Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Mirėnjohja dhe falėnderimi

Pėrpiloi dhe pėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

MIRĖNJOHJA DHE FALĖNDERIMI

doracak praktik pėr energjinė pozitive

 

 

Doracaku i pėrgatitur nga Ridvan Bunjaku, „Mirėnjohja dhe falėnderimi“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 "Literaturė" , www.syri3.com  dhe  http://sites.google.com/site/kalabuli   

 

E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrpiluesin dhe pėrkthyesin e kėtij doracaku tė mrekullueshėm, Ridvan Bunjaku

 

 

  

 

            Shkenca e tė pasuruarit: Mirėnjohja

            (Wallace Wattles, The science of getting rich, Kapitulli 7)

 

 

            ILUSTRIMET e dhėna nė kapitullin e fundit do ta kenė pėrēuar te lexuesi faktin se hapi i parė drejt pasurimit ėshtė qė Substancės sė Paformė t’i transmetohet ideja e dėshirave tuaja.

            Kjo ėshtė e vėrtetė, dhe do ta shihni se pėr ta bėrė kėtė nevojitet qė nė mėnyrė harmonike ta ndėrlidhni vetveten me Inteligjencėn e Paformė.

            Krijimi dhe sigurimi i kėsaj marrėdhėnie harmonike ėshtė ēėshtje e njė rėndėsie kaq primare dhe vitale sa qė pėr diskutimin e saj do tė ndaj hapėsirė tė veēantė, dhe do tė t’i jap udhėzimet tė cilat, nėse i pėrcjell, do tė tė sjellin, me siguri absolute, nė unitet tė pėrkryer tė mendjes me Zotin.

            I tėrė procesi i pėrshtatjes mendore dhe i shkrirjes me Zotin mund tė pėrmblidhet me njė fjalė: mirėnjohje (falėnderim).

            Sė pari, beson se ėshtė njė Substancė Inteligjente, nga e cila burojnė tė gjitha gjėrat; sė dyti, beson se kjo Substancė tė jep gjithēka qė ti dėshiron; dhe sė treti, ti e ndėrlidh vetveten me tė pėrmes njė ndjenje tė mirėnjohjes sė thellė nga thelbi i shpirtit.

            Shumė njerėz, qė nė tė gjitha mėnyrat tjera i rregullojnė jetėt e veta si duhet, mbahen nė varfėri pėr shkak tė mungesės sė tyre tė mirėnjohjes-falėnderimit. Ata, pasi ta kenė pranuar njė dhuratė nga Zoti, i presin telat qė i lidhin me Tė, duke harruar t’ia njohin dhe t’ia ēmojnė dhuratėn.

            Ėshtė lehtė tė kuptohet se sa mė shumė qė jetojmė afėr burimit tė begatisė dhe sa mė afėr tij tė jetojmė, aq mė shumė begati do tė marrim-pranojmė; dhe po ashtu ėshtė lehtė tė kuptohet se shpirti qė ėshtė gjithmonė mirėnjohės e falėnderues jeton nė kontakt mė tė afėrt me Zotin se sa ai qė nuk shikon kurrė kah Ai me vlerėsim plot falėnderim.

            Sa mė me mirėnjohje dhe me falėnderim ta pėrqendrojmė mendjen tonė nė Supremin atėherė kur na vijnė gjėrat e mira, aq mė shumė gjėra tė mira do tė na vijnė, dhe aq mė shpejt do tė vijnė ato; dhe arsyeja ėshtė thjesht sepse qėndrimi mendor i mirėnjohjes dhe i falėnderimit e afron mendjen nė kontakt mė tė afėrt me burimin nga i cili vijnė tė gjitha bekimet.

            Nėse pėr ty ėshtė i ri mendimi qė mirėnjohja dhe falėnderimi e sjellin tėrė mendjen tėnde nė harmoni mė tė afėrt me energjitė krijuese tė universit, atėherė konsideroje mirė, dhe do ta shohėsh se ėshtė i vėrtetė. Gjėrat e mira, qė tashmė i ke, kanė ardhur te ti nėpėr rrugėn e bindjes ndaj ligjeve tė caktuara. Mirėnjohja dhe falėnderimi do ta udhėheqin mendjen tėnde kah rrugėt nėpėr tė cilat vijnė gjėrat; do tė tė mbajnė ty nė harmoni tė afėrt me mendimin krijues dhe do tė tė parandalojnė tė mos biesh nė mendimin garues.

            Mjafton mirėnjohja dhe falėnderimi qė ti tė shikosh kah E Tėra, dhe qė tė tė parandalojnė tė biesh nė gabimin qė furnizimin ta mendosh si tė kufizuar; dhe po ta bėje kėtė, kjo do tė ishte fatale pėr shpresat e tua.

            Ka Ligj tė Mirėnjohjes, dhe ėshtė absolutisht e nevojshme qė ta konsiderosh me vėmendje ligjin, nėse dėshiron t’i arrish rezultatet qė i kėrkon.

            Ligji i Mirėnjohjes ėshtė principi natyral qė aksioni dhe reaksioni janė gjithmonė tė barabartė, dhe nė drejtime tė kundėrta.

            Shpėrhapja mirėnjohėse e mendjes tėnde nė lavdėrim plot falėnderim pėr Supremin ėshtė lirim dhe harxhim i forcės; kjo nuk mund tė dėshtojė qė ta arrijė adresėn ku ėshtė nisur, dhe reaksioni ėshtė njė lėvizje e menjėhershme kah ti.

