.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Mistika, magjia dhe bukuria e universit

Shkruan: Shefki OLLOMANI

   MISTIKA, MAGJIA DHE BUKURIA E UNIVERSIT

(Pėr dhe kundėr)

 

 

Materiali i pėrgatitur nga Shefki Ollomani, "Mistika, magjia dhe bukuria e universit" u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

"Literaturė"

 

 

 

 

            Origjina e botės

 

            Ēdo gjė qė ekziston rreth nesh – bota qė na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Nė radhė tė parė, pėrse ėshtė ajo aty? Sa i vjetėr ėshtė Universi? Apo a ėshtė ai gjithmonė aty? A jemi ne me tė vėrtetė tė veēantė nė kohė dhe hapėsirė? A do tė arrimė tė kuptojmė se si filloi gjithēka? Nga ėshtė bota?

            Kozmologjia po punon pėr tė studiuar edhe cepin mė tė skajshėm tė Universit. Pėr herė tė parė mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit tė Universit me anė tė vėzhgimeve reale. Me teleskopėt e sotshėm, me pėrshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterėt, shkencėtarėt po arrijnė, ēdo herė e mė tej, ta pėrplotėsojnė imazhin se si u krijua Universi.

 

            Udhėtimet nė kohė me anė tė dritės

            Nė Berkeley University tė Kalifornisė astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapėsinor Hubble. Astronomėt i quajnė kėta yje Supernova. Supernovat hyjnė nė ngjarjet mė tė dhunshme tė Universit. Ato eksplodojnė me fuqinė e trilion trilionė bombave atomike. Drita e tyre shndrit pėr njė kohė tė shkurtėr mė shumė se e njė galaktike tė tėrė. Pėr shkak se drita e tyre mund tė pėrllogaritet shumė saktė, Perlmutter mundet tė na japė largėsinė e tyre nga Toka dhe, nė kėtė mėnyrė, mund tė hedhim njė vėshtrim nga e kaluara.

            Perlmutter: Tė gjithė kėto Supernova janė ekplozione qė kanė ndodhur para njė, dy, tre miliardė vitesh. Nė ēastin kur studiojmė njė nga kėto supernova, ato na tregojnė diēka rreth kėtij momenti tė historisė para njė apo dy miliardė vitesh, ndėrkohė qė ne pėrpiqemi tė qėmtojmė sa mė shumė e mundur, pėr tė zbuluar se si ka qenė Universi para dy, pesė apo dhjetė miliardė vitesh.

            Pra ēdo vėzhgim drejt gjithėsisė ėshtė po ashtu edhe njė udhėtim nė kohė, mbrapa nė tė kaluarėn. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janė aq larg, saqė dritės i duhet shumė rrugė pėr tė bėrė deri nė tokė. Njė rreze drite pėr njė vit kalon njė rrugė prej 9 ½ miliardė kilometrash. Dritės sė Diellit tonė i duhet vetėm 8 minuta qė tė mbėrrijė tek ne. Por dritės sė Andromedės, galaktikės mė tė afėrt me Rrugėn e Qumėshtit, i duhen 2 ½ milionė vite deri tek ne.

            Shkretėtira nė Kili. Kėtu ndodhet vegla mė e madhe e njerėzimit nė tokė e bėrė pėr tė vėzhguar Gjithėsinė. Ėshtė Very Large Telescope, shkurt VLT.

            Ky teleskop nuk ėshtė vetėm njė dylbi i fuqishėm, por gjithashtu edhe njė makinė kohe. Me tė shkencėtarėt kanė mundėsinė tė depėrtojnė sa mė larg nė Kozmos. Nė thellėsitė e Gjithėsisė ata kėrkojnė zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillės qė mė pas do tė formonin formacionet komplekse dhe tė mrekullueshme: galaktikat, prej tė cilave ėshtė ndėrtuar Universi.

            Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck pėr fizikė extraterrestrale nė Garching janė nė kėrkim tė lidhjes mes yjeve tė para dhe galaktikave mė tė hershme.

