Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Morali

Shkruan: Leotrim MAVRAJ

MORALI

 

    Edhe studimet psikologjike dhe sociologjike kanė dėshmuar se morali i pastėr ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme nė aspiratat njerėzore dhe nė paqen ndėrmjet tyre, e sidomos nė paqen e brendshme tė njeriut.

 

 

-"Pėrpjekja mė e rėndėsishme njerėzore ėshtė orvatja pėr moralitet nė veprimet tona. Baraspesha jonė e brendshme, dhe madje, m'u qenėsia jonė, varet nga kjo. Vetėm morali nė veprimet tona mund t“i japė bukuri dhe dinjitet jetės". Albert Ajnshtajn

 

Morali ėshtė njė temė e gjerė pėr tė cilėn kanė diskutuar shumė lėmi shkencore, ndėr to nė veēanti, kėtė dukuri e ka trajtuar Filozofia, duke mos munguar as nė faqet e Letėrsisė e gjithashtu edhe nė fushėn e Psikologjisė, nė studimin e karaktereve dhe personalitetit, e nė shumė e shumė lėmi tė tjera. Mirėpo, moralit, fokusimin e tė gjithė energjisė ia kanė kushtuar religjionet, qė nga krijimi i njerėzimit e deri mė sot, duke e ngritur atė nė njė ndėr virtytet bazė qė mund tė posedojė personaliteti i njė individi. Madje nė shumė vende mund tė gjejmė se nė fushėn e moralit ekzistojnė dy rryma kryesore: Rryma laike dhe Rryma fetare.

 

"Ata qė kultivojnė rrėmujė morale pėr pėrfitim duhet tė kuptojnė kėtė: ne do t“i pėrmendim emrat e tyre dhe do t'i koritim ata siē e lypin tė koriten". Bob Dole

 

Moralin (lat.: moralis – doket, zakonet, veset, apo nė pėrkthimin latin moralis – mos ves), mund ta pėrkufizojmė si rregull, parim apo normė e sjelljes e paravendosur nga njė shoqėri, bashkėsi, dhe e pranuar nga njė njeri pėr mėnyrėn e tij tė sjelljes dhe e zbatueshme nga tė gjithė njerėzit e arsyeshėm. Kėshtu mund tė pėrshkruhet morali nė njė mėnyrė... ka edhe shumė shprehje tė tjera, mirėpo asnjėra nga ato nuk arrin tė pėrfshije tė plotė domethėnien e kėtij nocioni.

 

"Shkėlqimi i moralit ndodh si pasojė e vesit. Ne bėhemi tė drejtė duke bėrė vepra tė drejta, tė pėrmbajtur duke bėrė vepra tė matura, trima duke bėrė vepra guximtare". Aristoteli

 

Morali pra, ėshtė ajo energjia e brendshme pozitive e cila e shpie njeriun nė parajsė, qoftė nė kėtė jetė qoftė nė tjetrėn. Mirėpo tė jesh i moralshėm nuk ėshtė e vėshtir, por as e lehtė -  thjesht duhet tu pėrmbahesh disa gjėrave dhe t'i zbatosh ato. Ēka, po tė na thotė dikush se deri mė tani kemi vepruar nė mėnyrė jo tė mirė, ndėrsa tani e tutje, duhet tė bėhemi tė moralshėm!.. dhe lind pyetja: si? Pėrgjigja mė e mirė dhe mė e drjetė, pėr kėtė pyetje, ėshtė e pėrmbledhur nė veprat religjioze (duke mos i mbikaluar ato), tė cilat bartin nė vete frymėn Hyjnore dhe mesazhin e pastėr tė sė mirės. Pra, nė pėrgjithėsi, qė tė gjitha besimet orientojnė njerėzimin qė tė anojė nga ajo e cila ėshtė e mirė pėr tė gjithė, pa e dėmtuar asnjė njeri. Veprat (njerėzit) qė anojnė nga e liga duhet ndėshkuar, ndėrsa veprat (njerėzit) qė anojnė nga e mira duhet lartėsuar.

 

 

 

“Kur sheh njė njeri se vepron njė gjė tė dėmshme, ndryshoje atė me fjalė. Nėse nuk ndryshohet, atėherė bėje atė me forcė, dhe nėse prapė s'ka ndryshim, atėherė ndryshoje me zemėr”. Thėnie Arabe

 

Edhe studimet psikologjike dhe sociologjike kanė dėshmuar se morali i pastėr ėshtė njė mbėshtetje e fuqishme nė aspiratat njerėzore dhe nė paqen ndėrmjet tyre, e sidomos nė paqen e brendshme tė njeriut. Njė njeri i cili posedon njė moral tė lartė, njė ndėrgjegje tė pastėr me qėllimin pozitiv nė lidhje me njė veprim apo punė tė caktuar, ka pėr disa herė mė shumė energji, qė do tė thotė, edhe mundėsi pėr ta pėrfunduar nė mėnyrė tė paraparė atė veprim, sesa njė tjetėr, tė cilit i mungojnė kėto veti tė ndritura, pavarėsisht mėnyrave tė tij tė veprimit, pėr tė arritur deri te qėllimi. Morali ėshtė armė e fuqishme nė duart e njeriut i cili aspiron tė mirėn. I moralshėm do tė thotė qė tė veprosh mirė dhe me dinjitet, por njėkohėsisht, edhe tė largohesh nga e keqja dhe e pamoralshmja.

