.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Mite art e shkencė

Shkruan: Astrit LULUSHI

www.ks24.org

          MITE, ART E SHKENCĖ

         

           Miti thotė se Apolloni e arriti kėtė duke pėrdorur njė armė tė re; harkun dhe shigjetėn, qė mund tė merret si metaforė e fitores sė tė resė mbi tė vjetrėn, popullsisė sė ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit tė Biblės mbi Adamin, Evėn, gjarprin dhe mollėn nė kopshtin e Edenit. Apollo - greq. “mollė”. Megjithėse Dionisi e Apolloni ishin krejtėsisht tė kundėrt pėr nga karakteri, ata kishin njė gjė tė pėrbashkėt; tė dy ishin perėndi tė muzikės.

 

           

 

            Mitet janė krijimtari dhe art. Ato pėrbėhen nga pėrralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnė shume hipoteza se si arti gjithmonė i ka paraprirė shkencės dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarė, piktorė, skulptorė si da Vinēi, Mikelanxhelo, Verne, H. G. Wells, e tė tjerė.

            Ėshtė thėnė se pyetjes se si e fillonte punėn pėr njė skulpturė tė re, Mikelanxhelo iu pėrgjigj se sė pari e imagjinonte statujėn brenda gurit tė mermertė qė do tė gdhendte dhe pastaj i vinte detyrė vetės qė t’a pastronte atė nga pjesėt qė mbulonin pamjen e imagjinuar. Duke zėvendėsuar pjesėt e tepėrta (+)me hapėsira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturės ne dritė. Mė vonė Njutoni do ta pėrdorte kėtė koncept artistik pėr parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike nė librin e tij “Universal Arithmetick”. 

            Nuk ka shkencė pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do tė thoshte V. Nabakov. Por artisti a krijuesi trajton jo vetėm pamjen e jashtme te realitetit, por edhe tė brendshmen qė pėrbehet nga fantazi, mite, ėndrra, ndjenja, shpirt. Deri para njė shekulli, shkencėtarėt merreshin vetėm me anėn e jashtme tė lėndės duke studiuar formėn, lėvizjet, pėrbėrjen fizike, forcėn. Nė vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenė se drita mund tė jetė objekt fizik i pėrberė nga grimca shume tė vogla tė quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore tė kohės dhe shumė shkencėtarė u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar pėr qindra vjet me  eksperimente se drita ishte thjesht njė valė, ndėrsa tani Ajnshtajni, i ri nė moshė e nė shkencė,  thyente ēdo ligj shkencor duke thėnė se drita pėrbėhej nga grimca fizike.

            Mė 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshėm pėr t’i pajtuar kėto dy rryma duke paraqitur sintezėn se drita nuk ishte as valė e as grimcė, por pėrbėhej nga tė dyja; njohja e kėtyre dy aspekteve krejt tė ndryshme ishte e nevojshme pėr pėrcaktimin  e dritės; njėra pa tjetrėn ishte jo e plotė, thoshte Bohr. Dhe kėshtu lindi fizika quantike. Pėr Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekzistencėn e Zotit dhe njė letėr e tij mbi kėtė ēėshtje u shit kohėt e fundit afro 250 mijė dollarė. Por shpesh pak rėndėsi ka se ēfarė thuhet, sepse me idenė e tij, Ajnshtajn ndihmoi pėr tė provuar se drita ėshtė edhe materie. Por i nisur nga njė arsyetim i ngjashėm i pėrmbysur, del se bota ėshtė jo vetėm fizike por edhe shpirtėrore.  Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtė hebraik) pėrmban edhe njė bisedė midis Zotit dhe Abrahamit; “Po tė mos isha Unė, ti nuk do tė ekzistoje” - “Po Zot ėshtė e vėrtetė e tė jam mirėnjohės. Por po tė mos isha unė, Ju nuk do tė njiheshit”. Ky dialog bėhet midis natyrės dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohės dhe hapėsirės, mitit dhe krijimit, e njeriut ne vetvete midis pjesės sė djathtė e tė majtė tė trurit. Gjithashtu dialogu Zot - Abraham tregon se njeriut gjithmonė i ėshtė dashur tė besojė e njėkohėsisht tė shohė me dyshim atė qė beson.

            Pra kjo ndarje dypjesėshe ka ekzistuar qė nė fillim, prandaj edhe miti duhet parė si mjet alegorik qė tregon njė histori tė ndėrlikuar e me shumė kuptime. Dionisi e Apolloni ishin vėllezėr, bij tė Zeusit. Sipas mitologjisė, Dionisi ishte Perėndi e qejfit, dhimbjes, vuajtjes, bukurisė, ēmendurisė, terrorit. Apolloni ishte Perėndi e arsyes, shkencės, mjekėsisė, ligjit e dijes. Thuhet se ai i fitoi kėto veti kur pushtoi orakullin e Delfit qė deri atėherė mbahej nga perėndia Pan, i cili pėr nga karakteri ngjante shumė me Dionisin. Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarprin gjigand Python qė ruante kėtė tempull. Python ishte i shenjtė pėr Dionisin.

            Duke iu referuar legjendės, Herodoti thotė se nė lashtėsi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtė - “ngjalė”, qė ishin Ilirė - hit. “Illurjanka” - “gjarpėr”, tė cilėt mė pas u zhduken ose u shpėrndanė. Duket se Apolloni shėnon tėrheqjen e ilirėve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenėve.

            Miti thotė se Apolloni e arriti kėtė duke pėrdorur njė armė tė re; harkun dhe shigjetėn, qė mund tė merret si metaforė e fitores sė tė resė mbi tė vjetrėn, popullsisė sė ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit tė Biblės mbi Adamin, Evėn, gjarprin dhe mollėn nė kopshtin e Edenit. Apollo - greq. “mollė”. Megjithėse Dionisi e Apolloni ishin krejtėsisht tė kundėrt pėr nga karakteri, ata kishin njė gjė tė pėrbashkėt; tė dy ishin perėndi tė muzikės. Dionisi trashėgoi nga Pan, flautin, paraardhės i instrumenteve tė sotėm frymorė, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndėrsa Apolloni i cili ishte mė serioz e pėrmbajtur, morri pėrsipėr lirėn, paraardhėse e harpės, violės e violinės. Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonė 7 tela, njė pėr cdo zanoreve.

            Thuhet se Platoni, pėrkrahės i muzikės apolloniane e cila krijonte njė atmosferė tė qetė e menduese, ishte kundėr muzikės dionisiane, plot zhurmė e ritėm, dhe shpalli se nė “Republikėn” e tij do tė lejohej vetėm muzika apolloniane. Kėto dy forma tė ndryshme muzike, janė ende tė pranishme; njėra e thelle, serioze e tjetra e lehtė, shfrenuese. Kėshtu, nuk ėshtė as e rastit qė nė tė gjitha orkestrat simfonike, nė reshtin e parė vendosen instrumentet me tela, pasardhėse tė lirės sė Apollonit, ndėrsa vegla frymore vendosen pas. Dhe e kundėrta ndodh nė xhaz, njė formė dionesiane e muzikės, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin nė ballė dhe pas tyre vijnė instrumentet me tela.