.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Mjalti (3)

Shkruan: Nijazi BASHA

       MJALTI (3)

     Mjalti mė i lehtė dhe mė i dobėt pėr shėndetin tonė ėshtė ai mjaltė i cili vilet shumė herėt ose i cila vilet vetėm prej njė lloj luleje mirėpo, vetėm pėr shėrimin e lukthit preferohet tė pėrdoret mjalti i lehtė dhe i dobėt, sepse mjaltin e fortė lukthi i sėmur nuk mundet ta pėrpunoj lehtė. Mjalti i fortė ėshtė ai i cila vilet kah fundi i pranverės kur ka edhe lule tė shumėllojshme, sidomos tė atyre tė pemėve dhe livadheve. Kjo mjaltė ėshtė mė e mirė pėr shėndetin e njeriut nė krahasimi me mjaltin e lehtė.

 

  

 

            Gjendja ndėrkombėtare  e mjaltit

 

            Nė vendet mė tė zhvilluara, siē janė Evropa perėndimore, mjalti ėshtė vėshtirė tė jetė i cilėsisė sė mirė, sepse bujqėsia moderne i kufizon kushtet e natyrshme tė bletės nė pėrgjithėsi. Bujqėsia moderne i pėrdor shumė preparatet kimike dhe ato artificiale pėr shtimin e sasisė sė prodhimeve bujqėsore. Bujqėsia  biologjike, pėr fat tė keq, nė botėn e zhvilluar nuk ėshtė e pėrparuar aq sa duhet.

            Nė Kosovė, pėr dallim me atė vende tė Evropės, viset kodrinore e malore i pėrbėjnė afro 80%  tė territorit. Kėto vise janė tė paprekura  nė njė far mėnyre nga bujqėsia moderne  e cila koncentrohet nė sasinė dhe cilėsinė artificiale tė produkteve bujqėsore. Pėr kėtė fajtorė janė mė se shumti ata qė e pėrdorin ushqimin artificial dhe, patjetėr duhet vetėdijesuar kombi ynė qė tė mėsohet tė pėrdor vetėm ushqime biologjike nėse dėshirojmė tė jemi tė shėndetshėm. Kohėve tė fundit sėmundjet kancerogjene , infarktet etj., janė duke bėrė skandal nė popullin tonė, nga tė cilat vdesin shumė njerėz tė rinj, vetėm e vetėm se nuk jemi tė vetėdijesuar qė duhet ta pėrdorim ushqimin biologjik siē e kemi pėrdorur para 30 viteve .

            Sot ėshtė njė fat i mirė pėr prodhuesit e bletarisė, sidomos nė rrethin e Therandės, pasi   tokat kanė mbetur akoma pa u helmuar nga bujqit e rrezikshėm qė punojnė me mjete moderne, tė cilėve nuk ju intereson fare kualiteti biologjik as cilėsia, por sasia. Preparatet kimike frytet i bėjnė tė duken tė bukura dhe tė qėndrojnė shumė gjatė, por kurrsesi nuk janė tė  freskėta e as tė shėndetshme.

            Mjalti mė kualitativ, pėr momentin, ėshtė nė komunėn e Therandės pėr arsye se shumė pak ėshtė e zhvilluar bujqėsia moderne e cila prodhon vetėm ushqime artificiale dhe tokat shkon gjithnjė duke i helmuar.

 

            Bletaria dhe Bujqėsia

 

            Bletaria ndihmon shumė bujqėsinė. Me ndihmėn e bletarisė prodhimet bujqėsore shumėfishohen, bletari pėrfiton vetėm nga mjalti, kurse bujqėsia dhe natyra fiton deri nė 300 herė mė shumė dhe i gjithė ky proces ėshtė absolutisht ma biologjik. Pėr momentin e sotėm  territoret me tė ruajtura dhe mė biologjike, tė ēdo lloj prodhimi, janė viset kodrinore malore, prandaj mjaltėt mė tė shėndosha  nė komunėn e Therandės janė ato tė bjeshkėve tė:  Budakovės , Vraniqit, Maqitevės, Mushtishtit dhe tė Grejkovcit.

 

 

 

            Mjalti  i dobėt, i fortė dhe shumė e fortė!

 

            Mjalti mė i lehtė dhe mė i dobėt pėr shėndetin tonė ėshtė ai mjaltė i cili vilet shumė herėt ose i cili vilet vetėm prej njė lloj luleje mirėpo, vetėm pėr shėrimin e lukthit preferohet tė pėrdoret mjalti i lehtė dhe i dobėt, sepse mjaltin e fortė lukthi i sėmur nuk mundet ta pėrpunoj lehtė. Mjalti i fortė ėshtė ai i cili vilet kah fundi i pranverės kur ka edhe lule tė shumėllojshme, sidomos tė atyre tė pemėve dhe livadheve. Kjo mjaltė ėshtė mė e mirė pėr shėndetin e njeriut nė krahasimi me mjaltin e lehtė.