 

“I moralshėm ėshtė ai qė nė vėshtirėsi tregon besnikėri”. Mirsad Kuteli

 

Pra, tė jesh i moralshėm nuk do tė thotė tė jesh qyqar dhe i dobėt, por pėrkundrazi, njeri me zemėr tė fort e fisnike, qė as stuhitė, nuk mund tė tė lėkundin nga qėndrimet e fjalėve tua. Unė aspak nuk pajtohem me thėnien se “qėllimi arsyeton mjetin” sepse, pėr arritjen e njė qėllimi tė lig dhe dashakeqės, nuk ėshtė e logjikshme qė tė pėrdorim gjėra tė lejuara, por edhe paraqitja si i moralshėm pėr arritjen e njė qėllimi tė mirė, nuk mund tė jetė arsye pėr shkatėrrime tė tjera. Me njė fjalė, thotė populli, nuk mund t'i shlyej, njė e mirė, njėqind tė kėqija, por ēdo gjė, sado e keqe qoftė, mund tė ndryshoj me njė veprim tė mirė. Nuk e shoh tė udhės qė tė thellohemi nė mėnyrė shkencore se si manifestohen veprimet e tilla nė mendjen e njeriut, shpirtin e tij apo edhe nė trupin e tij.... apo mė mirė tė themi, se si janė tė koduara ato nė ndėrdije, mė saktėsisht - nė shpirtin e njeriut. Mirėpo vlen tė thuhet se e moralshmja dhe e drejta ėshtė fuqi madhėshtore, ka ndikim tė pakontestueshėm, sipas psikologėve, nė jetėn psikike tė njeriut, ndėrsa sipas sociologėve, ėshtė bazament i fort pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė pastėr. Nė  mėnyrė tė mrekullueshme e interpretojnė edhe teologėt ndikimin e moralit nė jetėn shpirtėrore tė njeriut, ndonėse nė mėnyrė metaforike dhe tė koduar, por mėnyra mė e pėrpiktė dhe reale e manifestimit tė shpirtit tė njeriut. Pra, njė njeri i cili largohet nga ēdo gjė e cila i sjellė dėm, qoftė vetvetes apo tė tjerėve, dhe vepron gjėra nė pėrputhje me ligjet e natyrės, nė pėrputhje me interesin individual dhe kolektiv, gjithmonė duke pasur pėr qėllim mė tė mirėn, si pėr vete, ashtu edhe pėr tė tjerėt, ai njeri bėnė maksimumin pėr vetėn e vet, pėr trupin dhe shpirtin e tij, ai njeri nxjerr vetėn e tij nga kthetrat e degjenerimit dhe vulgarizimit nė kopshtet e tė bukurės dhe tė mahnitshmes.

 

“Butėsia ėshtė mburojė e fshehtė, ndėrsa mendja – shpatė e mprehtė, andaj mbuloje karakterin tėnd me butėsi dhe luftoje pasionin tėnd me mendje”, Ali ibn Ebi Talib r.a.

 

Kjo thėnie pasqyron gjithė atė qė mund tė bėjė njeriu pėr vetėn e tij: ta mbrojė personalitetin e tij me butėsi e dashuri dhe tu kundėrvihet vrullshėm epsheve dhe pasioneve tė ndėrdijes, duke i ērrėnjos ato, dhe zėvendėsuar me dashuri e me gjėra tė bukura. Nė ditėt e sotme ka shumė mėdyshje nė vėzhgimin dhe kujdesin ndaj instinkteve dhe epsheve duke u konsideruar edhe si shtyse apo edhe forcė pėr orientim nė disa veprime. Mirėpo, nėse thellohemi nė kėtė lėmė, do tė shohim se shumica e instinkteve tė cilat i vijnė njeriut, qoftė nga ndėrdija e tij, apo edhe tė iniciuara nga ndonjė faktorė i jashtėm, nuk e shpijnė njeriun gjithmonė nė gjėra tė drejta e tė moralshme! Po ashtu, edhe pangopshmėria e epshit tė njeriut e dėshmon kėtė. Qe tė dyja kėto e kanė origjinėn, apo burimin, nė shpirtin e njeriut dhe, nė rastet mė tė shpeshta, janė derivate tė gjendjes materiale. Mirėpo, duke iu referuar mendjes (atė mund ta marrim si  udhėrrėfyese kryesore nė procesin tonė jetėsor) e cila, nė qoftė se ėshtė e pasuruar me njohuritė e nevojshme, ka forcė qė t'i mposht edhe instinktet edhe epshet dhe tė dominoj mbi to. Mendja ėshtė udhėrrėfyesja mė e sigurt, e cila me burimin e vet qė e ka nė shpirt, ka edhe forcė tė analizojė efektet pozitive dhe negative tė njė veprimi dhe tė vendosė nė raport me efektet e pastajme tė veprimit.

Pėrfundimisht, morali i skalitur nė zemrėn e njeriut ėshtė dhurata mė e ēmueshme qė Zoti i ka dhėnė njeriut pas mendjes, e kur tė kombinohen kėto tė dyja, ndodhė mrekullia dhe paqja, dhe secilit i takon ajo qė e meriton.

 

“Njeriu i cili posedon moralin dhe dijen, dhe i kombinon kėto, nuk ka derė qė nuk mund ta hap nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr”.