Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Monolog Kosovari nė momentin palidhje

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

        MONOLOG   KOSOVARI   NE  MOMENTIN   PALIDHJE 

        ...edhe vetėn po e shoh se po flas palidhje, edhe tė folmėn qysh mos e bėj , herė po flas qysh mė ka mėsu nėna e qysh thotė se ėshtė e folmja jonė origjinale Migjeni i Kelmendėve e herė qysh e ka vendos Enver Hoxha nė kongresin e drejtėshkrimit…hahaha s’e di kush e ka vendos veē po thonė qė Enver Hoxha….hahaha…..Po mė pėrzihen senėt, shumė po mė pėrzihen, more nganjėherė po tutem mos po tranohem...

           

 

            ...mė kanė lėshu nervat krejt, jo po s’po mundem mė , krejt palidhje, njerėzit palidhje, gjėrat palidhje, thuajse asgjė s’mė bėnė pėrshtypje pėr tė mirė e gjithēka po ma zėnė rrugėn. More unė po e pranoj se nuk jam bash nė rregull ama po mė duket se tė gjithė njerėzit qė takoj po shkojnė si pa krye, shėtisin si kufoma tė gjalla, ecin si hije , me shikim tė pėrhumbur thua se vazhdimisht janė nė kėrkim tė diēkaje qė nuk arrijnė ta gjejnė...


            ...jam lodhė, beso jam lodhė, njė psikologė thoshte: mos thuaj asnjėherė se jam lodhė, po jam lodhė more, jam ngop me gjėra palidhje, me njerėz pa lidhje , me rregulla palidhje, po mė shkuan vitet mė tė mira duke pritur pranė burimit tė ftohtė me buzė tė qara gjak nga etja e s’mė lėnė tė pi ujė herė armiku e herė ‘’miku’’ ,here i huaji e herė i imi, e herė tė dy bashkė...


...nuk shkon more mė kėshtu, pa punė, pa para , pa njė qėllim tė qartė, pa njė synim, nuk e di ndoshta vuaj nga sytė ama si e zbehtė po mė duket ajo drita nė fund tė tunelit. Sapo del diku hasėsh veē nė gėnjeshtar, mashtrues, dallaveraxhi, inatqor, askėnd s’e gjen nė vend tė vetin, tė shet mend lloj-lloj analfabeti qė dhėmbėt e vet nuk i ka larė qė nga 82-sha, takon kuzhinierin e djeshėm me gradė gjenerali nė krah, po ku studioi ky a nėpėr dasma duke zier gjellėra a!?...po thonė nė akademinė e luftės, eh mundet, mundet ,….ai kushėriri im, desha e s’deshta mė evokon kujtime nga aksionet e tij heroike ne luftė, po ai kish qenė Skėnderbe more, po ai kish vra me mijėra ēetnik, po mė vjen turp nga vetvetja qė s’kam ba asgjė pėr kėtė tokė e pėr kėtė popull, ēfarė sakrifica kanė ba hallku, ap-ap-ap!!!!,….ec more baju se ata qė kanė sakrifikua vėrtetė nuk i ndihet zėri e s’pallin palidhje se flet puna vet, po mendoni mė shumė edhe pėr fėmijėt e atyre qė vdiqėn pėr kėtė ditė e mos na shitni kopalla,…oh Zot i madh, aq shumė mė lodhin nganjėherė sa e ndiej vetėn tė tepėrt dhe pyes vetėn kujt duhet ti kėrkoj falje pėr ekzistencėn time!!!???...


...jo, po fukarallėku po e ēitke njeriun jashtė vetvetes, he , a mendon more kush pėr kėtė popull, po populli vetė athua mendon pėr vetėn e vet ? Jam ndie shumė keq njė ditė nė pazar, ndryshova rrugė veē tė mos e takoja ish profesorin tim, s’doja ta veja nė pozitė tė keqe, ishte duke shitur fidanė specash dhe lakrash dhe po shtyhej pėr myshterinjtė pėr ēmimin, tė shkretit i ishte pjekur fytyra nga dielli e i ishte bėrė si bujashkė ahu, po ai e ka vendin nė kabinet more, me bė hulumtime e studime shkencore e jo nė pazar, po do tė shet i shkreti ,do tė shet fidanė specash se paga qė merr si profesor nuk i mjafton as me bler’ letėr higjienike, bėj grevė sa tė duash se qeveria s’gjen dot kohė as me taku arsimtarėt se mos tė flasim pėr ngritje pagash….hahaha…..he Kosovė, Kosovė ta hangsha zemrėn...

