.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Zona e muzgut - Misteri i "Lules sė bardhė"

Shkruan: Raif KASI

        MISTERI I “LULES SĖ BARDHĖ”

 

         Puhia lehtas pėrhidhej nėpėrmjet dritares gjysmė tė hapur tė dhomės sė fjetjes. Fresku qė vinte pėrmes saj, nė kėtė natė tė nxehtė korriku, ledhatonte dashnorėt e rinj nė lojėn e tyre harresėdhėnėse. Floku i bardhė e i bujshėm i Luljetės ia fshinte fytyrėn ushtarakut tė ri amerikan nga shikimi i hėnės.  Ritmi mahnitės i bukuroshes sė re, e detyronte tė harronte Mirjam-in  dhe Aliajt. Kėnaqej nė pėrqafimin afshor  tė bardhokes sė shfrenuar. Ėshtė ora afėr dy e mesnatės...

 

            Gjersa aeroplan-bartėsja “KENEDI” fuqishėm shqyente ujėrat e Mesdheut, duke lundruar kah Adriatiku, nata ngadalė lėshohej. Nė qiell sė shpejti shndritėn yjet. Lėkundja e butė e aeroplan-bartėses i bėnte tė kotur marinarėt tė cilėt mbrėmjen nė pallubė e kalonin me pije dhe lojė letrash. Kapiteni Vilijem o Keef nė tė vėrtetė veē sa bisedoi me telefon me tė shoqen nė anėn tjetėr tė Atlantikut, diku nė Kentaki.

            Situata e Kosovės, nė vitin 1999, po hynte nė fazėn kritike. Aeroplan-bartėsja amerikane “Kenedi” do tė lundroj nė Adriatik dhe me pėrkrahjen logjistike do t’i ndihmoj aleatėt e paktit NATO nė bombardimin e Jugosllavisė. Kapiteni O Keef , lėshoi dėgjuesen dhe shkoi pėr tė fjetur.

            Lufta nė Kosovė mbaroi. Forcat jugosllave ushtarake-policore u tėrhoqėn nga regjioni kurse makineria mė e fuqishme ushtarake e NATO-s hyri nė Kosovė me mandatin e Bashkėsisė Ndėrkombėtare nėn emrin KFOR. Zoti O Keef, me vendimin e autoriteteve ushtarake amerikane u pėrcaktua nė Ferizaj, ku si paqėsor do tė mbante rendin dhe qetėsinė nė sektorin amerikan tė pėrgjegjėsisė. As ėndėrr nuk e kishte parė, se nė Ballkan, pikėrisht nė kėtė vend, do ta kalonte afatin ushtarak prej shatė muajsh sa gjithsej i kishin mbetur. Ditėt ishin tė gjata dhe monotone. Asgjė e jashtėzakonshme. Kapiteni O Keef ėndėrronte pėr kthimin e tij nė Kentaki, pėr tė birin Xhonin dhe tė shoqen Mirjam. Dalja nė qytet, pas gjashtė ditėsh, ia theu monotoninė. Popullsia lokale i ēmon posaēėrisht amerikanėt. E ndjente kėtė nė secilin hap, gjatė ēdo takimi. Ditėn e dytė tė daljes sė tij nė qytet njohu qiftin bashkėshortor ALIU. Mikpritja tradicionale e kėtyre njerėzve nuk e linte indiferent  kapitenin. E pranoi ftesėn e tyre pėr vizitė. Dhe, miqėsia lindi, si zakonisht mu aty ku nuk shpreson fare.

            Ėshtė korriku, e nė vitin 1999 ishte jashtėzakonisht moti i nxehtė. Shumė parashikues botėror kishin paraparė thatėsirė tė madhe, ēka edhe u vėrtetua. Kapiteni O Keef atė buzėmbrėmje, mė 28 korrik vizitoi shumė shitore, duke kėrkuar buqetė lule tė freskėta “Ashtu do t’i gėzoj ALIJAT nė pėrvjetorin e njėzetegjashtė tė martesės”, mendonte ushtaraku i ri amerikan.

            Ishte afėr derės sė hyrjes tė shtėpisė sė miqve tė rinj. Cingėroi. Nė dorė mbante buqetėn e vjollcave tė freskėta qė kishin ngjyra tė pėrziera tė kaltėrta dhe tė verdha. “Ditė e natė” ėshtė emri i tyre vendor.

-   Mirė se na erdhėt, kapiten! Urdhėroni!- pėrshėndeti bardhoka gracioze, gjersa hapte portėn e rėnd tė hekurt. O Keeff-it i humbėn fjalėt. U nguros. Pran tij rrinte bukuria e vashės qė rrezatonte fuqishėm. Po buzėqeshja! Iu duk se tė tillė nuk kishte parė kurrė mė parė. Dhėmbėt margaritarė tė bardh thjeshtė tė magjepsnin. Dhe ai si i magjepsur buzėt e veta i barti mbi buzėt e vashės.