            Mjalti shumė i fortė ėshtė ai qė vilet shumė vonė - diku kah fundi i gushtit - nė rrafshe, dhe kah fillimi i shtatorit - nė bjeshke, dhe kjo mjaltė ėshtė shumė mė e shėndosh pėr njeriun,  sepse nė kėtė mjaltė ka nektar dhe polen qė ėshtė vjelė prej pranverės sė hershme e deri nė vjeshtė.

            Mjalti i lehtė ose i hershme mund t'i ketė rreth 50 lloje tė aromave. Mjalti i fortė, pak mė i vonshėm se ky, munde t'i ketė rreth 100 lloje tė aromave, ndėrsa mjalti shumė i fortė dhe i vonshėm,  mund t'i ketė rreth 150 lloje tė aromave.

            Nga ky ilustrim i shkurtėr, mund ta kemi njė sqarim mė tė qartė rreth mjaltit tė lehtė, tė fortė dhe shumė e fortė.

            Mė herėt e kemi cekur se mjalti i pastėr nuk bėn tė pėrzihet me mjaltin qė ushqehet ėma dhe shoqėria e bletės pėr ta ruajtur gjendjen shėndetėsore tė saje. Bletaria moderne mjaltin e pėrzier me sheqer e quan - mjalti i pjellorisė, kurse atė tė papėrzier me sheqerna dhe ilaēe, e quan - mjalti i hojeve.

 

            Mjalti nė kuzhinėn moderne shqiptare

 

            Edhe unė jam ndėr ata qė e pėrdor mjaltin nė kuzhinėn moderne. Me mjaltė munde tė bėhet edhe salca e sallatave tė gjelbra, sipas dėshirės mund t'i qitet kosit, qumėshtit, ēajit  por me kusht - ēajit, qumėshtit, kafes mos t'u qitet mjalti nėse janė tė nxehtė, nėse dėshirojmė ta ruajmė kualitetin e mjaltės.

            Mjaltin mund ta pėrdorim tė kombinuar me pemė tė ndryshme, zakonisht pėr ėmbėlsira. Po ashtu, mund tė bėhen pije shumė tė shėndosha tė pėrziera me alkool dhe verėra tė ndryshme.

 

            Ngjyrat e mjaltės

 

            Ngjyrat e mjaltės reagojnė sipas dritės. Nėse mjaltin nė kavanoz e mbajmė nė vend tė errėt, i e ruan ngjyrėn ashtu si e ka, nėse kavanozin e lemė nė vend me dritė, mjalti fillon tė behet mė i mbylltė, sepse nektari dhe poleni pėrmbajnė nė vete pigmente dhe ngjyra tė ndryshme.

            Mjalti i cili vilet nga lulja e bagremit e ka ngjyrėn shumė tė ēeltė, ndėrsa mjalti i cili ėshtė i bjeshkės dhe ai verės shumė tė nxehtė, ėshtė mė i mbylltė (errėt).

 

            Si ruhet mjalti?

 

            Mirė ėshtė tė ruhet nė vende tė errėta, tė pastra, tė flladshme - tė mos jetė, as shumė ftoftė e as shumė nxehtė. Nuk ėshtė mirė qė mjalti tė qėndroj nė frigorifer pasi ai bėhet shumė i trashe dhe kristalizohet shpejtė. Tė ftohtit dhe tė nxehtit e lartė e dobėsojnė kualitetin e mjaltit.

 

            Kemi mjaltė tė hollė (tė lėngtė), tė kremizuar dhe tė kristalizuar!

 

            Mjalti i lėngtė ėshtė i freskėt dhe mund tė ruhet sė paku 6 muaj pa u kristalizuar. Mjalti i cili kristalizohet para 6 muajve duket si mė i butė, kokrrat e kristalizuara i ka mė tė imta, kurse mjalti qė kristalizohet mas 6 muajve, ose mė ngadalė,  kokrrat e kristalizuara i ka mė tė trasha.

 

            Ēka  ėshtė mjalti i kristalizuar?

 

            Ėshtė sikurse mjalti i zakontė edhe pse duket si diēka e tjetėrsuar nė shije dhe nė pamje, por vlerat ushqyese i ka tė njėjta. Mjalti i kristalizuar mund tė qėndroj ashtu i ruajtur disa mijėra vite. Nė piramidat e Egjiptit tė sotėm ėshtė gjetur mjalti i prodhuar para 4000 vjetėsh. I vetmi prodhim qė e ka aftėsinė pėr tė ruajtur shumė gjatė dhe tė pėrdoret sėrish,  ėshtė mjalti. Mjalti i kristalizuar mund tė shkrihet nė 45-55 gradė celsius. Unė them se nuk ja vlen tė shkrihet, sepse shpenzohet shumė energji e panevojshme. Mė sė miri ėshtė tė pėrdoret ashtu si ėshtė - i kristalizuar, kur dihet se mjalti i kristalizuar ėshtė shumė i qėndrueshėm. Kristalizimi nėnkupton qėndrueshmėri shumė shekullore tė mjaltės. Mjalti qė ka mbi 28% glukozė, kristalizohet mė shpejtė - brenda 6 muajve, ndėrsa mjalti qė ka mė pak se 28 % glukozė,  kristalizohet brenda njė viti.

