Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - MIRĖSJELLJA – RREGULLA E ARTĖ QĖ NUK DEL KURRĖ NGA MODA

Shkruan: M. Franciska (Suzana) LEKAJ

http://www.drita.info

MIRĖSJELLJA – RREGULLA E ARTĖ QĖ NUK DEL KURRĖ NGA MODA

 

            Njeriu me anė tė mirėsjelljes shfaq formimin, edukimin, kulturėn dhe tregon se kush ėshtė ai nė tė vėrtetė. Ėshtė pikėrisht mirėsjellja ajo qė na pėrfaqėson e madje mund tė thuhet se mirėsjellja ėshtė kartė identiteti nė marrėdhėnie me tė tjerėt.

 

            Trajtimi i temave mbi mirėsjelljen ėshtė bėrė urgjente nė shoqėrinė e sotme. Fatkeqėsisht, shihet qartė njė varfėri sa i pėrket praktikimit tė saj nė jetėn e pėrditshme. Njė gjė e tillė vėrehet shpesh nga mėnyra jonė e komunikimit, nga mėnyra e pėrshėndetjes, nga pėrdorimi i fjalorit, nga pėrdorimi i telefonit, nga moskontrollimi i vetvetes, nga mėnyra e shikimit tė tjetrit, nga mėnyra e tė qeshurit, nga mėnyra e tė ecurit, nga qėndrimi qė mbajmė, nga mėnyra e tė veshurit e nga ēdo sjellje qė praktikojmė pėrballė vetes e pėrballė tjetrit.

            Jetojmė nė njė kohė ku gjithēka ėshtė bėrė normale, gjithēka e lejueshme, e gjithēka e drejtė. E kėshtu tė krijohet pėrshtypja se pėr mirėsjelljen nuk ka mė vend, nuk vlerėsohet fare, e shpesh shihet si dobėsi, ose si nuk ėshtė e kohės, “i ka dalė moda”. Pse vallė kaq varfėri nė mirėsjellje si ndaj vetes ashtu edhe pėrballė tė tjerėve?! Pse kaq i varfėr fjalori ynė sa u pėrket shprehjeve tė bukura dhe vlerėsimeve pozitive?! Pse fjalėt: faleminderit, tė lutem, mė fal, a ka mundėsi, a mundem, kam nevoj, mė vjen keq, mė fal pėr shqetėsimin..., nuk kanė vend nė fjalorin dhe nė komunikimin e pėrditshėm?! Pse kėto fjalė u kėrkohen vetėm fėmijėve?! Apo ndoshta kėto janė fjalėt qė kanė ngelur vetėm nė muret e kopshteve e shkollave e duken vetėm si pjesė e zbukurimit tė tyre?! Pse kohėn e fundit praktikohet njė mėnyrė komunikimi, si nė tė folur ashtu edhe nė tė shkruar, me shkurtim tė fjalėve si flm,sps, klm, klb,…?!

            Kėto mėnyra e shumė tė tjera, fatkeqėsisht, janė bėrė pjesė e fjalorit tė pėrditshėm, jo vetėm nga adoleshentėt, por edhe nga pjesa tjetėr e shoqėrisė. (Mund tė thuhet se ky ėshtė njė fjalor i adoleshentėve. E nga kjo shihet qartė se nė praktikimin e mirėsjelljes kemi ngelur adoleshentė. Pranojmė ēdo gjė pa arsyetuar fare.) Pse lejojmė tė infektohemi me njė fjalor tė tillė qė nuk pėrcjell asnjė mesazh dhe asnjė ndjenjė tek tjetri?! Pse i lejojmė vetes tė biem pre e njė fjalori tė tillė dhe i zhvlerėsojmė kėto shprehje kaq tė bukura e qė pėrmbajnė njė mesazh mjaft tė fortė?! Ėshtė e nevojshme qė tė hyjmė nė brendėsinė tonė e t’ia drejtojmė vetes kėto pyetje e shumė tė tjera, dhe secili tė mundohet tė pėrgjigjet e tė shohė veten se ku gjendet.

            Nuk kėrkohet qė tė jemi tė pėrsosur, sepse askush mbi tokė nuk ėshtė dhe nuk ka mundėsi tė jetė i tillė, por kėrkohet qė tė paktėn tė jemi tė sjellshėm e ta praktikojmė e ta bėjmė ēdo ditė tė mirėn. N. Steinhardt thotė: “Nė rast se nuk mund tė jemi tė mirė, tė pėrpiqemi sė paku tė jemi njerėz me sjellje tė mira”. Me sjelljen tonė tregojmė veten tonė.