- Kėto lule janė pėr ty! – tha O Keef, duke ia ofruar buqetėn me vjollca tė freskėta.

-   Oh, sa jam e lumtur kapiten! Ende askush deri mė sot nuk mė ka dhuruar kėso lule “netėsh dhe ditėsh” kaq tė bukura. Mbaje nė mend: mė shumė i dua netėt, se sa ditėt! Edhe pse dikur kisha dhe ditė tė lumtura...” – qeshi vasha, gjersa me dorėn e djathtė mbante pėrdore ushtarakun 27 vjeēar amerikan., kurse nė tė majtėn tufėn me lule tė cilės me frymėmarrje tė thellė iu morri erė.

            Hėna ngadalė “rrėshqiste” qiellit tė kthjellėt. Nga hijet e drunjve kopshti ishte gjysmė i errėt. Por, sė fundi, kjo pėr tė s’kishte fare rėndėsi. Ishte nė shoqėrinė e bukuroshes nė fustanin e tejdukshėm me ngjyrė tė bardhė. Pas saj u mbyll porta e oborrit. Hyjnė brenda. 

            “Vetėm?! Do tė ishte turp tė mė shihnin prindėrit e saj...” mendonte O Keefi, sinqerisht duke u penduar pėr veprimin e tij tė pakėndshėm qė, nė derėn e oborrit, e kishte bėrė. Nė dhomėn e fjetjes shndriste drita e kuqe e qiriut tė trashė. Vetėm nė korridor ndizej njė llapė dritėdobėt qė ishte nė murrin ballor. Ēdo qė derdhte romantikė. Ēdo gjė i ngjante njė nate tė pabesueshme.

- Tė thash, kapiteni im. Mė shumė e dua natėn se ditėn. Netėve ndodhin ēudira. Netėt janė misterioze. Vetėm netėve mund ta pėrjetosh dashurinė e vėrtetė. Oh, sa i bukur qė je! A mund tė mė dashurosh fort, por ta ruash fshehtėsinė?! – pyeti vasha qė veēse e njohu.

- Patjetėr! – pohoji kapiteni. Ti je krijesa mė e bukur qė ndonjėherė kam takuar. Por, oh! U frikohem prindėrve tuaj. I frikohem turpit qė do tė mė gjej. Tė lutem mė thuaj, mos vallė ėndėrroj?! Kurrė nuk do tė mundem tė ngopem me bukurinė tėnde...

- Mos iu friko prindėrve tė mi! – tha vasha. Ata janė nė njė fshat afėr. Unė quhem LULJETA dhe kaherė ėndėrroj pėr kėtė natė. Do ta kesh dashurinė time gjithnjė gjersa ta ruash sekretin tonė.

            Puhia lehtas pėrhidhej nėpėrmjet dritares gjysmė tė hapur tė dhomės sė fjetjes. Fresku qė vinte pėrmes saj, nė kėtė natė tė nxehtė korriku, ledhatonte dashnorėt e rinj nė lojėn e tyre harresėdhėnėse. Floku i bardhė e i bujshėm i Luljetės ia fshinte fytyrėn ushtarakut tė ri amerikan nga shikimi i hėnės.  Ritmi mahnitės i bukuroshes sė re, e detyronte tė harronte Mirjam-in  dhe Aliajt. Kėnaqej nė pėrqafimin afshor  tė bardhokes sė shfrenuar. Ėshtė ora afėr dy e mesnatės...

- Ka qenė dashur kaherė tė jem nė njėsinė time – brengosshim pėshpėriti kapiteni, duke shikuar orėn nė murr. Luljeta ngadalė dhe me kujdes hapi portat. Nė ndarje e puthi edhe njė herė kapitenin  dhe i tėrhoqi vėrejtjen qė tė mos ia thotė askujt fshehtėsinė. Bashkė me gėrhimėn e motorit tė xhipit, brengosja e tij arriti kulmin:”Eh, si do tė shkoj nė bazė nė kėtė kohė tė shurdhėr tė natės? Kanė pėr tė mė dėnuar. Mė mirė ėshtė tė pres mėngjesin dhe disi do tė gjendem” – mendonte kapiteni. Brenda disa sekonda e ktheu xhipin e tij nė drejtim tjetėr, dhe cingėroi gjatė nė derėn e njohshme tė tij.

            “Zilja dėgjohej madje deri kėtu! Luljeta ime sigurisht fjeti menjėherė pas kėsaj nate tė ēmendur...”  Kot. Dyert mbetėn tė mbyllura. Kapiteni O Keef pjesėn e mbetur tė natės e kaloi nė xhipin e tij. Nė njėrėn anė i fiksohej pėrgjegjėsisė sė vet, kurse nė anėn tjetėr imagjinonte takimin e ri me Lulletėn e stėrbukur, i cili duhet tė ndodhte prapė natėn tjetėr.