            Si qe e mundur qė nga strukturat e para difuze tė zhvilloheshin forma tė qarta tė njė galaktike? Imazhet e para qė morėm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardė vit-drite larg. Trajta tė paqarta skematike. Tani shkencėtarėt duhet tė vendosin rreth njė njolle drite.

            Vetėm atėherė mund t’ia drejtojnė tė gjithė forcėn e dritės tė Teleskopit objektit tė pėrzgjedhur. Po morėn njė vendim tė gabuar, do me thėnė Teleskopin ia drejtojnė njė mjegullnaje difuze yjesh nė vend njė galaktike, kjo do tė thotė tė humbasėsh kohė teleskopi shumė tė ēmueshme.

 

 

            A ka mė shumė se njė univers?

            Nė Stanford University tė Kalifornisė fizikani Andrej Linde ka njė shpjegim shumė tė thjeshtė pėr ekzistencėn e Materies: Universi jonė ėshtė thjesht njėri nga pafund shumė universe tjerė paralele me pafund shumė tipare tė ndryshme. Ka pafund botė, nė tė cilat sundojnė mbase ligje krejtėsisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonė. Dhe krejt rastėsisht, ky i yni ėshtė krijuar ashtu, qė ne tė mund tė jetojmė.

            Andrej Linde: Fill pas Shpėrthimit tė Madh Universi nis tė prodhojė pjesė tė tij tė veta tė ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet pėrjetėsisht, ka mundėsi tė lindin gjithė universet e mundshme, madje edhe ato mė tė pamundshmit. Disa mund tė kenė ligje fizike qė mund tė ngjasojnė me tonat. Dhe disa herė lindin universe me ligje krejtėsisht tė ndryshme. Ne mund tė udhėtonim shumė e shumė larg pėr tė arritur te kėta universe dhe tė shikonim diēka krejt tjetėr. Por pėr tė udhėtuar aq larg nuk jemi nė gjendje ta bėjmė fizikisht. Atėherė mendojmė: ky ėshtė Universi im dhe ky ėshtė njė tjetėr univers ku jeton dikush tjetėr. Kėtė unė e quaj imazhin e Multiversit.

            Multiversi ėshtė mė shumė se njė ide. Linde e ka pėrllogaritur kėtė dhe fizikanėt tjerė nuk e shohin idenė e tij si tė pamundur. Por si ėshtė krijuar nė fakt? Pėrgjigjja tij: fjalėpėrfjashėm nga Hiēi. Nga Hiēi e ka llogaritur formulėn e Multiversit. Sipas Teorisė sė Lindes ka njė Vakuum zanafille me luhatje tė vogla. Nga kjo ėshtė krijuar Universi. Kėto lėvizje kanė qenė shkak pėr shpėrndarjen e parregullt tė Materies: nė disa vende u formuan galaktika dhe disa tė tjera hapėsira boshe. Por nga ky vakuum luhatės nuk lindi vetėm njė univers, por pafunsisht shumė.

            Koperniku na mėsoi qė nuk jemi nė qendėr tė Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janė diej njėsoj si yni. Hubble na vėrtetoi se Universi zgjerohet. A do tė na mėsojė Andrej Linde qė Universi jonė me qindra miliarda galaktika nuk ėshtė i vetmi?

            Saul Perlmutter: Nė tė vėrtetė duhet tė supozojmė mundėsinė e ekzistencės sė universeve tė tė gjithė llojeve dhe sasive tė mundshme dhe se tė gjithė kėta mund tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė – nė qoftėse ekziston diēka e tillė si koha.

Harald Lesch nuk ėshtė dakord. Ai mendon se shkenca nuk ėshtė nė gjendje t’i japė pėrgjigje njė pyetjeje tė tillė, sepse sipas parakushteve qė shtron, ėshtė e pamudur tė ketė njė pėrgjigje. Ēdo mendim qė braktis sistemin e vet pėr tė nuk ėshtė mė shkencė.

            Harald Lesch: Pėr ēdo shkencė natyrore ėshtė deēizive qė sė pari tė respektojmė kauzalitetin dhe sė dyti kundėrvėnien midis hipotezės dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition nė rastin e universeve paralele, atėherė dy pikat e rėndėsishme, qė shkenca ka zbatuar me aq madhėshti dhe triumfalitet nė tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnė mė.