 

            Mjalti i kremizuar

 

            Bletaret dinė ta kremizojnė mjaltin me qėllim qė t'i plotėsojnė dėshirat e konsumatoreve. Mjalti i kremizuar duket si eurokrem - i bardhe ose si gjalpė e shtazėve.  Pamjen dhe shijen e ka shumė tė mirė, ėshtė shumė praktikė pėr tė bėrė ėmbėlsira, ku kėto ėmbėlsira janė shumė mė tė shėndosha se ato qė bėhen me sheqerna tė ndryshėm. Ėshtė e lehtė pėr ta lyer bukėn nė mėngjes etj.

            Shumė konsumatore nė perėndim e pėrdorin mjaltin e kremizuar. Bletari ketė lloj mjalti e pėrzien nė njė enė tė caktuar deri sa ajo tė behet e kremizuar.  Nė kėtė rast bletarit i kushton punė mė shumė dhe detyrohet ta shet pak mė shtrenjtė se mjaltin e zakontė (tė freskėt).

 

            Mjalti si dekor i kuzhinės

 

            Nė tavolinėn e kuzhinės, nė tavolinėn e dhomės sė ndejės, mjalti gjithnjė e mė shumė  pėrdoret si ushqim shėrues e delikates. Ashtu si lihen pemėt e dekoruara  nė njė shportė tė bukur, po ashtu, edhe mjalti mund tė vendoset nė njė enė tė bukur. Mirė ėshtė qė mjaltin ta pėrdorim sipas nevojės, por kurrsesi ta teprojmė, dhe me ēdo kusht, sa herė ta pėrdorim, t'i pastrojmė dhėmbėt.

 

 

            Sa  bletar i ka Kosova?

 

            Nė Kosovė ka rreth  8000  bletarė me mbi 90000 shoqėri bletėsh. Sasia mesatare e prodhimi tė mjaltės sillet rreth 10 kg pėr shoqėri dhe kjo nėnkupton se prodhohen rreth 900000 kg mjaltė. Sa ma shumė qė tė ketė bletarė profesional, sasia e prodhimit tė mjaltit pėr njė shoqėri tė bletės nė Kosovė do tė shtohet. Mjalti nė Kosovė, pėr kokė tė banorit, sillet rreth 200 gr.  kurse nė  Evropėn perėndimore rreth  2 kg.

            Kosova i ka mbi 2200000 banor, dhe nėse konsumohet mjalti ashtu si duhet, do tė ishte nevoja dhe kėrkesa e prodhimit (bazuar nė standardet evropiane) afro 4.5 milion kg, kurse nėse dėshirojmė tė prodhoj edhe pėr eksport, duhet t'i prodhoj sė paku 10 milion kg. Numri i bletarėve nė Kosovė  mundet tė dhjetėfishohet  dhe fitimi dhe buxheti i popullit mund tė dhjetėfishohet. Kosova i ka rreth 1.1 milion hektar sipėrfaqe tokėsore, ku rreth 70%  e kėsaj sipėrfaqe ėshtė e shumė e volitshme pėr prodhimin e mjaltit. Kapaciteti i kėsaj sipėrfaqe pėr  prodhimin e mjaltit, ėshtė rezervė gjigante. Lirisht mund tė thuhet se ka rezerva tejet tė mėdha tė nektarit  - mbi 40 milion kg mjaltė mund tė vilen vetėm nė trojet e Kosovės, e mos tė flasim pėr kapacitetin nė mbarė trojet shqiptare.

 

            Mjalti  ushqim tepėr i shėndetshėm

 

            Fermentet-enzimat janė ato tė cilat gjenden mė sė shumti nė mjaltė dhe janė shumė tė rėndėsishme pėr tretjen e ushqimit, si pėr atė qė ėshtė i sėmur, po ashtu, edhe pėr atė qė ėshtė i shėndosh. Arsyet e fuqisė sė mjaltit janė, se  pėrmban  nė vete  shumė vitamina,  enzime  dhe materie tjera tė rėndėsishme pėr organizmin. Mjalti pėrmban mė sė shumti kaliumin nga tė gjithė mineralet - 100 gr e mjaltit i ka afėr 40 gr, me vlerėn e PH-sė.  Tjetėr ėshtė se nė mjaltė gjenden afėr 25 lloje tė sheqernave.

            Unė mbetem me shpresė se ka bletarė, qenė tė ardhmen, do t'i japin tė dhėnat mė tė rejat mbi rendėsin e mjaltit dhe bletarisė.

            Mbetem me shpresė se shumėkush do tė pėrfitoj, sadopak, nga artikulli im i shkruar.

 

 

                                                                                        (1)     (2)