            Natėn tjetėr, sipas rregullit, shkoi tek Luljeta. Pothuaj se e kishte harruar tėrėsisht qiftin Aliu, kur ata me gėzim e ftonin tė hynte brenda. Pėr nder tė tij shtruan darkė tė pasur.

            Nė ethėrime shkėpuste me dhembė kofshėn e pulės, duke pritur ardhjen e Luljetės.

            Mendonte se do tė darkonte bashkė me tė. Por jo. Ajo s’vinte dot. Nuk ekzistonin as vjollcat e saja tė kaltra e tė verdha nė vazon mbi tavolinė. “Ku ėshtė Luljeta?!”-pyeste veten..

-         A nuk ulet nė tryezė dhe vasha e juaj? – i pyeti kapiteni.

-         Zonja dhe zotėri Aliu  e shikuan me habi, kurse fytyrėn ua mbuloi verdhėsia.

-         Nuk kemi vajzė, kapiten. Pa fėmijė jemi qe 26 vjet martese. 

-         Por...zuri tė belbėzoj kapiteni, - Ku ėshtė bardhoka? Ku janė vjollcat e mija?!

- Luljeta, thjeshtė, nuk u paraqit mė. As pas disa vizitash tė njėpasnjėshme. Kapiteni O Keef  gati harroi tė telefononte pėrtej Atlantiku. Gruaja e tij as pas telefonatash kėmbėngulėse nuk ia dėgjoi zėrin. O Keef ngadalė, por sigurt, venitej si ato vjollca tė kaltra tė hedhura nė diellin e nxehtė tė korrikut. Duke e vėrejtur pikėllimin nė sytė e mikut tė tij amerikan, zotėri Aliu vendosi tė “hapte” zemrėn e tij.

- Mė vjen keē, kapiten. Sigurisht keni parė fantazmėn. Hija e njė vajze kėtu tregohet shpeshherė. Po mė habit fakti me buqetėn tuaj. Nuk kemi vėrejtur vjollca nė dhomėn e fjetjes. Ēdo gjė ėshtė e njėjtė sikur para shkuarjes sonė nė katund. Sigurisht nuk ėshtė diēka nė rregull me ju dhe keni halucinacione.

- Paj, unė nuk jam fėmijė!- tha hidhėrueshėm kapiteni. Buqeta ju dedikohej juve pėr pėrvjetorin e martesės, por ia kam dhuruar asaj vashe.

- Vėrtet shpiri i asaj bardhoke shihet ndonjėherė nė kėtė shtėpi. Paraqitja e saj ndodh atje- tha zotėri Aliu, duke treguar me dorė shtėpinė e vjetėr nė anėn tjetėr tė kopshtit.

            Kapiteni O Keef u ngrit me qėllim ta shihte atė shtėpizė tė vjetėr. Hapi dyert e vogla tė drurit, u ngjit shkallėve tė vjetra prej druri  pėr tė arritur lart.  Ndjente njė atmosferė misterioziteti.

            “Shishetavani” i punuar me stilin e vjetėr turk dhe  “dollapėt” e thelluara nė murr  ia pėrkujtonin kohėn kaherė tė vdekur. U ul nė minder dhe vėshtronte nė zbrazėtirė, duke menduar se si ta zgjidhte kėtė mister. Kot. Pėrpos grumbullit tė gjėrave tė vjetra dhe “gjygymit” tė hershėm prej bakrit nė dollap, nė anėn e majtė tė murrit, asgjė tjetėr s’kishte. Kaloi pėrsėri nė katin pėrdhese.

- Ndoshta s’jam i marrė qė ta ndjek fantazmėn! – pėshpėriti qetas kapiteni, duke u pėrgatitur ta lente shtėpizėn.

- Baba im e ka blerė sė bashku me pasurinė qė shihni. Nuk e kemi rrėnuar. Njeriu, prej tė cilit e kemi blertė kėtė, edhe pėr njė kohė ka banuar nė tė. Ka qenė kaherė, por mė kujtohet se ka folur pėr vashėn e tij me emrin Luljeta. Fliste pėr bukurinė e saj dhe vdekjen tepėr tė hershme, e pas kėsaj gjithmonė qante njė kohė tė gjatė – pėrkujtonte zotėri Aliu.

- LULJETA?! – klithi kapiten, si ta kishte goditur rrufeja. Ajo vashė pikėrisht ashtu quhej... Inshalla nuk kamė bėrė dashuri me hijen e Luljetės sė ndjerė! O Zot!  Ēka po ndoll kėshtu me mua?! Me bindje, kapiteni O Keef vendosi seriozisht tė punoj rreth kėtij rasti, sipas tij unikat. Nėpėrmjet mikut tė tij Robertit, angazhoi njė parapsikolog tė njohur nga shteti federal Uashington. Parapsikologu Roni, nėpėrmjet mediumit tė tij kontaktoi me shpirtin e vashės sė ndjerė.