...edhe kėtyre tė parėve tanė si shumė i ka hyrė vetja nė hujė, kujtojnė se janė bėrė perėndi, kujtojnė se janė tė pazėvendėsueshėm e me ba me na lanė ata merr fund dynjaja! Veē punėt e tyre shohin, vila e kerre tė mira kanė ba , e populli !? Duron ai duron ! Ani njė ditė ma ka plas barkun nėri prej atyre tė parėve, i tregonte nė televizion popullit barkėuritur e zemėrplasur pėr pushimet e tij nė plazhet spanjolle e nė bjeshkėt zvicerane dhe tregonte preferencat dhe shijet e tij pėr ushqimin italianė dhe atė kinez, he zhuga e thiftė, deri para pak kohėsh nuk i dilte kohė as me shku te daja se s’kishte kush me ia ru lopėt e rrallė herė e ka ngi barkun murriza e kulumria e tash i ka harruar ato kohėra e edhe ata qė vuajnė, ah Shekspirė, Shekspirė po fjalė ke pas lanė “edhe mbret nėse je mos harro kush ishe dje “ thoshe nė kohėn tėnde, po tash po harrojnė njerėzit shpejtė, na ka sulmua skleroza kolektivisht...


 

   ...more pse mė bėn vaki gjithmonė kėshtu mua, veē sene tė mbrapshta dėgjoj, pėrsėri u gjet njė foshnje e braktisur nė njė qoshe tė qytetit, pėrsėri njė krijesė e pafajshme, pafajėsisht tėrė jetėn do ta mbaj nofkėn “kopil” . A e keni pa, pran secilit hotel ka nga njė tabele ku shkruan , ”pushimi ditor X euro”, po ai kemi punėt aq nė ,,dyzen’’ sa nė pikė tė drekės e tė verės tė paguajmė hotelin pėr disa orė, po ne me javė kemi fjetur nėpėr male, nėpėr tė ftohėt e nėpėr shi, eh ky pushimi ditor, s’e kam ditė ma herėt se ēka ėshtė, po ai ish maskarallėk more, ai ish burimi i kopilėve…ēka na ka gjete more kėshtu kėtė popullin tonė, si shumė e kemi lėshua rrugėn e Zotit, vetėm nė rajonin e Lekės qė gjashtė vjet reshtė, nė ēdo pesė ditė njė i vrarė, e pėrse? Veē pėr mendje tė madhe! Ani ēfarė vrasje se , si nė filmat e Amerikės, prej veturės nė veturė, nuk e kanė shėnjestėr vetėm atė me tė cilin e kanė inatin , po tė gjithė tė tjerėt qė mund tė gjendėn rastėsisht nė atė vend mund ta ,,hanė’’ nga njė plumb bingo, veē pse kanė dal nga shtėpia pa e pyetur atentatorin se a ka ndonjė aksion sot. A ka more kufi trimėria a ēdo herė kalon nė budallallėk! Oh Zot ēfarė kam parė!? I pashė disa se si ngrehin dolli sepse ishte vrarė nė pusi njė luftėtar i lirisė qė nuk kishte arsyetuar politikisht si ata, e tė tjerė qė zgėrdhiheshin kur morėn vesh se, ai, i pari, i pari ynė , ai qe s’i ngutet shume, ai qe lutet gjithmonė qė Zoti ta bekojė Kosovėn dhe Papėn, e qė me takatin dhe dijen e vet u mundu pėr kėtė popull, ka njė sėmundje qė mund tė jetė vdekjeprurėse e numėronin e numėronin edhe tė tjerė qė do tė ishte mirė ta kishin kėtė sėmundje, prapė skleroza nė pyetje, po pse s’logjikojnė se secili nga ne , si i riu , si plaku , si i shėndetshmi, si i sėmuri e kemi vdekjen nė tė njėjtėn distance! ,,O Zot fali se nuk e dinė se ēfarė thonė’’ do tė thoshte Jezusi, po si e vret e si i gėzohet shqiptari, fatkeqėsisė sė shqiptarit qė ka tė njėjtin ideal me ty,…he Mimoza , Mimoza kėndo sa tė duash , ,,sadist bėh realisht’’ , sadisti ,sadist dhe pikė, nuk ndryshon ai! Prit…Ku shkoi Gjergji, (merr nė dorė fotografinė e Gjergj Fishtės dhe i drejtohet) , mė fal o Gjergj Fishta se tė kam pas sharė me nėnė njė herė, kur kam dėgjuar se je lutur ,,O Zot ruaji shqiptarėt prej shqiptarėve,, , thashė po ky kolaboracionist i fashistėve, se kėshtu na kanė mėsuar komunistėt me tė thirr ty, a s’pati tjetėr lutje mė tė mirė a? Mė fal, mė fal…Vėrtetė pse them shqiptarėt, po njerėzit janė njerėz, tė gjithė janė njėsoj, ja nė Irak, Irlandėn e Veriut, Kolumbi,….po ēka mė intereson mua pėr tė tjerėt, mė intereson pėr shqiptarėt se ėshtė populli im, veē qyshdoqoftė vėshtirė me qenė shqiptarė, vendi ynė s’na mban ,i huaji na pėrbuz e na pėrzenė...


