.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Argėtime -  MITE TĖ EZOPIT

FILOZOFIA NE SHQIP

MITE TĖ EZOPIT

 

 

            Prometeu, kur krijoi njerėzit, vari dy trasta nė qafėn e ēdonjėrit. Njėra trastė ishte e mbushur me defekte tė njerėzve tė tjerė, dhe trasta tjetėr ishte e mbushur me defektet  e atij qė mbante trastėn e parė. Trasta me defektet e huaja ishte pėrpara, dhe tjetra ishte pas.

 

 

 

            DY TRASTAT

 

            Prometeu, kur krijoi njerėzit, vari dy trasta nė qafėn e ēdonjėrit. Njėra trastė ishte e mbushur me defekte tė njerėzve tė tjerė, dhe trasta tjetėr ishte e mbushur me defektet  e atij qė mbante trastėn e parė. Trasta me defektet e huaja ishte pėrpara, dhe tjetra ishte pas. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse njerėzit shikojnė defektet e tė tjerėve nga larg, ndėrsa tė tyret as qė i kuptojnė.

 

 

            MAJMUNI DHE PESHKATARĖT

 

            Njė majmun, i ulur nė njė pemė tė lartė, vėzhgonte disa peshkatarė qė hidhnin nė lum rrjetat e tyre, dhe ndiqte lėvizjet qė ata bėnin. Kur ata tėrhoqėn rrjetat dhe ikėn pak mė tutje pėr tė ngrėnė, majmuni zbriti nga pema, dhe po pėrpiqej tė bėnte dhe ai tė njėjtat lėvizje, pasi siē dihet majmuni ėshtė njė kafshė imituese. Por kur preku rrjetėn, ngeci nė tė dhe i tha vetes: ‘’Mirė tė mė bėhet. Meqenėse  nuk mėsova tė peshkoj, pėrse pėrpiqem tė bėj peshkatarin?’’

  

 

            GAFORRJA DHE E JĖMA

 

            Gaforres e jėma i thonte tė mos ectė diagonalisht dhe tė mos kruante brinjėt e saj nė shkėmbin e lagur. Dhe ajo ju pėrgjigj: ‘’Mama, ti qė po mė mėson, ec drejt dhe unė duke tė tė parė mund tė kem mirėsinė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė’’.

 

 

            NJERIU DHE DHELPRA

 

            Njė njeri kishte shumė inat njė dhelpėr, pasi ajo i bėnte dėm, dhe njė herė qė e kapi me presh nė dorė, donte ta ndėshkonte shumė rėndė. Kėshtu i lidhi tė bishti i saj njė top leckash tė vajosur dhe i vuri zjarr. Por njė perėndi e dėrgoi dhelprėn drejt livadheve tė njeriut qė i vuri zjarr. Gjithēka u dogj. Ishte koha e korrjes dhe i zoti i livadheve vraponte pas dhelprės duke qarė sepse nuk i kishte mbetur asgjė mė pėr tė korrur.

 

 

            I PĖRMBYTURI

 

            Njė Athinas i pasur po udhėtonte sė bashku me tė tjerė nė njė anije. Por, papritmas filloi njė stuhi e madhe dhe anija u pėrmbys. Tė gjithė tė tjerėt filluan tė notojnė qė tė shpėtohen, por Athinasi i pasur i lutej Perėndeshės Athina dhe i premtonte gjėra tė pafund, nėse do ta shpėtonte. Dhe njė nga tė pėrmbyturit e tjerė, qė notonte afėr tij, i tha: ‘’E aftė Perėndesha Athina, por luaj edhe ti duart e tua’’.

 

            Pra, duhet edhe ne, pėrveē se ti lutemi Zotit pėr ndihmė, tė bėjmė  edhe diēka pėr veten. Mė e  duhura do tė ishte  tė gjenim mbėshtetjen e Zoti , mbi pėrpjekjen tonė, dhe jo duke lėnė pas dore veten, dhe duke pritur si lypsarė tė na shpėtojė ai.

