Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Mizėkapuēėt

Shkruan: Ferid SELIMI

MIZĖKAPUĒĖT

 

Librin me satira tė autorit, Ferid Selimi „Mizėkapuēėt“, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

 

E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht pėr kėtė libėr  tė mrekullueshėm.

 

 

            KULTURA NĖ HENDEK 

 

            Pėr tė shkruar njė vepėr sado tė shkurtėr, shkrimtarit i duhet koxha njė kohė e mirė. Nganjėherė edhe vite tė tėra, e, ndoshta do ta kalojė njė dekadė e fiu...I gjori shkrimtar!Pos qė duhet ta ketė gajlen e temės sė rrahur, stilit e tė shkruarit, duhet tė mendojė edhe "e ha pazari apo jo?".   Shkruan ai, pa ndarė dhe shkrimet i mban nė sirtarė, derisa t'i sigurojė mjetet pėr t'i publikuar.Dhe jo vetėm kaq, por edhe pas botimit duhet qė distribuimin e librit ta bėjė vetė.Dy-treqind copė shkojnė falas, tė tjerat qė mbeten...I ha koha !?…Dikush do tė thoshte:A ėshtė e mundur?E mundur, edhe mirė bile. Kultura jonė e leximit ka rėnė hundė e buzė nė  "HENDEK" e s'ka kush t'i zgjasė dorėn pėr ta shpėtuar. Po a shpėtohet leximi, hej ?Tė rinjtė mė parė harxhojnė paratė pėr pije freskuese dhe kafe esspreso nėpėr kafiteri tė ndryshme, sesa ta blejnė njė libėr nė ditė. Obobo! I rashė sopatė!Nuk them njė libėr nė muaj, apo edhe nė tre muaj, po nė ditė! Ē't'i bėsh unė jamė realist. Apo pak anoj kah soc-realizmi. Bėj hesapin tim: dy kafe esspreso dhe dy pije freskuese, kushtojnė hiē mė pak se pesė marka.Po aq kushton njė libėr.Kam apo nuk kam tė drejtė !?Pastaj e kam pėr tė mirėn e tė rinjve! Kafeja mund tė ērregullojė shtypjen e gjakut. Ndėrsa pijet freskuese mund tė jenė tė ftohėta dhe mund tė vijė deri te tonsillopharingitisi dhe ata mund tė pėrfundojnė nė terapi antibiotike. Besa nė kėto kohė tė vėshtira, nėpėr barnatoret shtetėrore nuk mund tė gjenden kurrėfarė lloji i antibiotikėve, andaj, duhet blerė nėpėr barnatoret private. E shihni pra? Jo qė mund tė harxhojnė para sa tė kenė blerė gjashtė apo shtatė libra, por do tė humbnin kohėn tė shtrirė nė shtrat. Njeriun e shtrirė nė shtrat e mbytė monotonia. Patjetėr duhet tė lexojė ndonjė nga gazetat ditore. Prapė do t'i ngritet shtypja e gjakut kur do tė shohė ndonjė tė pavėrtetė apo edhe rrenė tė kulluar. Dhe ē'kanė fituar?!.Sėmundjen de...Po… Ja qė, nuk mendojnė si duhet.         Prandaj, kultura jonė e leximit ėshtė aty ku ėshtė.Nuk ka mbetur shteg tjetėr, jo, jo, pos qė veprat e autorėve tė lexohen e tė komentohen vetėm nė rrethin e ngusht tė kolegėve. Dhe... kultura..., ku ėshtė kultura?Ka mbetur de, atje nė hendek!E, prapė sillemi si tė kulturuar. Formulojmė mendime e thėnie tė pakontrrolluara dhe rrahim gjoks se jemi popull i kulturuar dhe fisnik. Po, mirė. Ku na mbeti fisnikėria ? E mbajmė nė xhepa!  Nuk na interesojnė ėndrrat e imagjinatat e poetėve! -do tė thonė. Nuk merremi me ali-mulaja!? Na intereson fitimi. Ku ėshtė fitimi, ai na duhet.Heu, bre, po nė hall qė kemi rėnė!Unė flas pėr kulturė, ata kėrkojnė mėnyrėn e fitimit!? Tė gjorėt sikur nuk e dijnė se edhe pėr tė fituar duhet pasur kulturė...Hajt bacė e ju rritė mendja!Po si ?!...

 

            SHUMĖ E RĖNDĖSISHME, APO JO? 