- E pėrshėndes kapitenin tim. Mė vjen shumė keē qė nuk mundi ta ruante sekretin, por le tė mos dėshpėrohet. Ne do tė takohemi pėrsėri. Jetėrat tona kryqėzohen si shtigjet e imėta nė shtėpinė e milingonave. Ndoshta i lajmėrohem nė ėndėrr, ndoshta zhgjėndėrr, apo nė ndonjė jetė tjetėr. Krejt njė. Dashuria ime ėshtė e ndezur dhe kurrė s’ka pėr t’u shuar... – tha Luljeta pėrmes gojės sė mediumit. Mediumi e ndryshoi zėrin, ngjante nė zėrin e Luljetės. Kapitenit iu rrėqethėn flokėt e kresė. Edhe pėrballė frikės, ndjente gėzim qė pėrsėri e dėgjonte.

- I kam marrė vjollcat me vete, nė shenjė kujtimi pėr ty. Ato do t’i mbaj, kurse ti, kapiten, merre “LULEN E BARDHĖ” timen, ky ėshtė emri im. Sekreti ynė ėshtė zbuluar, mė vjen keq pėr kėtė. Mua mė gjen atje - dhe mediumi tregon me dorė vendin nėn strehė midis shtėpisė sė vjetėr dhe shtėpisė sė fqinjėve.

- Tung, kapiten! Dhe mos u pikėllo...Ishin kėto fjalėt e fundit tė Lules pėrmes gojės sė mediumit, i cili nė atė ēast filloj tė zgjohej nga transi.

- Qe, zotėri O Keef, shpejt e zgjidhėt enigmėn! – kėnaqshėm i tha Roni kapitenit tė nemitur.

            Me rekomandimin e parapsikologut amerikan, ekipi i vogėl menjėherė ia filloj punės. Nė vendin e shėnuar filluan mihjen. Jo shumė kohė pas kėsaj, kazma nė duart e z. Aliu shurdhėt goditi nė diēka tė butė. Ishte dėrrasa e arkivolit. Pjesėtarėt e kėtij ekipi u shikuan ndėrmjet veti. Shikimet e tyre i thanė tė gjithė. Me duart duke iu dridhur Ramadan Aliu kujdesshėm hapi arkivolin. Ēudia ishte e pafund! Nė tė prehej bardhoka e bukurisė engjėllore. E paprekur, nė fustanin e bardhė, e freskėt sikur pak mė parė tė kishte fjetur. Mbi buzėt i dridhej njė buzėqeshje enigmatike. Mbi gjoksin e saj, pėr habinė e tė gjithėve, ndodheshin ende vjollcat kaltėroshe tė freskėta, ndėrsa vjollcat e verdha aty pėr aty u venitėn.

            I ngurosur nga e papritura, ekipi i vogėl gjatė nuk arriti tė vinte nė vete nga ky “shok”. Pikėlat e djersės sė ftohtė rridhnin nėpėr fytyrėn e kapitenit tė ri. Vetėm parapsikologu dhe mediumi i tij shikonin qetėsisht tė mbėshtetur pėr murrin e vjetėr.

- Kapite! Merre atė “Lule tė bardhė” mbi kokėn e saj. I keni premtuar... merrni pėr kujtim tė kėsaj vashe tė bukur jetime – me zė lutės iu drejtua Roni kapitenit.

            O Keef u pikėllua dhe rrėmbeu filizin e “LULES SĖ BARDHĖ”. Ndjeu se me tėrė peshėn e tij do tė rrėzohej mbi trupin e vdekur tė vajzės. Mezi mblodhi fuqinė pėr t’u ngritur. “Prej nga u krijua ky filiz i “Lules sė bardhė”? - mendonte.

- Oh, bukuroshja ime! Ku je?! Vallė, nuk po e sheh dashurinė time, mjerimin tim?  Tė betohem se do ta ruaj kėtė lule pėr kujtim tė emrit tendė... gati duke qarė iu “drejtua” kapiteni.

            Pas vetėm njė ore kufoma e vashės filloi me tė shpejtė tė shkatėrrohet, gjė tė cilėn eksperti i parapsikologjisė e shpjegoi si pasojė e natyrshme e shkatėrrimit tė trupit tė njeriut nė kontakt me ajrin.

            Kapiteni Viliams O Keef  e mori filizin e “LULES SĖ BARDHĖ” pėrtej Atlantikut dhe me tė edhe njė pėrvojė tė pazakonshme. Pėrqafimi i sė shoqes, Mirjam, e ktheu nė realitetin ekzistues.