 

 

 

 

            Pse ėshtė e rėndėsishme mirėsjellja?

 

            Njeriu me anė tė mirėsjelljes shfaq formimin, edukimin, kulturėn dhe tregon se kush ėshtė ai nė tė vėrtetė. Ėshtė pikėrisht mirėsjellja ajo qė na pėrfaqėson e madje mund tė thuhet se mirėsjellja ėshtė kartė identiteti nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Ajo na ndihmon tė jemi mė miqėsorė me njerėzit dhe mjedisin. Ėshtė njė mundėsi pėr t’i bėrė tė tjerėt mė tė gėzuar e mė tė lumtur. Kjo kėrkohet tė jetė e pranishme gjithmonė, pėrballė tė gjithė atyre qė i takojmė nė pėrditshmėrinė tonė si dhe tė jetė e vazhdueshme.

            Mirėsjellja nevojitet tė bėhet njė virtyt pėrballė vetvetes, familjes, shokėve, shoqeve, miqve, kolegėve, pėrballė tė gjitha situatave, e pėrballė tė gjithė njerėzve sepse vetėm kėshtu tregojmė se kush jemi. Carly thotė “Njeriu i madh e tregon madhėshtinė e tij nė mėnyrėn se si sillet me njerėzit e vegjėl.” Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė ndėrtojmė dhe ndihmojmė botėn qė na rrethon. E ajo shfaqet pėrmes disa virtyteve si: respekti, falja, mirėnjohja, ndershmėria, besnikėria e dashuria. E kėto kėrkojnė angazhim, praktikim, pėrmirėsim tė pėrditshėm e tė vazhdueshėm. Mirėsjellja ėshtė e rėndėsishme pėr faktin se na ndihmon nė krijimin e marrėdhėnieve tė reja, tė mira e tė jemi nė harmoni me tjetrin. Ajo ka lindur pėr tė lehtėsuar bashkėjetesėn me tė tjerėt dhe pėr tė mos lėnduar ndjeshmėrinė e tė tjerėve nė mėnyrė qė ata tė ndjehen mirė nė shoqėrinė tonė. Dikujt mund t’i shkojė mendja e tė thotė se ne nuk jetojmė pėr tjetrin, por pėr vete. Ėshtė e vėrtetė se ne jetojmė pėr vete, por kėrkohet qė tė zgjedhim mėnyrėn se si tė jetojmė mirė e nė paqe me tjetrin. Nevojitet qė tė jemi tė sjellshėm me tė gjithė.

            Nė ditėt nė tė cilat po jetojmė, shpenzohet shumė kohė pėr tė mėsuar shumė gjėra si: gjuhėt tė huaja, profesionet tė ndryshme, pėrdorimi i teknologjisė, rėndėsia e modės etj... Nga ana tjetėr, sa pak kohė shpenzohet pėr tė mėsuar rreth etikės dhe mirėsjelljes. E kur fillohet tė flitet pėr varfėrinė apo nevojėn e mirėsjelljes, menjėherė kemi tendencėn tė akuzojmė e fajėsojmė tė tjerėt si: prindin, mėsuesin, shtetin… E harrohet se askush nuk mund tė vendosė pėr sjelljen tonė. Jam unė, je ti, jemi ne qė vendosim pėr kėtė gjė.

            Mirėsjellja kėrkon praktikė sepse nuk mjafton vetėm tė njihen gjėrat, por kėrkohet qė tė bėhen pjesė e jetės. Sepse tė gjithė dinė tė flasin pėr tė e tė kėrkojnė nga tė tjerėt mirėsjellje e pėrdorim tė fjalėve magjike si edhe tė mbajnė moral pėr tė. Por nėse kėto nuk janė tė pranishme e nuk praktikohen tek vetė personi qė i kėrkon, aty nuk ka efekt fare morali qė mbahet pėrballė tė tjerėve. Sjellja e mirė kėrkon praktikė e duke u praktikuar kthehet nė shprehi e nė vlerė. Pėrndryshe ngelin vetėm fjalė tė bukura pėr veshin.

            Erik Emerson thotė: “Sjellja e mirė pėrbėhet nga flijimet e vogla

            Mėsimi, edukimi i mirėsjelljes nuk ėshtė i lehtė, por kėrkon vullnet, dėshirė, pėrkushtim e qėndrueshmėri. Mirėsjellja nuk kėrkon shkollė tė mesme, bachelor, master, doktoraturė, por mjafton vullneti, pėrkushtimi e qėllimi. Edukimi i mirėsjelljes fillon qė nė familje e qė nė moshėn fėmijėrore. Mos tė harrojmė e mos ta anashkalojmė se familja ėshtė ajo qė e ka kėtė pėrgjegjėsi, e atėherė pa pėrjashtuar edhe institucionet e tjera tė edukimit e pa pėrjashtuar edhe pėrgjegjėsinė e vetė individit.

