Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - MJESHTRAT E MESJETĖS NĖ MJEKĖSI

http://enigmaexplorer.forumativo.com

 

MJESHTRAT E MESJETĖS NĖ MJEKĖSI

 

       Shumė aspekte tė mjekėsisė moderne mund tė mos jenė aq moderne sa kujtojmė. Nė tė vėrtetė, njė sėrė praktikash mjekėsore tė zakonshme sot, pėrdoreshin shekuj mė parė nė disa vende. Tė ndalemi, pėr shembull, te historia e mjekėsisė gjatė mesjetės nė Lindjen e Mesme.

 

 

            Shumė aspekte tė mjekėsisė moderne mund tė mos jenė aq moderne sa kujtojmė. Nė tė vėrtetė, njė sėrė praktikash mjekėsore tė zakonshme sot, pėrdoreshin shekuj mė parė nė disa vende. Tė ndalemi, pėr shembull, te historia e mjekėsisė gjatė mesjetės nė Lindjen e Mesme.

 

 

            KALIFI HARUN AR RASHID ngriti nė vitin 805 tė e.s. njė spital nė kryeqytetin e tij, Bagdad. Nga shekulli i 9-tė deri nė shekullin e 13-tė, sundimtarė tė tjerė ndėrtuan e mirėmbajtėn spitale anembanė botės islame, nga Spanja deri nė Indi.

            Ato spitale mirėpritnin tė pasur e tė varfėr tė tė gjitha feve. Mjekėt profesionistė jo vetėm kuronin tė sėmurėt, por edhe bėnin kėrkime e stėrvitnin praktikantėt e rinj. Kishte pavijone pėr specialitete tė ndryshme mjekėsia e brendshme, okulistika, ortopedia, kirurgjia, sėmundjet infektive dhe sėmundjet mendore. Mjekėt, tė shoqėruar nga studentėt e tyre, vizitonin tė sėmurėt mėngjes pėr mėngjes dhe u rekomandonin dietat e ilaēet e duhura. Spitalet kishin farmacistėt e vet qė u jepnin barnat tė sėmurėve. Personeli i administratės kujdesej pėr dokumentacionin, kontrollonte shpenzimet, mbikėqyrte pėrgatitjen e ushqimit dhe merrej me detyra tė tjera administrative njėsoj si sot.

            Historianėt i mbajnė kėto spitale si «njė nga arritjet e mėdha tė shoqėrisė mesjetare islame». Anekėnd botės islame, «spitali si institucion po zhvillohej nė rrugė revolucionare, qė do tė ndikonin nė pėrparimin e shkencave mjekėsore dhe tė kujdesit shėndetėsor deri nė kohėt tona», siē thotė autori e historiani Hauard R. Tėrner.

 

 

            AVICENA, njė pionier tjetėr nė lėmin e mjekėsisė, ishte me origjinė nga qyteti i Buharės, nė Uzbekistanin e sotėm. Ai u bė njė nga mjekėt, filozofėt, astronomėt dhe matematikanėt e mėdhenj tė shekullit tė 11-tė. Avicena shkroi njė enciklopedi, Traktati i mjekėsisė (ose Kanuni i mjekėsisė), qė pėrfshinte krejt dijet mjekėsore tė gjeratėhershme.

            Nė Traktat, ai thoshte se tuberkulozi ėshtė ngjitės, se sėmundjet mund tė pėrhapen nėpėrmjet  ujit e dheut, se ndjenjat ndikojnė te mirėqenia fizike dhe se nervat transmetojnė si dhembjen, edhe impulset pėr tkurrjen e muskujve. Avicena pėrshkroi nė Traktat rreth 760 preparate farmaceutike vetitė, veprimin dhe pėrdorimin e tyre dhe parashtroi parimet se si tė provoheshin barnat e reja. Ky tekst u pėrkthye nė latinisht dhe u pėrdor pėr qindra vjet nė fakultetet e mjekėsisė nė Evropė.

 

 

 

Avicena mbikėqyr pėrgatitjen e barnave pėr linė

 

 

 

            RAZISI, lindi nė mesin e shekullit tė 9-tė nė qytetin e lashtė tė Rajit, qė sot ndodhet nė periferi tė Teheranit. Ai ėshtė quajtur «mjeku mė i madh i islamit dhe, nė fakt, i krejt mesjetės». Nė dobi tė mjekėve tė tjerė, ky shkencėtar e mendimtar i hodhi me shkrim metodat e tij eksperimentale, kushtet laboratorike, pajisjet qė pėrdori dhe rezultatet. Ai i kėshillonte gjithė mjekėt tė ecnin nė njė hap me zhvillimet e fundit nė fushėn e tyre.