            Nė Penn State University tė Pennsylvanisė atstofizikanėt Martin Bojowald dhe Abhay Ashtekar janė tė njė mendimi tjetėr. Ata kanė llogaritur njė formulė, e cila vėrteton matematikisht, qė nuk ka patur asnjėfarė Shpėrthimi tė Madh, por ēdo gjė ka nisur me njė Big Bounce, njė proces sustimi. Njė tezė e bazuar matematikishit pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh ėhtė e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike tė Shpėrthimit tė Madh, nuk duhej tė kishte fare kohė para Shperthimit. Koha dhe hapėsira do tė duhej pra tė ishin krijuar vetėm nė momentin e Shpėrthimit.

            Problemi qė kemi deri mė sot ėshtė: sa mė larg tė zhvendosemi nė tė kaluarėn e Universit, aq mė pranė do t’i vijmė ēastit, kur e tėrė masa e Gjithėsisė tkurret shumė e mė shumė, deri nė momentin qė volumi arrin te zeroja, ndėrsa trysnia pafund. Por nė kėtė pikė ēdo teori merr fund. Pėrshkrimi i njė gjendjeje tė tillė nuk ka qenė i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrėzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojowald vazhdojnė tė bėjnė akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej tė ndalonte nė momentin e Shperthimit tė Madh?

            Shkanca ka mundur deri mė tani ta shpjegojė Universin ose me Teorinė e Relativitetit ose me Teorinė e Kuanteve, por qė t’i kombinojė tė dy kėta principe matematikore s’ka arritur deri mė tani askush. Tė gjitha llogaritė nuk shkojnė mė tej se deri tek momenti i Shpėrthimit tė Madh. Ashtekar dhe Bojowald mundėn pėr herė tė parė tė kombinojnė dy teoritė dhe arritėn nė njė ekuacion plotėsisht tjetėr. Meqenėse nuk do ecnin larg me metodat normale pėrllogaritėse, ata vet kohės i japin njė strukturė hapsinore. Shkurt: llogaritė i bėnin nė dimensionin e katėrt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik tė lakimit (Loop Quantum Gravity). Nė momentin kur tė dy shkencėtarėt pėrdorėn teorinė dhe pėrllogaritjet e tyre pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh, si rezultat fituan diēka apsolutisht tė habitshme: llogaritjet nxorrėn njė univers paraardhės.

            Abhay Ashtekar: Megjithatė e papritura mė e madhe ishte qė me tė vėrtetė nė anėn tjetėr – pra para Big Bangut – ka patur njė tjetėr univers. Kėtė nuk e kemi pritur. Nė fillim nuk isha i sigurt nė mos bėhej fjalė pėr njė efekt artificial. Por me llogaritjet e mėtejme pamė se kishim tė bėjmė me njė efekt real fizik.

Nė vend tė njė fillimi absolut,a mos ėshtė fjala pėr njė cikėl pa mbarim? A mos vallė Bojowald dhe Ashtekar gjetėn pėrgjigjen e pyetjes „ēka pėrpara“? Gjer mė tani thuhej: kujt i ec pėr dore tė kombinojė Terinė e Relativitetit me atė tė Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmėn e Formulės sė Botės! A mos ia kanė dalė Ashtekar dhe Bojowald?

            Harald Lesch: Ne nuk kemi kurrfarė mundėsie pėr tė kuptuar tė tėrė sistemin. Pėr kėtė duhet tė qėndronim jashtė sistemit. Atėherė dhe vetėm atėherė mund t’i pėrgjigjeshim pyetjes se ē’kishte para Shpėrthimit tė Madh, apo dhe pyetjes tė famshme, se nga po zgjerohet nė tė vėrtetė Universi? Me kėtė duhet tė pajtohemi. Kozmologjia ėshtė njė arqitekturė e brendshme, pra mund tė na japė vetėm tiparet e brendshme tė Universit. Vetėm nė qoftė se dalim jashtė tij do tė kishim njė shansė. Por pėrderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjė mundesi.

 

         Pjesė nga libri "Mistika, magjia dhe bukuria e universit"