėrta, por, qė gjithmonė takohemi

Nė njė pikė tė saj.

Gjendjen shpirtėrore se si takohemi

Nuk e mbaj mend mirė,

Ndoshta takohemi si dy trupa tė ngurtė

Qė janė nė lėvizje tė pėrjetshme,

A ndoshta si dy shpirtra tė gjelbėr,

Ku secili zbukuron e than degėzat e veta.

Gjithsesi ka shumė rėndėsi qė takohemi,

Se gjithmonė ėshtė e pranishme mundėsia

Tė mos ishim takuar kurrė.

Pak re tė vdekura vėrtiten nė horizontin e qiellit

Pa u takuar, megjithėse janė tė pranishme

Nė tė njėjtėn kohė?

Por unė bleroj e thahem ēdo ditė pėr vete e pėr ty

Dhe i rrit degėt e rrėnjėt,qė gjithmonė tė krijohet

Mundėsia pėr t’u takuar me ty

Nė njė pikė tė caktuar tė ditės,

Si grimcėz e ajėrt e kohės,

Dhe pėr tė lėnė njė gjurmė tė padukshme.

S’mund ta jetoj kohėn time pa u takuar me ty,

Sa qė mė ėshtė krijuar mendimi,

Se kam lindur pėr tė takuar ty, pjesėzėn e shpirti tim

Prej drite e ere.

S’mė pėlqejnė ata qė ēirren e mburren,

Se kanė lėnė nėpėr rrugėt e kohės

Gjurmė tė mėdha,tė bujshme e tė dukshme.

Qesharake! Gjurmėt tona janė gjithmonė

Tė vdekshme,biri im,ashtu si dhe koha,

E cila na kalon e ajėrt nėpėr gjithė trupin,

Duke na i mbushur poret

Plot me dritė e freski mėngjesi tė trėndafiltė

Siē ėshtė dhe gjaku ynė, e vrapon sėrish

Nėpėr peizazhe tė tjera njerėzore.

Kushdo qoftė fundi im e fillimi yt,

Nuk ka shumė rėndėsi. Vlerė ka vetėm qė koha

Ėshtė e bukur dhe kėshtu siē ėshtė,

E ne duhet ta jetojmė si grimcėza drite,

Ajri,uji e pluhuri,

Tė cilėt krijojnė blerim e jete,

E pikėrisht nė atė kohė

Qė pėr mua ėshtė fundi dhe pėr ty fillimi, biri im.

 

 

KĖNGA E SHPIRTIT 

 

O shpirti im, kėtu ka tradhti.

Ti mė gėnjen kur thua qė,

Jam ende i ri,

Se i ri ke mbetur

Vetėm ti,vetėm ti,

I fshehur tek unė pėr mrekulli.

 

Pak e nga pak

Po shndėrrohem

Nė plak,oh, unė i mjeri plak.

Kur me hile ma bėn

Keq s’tė vjen aspak?!

 

Kur mė shikon qė tretem si re

Dhimbje ti s’ke?!

Dhe tė strehova

Me kaq pėrkushtim

Nė trupin tim!

 

Njė ditė pa tė keq

Do mė braktisėsh

Nė ajėr do shndėrrohesh,

I mjeri ē’do heq!

E qiejve do mbetesh

I panjohur, anonim,

 

Ty qė tė ushqeva

Me shpresėn time,

Ty qė tė rrita

Me gjakun tim!

 

Do mė lesh si zgavėr

Pa gėzim e hare,

Do kthehem nė pluhur,

Do shndėrrohem nė dhe,

 

Pak dhimbje nuk ke ?!

Pak dhimbje nuk ke?!

 

 

BULKTHET

 

Mė pėlqen tė eci mbrėmjeve

Me zėra nate,

E kėngė bulkthash.

 

Heshtja

S’mund tė hesht

E tė mbjellė shijen e vdekjes.

 

Kėnga e bulkthave dėgjohet

Si njė kor drite

Shkėputur nga zėrat e universit,

E bulkthat e veckėl

Sikur thonė:

 

-Ka jetė, ka jetė,

Dhe pse nata,errėsira,heshtja,

Ka pushtuar gjithėsinė!

 

 

THIKA

 

Thika i ngjan njė rreze pabesie

E mprehur mirė nė grinė e reve,
Herė e ngrohtė e herė e akullt
Kur e prek me dorėn e sinqeritetit.

 

Drita ėshtė syri i prerė 
Nė tehun e saj.

 

Parapėlqen mė shumė natėn

Tė fshihet nė kėllėfin e errėsirės,

E tė bėj klithmėn tė heshtė.

 

Atėherė dhe hėna e yjet janė

Mė tė pėrgjumura,

E mė tė shkujdesura.

 

Njė lule e brishtė e sapo vrarė

Ėshtė trupi i fundit i pėrgjakur,
Flakur pa mėshirė nė guva resh,

E ferra tė pashpirta.

 

Gjithmonė djeg si rrufe pas shpine

Dhe kurrė s’ke pėr ta besuar,
Se ajo godet me dorėn e njė miku.

 

Drita ėshtė syri i prerė 
Nė tehun e saj.

 

 

MĖ JEPNI NJĖ ĖNDĖRR!

 

Mė jepni njė ėndėrr,

Ku mund tė vendos shpresėn,

Besimin,

Tė shikoj thellė e mė thellė

Shpirtin e bukur nė sytė e njė zogu

E nė fijen e barit,

Njė ėndėrr tė gjallė me trup,kokė

Dhe gjymtyrė,

Qė ecėn drejt dashurisė,

E jo, drejt urrejtjes.

 

Me sy, flokė e buzė,qė mund tė puthin

Sinqerisht e pa u shtirur!

Mė jepni njė ėndėrr tė gjallė,

Se mė shkoj jeta duke qarė

Mbi arkivole vetėtimash e resh,

Me ėndrra tė parealizuara,

Tė vdekura,

Veshur me kostum tė zi nate

E me sytė plot me lot.

 

Shpirti m’u bė fantazmė e s’mė ndahet

Duke mė ndjekur nga pas!

 

Mė lutet t’i besoj

Zėrit prej fantazme,duke mė thėnė se,

Dhe unė njė ditė prej dite

Do jem fantazmė

E frikshme pėr t’u parė,

Njė trėndafil me petalet nė zi.

Mė jepni njė ėndėrr qė tė jem njeri!