Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Mimoza Thoma Agalliu

MIMOZA THOMA AGALLIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MIMOZA THOMA AGALLIU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U  lind mė 19 Korrik 1962, nė Tiranė. Shkollėn e mesme, e kreu nė Gjimnazin “50 Vjetori i Pavarėsisė” nė Tiranė me rezultate tė larta.

            Ka kryer Fakultetin e Infermierisė, si  dhe Fakultetin Histori - Filologji (Dega - mėsuesi). Ka kryer Masterin shkencor ‘Menaxhim Publik dhe Spitalor’, si dhe Masterin shkencor pėr ‘Menaxhim Mjedisi dhe Territori’, pėr shkencat Humane. Fillimisht, ka punuar si eksperte shėndetėsie (1983 – 2000), periudhė nė tė cilėn ka pėrgatitur njė studim me temė; ”Kujdesi Infermieror dhe Edukimi shėndetėsor nė parandalimin e sjelljeve tė rrezikshme pėr shėndetin tek Fėmijėt e shkollave 9 vjecare” tė Tiranės (2009).

            Ka botuar Librin historiko- social “Mbrojtja Ndėrkombėtare e Minoriteteve” (Shtator 2013). Nė kėtė libėr studimor, ligjėrohet, sanksionohet, gjithė forca mendimore; argumentohet gjithė arsenali teorik dhe veprimtaria praktike nė favor tė sė Drejtės Ndėrkombėtare tė Minoriteteve, tė cilat, nė praktikėn historike botėrore, kanė qenė produktore tė mosmarrėveshjeve, tė keqsjelljes, tė kundėrveprimit dhe tė impulsimit, tė nxitjes sė invazioneve dhe luftėrave tė hapėsirave tė ndryshme, deri nė Luftra gobale, sjellėse tė pasojave katastrofike e tjerė. . Ky libėr vlen dhe pėr hapje tė vizionit individual dhe pėr leximin e panoramės shqiptare tė emigrimit.

            Ka punuar pėr njė periudhė tė gjatė, si Pedagoge nė Fakultetin Publik tė Infermierisė nė Universitetin e  Tiranės, nė Lėndėn–Anglisht Mjekėsore (2004- 2010). Mė vonė ka punuar Pedagoge nė Fakultetin e Infermierisė nė Universitetin “Kristal”, si dhe nė Universitetin “Mbretėresha Geraldinė” (2005-2012), me Filiale nė Tiranė, Lushnjė, Durrės, Fier, Burrel. Rrėshen, duke ligjėruar pėr shume Lėndė mjekėsore.

            Gjithashtu ka dhėnė leksione ne ‘ISPU’ ( Instituti i studimeve Parauniversitare), nė Lėndėt  Histori – Gjeografi. 

            Duke u zgjedhur disa mandate kėshilltare Bashkie nė Tiranė, ka qenė disa herė Anėtare e Delegacionit Shqiptar pėr Qarqet Rajonale tė Evropės (Expert), Strasbourg.

            Aktualisht  punon, si Drejtor Drejtorie Bashkia Tiranė.

            Letėrsia ka qenė pasion i saj i pandarė, qysh nė vitet e shkollės sė mesme, por vendosi t’i botojė nė libra dhe median e shkruar vitet e fundit poezitė dhe shkrimet e saj.

            Ėshtė autore nė poezi, Esse, Skica, Publicistikė nė Suplementet e “Pena Shqiptare “,   nė gazetėn “Telegraf”, e vlerėsuar me ēmim tė Parė pėr Esse, nė garėn pėr Personazh Viti, pėr vitin 2014.

            Autore nė Gazetėn letrare “Muzgu” dhe Kolanėn Antologjike (12 Vėllime); nė Antologjine  Poetike  2013 “Korsi e hapur” (anglisht, italisht); nė Antologjine  Poetike  2014 “Korsi e hapur’ (anglisht, italisht); Si autore nė poezi, esse, publicistikė ka shkruar nė Revista, gazeta si; nė gazetėn “Shekulli’, “Telegraf”, “Tirana Observer”, “Obelisk”, “Drita”, “Muzgu”, “ Nacional”, “Fjala e lire“, “Bashkimi Kombėtar“, “Dituria“, “Pashtriku“, “Kosova Lindore“,  “Horoskopi, Revista "AlbPlanet”, “Zemra Shqiptare” etj.

            Autore pjesėmarrėse nė librin e Prof. Murat Gecaj “Pėr ju krijuese“ dhe “Me shpirt   dashurie“.

            Reēezente e njė vėllimi poetik “Magjia e Mjaltimit”(Maj 2013).

