.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Miti pėr qytetin e humbur

Shkruan: Gazmend ELSHANI

 

            MITI PĖR QYTETIN E HUMBUR

 

         Njerėzit dhe banoret e hershėm tė atij qyteti vetėn e quanit Moh. Lidhur me kėtė emėr ka pasur tė dhėna edhe nga mitologjia e vjetėr indase dhe sidomos tek kinezėt e vjetėr. Nga legjendat kuptohej se mohasit ishin njė civilizim i vjetėr qė shtriheshin nga lindja e Azisė e gjerė tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi nė tė cilin ndodheshin arkeologėt ishte vetėm njėri nga kompleksi i gjerė i ndėrtesave nėntokėsore qė ndodheshin nė afėrsi.

        

 

            Aventurierėt nga tė gjitha anėt e botės e po ashtu edhe arkeologėt, gjeologėt dhe profile tė ndryshme tė shkencėtarėve, shpesh kanė rėnė nė gjurmė tė gėrmadhave tė qyteteve tė lashta, pallateve mbretėrore, varrezave katakombe dhe shumė e shumė gjėrave tė tjera tė cilat koha dhe dheu i ka mbajtur tė fshehura.

            Azia ėshtė njė kontinent ku civilizimet e lashta kanė ekzistuar dhe janė zhvilluar si askund tjetėr mė parė. India po ashtu paraqet njė nga pjesėt e mozaikut tė civilizimeve tė vjetra, e cila ende nė vete mban sekrete tė pasqaruara dhe mirė tė analizuara. Thellė nė territorin e Indisė, nė kufi me Nepalin, nga arkeologėt evropianė, u gjet njė qytet nė xhungėl gati i paprekur fare nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhėmbi i kohės. Aty tani nuk jetonte mė askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastėsishėm. Pallatet dhe ndėrtesat qė ndodheshin nė qytet ishin tė mbuluara me gjethe dhe bimė tropikale tė xhunglės, gjė qė kishte bėrė qė qyteti tė konservohet. Nė qytet u zbulua edhe njė tunel i gjatė 1.6 km, e qė shpinte nė njė vend tė fshehur, nė afėrsi tė malit aty afėr. Me tė mbėrritur nė pikėn tjetėr tė tunelit, u shfaqė njė hapėsirė e madhe nėntokėsore, qė ishte ndėrtuar me njė mjeshtėri arkitektonike tė paparė gjer mė atėherė dhe nė tė cilėn ndodheshin objekte dhe gjėra tė ēuditshme qė nuk dihej se ēfarė destinimi kishin. Ky vend i ngjasonte shumė njė laboratori tė madh shkencorė, por mjetet e vendosura aty ishin tė panjohura dhe nuk dihej principi i punės sė tyre.

            Nė muret e kėtij vendi u gjetėn mbishkrime tė vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vėshtirė, sepse nė to ishin tė pėrziera edhe terma tė vjetra kineze, e qė ishte njė gjė e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se vendi tė cilin e kishin zbuluar quhej MOHENGJO - DARO. Por kėtė qytet flitej vetėm nė mitet e vjetra dhe nė legjenda.

            Njerėzit dhe banoret e hershėm tė atij qyteti vetėn e quanit Moh. Lidhur me kėtė emėr ka pasur tė dhėna edhe nga mitologjia e vjetėr indase dhe sidomos tek kinezėt e vjetėr. Nga legjendat kuptohej se mohasit ishin njė civilizim i vjetėr qė shtriheshin nga lindja e Azisė e gjerė tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi nė tė cilin ndodheshin arkeologėt ishte vetėm njėri nga kompleksi i gjerė i ndėrtesave nėntokėsore qė ndodheshin nė afėrsi. Dhe, nė tė vėrtet, nė diapazon prej 3 km u zbuluan edhe dy vende tė tjera tė ngjashme. Mirėpo, befasia mė e madhe ishte se nė ato dy objekte tė tjera nuk u zbuluan gjėrat e njėjta si nė tė parėn, por aty u zbulua diēka qė pėr kohėn kur kanė ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim fare nuk duhet tė ekzistonte - pra ishte fjala pėr bomba atomike, siē quhej nga mohasit - SHATAGNI!

           

      Mohasit kanė qenė njė civilizim qė kishte njė nivel tė lartė tė njohurive. Ata kishin zbuluar, siē shkruhej nė mbishkrimet, sekretin e jetės, gjėrat e vdekura mund t’i ringjallnin, zbėrthimin e dritės, dhe kishin pasur njė shkallė tė lartė tė zhvillimit, ēka shihet edhe nga mėnyra e ndėrtimit tė qytetit dhe nga vet fakti se mė mijėra vjet para erės sė re, dikush paska ditur tė pėrdor energjinė atomike. Mė tutje nga mbishkrimet merret vesh se nė njė vend tjetėr tė botės ekzistonte edhe njė civilizim i lashtė, i cili u afrohej shumė mohasve pėr nga shkalla e zhvillimit, kjo pra ishte Atlantida.