            Mirėsjellja kėrkohet tė praktikohet nė ēdo vend, pėrballė ēdo personi e ēdo situate, jo vetėm nė vende tė veēanta, jo vetėm kur vishemi me kollare ose kur vishemi me kostum sepse nuk na bėjnė modest rrobat, por mirėsjellja. Jo vetėm kur ndeshim persona qė kanė njė pozitė nė shoqėri, por ēdo herė dhe me ēdo person. Ajo kėrkon angazhim tė pėrditshėm gjatė gjithė jetės. Edhe nėse nuk gjeni mbėshtetje pėr njė mirėsjellje mos u shkurajoni, por guxim e vetėm pėrpara. Mos u dorėzoni pėrballė sjelljeve arrogante. Mirėsjellja ėshtė mė e fuqishme se fyerja, poshtėrimi, dhuna, pėrqeshja e pėrulja.

            Sjellja e mirė ėshtė si njė veshje qė bie nė sy. Njeriu mund tė jetė i zgjuar, i shkolluar, por po nuk qe i sjellshėm nuk do tė jetė i vlerėsuar nga askush. Mund tė thuhet: I shkreti! Sa vite shkollė ka bėrė e nuk di tė sillet e nuk di se ēfarė ėshtė mirėsjellja?!

            Tė dish tė flasėsh, tė heshtėsh, tė reagosh nė momentin e duhur e nė kohėn e duhur kjo do tė tregojė se kush je dhe cili ėshtė formimi yt, e jo diplomat e vendosura nė mur apo pozitat e ndryshme.

            Mirėsjellja ose sjellja e mirė e ndihmon njeriun tė jetojė nė paqe me veten dhe tjetrin. Ajo kėrkohet tė jetė e pranishme si nė botėn reale ashtu edhe nė atė virtuale. Njerėzit me sjellje tė mirė do tė marrin respektin, nderin dhe vlerėsimin e tė tjerėve pa sforcim, por natyrshėm. “Mirėsjellja nuk tė garanton suksesin, por tė drejton nė rrugėn e duhur drejt tij”. Ėshtė ēelėsi i ēdo raporti.

 

            Njeriu qė vlerėson dhe praktikon mirėsjelljen

 

            Njeriu me mirėsjellje ose sjellje tė mirė sillet dhe flet me edukatė, saqė njerėzit kanė dėshirė ta kenė pranė dhe ta dėgjojnė. E dėgjon tjetrin e nuk e ndėrpret. Pėrcjell mesazhe nė mėnyrė tė qetė. Ėshtė i thjeshtė, i kujdesshėm dhe i natyrshėm. Ėshtė vetvetja, nuk tenton tė jetė ndryshe. Ėshtė ai qė mirėsjelljen e shfaq kudo dhe me kėdo, edhe me mė tė dobėtin dhe pėrballė personave ndaj tė cilėve nuk kanė fare interes.

            Njeriu qė vlerėson e praktikon mirėsjelljen ėshtė ai qė mundohet tė kuptojė dhe pranojė tjetrin ashtu siē ėshtė. Ėshtė ai qė ka njė vetėkontroll pėrballė ēdo situate. Ėshtė ai qė menaxhon situatėn e nuk lejon qė situata ta menaxhojė atė. Ėshtė ai qė di kur tė qeshė e si tė qeshė.

            Njeriu qė vlerėson e praktikon mirėsjelljen e ka tonin e zėrit mjaft tė ekuilibruar, tė edukuar, tė butė e paqėsor. Ka njė fjalor tė shėndoshė e tė thjeshtė. Nuk pėrul, nuk fyen dhe nuk nėnēmon askėnd. Ėshtė ai qė mirėsjelljen e konsideron si vlerė e jo si dobėsi, di tė jetė fleksibėl dhe ēdo gjėje i jep vendin e vet. Ėshtė ai qė i jep pėrparėsi mendimit pozitiv dhe pėrcjell gjithnjė pozitivitet tek tė tjerėt. Ėshtė ai qė i ka vėnė vetes qėllime e standarde dhe qė parėsore pėr tė janė vlerat.

            Sjellja flet mė shumė se fjalėt dhe tregon se kush jemi.