            Pjesėmarrėse nė veprimtari tė ndryshme letrare dhe organizatore e disa veprimtarive letrare e shoqėrore me Lidhjen “Pegas Albania” nė Tiranė si; “100 mijė Poetėt e Botės pėr ndryshim”, “ Dita botėrore e Librit”, “Orė Letrare” nėpėr shkolla tė Tiranės me poete tė Lidhjes “Pegas”, aktivitete Letrare nė Gjakovė, Prishtinė, Dragash etj. E vlerėsuar me ēertifikata tė ndryshme Mirėnjohje, si nė Dragash, Durrės, Tiranė  etj. Intervistuar dhe vlerėsuar nga Media e shkruar dhe vizive si: “TV Klan”,  "TV Planet”, ”Radio Tirana”,  Gazeta ‘Telegraf’, etj. Disa tituj ese-sh tė botuara janė; “Kur flasin  ėndrrat…, ” Diversitet ndjenje”, “Tė besosh…”, “Jeta –Ky privilegj i guximshėm”, “Brishtėsia e miqėsisė”, “Djersė e pėrbaltur…”, “Duke jetuar  ēastin”, “Kurthi i natyrės” etj.

 

            Botime:

            1. Vėllimi i parė poetik “ĒELNAJĖ” (Prill 2013),

            2. Vėllimi poetik “ SHTATORJA  E KURORĖS “(Shtator 2013), nė tre gjuhė (Shtator 2013)

            3. Libri Historiko- social “MBROJTJA NDĖRKOMBĖTARE E MINORITETEVE” (Shtator 2013).

 

            Janė nė proces botimi dy vėllime poetike dhe njė libėr me  ese dhe skica.

 

 

 

 

VRITE DHIMBJEN...

 

Njė pikė loti ra mbi bar,
dikush me kėmbė e shkeli,
Toka e pėrpiu, e bėri baltė,
Askush nuk e pa...
Disa pemė pranė

 pėrjetonin muzgun.
Sa lot janė kthyer nė pėrbaltje
mbi kėtė tokė,
pa asnjė dėshmitar,
shpirtkėputur dhimbje, duke vrarė?!...

 

 

SA FTOHTĖ KĖTĖ NATĖ!

 

Era e ftohtė pėrplaset mbi shpinėn time,

Gjethet jargavanėsh varur kokėn,

Pllakėzat poshtė kėmbėve ngrirė,

Njė rrėqethje trupi vesh zemrėn acar,

Qielli pemėve u ka veshur mantel gri,

Buzėqeshjet e njerėzve venitur para diellit tė

munguar

As zogjtė s‘kėndojnė kėtė buzėmbrėmje,

Unė, bashkė me zogjtė,

paskam shumė ftohtė kėtė natė…

 

 

ME GJUHĖN E SĖ TĖRĖS    

 

Fjalėt e ngjyera nė verė tė kuqe

 e kapėrcejnė kohėn

dhe shqiptojnė urimet e lėna mėnjanė

pėr tė  kujtuar ēastin  fatlum.

 

Ritual abstrakt

gjuha qė  lidh dy kohė fjalėsh

sepse sytė e thonė mė mirė

atė ēka  thuhet por  harrohet

heshtja

ajsberg  ndjenjash

flet me gjuhėn e sė tėrės

 

 

 KUR DIELLI NGROH VALĖN

 

Shkėputem nga zhurma,

tė kuvendoj me valėn,

nė hapėsirėn e kaltėr,

tė gjėrė, shoh sytė e tu,

nė shpatet e kodrave

marr tėndin pėrqafim.

Nėse dielli i nxehtė,

mė djeg pak shpinėn…

shtėpia e shpirtit tim,

mbetet midis jetės vdekjes,

nė kėtė jubile tė njė ditė plot rreze,

ashtu si, sytė e tu plot gjallesė.

Ndaj, tė lutem,

merre nė kėngėn tėnde, puthjen time,

vishja atij lisi tė fortė,

ta mbajė gjithnjė ngrohtė,

nė natyrėn e qetė tė jetėve tona,

zbukuruar nė dekore puthje - pėrkėdhelje,

derisa tė rrahin kėto dy zemra tė brishta,

por tė forta,

si vetė trungu i tyre,

rrėnjosur thellė viteve,

sepse dielli do tė vazhdojė

tė ngrohė valėn, ende,

pėr shumė kohė…

 

 

JAM KUDO

 

Nė errėsirėn e dhomės

tiktaku i  orės ndjek

 rrahjet e zemrės

do tė vijė  njė  ditė

qė tė dyja do tė ndalen

atėherė ti do ta mallkosh botėn

sepse ta mori dashurinė.

 

Ndoshta nga ndonjė cep qielli

unė do tė tė shoh rėnkimshėm

sesi  shiu t’i lag flokėt

dhe do lutem mos trembesh

nga lotėt e hidhur

qė tokėn freskojnė.

 

Unė do tė jem engjėlli

qė ter  sytė  me erė qiellore

nėse do tė duash tė mė shohėsh

te gjethja e sapoēelur

do tė mė gjesh

dhe nė  kėngėn e kanarinės

unė do tė jem

mbi  barin e  porsalindur

dhe nė shkėlqimin e butė tė  hėnės

si buzėqeshje ylberore

do tė mė gjesh

mbi lisat e gjatė qė rrezet i zbusin

mbi  parkun e bulėzuar

pas shiut

do tė jem

shija e kėndshme e kafesė

dhe  loti yt

kur qesh, qan, vrapon

 

Oh dashuri e pėrjetshme

do jem

dhe kur peshėn e mallit

mė s’do ta durosh

puthe vendin

ku u pėrqafuam pėr here tė parė

dhe do e ndjesh

se unė jam kudo

jam frymė  tek ti

 

 

KUR NGJIZ JETĖ NĖ SYTĖ E TU

 

Sytė e tu pėrkėdhelin butėsisht vėshtrime,

Bulėza tė nxehta ngrohin trupa, lotin prek,

s njoh formula nė dashuri !