 

 

 

 

            ASTRONOMI

 

            Njė astronom e kishte zakon tė dilte natėn jashtė dhe tė vėzhgonte yjet. Dikur, duke ecur nė periferi tė qytetit, me mendjen e tij nė qiell, i hutuar ra nė njė pus.  Qante dhe thėrriste, dhe njė kalimtar, duke dėgjuar dėshpėrimin e tij i shkoi afėr, dhe pasi mėsoi se ēfarė ndodhi, i tha: ‘’Ti miku im, pėrpiqesh tė shikosh ato qė janė nė qiell, kur nuk arrin tė shikosh as ato qė janė nė Tokė’’.

 

            Ky mit i shkon pėr shtat njerėzve  qė u pėlqen tė merren me ēėshtje tė mėdha, nė momentin kur nuk janė tė aftė as tė bėjnė gjėrat e zakonshme qė bėjnė tė tjerėt.

 

 

            ERA VERIORE DHE DIELLI

 

            Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga tė dy ishte mė i forti, dhe kėshtu vendosėn se do tė quhej mė i forti ai i cili do tė  zhvishte njė njeri  udhėtar. I pari filloi Era Veriore dhe frynte shumė fort. Njeriu mbėshtillej nė rrobat e tij dhe Era bėhej akoma mė e furishme. Njeriu, duke parė qė era dhe i ftohti sa vinte e keqėsohej, veshi edhe njė rrobė tjetėr, derisa Era u tėrhoq nga misioni i saj dhe ja dorėzoi Diellit. Dielli nė fillim lėshoi njė shkėlqim  tė mesėm dhe njeriu hoqi rrobėn e tepėrt qė kishte vėnė pak mė parė. Nė vijim Dielli shtoi vapėn, derisa njeriu, duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti pėr tė notuar nė lumin qė ishte aty afėr.

 

            Miti tregon se bindja shpesh herė ėshtė mė efikase se imponimi

 

 

 

            URITHI DHE E JĖMA

 

            Njė urith i thonte tė jėmės se shikonte. Ajo, pėr ta testuar, i dha njė copė temjani dhe e pyeti se ēfarė ėshtė.

            ‘’Gur’’ tha ai. Dhe e jėma e tij i tha: ‘’Biri im, nuk mjafton qė tė mungon shikimi, por ti ke humbur edhe nuhatjen’’.

 

            Disa njerėz qė krenohen premtojnė gjėra tė pamundura dhe paaftėsia e tyre vėrtetohet edhe nė gjėrat mė tė vogla.

  

 

            UDHĖTARĖT DHE ARUSHA

 

            Dy shokė po ecnin nė njė rrugė nė pyll. Papritmas u shfaqet pėrpara njė arushė. Njėri nga tė dy  arriti ti afrohej njė peme dhe tė ngjitej nė tė dhe tė rrinte i fshehur. Tjetri, duke parė se kafsha do ta gllabėronte, ra nė tokė dhe bėnte si i vdekur. Kur arusha  afroi hundėn e saj pėr tė nuhatur pėrreth, ai mbante frymėmarrjen, pasi thonė se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku qė ishte mbi pemė zbriti dh pyeste shokun tjetėr se ēfarė i tha arusha nė vesh.           Ai ju pėrgjigj: ’’mė tha se tani e tutje tė mos udhėtoj mė me shokė  qė nė orėn e rrezikut mė lėnė nė rrugė dhe ikin’’.

 

 

            LUANI DHE MIU QĖ TREGOI MIRĖNJOHJEN E TIJ

 

            Ndėrsa njė luan po flinte, njė mi filloi tė ecte mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copėtonte. Miu po i lutej qė ta linte tė lirė dhe nėse do ti falte jetėn, ai do t'ja shpaguante. Luani qeshi nga kėto fjalė dhe e la tė lirė. Nuk kaloi shumė kohė dhe  ngjarjet rodhėn. Luanin e kapėn  gjahtarėt dhe e lidhėn nė njė pemė, dhe miu sapo dėgjoi rėnkimin e luanit, vajti afėr tij dhe  me dhėmbėt e tij tė mprehtė preu litarit qė lidhte luanin. Pasi e ēliroi, i tha: ‘’Ti atėherė qeshe me mua, pasi nuk prisje tė shihje mirė nga unė. Por tani e di se mirėnjohja ekziston edhe tek  minjtė’’.

 

            Miti na tregon se , koha ėshtė e tillė, saqė dhe tė fortit mund tė kenė nevojė pėr ndihmėn e mė tė dobėtėve.