...jaa, m’u kanė prish nervat krejt, s’po mundem mo, tė hidhura kėto pėruljet pėr me u pėrpi, po s’po mundem more mė me hanger m… e me thanė sa e shijshme, s’po mundem. Unmiku, hamami, dreqi, i biri, ka ardh lloj-lloj ,,buzani’’ e na sundon kėtu e na vjedhė, pėr vete e marrin nga njė pelė, kėtyre tanėve ja ndajnė nga njė felė a nga njė kockė a, edhe pėr popullin ,,prit gomar se del bar’’ ...M’u ka prish lukthi tue hanger katėr herė nė ditė speca e nganjėherė disa makarona tė ,,qullavt’’ , veē edhe unė si ajo aktorja jonė e re, jo ajo qė s’mund tė pėrmbahej dot nga lumturia pse kishte puthur njė aktor zezak nga Holliwudi, po kjo tjetra qė edhe pse e kishte rrogėn mujore njėqind e pesdhjet euro, thoshte nė gazetė se harxhon pesėqind euro nė ditė, edhe unė kur po dal nė rrugė, era parfum me vjen nga njėzet metra edhe ,,Marlboro light,, po pi, punė e madhe, kurrkush s’ma sheh barkun, nganjėherė po luhatem nga mungesa e kalorive, po e pėrballoj, se jam i fort unė, jemi tė fort ne, dimė t’i fshehim problemet, ani qė kur ato dalin nė sipėrfaqe, s’ka kush qė i zgjidh mė. Huuuu...po mendoj cila ėshtė fjala qė ėshtė bėrė ma bajate nė Kosovė, nga pėrdorimi i shpeshtė, jam i bindur se po tė bėhet farė anketimi del fjala ,,pavarėsi’’ , pavarėsia me kushte , pa kushte, e madhe , e vogėl , e bardhė e kuqe, bėthėn na e kanė lodhė, po edhe fėmijėt nė gjumė e dinė se po pranuam mė pak se pavarėsi, duhet tė shkojmė i gjithė populli tė mbytemi nė adriatik, po duhet tė mendojnė pak edhe para pavarėsisė pėr atė pjesė tė popullit qė ende lahet mė tas e me pacėrrk e qė gjumin e bėnė nė shiltet e dhuruara nga UNCHER-i e qė vuajnė nga hemoroidet se kanė WC-nė pėrjashta se s’kanė ende kanalizim tė ujrave tė zeza e jo tė pėrdorin fjalėn e shumėdėshiruar ,, pavarėsi’’ pėr me i vnu hi syve popullit qė mos me e pa mjerimin nė tė cilin gjendėt...hahahha sa keq pėr ata, liderėt e vllezėrve andej kufirit, nuk mund ta pėrdorin kėtė fjalė pėr tė pėrfituar politikisht, edhe ata tė mjerėt , pavarėsinė po, por punėt ma pus se na...


...jaa s’jam nė rregull hiq, kur po mė kapin kėto krizat depresive s’po di ēfarė po them e ēfarė po bėj, pėr tė njėjtėn gjė, pėr tė njėjtėn fjalė a pėr tė njėjtėn ngjarje, herė me vjen me qajtė, here mė vjen me qesh, shpesh po flas pa lidhje. Eh shyqyr qė s’po mė dėgjon kush se ma fal naj plumb, thotė po aludon nė mua, se e ka mizen nėn kapuq,….po ma fal ! …kush hamamin mundet me mė vra pa i bėrė asgjė,… jo edhe mė vrasin, asnjėherė nuk kanė qenė plumbat mė lirė nė Kosovė sesa kėto vitet e pasluftės, si e vranė atė studentin, atė ushtarin, atė gazetarin, pėr njė fjalė goje i vranė! Po, ēka me ba, ,,trimi’’ tė vret , tė vret ditėn, tė vret natėn, tė vret para shpinės, prapa shpinės, pushka e trimit kurrė s’u ndal, pa e ndal dikush, hahahha…ani e vrasin njeriun edhe shkon vrasėsi nė pushime, rrinė njė javė edhe ,,fleftė e liga si fleftė tok’’ , ,,shukatet’’ e harrohet ajo punė e s’gjendėt vrasėsi asnjėherė veēse ,,hetimet vazhdojnė’’, megjithatė unė nuk e kam ndėrmend tė jetojė me frikėn dhe ankthin e vdekjės, si ka thėnė ai presidenti i Amerikės, jo ai qė e vranė po ai tjetri, ,,e vetmja gjė nga e cila duhet tė kemi frikė ėshtė vet frika’’...