 

            Pasi pėrfundova skeletin e njė komedie, kėrkova mendim prej disa shokėve. Njė prej tyre nuk ishte i kėnaqur, pse kisha zgjedhur personazhin kryesor (katundaren) e (jo qytetaren). Tjetri ma zinte pėr tė madhe pse e kisha zgjedhur pėr temė shėndetėsinė. I treti, pse e kisha vėnė gjyqin etj.etj.Asnjėri nga lexuesit e parė nuk ma dha ndonjė vėrejtje ideo-artistike apo edhe estetike, tė cilat mė interesonin mė tepėr. Ishin kapur pėr njė fije tė kashtės e cila do tė kėputej shpejt. Secili jepte vėrejtje aty ku i dhimbte. Njėri ishte i punėsuar nė shėndetėsi, tjetri ishte katundar, i treti punonte nė gjyq, etj.etj.Sipas tyre duhej t'i pyesja pėr numrin e personazheve nė komedi. Cili duhej tė ishte mė naivi, ku duhej tė ndodhte e tėrė ngjarja dhe kėshtu me rradhė. E po, qejfi nuk mund t'i plotėsohej secilit. E drejtė imja ishte qė tė shtroj njė naivitet apo edhe njė ndodhi tė qenė apo edhe tė imagjinuar. E them kėtė, nga fakti se kjo komedi imja nuk kishte tė bėjė me ndonjė histori apo edhe ndonjė ndodhi tė vėrtetė. Kujtoj se e tėrė ngjarja kishte tė bėnte me situatėn nė tė cilėn gjendeshim dhe amullia e cila na mbulonte disa kohė.Njėri prej tyre qė e lexoi me "vėmendje" pasi m'i dha disa mendime "tė shėndosha" mė propozoi qė kėtė komedi t'ia ofroj ndonjė regjisori eminent, i cili do ta filmojė. -Merre me mend -mė tha -Do tė bėjė bum nė kinematografi. U ndala dhe mendova nė vete.     A ėshtė e mundur? I  njėjti person tė mė propozojė njė gjė tė tillė. E kuptova se vėrejtja e tij nuk ishte e shėndoshė. Po tė mendonte sinqerisht , s'do tė jepte njė propozim tė tillė.  Tjetri mė propozoi qė t'i ndėrroja karakteret. -E ēka mendon ti me shprehjen karakter? -e pyeta. -Karakter i njeriut -mė tha.Nuk e zgjata mė. Nuk kishte lidhje me kuptimin e kėsaj shprehjeje. Ka dėgjuar "Herifi" pėr karakterin dhe tash duhet dikund ta shtrojė si problem. E shtroi drejtė apo jo, krejt njė. E drejtė e tij ėshtė, nuk mund t'ia mohojė askush. Ai e "njeh" teorinė e lertėsisė. Bile sė paku ka dėgjuar.I "njeh" burri i botės edhe figurat stilistike. E po ē'nuk di se?! Ne qė pak a shumė e njohim letėrsinė nuk dimė (sipas tij) t'i pėrdorim me vend ato figura. Nuk e dimė ē'ėshtė krahasimi, ironia, hiperbola etj.etj. Dhe ai duhet tė na mbajė ligjėratė pėr to.

 

             I  LUMI AI !!!…

            Besa edhe tė lumėt ne qė kemi njerėz tė tillė. Shkrim-leximin e kanė mėsuar nė klasėn e parė fillore. Emrin dhe mbiemrin e dijnė pėrmendėsh.

             Prapė:

             I  LUMI AI !!!…

            Ka edhe tė tillė qė nuk dijnė shkrim-leximin. Po. Pėr shembull, nėna ime s'e ka asnjė ditė shkollė, por ajo nuk pėrzihet nė punė tė tilla. Jo qė nuk i interesojnė, por nuk i kupton, sepse nuk di tė lexojė. Edhe pse analfabete, pasi i lexova njė pjesė tė njė romani "historik" ajo desh u ēmend nga habia.

             -Si mundet -mė tha -qė njeriu i vdekur nė roman, ende tė jetojė  jetėn e pėrditėshme. -E mundur -i thashė. -Me ju diēka nuk ėshtė nė rregull. -Jo me ne, por me atė qė e ka shkruar romanin. -Krejt njė -mė tha -ju e lexoni dhe i besoni. Historia nuk  shtrembėrohet. Edhe pse analfabete, ajo e kishte kuptuar se tema e shkruar nė atė roman ishte vetėm trillim. E ne vazhdojmė tė botojmė romane tė tilla dhe i ngrisim nė qiell. Kėto si duket nuk ia vrasin syrin askujt. Ndėrsa komedia qė bėn fjalė pėr njė tė metė tonėn i preokupon njerėzit dhe flasin burrat e botės: duhet ndėrrohen karakteret, personazhi kryesor tė mos jetė katundar...