            Edhe kėta kishin zbuluar sekretin e atomit dhe tė dritės, kishin pra njohuri tė larta teknike dhe teknologjike. Pėr dallim nga mohasit, tė cilėt njiheshin si sundues tė tokės, atlantidasit, njiheshin si sundues tė detit. Mohasit pėr aleat tė tyre kishin paraardhėsit e kinezėve tė sotėm, gjersa atlantidasit kishin pėr aleatė paraardhėsit e Majėve, Astekėve dhe Inkėve qė jetonin nė Amerikė. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, pėr shkak tė dominimit tė njėrės anė nė tjetrėn, gjersa nė njė periudhė tė lashtė kohore, me mijėra vjet para erės sė re, kjo gjė u bė edhe kritike. Luftimet e tyre filluan mė gjithė intensitetin qė kishin dhe me gjithė potencialin e mundshėm tė armatimit qė nė atė kohė dispononin ata. Se sa ka zgjatur kjo, ėshtė vėshtirė tė konkludohet, sepse faktet tregojnė rezultate tė ndryshme, qė do tė thotė se ėshtė e mundur qė luftimet tė mos jenė bėrė tė gjitha nė tė njėjtėn kohė.

            Lidhur me kėto luftėra mitologjike, ėshtė shkruar edhe nėpėr libra tė vjetėr, siē janė: “Ramajana”,  “Mahabharata”, “Epi i Gilgameshit”, “Suria panati” ose “Njohja e diellit” etj. Nė to pėrshkruhet fshehtėsia e energjisė sė Diellit, si dhe bėhet e ditur se mjete me tė cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u pėrkisnin perėndive qė ata i adhuronin dhe prej tė cilėve kishin marrė njohuri se si t’i pėrdorin ato! Nė kėto libra tregohet se qytete tė shumta tė asaj kohe u zhdukėn nga faqja e dheut, e ndėr to pėrmenden: Dundaik - Kėshtjellė e shkrirė me themel; Nan-madol -dėshmi e energjisė kolosale qė ėshtė pėrdorur kėtu; Sodoma dhe Gomora - dėshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II - njė nga shtat shtresat, e shkatėrruar me energji tė madhe tė njė “zjarri” tė paidentifikuar. Prej armėve qė kanė pėrdorur nė kėto luftėra, pėrmendėn kėto: Darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj. disa nga kėto armė shfrytėzonin energjinė nukleare e disa nga kėto shfrytėzonin edhe dritėn me anė tė sė cilės shkriheshin edhe gurėt, pra ėshtė e mundur tė janė pėrdorur laser shumė tė fuqishėm. Nga ana tjetėr, pėrmendėn edhe disa armė tė tjera, e ndėr to ėshtė edhe parashu-rama e cila paraqiste njė lloj tė armės qė punonte nė principin e ultrazėrit. Siē duket kjo armė ka qenė e pėrdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjė shpjegohet me faktin se nė kohėn kur ėshtė  bėrė sulmi me to, janė shkatėrruar pjesėt e epėrme tė shtėpive dhe ndėrtesave tė atėhershme, pra kulmet, prandaj ėshtė pėr t’u ēuditur se kinezėt nė atė kohė i kanė ndėrtuar shtėpitė me kulme harkore, duke e ditur se kjo gjė i bėnė valėt qė tė kthehen pėrsėri nga kanė ardhur. Edhe sot e kėsaj dite, kinezėt i ndėrtojnė shtėpitė nė po tė njėjtėn mėnyrė.

            Nė mbishkrime tė qytetit tė vjetėr u gjet edhe njė pjesė e tekstit e shkruar nė kinezishte tė vjetėr, me ē’rast pėrmendėn  ushtarėt prej balte. Kėta ushtarė kanė pasur pėr detyrė qė kur tė vijė koha tė aktivizoheshin dhe tė mbronin perandorinė e atėhershme Muh. Kėta ushtarė janė gjetur gjithashtu edhe nė kinė, nė vargmalet e Kuen Lunit, dhe tė gjithė ishin tė ruajtur mirė.

            Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndėrmjet kėtyre dy palėve, ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet nga vet fakti se shumica e qyteteve qė pėrmenden nė legjenda dhe nė mite, sot nuk ekzistojnė mė. Mohengjo-Daro ėshtė njė thesar i vėrtet i sė kaluarės sonė tė hershme. Nė kėtė qytet ende ka gjėra tė cilat njeriu ende nuk i di se ēfarė janė dhe pėr ēfarė shėrbejnė. Prandaj, ashtu historia  e njerėzimit po pėrsėritet?