Unė e preka, e jetova,

lumturoj shpirtin.

Pres tė nesėrmen

tė mbulohem me puthje pa fund,

pėr Ty, dashuri e parė ,

jam e fundit pėr ty,

e tillė mbeta

E di, kjo ėshtė e mundur.

S dua tė humbas,

s do tė shkoj larg,

duke lėnė pas shpirtrat tharė,

nga etja pėr pak dashuri.

E ndjej prekjen tėnde,

kam frikė mungesėn tėnde.

Ti jeton jetėn time, unė prek ēastin tėnd,

ndėrsa anija e jetės rrit shpejtėsinė,

ndjej tė tė mbaj shtrėnguar,

krahėhapur ditĖnetėve pa ndasi, pa ritual ndjenje.

Ėndrrat e mia janė prelud jete,

nėse do tė mė zgjojė nga kjo qetėsi, do tė hapja sytė tė

tė thosha:

‘Mė lėr tė fluturoj nė Univers,

bashkė me ty tė ngjiz jetė syve tė tu!’

 

 

MĖKATI I RADHĖS...

 

Rrugicė e zhveshur nga yjet,

pa trupin e ngrirė

tė njė engjėlli nate,

pllakosur bordurės sė lagėsht ...

Lėkura e saj, trėndafil i bardhė,

shndriste nė piklat e shiut dimėror,

teksa vajtonte mėkatin e radhės

tė njerėzimit, kokulur nga fajet…

 

 

A KA MATJE DASHURIA ?!

 

 Kam provuar disa herė

tė mat dashurinė pėr Atė,

Mendimet

shpėrhapen hapėsirės,

midis qiellit e tokės,

Nė ēdo vend

shoh tė mė shfaqet,

ai trup

qė lėviz

hijshėm nėpėr lėndina;

Ndonjėherė mendjes sime

e fantazoj

ulur nė njė fron si mbret.

(E pyes veten : “Nė fakt

ēfarė ka mbreti ?!)

Filloj arsyetimin:

Mbret ėshtė ai, pushtuesi

i njė zemre,

di ta ushqejė e udhėheqė

ndjenjėn e vet,

mes pasionit dhe pėrkujdesjes

sė jashtėzakonshme …

Ndodh,

Zemra ime rebelohet,

Ai hesht,

merr dorėn

e vendos nė rrahje,

aty, gjithēka ngrin,

qetohet…

Heshtje!...

Shpirti mė merr,

duke mė shndėrruar

nė udhėtar shėtitės

nė skajet mė tė largėta

tė tokės,

Atje…,

Ku u fshehka

magjishėm dashuria!

E veēanta:

Vetėm ne tė dy,

ndodh tė pėshpėrisin …

Cicėrima zogjsh mbi flokė,

kur valėt

pėrpijnė shpirtrat tanė

njėkohėsisht,

ndodh

tė pimė

ndonjė gotė lotėsh

nė matje tė dashurisė…

Treguesi arrin vonė…

 

 

DEMONĖT E KOHĖS…           

 

Stivuar qilarit tė kohės,

fshij pluhurin e harresės e menduar.

Aty ,njė dorė shtrihet

me gishta gjysmė zgjatur.

Arrij tė shoh majat, se si pėrpiqen

tė gėrryejnė fytyrėn time tė lėmuar.

Shkruajnė intrigėn

kapilarėve  tė xhindosur.

Mundohem, pėrpėlitem

grahmave tė durimit.

Pastaj…ngre nė piedestal

fuqinė e mendimit.

 E lodhur m’u bė jeta,

m’u sfilit logjika.

Tė dyja pėrplasen dhimbshėm

nė arenėn e dritės, e mbytur nga errėsira.

Kėshtu vazhdoj,

tė bie, tė ringrihem.

Valėvis nė sy flamurin e bardhė,

derisa nė kėmbė tė ma lidhin si fjongo.

Tinėzisht, pėrjetėsisht,

demonėt e kohės…

 

 

DASHURI  HYJNORE   

 

Dashuri  ndryshe

qė vjen me fuqi dinozauri

dhe drejt sė ardhmes

zvarrit veladonin tėnd tė  purpurt

ke lindur nė  vorbullėn e pafajėsisė

nė terrin e mėngjėr  tė meteorit, zbutesh

prej lotit tė dhimbjes qė s’rresht

fal tokė e qiell pėr njė vėshtrim

shkėmben shpirtrat nė udhėn e syve

ku kapilarėt e hollė

shtypur prej gishtrinjėve

ndezin tingujt e gjakut

deri ne vrazhdėsi

puthja ndjek ritmin e zėrave tė heshtur

tė  dridhur

nga parajsa nė  ferr

Dashuri qė lind e heshtur

dhe vdes zhurmshėm ndonjėherė