            Shumė e rėndėsishme apo jo?

 

            "JURI SE JO MAHI" 

 

            A ka mė keq se t'i mėshosh vetes?!Jo!Epo ka edhe tė tillė. Bile ata nuk janė njerėz tė rėndomtė. Veten e marrin pėr studiues tė shkėlqyeshėm. Dhe u shkon fjala. Merren me gjithēka: Me kulturė, me politikė, me shkrime, me reēensione e me ēka jo… Janė tė gjithanshėm.Nė njė premierė, njėri nga kėta studiues apo njohės tė artit tha: "Nė njė aspekt, nga kjo premierė nxora konkluzionin se janė kaluar kufijt e amatorizmit".I njėjti person pas disa ditėsh jep deklaratėn tjetėr: "Drama shqipe (fjalėn e kishte pėr kėtė premierė) ėshtė kthyer pėr pesėdhjetė vjet mė pas".A ėshtė e mundur...E mundur. Dhe e saktė. Njerėzit nuk zgjedhin mjete pėr tė arritur deri te njė qėllim. Qėllimi ishte qė nė festival (nė suaza amatore) tė ngritej njė "tekst" qė nuk ishte tekst dhe njė "dramė" qė nuk ishte dramė.Dhe...E ngriti deri nė qiell. Me ndihmėn e tij shfaqja mori shpėrblimet e jurisė sė festivalit, por jo edhe mendimin e publikut. Kjo ndodh gjithkund e gjithnjė: Nėpėr festivale tė ndryshme, caktohet juria qė a priori "zgjedh" tė shpėrblyerit dhe mbaron puna.            Shpeshherė, simpatia mund ēdo gjė. Mund qė recituesi tė mos ketė fare zė e tė fitojė vendin e parė nė festival.Juria thotė ashtu.Mund qė kėngėtari tė harrojė edhe tekstin (hiē melodinė) dhe prapė tė fitojė… Juria vendos.E publiku?Publiku ka tė drejtė tė paguaj biletėn dhe vetėm tė pėrcjellė programin. Ose, nuk ka tė drejtė tė hyjė nė sallė!? Edhe pa ta bėn?!Po, festivalet pėr kė organizohen?Pėr jurinė!Jo more?Po? Po!Po nuk pati juri, nuk do tė ketė festival. Po, nuk pati festival nuk do tė ketė juri.Ndėrsa publik do tė ketė gjithnjė. Pėr njė pordhė tė lėshuar, publik do tė ketė. Por, ata nuk kanė tė drejtė tė pėrzihen nė punėt e jurisė.  Nuk dinė gjė, prandaj janė publik.E...            Festivale ka me bollėk andaj edhe juri ka sa tė duash. JURI SE JO MAHI?!

  

            TĖ FOLURIT E BERBERIT 

 

