Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - MISTERI QESHARAK I JETĖVE TONA, PĖRTEJ ALGORITMIT

Nga: Edgar MORN

MISTERI QESHARAK I JETĖVE TONA, PĖRTEJ ALGORITMIT

 

            Dija, e bėrė problematike, bėn problematik vetė realitetin, qė bėn pastaj problematike vetė mendjen prodhuese tė dijes, qė sot bėn enigmatik trurin prodhues tė mendjes. Kėshtu mbėrrijmė nė marrėdhėnien e pandashme mes realitetit, dijes, mendjes dhe trurit.

 

 

            Filozofi i madh Edgar Morin sfidon sigurinė pėr tė mundur dhe ditur gjithēka, nė njė epokė tė shenjuar prej progresit shkencor. Dhe na kujton se ajo qė na bėn njerėz janė habia, ndjesia e tė panjohurės dhe vetėdijėsimi pėr limitet

            Dostojevski thoshte: “Njeriu ėshtė njė mister. Nėse pėr ta qartėsuar kėtė mister kalojmė gjithė jetėn tonė, atėherė nuk e kemi ēuar dėm kohėn tonė”. Dhe shtonte: “E vras mendjen pėr kėtė mister, sepse dua tė jem njė njeri”.

            E kam kaluar gjithė jetėn time duke u marrė dhe duke e vrarė mendjen pėr misterin njerėzor.

            Eshtė pjesė e njė misteri mė tė madh

 

 

            E kam kaluar gjithė jetėn time duke u marrė dhe duke e vrarė mendjen pėr misterin njerėzor.

            Jam i etur pėr dije. E ndjej shumė tė gjallė kėnaqėsinė e zbulimeve dhe iluminimeve, dhe nuk kam pushuar sė lexuari revista shkencore dhe vepra, qė mė informojnė mbi progresin shkencor tė dijeve. Megjithatė, kam kuptuar shumė shpejt se marrėdhėnia mes dijes dhe realitetit paraqiste problemin e ngritur shumė kohė mė parė prej mendimtarėve indianė, kinezė, grekė, tė ngritur sėrish nga Kanti dhe sot nga shkenca e trurit dhe filozofia e dijes: ēfarė dijmė, ēfarė mund tė dijmė mbi realitetin?

            Dija, e bėrė problematike, bėn problematik vetė realitetin, qė bėn pastaj problematike vetė mendjen prodhuese tė dijes, qė sot bėn enigmatik trurin prodhues tė mendjes. Kėshtu mbėrrijmė nė marrėdhėnien e pandashme mes realitetit, dijes, mendjes dhe trurit. Zbulojmė njė tė panjohur nė secilėn prej tyre dhe, mė paradoksalja, e panjohura gjendet nė brendėsi tė asaj qė dijmė dhe atyre qė dijnė. Kjo nuk e ka shuar etjen time pėr dije, por e ka intensifikuar dhe rritur me qėllimin pėr tė provuar qė tė njoh vetė dijen, mundėsitė e saj, limitet e saj, risqet e saj pėr tė gabuar, pėr tė rėnė pre e iluzionit, si dhe tė kėrkoj mjete pėr tė zhvilluar njė dije sa mė tė pėrshtatshme qė tė jetė e mundur.

            Ndiej gjithmonė edhe kėnaqėsinė e zbulimeve, tė iluminimeve, kundrejt si universit, ashtu edhe detajeve tė vogla tė jetės sė pėrditshme. Kjo ka ndezur tek unė, gjithmonė e mė fort, habinė – ndonjėherė mrekullinė, ndonjėherė marramendjen – e tė qėnit nė jetė, tė ecurit, tė ndenjurit nėn diell, tė parit tė Hėnės qė ngrihet lart nė qiellin e natės, tė vėzhgoj masėn e yjeve, shumė tė vegjėl pėr sytė e mi, por shumė tė mėdhenj pėr dijen time. Gjithēka qė ėshtė e qenėsishme, gjithēka qė njihet shndėrrohet nė habi dhe mister. Habia ime rritet me ēdo vėshtrim, ēdo ndjesi. Dhe nuk ėshtė vetėm misteri i jetės, i ekzistencės, i realitetit, ėshtė edhe koka e kalimtarėve nė rrugė, janė pemėt, kafshėt…