...edhe vetėn po e shoh se po flas palidhje, edhe tė folmėn qysh mos e bėj , herė po flas qysh mė ka mėsu nėna e qysh thotė se ėshtė e folmja jonė origjinale Migjeni i Kelmendėve e herė qysh e ka vendos Enver Hoxha nė kongresin e drejtėshkrimit…hahaha s’e di kush e ka vendos veē po thonė qė Enver Hoxha….hahaha…..Po mė pėrzihen senėt, shumė po mė pėrzihen, more nganjėherė po tutem mos po tranohem, ēfarė marrėzira s’sheh e ēfarė marrėzira s’dėgjon njeriu sot. Merre me mend, ishte veshur ēika e botės si prostitute, vathin nė kėrthizėn e zbuluar, puthej nė rrugė pa fije turpi mė njė ,,flokē’’ , emrin Hatixhe e mė mbante ligjėratė fetare mua, mė thoshte se feja e vėrtetė ėshtė protestanizmi, se edhe Bushi qenka protestant,…hajde Kosovė hajde, ta sollėn edhe kėtė marifetė, protestant, he….e kishin prejashtuar atė vajzėn qė shkonte nė shkollė me mbulesė islame, i kishin thėnė se kėtu nuk je nė xhami, po pse more atyre qindrave tė tjerave nuk i kishin thėnė se kėtu nuk jėni nė ,,MIAMI BECH ,, (plazhet e Majamit),….A e vėreni se ēfarė programe edukimi dhe arsimimi na servon neve dhe fėmijėve tanė radiotelevizioni kombėtar i Kosovės qė me dhunė na detyron ta paguajmė, nė njė emision te RTK-sė, dy tė ashtuquajtur gazetar qė ishin tė atij sojit qė vajtojnė pse nuk kanė lindur femra, para publikut artdashės kosovarė e pyesnin njėri-tjetrin se a e ke ba ,,atė punė’’ ndonjė herė me dy femra njėkohėsisht, a e ke bėrė me mashkull etj, etj, veē pėrfundoi emisioni se pata idenė se do ta pyeste kolegun e vet se a e ke provuar ndonjėherė shijen e jashtėqitjes njerėzore…….he ajo bukuroshja e gjatė qė studionte nė Zvicėr, pėr pak qe ka ma mbushte mendjen t’i besoja, qante e mallkonte se njė i poshtėr i kishte vėnė drogė nė pije dhe pastaj e kishte dalldisur dhe e kishte dhunuar, hajde pėrrallė hajde, po ēka deshe moj qė ndenje deri nė katėr tė mėngjesit, nė diskotekėn e errėt me njė tė saponjohur, tė ka dhunuar! hehehe, ta ka kojt vet, hiq mos u pėrqyrrav tash, se falls i ke kėta lot...


...dje kam punuar gjithė ditėn, argat, vetėm pėr pesė euro,edhe kur mi dha ato pesė euro, era fukarallėk i vinte, ishin tė vjetra e tė tutlavata sa mu krijua bindja se ishin endur nėpėr tė gjitha tyrbet e Kosovės, s’ka populli pare, edhe ato qė i paten i hargjuan pas lufte, pėr besė vėshtirė puna, veq ka mu ba mirė besoj, s’ka ku shkonė mė, edhe po thamė, mos me pas njerėz tė mirė s’na kish mbajt toka, po edhe unė qysh po thotė ai dhėndrri im, po i hiperbolizojė gjanat, do me thanė kėshe unė po i bėkam gjėrat artificialisht mė tė mėdha se sa janė nė tė vėrtetė, hehehe po ai njė gjysmė fillore ma ka, ku e din ai ēka ėshtė hiperbola, hehehe krejt filozofa janė ba….(i cingėron njė herė zilja e telefonit) …opa, kush dreqin ėshtė tash, (shikon nė celular numrin qė e ka thirrur) ah meēka, veq ma cingėron, gjithmonė me e thirr veq unė, a s’po e sheh qė na rjepėn hajnat e vala 900,( sjell njė numėr dhe flet nė telefon)…….alo, ku je o rrush, qysh t’kam, ēka ?.... po more shkojmė pse jo….qysh,qysh, po tutem se mos mė sheh kush, hajgare po ban a ?....s’tutna unė, shqiptarė jam, pėr ty shkojė edhe nė veri tė Mitrovicės, ēka…mos na bėhet shtrenjtė, apo do me mė koritė a ? Pėr pare e ke a ? ….mos tan in, erdha, ok ,ok zemėr tė kam…(mbyll telefonin dhe niset pėr diku, duke pėshpėritur pėrsėri me vete)…edhe ti nuk je qysh po shitesh jo, po ishallah e mramja me hajėr na vjen...