            Ju ka rastisur ndonjėherė tė takoni individė qė e duan dhe e flasin mirė gjuhėn letrare?! Jeni kėnaqur duke i dėgjuar, apo jo?Veshi juaj e ka pranuar mė mirė se kurrė mė parė, ēdo shprehje tė tij. Sa bukur! (keni thėnė me vete) tingėllon gjuha letrare dhe keni provuar qė edhe ju t'ua ktheni me po atė mėnyrė, por me qė nuk jeni mėsuar me shprehje tė tilla ju ka dukur vetja artificiale dhe prapė keni vazhduar me tė vjetrėn.Kėshtu bre vėlla jemi mėsuar!?Ju ka rastisur poashtu tė takoni njerėz qė kanė provuar tė flasin gjuhėn letrare, por gjatė tė folurit kanė bėrė njėmijė e njėqind gabime dhe sigurisht me vete keni thėnė:Fare nuk tingėllon mirė dhe ua keni bėrė bajat. Po, po, ua keni bėrė bajat dhe u keni thėnė: Mos fol vėlla me gramatikė kur nuk di...E po, pse tani tė pėrdoret kėtu shprehja "Gramatikė", ē'lidhė punė gjuha letrare me problemet gramatikore. Ja qė nė popull pėr tė folurit e letrarishtes thuhet "me gramatikė" e kjo nuk ka tė bėjė fare me tė, por ē'e do...Prapė keni takuar njerėz qė kanė tentuar gjatė tė folurit tė tyre tė pėrdorin po ashtu disa shprehje qė pėr ta kinse janė tė leksikut tė letrarishtes dhe jeni shqyer sė qeshuri nga radhitja e fjalėve dhe deformimi qė u ėshtė bėrė...Mua mė ndodhi kėshtu...Derisa isha te berberi, aty ku ēdo herė qethi flokėt, takova njė person qė veten e quan "alamet" kėngėtari. Po, po, ai veten e sheh ēdo ditė nė televizionet lokale, pastaj dėgjon kėngėt dhe zėrin e vet nėpėr kasetat qė ka inēizuar me financim tė vetin dhe i ka hyrė vetja nė huj. Ata qė njohin muzikėn, nuk prajnė duke kritikuar. Kėndon KIĒ -i thonė, por ai sikur nuk i dėgjon dhe vazhdon me tė veten.Sidoqoftė, ai edhe aty (nė berberhane) kėndonte me zė tė ulėt dhe priste rend pėr ta rruar mjekrėn. Dikush e ftoi jashtė.Berberi (mjeshtri i mjekrės dhe i leshit tim) filloi ta lavdėrojė aq shumė saqė m'u duk se do ta bėnte yll tė muzikės shqiptare. Provova ta ndal me njė mendim timin, por ai nuk prante duke e lavdėruar dhe mes tjerash mė tha:-Ky i "imponon" kėngėt vetė (deshi tė thoshte komponon), por meqė nuk e dinte domethėnien e shprehjeve "imponim" e "komponim" nuk e zgjata mė tepėr, por i thashė:-Meqė, "imponuaka" muzikėn e vet, atėherė, njėmend qenka i mirė...-E po unė ēka po flas deri mė tani. -Hajde tash ta ngremė njė dolli.           Nxori nga fioka e tavolinės njė uiski dhe dy gota tė vogla me ujė mineral.-Gėzore, gėzore!-Heu bre, shprehje tė ēuditshme, por…Unė u pata bėrė si i shurdhėr kur ai mė pyeti: - T'i heq kėto qime kėtu? - Heqi edhe kėto tjerat .- S'ka problema, -mė tha. - Pa, pa, pa, edhe njė shprehje tjetėr e re. Nga kureshtja pėr tė mėsuar se nga i kishte mėsuar kėto shprehje tė reja e pyeta se ku i kishte lexuar…  E, ai, duke rrahur gjoks mė tha:-Unė, zotėri e pėrcjell shtypin dhe fjalorin!?!...-E pėrcjell, e pėrcjell edhe fort mirė bile, pirolla tė qoftė!?-Harrova ta pyes se cilin fjalor dhe cilin shtyp e pėrcjell. Nė cilėn faqe tė tyre kishte hasur nė shprehje tė tilla.Sidoqoftė, ai kishte formuluar disa shprehje nė thesarin e vet tė tė folurit qė e quante "Tė folurit e gramatikės sė shqipes" dhe tani mburrej para botės pėr kinse fjalorin e pasur tė tė shprehurit. Dhe… Nuk ėshtė vetėm berberi im qė flet kėshtu. Tė tillė ka mjaft. Ē't'i bėsh, nganjėherė njeriu duhet tė bėhet shurdhmemec e tė mos dėgjojė tė tilla shprehje nga individė tė tillė.

            -Duhet po si?...

 

            HAPNI SYTĖ …

 

            Nė jetė, thonė ēdo gjė ėshtė relative, dhe ēdo gjė e mundur. Megjithatė, nganjėherė dėgjohet edhe fjala "absolute". Keni dėgjuar pėr ndonjė imperator apo sundues, tė thonė se ka pushtet absolut. Nuk mund t'i ikė asgjė nga dora. Ndoshta ka tė tillė, por edhe atė e sundon dikush.

            E po, kush ėshtė ai qė mund ta sundojė imperatorin? Kujt i frikėsohet ai?

            Po, ja: Imperatori ka grua. Gruaja ėshtė ajo qė ka lindur tri ditė para dreqit dhe e vetmja qenie nė botė qė ka mundur ndonjėherė ta mashtrojė atė.

            Ajo, pra e ka futur dreqin nė shishe. Cili nga burrat e ka bėrė kėtė? Dhe cili do ta bėnte se?