            “Afrohu kah Zoti, dhe Ai do tė afrohet kah ti.” Kjo fjali ėshtė shprehje e tė vėrtetės psikologjike.

            Dhe nėse mirėnjohja jote ėshtė e fortė dhe konstante, reaksioni i Substancės sė Paformė do tė jetė i fortė dhe i vazhdueshėm; gjėrat qė i dėshiron do tė lėvizin gjithmonė kah ti. Vėreje qėndrimin mirėnjohės qė e ka mbajtur Jezusi-Isa; vėreje se si ai gjithmonė duket tė thotė, “Tė falėnderoj ty, Zot, qė mė ndien (dėgjon) mua.” Pa mirėnjohje dhe falėnderim nuk mund tė pėrdorėsh kushedi sa fuqi; sepse pikėrisht mirėnjohja dhe falėnderimi janė ato qė tė mbajnė tė lidhur me Fuqinė.

            Por vlera e mirėnjohjes nuk konsiston vetėm nė prurjen e mė shumė bekimeve nė tė ardhmen. Pa mirėnjohje nuk mund tė rrish shumė kohė larg mendimit tė pakėnaqur nė lidhje me gjėrat siē janė tash.

            Nė momentin qė ia lejon mendjes tėnde tė jetojė me pakėnaqėsinė pėr gjėrat siē janė, ti fillon ta humbėsh toruan, tė venitesh. E pėrqendron vėmendjen nė tė rėndomtėn, tė zakonshmen, tė varfrėn, tė fėlliqtėn dhe tė ligėn; dhe mendja jote e merr formėn e kėtyre gjėrave. Pastaj ia transmeton Tė Paformės kėto forma apo imazhe mendore, dhe e rėndomta, e varfra, e fėlliqta, dhe e liga do tė vijnė tek ti.

            Ta lejosh mendjen tėnde tė jetojė nė inferioren domethėnė tė bėhesh inferior dhe ta rrethosh veten me gjėra inferiore.

            Nė anėn tjetėr, ta pėrqendrosh vėmendjen tėnde nė mė tė mirėn domethėnė ta rrethosh veten me mė tė mirėn dhe tė bėhesh mė i miri apo mė e mira.

            Fuqia Krijuese brenda nesh na shndėrron nė imazhin e asaj tė cilės ia kushtojmė vėmendjen.

            Ne jemi Substancė qė Mendon, dhe substanca qė mendon e merr gjithmonė formėn e asaj pėr tė cilėn mendon.

            Mendja mirėnjohėse dhe falėnderuese ėshtė vazhdimisht e pėrqendruar nė mė tė mirėn; prandaj ajo ėshtė e prirė tė bėhet mė e mira; ajo e merr formėn e karakterit tė mė tė mirės, dhe do t’i vijė mė e mira.

            Gjithashtu, edhe besimi lind nga mirėnjohja. Mendja mirėnjohėse vazhdimisht pret gjėra tė mira, dhe pritja bėhet besim. Reaksioni i mirėnjohjes nė mendjen e personit prodhon besim; dhe ēdo valė e falėnderimit mirėnjohės e rrit besimin. Ai apo ajo qė nuk ka ndjenjė tė mirėnjohjes nuk mund tė mbajė besim tė qėndrueshėm pėr kohė tė gjatė; dhe pa besim tė qėndrueshėm nuk mund tė bėhesh i pasur apo e pasur pėrmes metodės krijuese, siē do ta shohim nė kapitujt vijues.

            Prandaj, duhet ta kultivosh shprehinė qė tė jesh mirėnjohės pėr ēdo gjė tė mirė qė vjen te ti; dhe tė falėnderohesh vazhdimisht.

            Dhe meqė tė gjitha gjėrat kanė kontribuar nė avancimin tėnd, tė gjitha gjėrat duhet t’i pėrfshish nė mirėnjohjen tėnde.

            Mos e ēo kohėn kot duke menduar apo duke folur pėr tė metat apo pėr veprimet e gabuara tė plutokratėve (tė pasurit nė pushtet) apo tė magnatėve (personat e fuqishėm e me ndikim nė industri). Mėnyra se si e kanė organizuar ata botėn i ka krijuar shanset e tua; gjithēka qė merr, nė tė vėrtetė vjen te ti pėr shkak tė tyre.

            Mos u tėrbo ndaj politikanėve tė korruptuar; nėse nuk do tė kishte politikanė ne do tė binim nė anarki, dhe shanset do tė zvogėloheshin nė masė tė madhe.

            Zoti ka punuar shumė kohė dhe me shumė durim pėr tė na sjellė kėtu ku jemi nė industri dhe nė qeverisje, dhe Ai po vazhdon vendosmėrisht me punėn e Vet. Nuk ka asnjė pikė dyshimi se Ai do t’i heqė qafe plutokratėt, magnatėt, kapitenėt e industrisė, dhe politikanėt posa tė bėhen tė panevojshėm dhe tė mund tė shmangen; por nė ndėrkohė vėreje se ata tė gjithė janė shumė tė mirė. Kujtoje se ata tė gjithė po ndihmojnė nė rregullimin e linjave tė transmetimit, nėpėr tė cilat do tė tė vijnė gjėrat e pasura, dhe ji mirėnjohės pėr tė gjithė ata persona. Kjo do tė tė bjerė nė relacione harmonike me tė mirėn nė gjithēka, dhe e mira nė gjithēka do tė lėvizė kah ti.

 

            Pjesė nga doracaku, "Mirėnjohja dhe falėnderimi"