            Mė habisin farat e mbledhura, tė mbrojtura si fėmijė tė sapolindur nė brendėsi tė tulit tė pjeprit, farat e kokrrave tė rrushit, habitem pėrballė bajames sė mbyllur. E kam tė fortė ndjesinė e tė padukshmes qė fshihet brenda atyre qė shohim. Ndjej atė qė ėshtė ndjerė nga shumė mendje nė shumė qytetėrime, ndjesinė e njė tė vėrtete tė fshehtė. Por kam arritur nė vetėdijėsimin, se kjo e vėrtetė do tė mbetet pėrgjithmonė e fshehur nga dija jonė. Jam ndėr ata qė mrekullohen prej universit, por jo ndėr ata qė gjejnė njė kuptim apo qė racionalizojnė. Kur Einsteini i madh mbetet gojėhapur pėrballė arsyes madhore qė mban Universin, unė nuk mund tė mos mendoj qė kjo arsye mė e lartė ėshtė e gjitha e pėrmbytur nga marrėzia e shfrenuar, me asgjėsimin e antimaterias nga ana e materies, pėrplasjet e yjeve, shpėrbėrjen e pandėrprerė tė gjithēkaje qė ėshtė e pėrbėrė, pa harruar kataklizmat qė historia e jetės ka njohur, dhe, nėse kalojmė tek njerėzorja, shfarosjet e qytetėrimeve, asgjėsimet kulturore dhe pėrhapjen e masakrave e delireve, si dhe mizoritė e ēdo lloji! Ata qė projektojnė arsyen e tyre mbi Universin kanė prirjen qė ta konsiderojnė joracionalen si iluzion tė injorantit dhe, duke u bėrė edhe vetė joracionalė nė iluzionin e tyre racionalist, kanė prirjen qė tė bėhen tė verbėr pėrballė joracionalitetit tė botės. Mund tė na mrekullojė pėr rendin harmonik tė ligjeve universale, por fshihet fakti qė universi ynė ėshtė njė lojė shumėfishe e rendit dhe kaosit. Siē kishte konstatuar Herakliti, pesė shekuj para Krishtit, harmonia dhe kaosi kombinohen, dhe nėse Konflikti nuk ėshtė ati i vetėm i tė gjithė gjėrave, duke qenė se ėshtė i pandashėm nga Bashkimi, Erosi dhe Thanatosi janė nė tė njėjtėn kohė komplementarė dhe antagonistė tė pėrhershėm. Sigurisht, ka fuqi tė jashtėzakonshme organizuese tė universit tonė, nga atomi tek galaksia. Por ka forca ēorganizuese po kaq tė jashtėzakonshme, dhe parimi i dytė i termodinamikės ishte njė zbulues. Disa kanė parė nė historinė e Universit njė rritje tė kompleksitetit drejt formave superiore tė mendjes.

 

 

            Kjo rritje ėshtė skajore nė njė planet tė vogėl si Toka jonė, e cila u ėshtė nėnshtruar tė papriturave tė ndryshme. Nė tė njėjtėn kohė, nėn ndikimin e njė force qė sot quhet energji e errėt, Universi shkon drejt shpėrhapjes dhe vdekjes. Tė mos e zbukurojmė Universin, pavarėsisht mrekullive tė tij.

            Disa besojnė se kanė gjetur sekretin e Universit nė njė algoritėm suprem. Po nga del ky algoritėm, version matematikor i superabstraguar i Zotit krijues, dhe qė, pėr mė tepėr, di tė prodhojė vetėm rend? Jam i bindur qė, pėrkundrazi, sipas motos sė Shėn Gjonit tė Kryqit, misteri qėndron nė “renė e zezė” qė ėshtė jashtė tė kuptuarit tonė. Habia e pandėrprerė shpie nė ngritjen e pandėrprerė tė pikėpyetjeve. Kėrkoj dhe gjej shumė e shumė shpjegime nė shkencat, por kėto shpjegime pėrmbajnė tė pashpjegueshmen dhe ngrejnė pikėpyetje tė reja. Di qė arsyeja ime, mendja ime mė shpalosin botėn, realitetin, jetėn e nė tė njėjtėn kohė mė mbyllin, me limitet e tyre, sepse bota, realiteti, jeta qė unė njoh fshehin tė panjohurėn. Jetoj gjithnjė e mė shumė me dijen dhe ndjenjėn e pranisė sė tė panjohurės nė tė njohurėn, tė enigmės nė banalen, tė misterit nė tė gjitha gjėrat, dhe nė mėnyrė tė veēantė, tė rritjes sė misterit, me ēdo rritje tė dijes. Dostojevski thoshte: “Njeriu ėshtė njė mister. Nėse pėr ta qartėsuar kėtė mister kalojmė gjithė jetėn tonė, atėherė nuk e kemi ēuar dėm kohėn tonė”. Dhe shtonte: “E vras mendjen pėr kėtė mister, sepse dua tė jem njė njeri”.

            E kam kaluar gjithė jetėn time duke u marrė dhe duke e vrarė mendjen pėr misterin njerėzor.

            Eshtė pjesė e njė misteri mė tė madh. 

 

            Marrė nga La Repubblica – Nė shqip nga bota.al