            E shihni? Gruaja e sundon imperatorin, apo edhe e mashtron. Do tė thotė se as imperatori mė i egėr nuk mund tė ketė pushtet absolut.

            Tash dikush do tė pyes: Ē'tė hyn nė punė kjo gjė? Sikur nuk ke se me ēfarė tė merresh.

            Megjithatė unė do tė merrem, por jo me pushtetin e imperatorit apo tė sunduesit por me relativitetin dhe tė mundurėn.

            Sa i pėrket definicionit dhe teorisė, atė ia lė fizikanėve dhe shkencėtarėve qė u morėn me kėtė ēėshtje… Por, do tė shpaloj diēka tjetėr.

            Ēdo gjė ėshtė e mundur.

            Mund tė vdesėsh dhe prapė tė ringjallesh.

            Bile kėshtu e thotė libri i shenjtė.

            Do tė ringjallemi nė moshėn tridhjetė e dy vjeēare. Mosha mė e mirė e njeriut. E mundur ėshtė qė pasi tė ringjallemi tė hamė gjellėrat e tė pijmė pijet mė tė mira qė kurrė nė jetėn tonė nuk kemi mundur t'i kėrkojmė.

            Pastaj e mundur ėshtė qė tė shoqėrohemi dhe mbase tė hyjmė nė vallen e dashurisė me femrat mė tė bukura qė ekzistojnė.

            E mundur ėshtė qė shpirti jonė pas vdekjes tė zė vend nė trupin e ndonjė insekti apo kafshe tė butė a tė egėr.

            Nė jetėn tjetėr qė do tė kemi pas vdekjes, do tė mund tė bėhemi artistė Holivudi apo kėngėtarė opere etj.etj.

            E shihni pra, ēdo gjė ėshtė e mundur.

            Por, edhe nė kėtė jetė ėshtė e mundur qė nga njė bari dhensh, apo nga njė zejtar tė bėhet njeriu politikan me zė. Apo e kundėrta nga njė politikan i shquar tė kthehet nė bari dhensh apo zejtar, ose edhe nė lypės rruge.

            Po, po, edhe tė tillė qė do tė jetonin nė kurriz tė qendrės sociale apo tė ndonjė shoqateje tjetėr bėmirėse.

            Mirėpo tė shpallet njeriu pėr sė gjalli i vdekur kėtė nuk e kam menduar asnjėherė. Jo qė s'kam menduar por as mė ka shkuar mendja se mund tė ndodhė ndonjėherė. Megjithatė edhe kjo ndodh nė ditėt e sotit. Ndoshta ka ndodhur edhe mė parė. Porse kjo tė ndodhė nė kohėn e kompjuterizmit e tė punės sė robotėve?!.

            Shkoi Herifi nė ofiqari pėr tė kėrkuar veten nė listėn zgjedhore. Pasi u kontrrolluan tė gjitha listat, u konstatua se emri i tij, nuk figuronte askund.

            Kėrkuan pastaj letėrnjoftimin, pėr ēudinė e tė gjithėve, nė numrin rendor tė tij shkruante  "i vdekur".

            -E pamundur?!... -u habit ai.

            -E mundur edhe mirė bile. -ia ktheu nėpunėsi.

            -Me ju diēka nuk ėshtė nė rregull apo mė duket...

            -Ndoshta... por, tė lutemi lėshojeni zyrėn se kemi punė.

            -E po si do t'ia bėjmė kėsaj pune?

            -Kėsaj pune i kemi vėnė kapakun me vdekjen e kėtij personi.

            -Po unė...

            -Ti ik nga ke ardhur sa nuk e kemi ftuar policinė.

            -Po unė...

            -Ēka ti?

            -Unė jam personi qė ju mendoni se ka vdekur.

            -E pa mundur. Ky person ka vdekur dhe pikė.

            -Shikojeni fotografinė nė letėrnjoftim, i ngjajė unė atij, apo jo?

            -I ngjan vėlla, si veja vesė.

            -E shihni, pra?

            Tani shko. Eja njė ditė tjetėr shkruaje njė kėrkesė pėr tė tė kthyer nė librin amėz tė tė gjallėve. Deri atėherė, ruaju mos tė tė ndodhė diēka se nuk do tė pėrgjigjet askush...

            Dyshoni ende nė formulimin: ēdo gjė ėshtė e mundur? Andaj ju sugjeroj tė keni kujdes dhe…

            HAPNI SYTĖ…         

 

Pjesė nga libri me satira „Mizėkapuēėt“