            Razisi pati njė sėrė arritjesh. Pėr shembull, punimet e tij mjekėsore pėrfshihen nė veprėn me 23 vėllime Al-Havi (Libri i gjithanshėm), qė renditet ndėr tekstet e rėndėsishme mjekėsore. Thuhet se nė kėtė libėr gjendet zanafilla e obstetrikės, e gjinekologjisė dhe e kirurgjisė sė syrit. Nė faqet e 56 veprave tė tij me tema mjekėsore, jepen pėrshkrimet mė tė lashta tė sakta tė sėmundjeve tė lisė e tė fruthit. Gjithashtu, Razisi zbuloi se temperatura e lartė ėshtė njė nga mekanizmat mbrojtės tė trupit.

            Veē kėsaj, ai drejtonte spitale nė Raj dhe nė Bagdad. Falė punės qė bėri atje me tė sėmurėt mendorė, u vlerėsua si babai i psikologjisė dhe i psikoterapisė. Pėrpos mjekėsisė, Razisi gjeti kohė tė shkruante libra pėr kiminė, astronominė, matematikėn, filozofinė dhe teologjinė.

 

 

            ALBUKASISI ėshtė njė emėr tjetėr qė spikat nė historinė e mjekėsisė. Ky novator i shekullit tė 10-tė nga Andaluzia, nė Spanjėn e sotme, nxori njė pėrmbledhje 30-vėllimesh, qė pėrmbante njė traktat me 300 faqe pėr kirurgjinė. Nė tė pėrshkruante procedura tė pėrparuara, si: pėrdorimi i fillit natyror pėr tė qepur ēarjet brenda trupit, heqja e gurėve tė fshikėzės me njė instrument qė futej nėpėrmjet rrugėve urinare, tiroidektomia dhe heqja e perdes sė syrit.

            Albukasisi pėrdori «metoda klinike relativisht moderne» pėr tė lehtėsuar lindjet e vėshtira dhe pėr tė trajtuar njė shpatull tė dalė vendit. Ai ishte i pari qė pėrdori pambukun pėr tė mjekuar plagėt e operacionit dhe allēinė pėr tė vėnė nė vend kockat. Gjithashtu, pėrshkroi teknikėn e rivėnies sė njė dhėmbi tė rėnė, tė bėrjes sė dhėmbėve artificialė, tė drejtimit tė dhėmbėve tė shtrembėr dhe tė heqjes sė gurėzave.

            Nė traktatin e Albukasisit pėr kirurgjinė, paraqiteshin pėr herė tė parė ilustrime tė mjeteve tė kirurgut. Pėrmbante vizatime tė qarta tė rreth 200 mjeteve kirurgjikale dhe jepte udhėzime si dhe kur tė pėrdoreshin. Disa nga veglat kirurgjikale qė vizatoi, kanė pėsuar fare pak ndryshime gjatė njė mijėvjeēari.

 

 

Dorėshkrim arab me ilustrime tė mjeteve kirurgjikale tė Albukasisit

 

 

            Dijet shtrihen nė Perėndim

            Nė shekujt e 11-tė dhe tė 12-tė, studiuesit nisėn t’i pėrkthenin nė latinisht tekstet mjekėsore arabe, sidomos nė Toledo, Spanjė, dhe nė Monte-Kasino e Salerno, Itali. Pas kėsaj, mjekė anekėnd Evropės latinishtfolėse i studiuan kėto pėrkthime nė universitete. Kėshtu, dijet mjekėsore tė Lindjes sė Mesme «depėrtuan nė zemėr tė Evropės gjatė shekujve pasues, ndoshta mė shumė se ēdo shkencė tjetėr islame», siē shprehet Esan Masudi, shkrimtar nė fushėn shkencore.

            Pra, zbulimet dhe shpikjet e mjeshtėrve tė mesjetės, si Razisi, Avicena, Albukasisi e tė bashkėkohėsve tė tyre mund tė konsiderohen me tė drejtė themeli i asaj qė sot e quajmė mjekėsia moderne