Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - mirvete e mehmeti

MIRVETE ELMAZI MEHMETI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MIRVETE ELMAZI MEHMETI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          E lindur mė 22 Shtator 1963 nė Gjilan. Shkollėn fillore, gjimnazin dhe Shkollėn e Lartė Pedagogjike (grupi i gjuhės dhe letėrsisė dhe edukatore pėr fėmijėt parashkollorė) i ka mbaruar ne Gjilan.

            Me shkrime letrare ka filluar tė merret qė nga bankat shkollore. Me qė ishte kohė okupimi dhe babanė Elmaz Elmazi, pėr shkak tė veprimtarisė sė tij prej militanti atdhetar ia kėrkonte policia, ajo shumė nga krijimet i dogji me qėllim tė mos ishin pretekst mė shumė pėr tu zgjatur vuajtjet familjare. Lufta e gjeti nė Prishtinė ku ishte e martuar. Si rezultat i dhunės dhe pėrndjekjeve tė pushtuesit, u detyrua tė migroj nė drejtim tė Norvegjisė. Ajo sot me bashkėshortin dhe fėmijėt jeton nė Norvegji. Nė Norvegji, Mirvetja ka kryer po ashtu edhe njė shkollim specializues pėr kontrollimin e produkteve qė vijnė nga vendet e tjera tė botės.

            Deri tani i ka tė botuara tri libra: "Shi malli mbi mua", "Lundrim mbi gjurmė", dhe "Aroma e rrugėve me baltė".

 

 

 

STINĖ TĖ PESTĖ SKA

 

Pranvera nuk mė mori
vera pati dhembshuri, mė la
vjeshta i mblodhi 
tė gjitha analizat
e ti dimėr mbaje diagnozėn
s'ke kujt t'ia dorėzosh
vetėm katėr jeni 
stinė tė pestė s'ka!.

 

 

PRITMĖNI

 

Nga vullkan malli
prej mėrgimtari
guralecėt e atdheut
pėr kopsa kėmishe
ēdo vit i mbledh
e loti sa njė det i mbledhur nė gji
tė mos shpėrthej
O, pritmėni!
nėse koha mė pret...
me pulėbardhat
qiellit do tė vij
e mbushur me rreze
pėr plisat e vjetėr dhe kullėn shqipe.

 

 

ME EMRIN DHE MBIEMRIN TIM

 

O pėllumb
mė merr tė rrugėtoj me ty
atje e kam shėrimin
ku vet natyra mė bėn shoqėri
dhe buzėqeshja mė dallohet nga lartė.
Kėtu malli ma gėrvisht shpirtin
ngjyrat e ylberta
janė njė fatamorganė mashtruese
ndryshe janė edhe mjalti edhe lulet
gjella pa krip a pėrpihet?!
Tė lutem!
mė merr tė rrugėtoj me ty
se atje e kam peng dėshire kohėn
me emrin dhe mbiemrin tim

 

 

ADN-ja IME MĖ THĖRRET

 

Nga foleja e vjetėr
kėngė malli dėgjoj
ADN-ja ime mė thėrret
atje ku mé mbeti buzėqeshja
As ky dimėr lotin se ngriu,
rrugės pėr kthim
asnjė arnė nuk m'i pėrshtatet.
Kam mall pėr duart e nėnės
urim bekimet e saja me ndjekin
dhe pragu i shtėpisė ku ajo mė pret
me sy nga rruga e gjatė.
Flokėt e thinjura nga malli
mė flasin ēdo ditė
pėr ato duar ne pritje
atje te burimi i ėndrrave tė mia
nė folenė e vjetėr

 

 

SI NJĖ ROMALE

 

Fati mė bėri
Ashtu siē deshi vetė
Mė dhuroi diell
Pa lėnė anash shiun
I shembi muret ,i bėri urė
Sa mė bėnė me zemėr gruaje
E sa me zemėr burrė
Hmmmm !...
Vetėm valixhet me mall
Nga supet
Nuk di a do tė mi largojė
Apo do tė mė lė
Si njė Romale
Sa nė Norvegji e sa atje...
Sėpatė e pa mprehė je o fat
Mendon se shpirti rrėnjė ka.