Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Mos i imitoni tė tjerėt - bėhuni ai/ajo qė jeni

Shkruan: Arsim GJINOCI

www.mjellma.net

       MOS I IMITONI TĖ TJERĖT - BĖHUNI AI/AJO QĖ JENI

 

      Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr. Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera.

 

            Poeti i madh shqiptar Azem Shkreli nė njė vjershė tė shkurtėr thotė: “Nėse do tė takoheshim me veten sy mė sy, a do tė ishim pėrqafuar apo do tė ishim pėshty“. Kjo poezi shumė mirė na e bėnė me dije se, nėse dėshirojmė tė jemi vetja e jonė kudo dhe me gjithkėnd qė jemi, ai apo ajo qė vėrtet jemi, sė pari duhet tė takohemi me veten sy mė sy, tė ballafaqohemi dhe t’i qėrojmė hesapet me veten.

            Ka shumė njerėz qė frikohen ta shfaqin veten e tyre nė publikė dhe mė lehtė e kanė tė jetojnė nėn maskėn e dikujt tjetėr. Arsyet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, ndonjė gabim nė tė kaluarėn, i juaji apo i dikujt nga familja e juaj, tendenca pėr ta imituar dikė tjetėr ngase dėshironi tė bėheni si ai apo ajo, dhe shumė arsye tjera.

            Oscar Wilde, poet dhe shkrimtar irlandez, thotė: “Bėhu vetvetja; ngase gjithė tė tjerėt tashmė janė tė zėnė“. Tė jeni vetvetja do tė thotė ta festoni veten, si individė, tė mėsoheni ta shprehni veten, ti jepni jetės diēka ēfarėdo qoftė tė vlefshme nga vetja, tė  jeni tė lumtur me atė ēka jeni. Pėr disa, tė jesh vetja do tė thotė tė mėsosh ta duash veten, pėr tjerėt tė mos e fsheh se kush je.

            Kėto ditė nė njė show televiziv britanik, njė grua 47 vjeē me emrin Suzan Bojl, mė sė miri dėshmoi se sa vlen tė jesh vetvetja. Ajo i la pa tekst, i bėri tė pranoj paneli vlerėsues se ishin cinik dhe me ketė edhe gjithė publiku. Nė dukje, njė grua amvise, fshatare, me pamje jo edhe aq tėrheqėse, flokė natyrale pa ndonjė kujdes tė veēantė, tregoi mė sė miri, vetėm pėr 1 minutė e tetė sekonda se sa jemi gjithė ne cinik dhe tė padrejtė nė gjykimet tona ndaj vetes dhe tė tjerėve.

            Njė proverb tjetėr thotė “Mos e gjykoni pėrmbajtjen e librit bazuar nė kopertinėn e tij“.

            Nė librin “Si ta zhvillojmė vet besimin dhe tė ndikojmė te njerėzit me fjalime publike“ Dale Carnegie thotė: “Kurrė mė parė s'ka ekzistuar njeri i tillė, dhe kurrė s'ka me ekzistuar mė“; kėshtu duhet tė mendoj pėr vete secili njeri. Secili njeri ėshtė njė jetė e re, individualitet i ri. Duhet qė nė vete tė kėrkoj xixėn e individualitetit pėrmes sė cilit dallohet nga gjithė tė tjerėt dhe tė pėrpiqet qė sa mė fuqishėm ta flakėroj. Shoqėria dhe rrethi pėrpiqen ta fikin pa vetėdije, duke u pėrpjekur qė tė gjithėve tė na vendosin nė kallėp tė njėjtė, por unė ju them: mos lejoni qė ajo tė shuhet; ajo ėshtė e drejtė e vetme e juaja pėr veēanti.

            Nė botė nuk ekziston asnjė qenie e ngjashme me ju. Me milionė njerėz i kanė nga dy sy, gojėn dhe hundėn, por askush nuk ėshtė i ngjashėm me ju, askush nuk i ka karakteristikat plotėsisht tė njėjta, sjelljen e njėjtė dhe strukturėn e njėjtė shpirtėrore. Njė numėr i pakėt i njerėzve do tė shprehen ashtu si dhe ju kur tė flitni natyrshėm. Me fjalė tė tjera, ju e keni individualitetin tuaj, dhe pėr gojėtar kjo ėshtė karakteristikė mė se e rėndėsishme. Ruajeni! Ēmoni atė! Pėrsosni! Ajo ėshtė xixa qė fjalimit tuaj do t'i jep forcė dhe bindshmėri. “Ajo ėshtė e drejta juaj e vetme e vėrtetė pėr tė qenė tė veēantė“. Mos lejoni tė vendoset nė kallėp dhe me kėtė ta humbni individualitetin tuaj.

            Nė vazhdim, ja disa kėshilla pėr t’u bėrė vetja e juaj:

            1. Mos e humbni veten kur jeni nė shoqėri me njerėzit tjerė. Mos u bėni dikush tjetėr vetėm pėr t’i pėlqyer shoqėrisė.

            2. Mos mendoni se duke qenė vetja, ju nuk mund tė ndryshoni veten. Krenohuni me veten tuaj dhe sa herė ju ofrohet rast pėr t’u pėrmirėsuar, bėjeni kėtė.

            3. Sigurohu qė veten tuaj tė ia paraqet gjithė njerėzve vazhdimisht. Nėse ndjeni se pėr shkak tė ndonjė gabimi qė keni bėrė duhet tė bėheni mė sekret, atėherė nuk jeni vetja e juaj. Ky gabim kurdoherė do tė del nė skenė dhe do tė humbni edhe mė shumė duke e paraqitur veten tuaj si dikush tjetėr. Nuk mund tė jesh vetja jote, nėse nuk ballafaqohesh sė pari me veten.

             4. E vėrtetė ėshtė qė tė jesh vetja jote, nuk ėshtė gjithnjė mirė. Paramendoni njė njeri i neveritshėm tė jetė pėrherė vetja e vet dhe tė mos ndryshoj asgjė. Por pa e kuptuar se kush je dhe pa u vetėdijesuar pėr gabimet tuaja, ju e humbni veten tuaj. Gaboni, por jini tė vetėdijshėm pėr gabim, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė korrigjuar gabimet, pėr tu pėrmirėsuar dhe t’u bėrė vetja juaj mė e mirė.

            5. Asnjė njeri nuk ėshtė i pėrsosur. Nėse ju keni pėr shembull puērra, nuk do tė thotė se nuk duhet tė brengoseni aspak pėr kėtė dhe tė thoni “mua s’mė pengon puērra ngase dua tė jem vetja ime, prandaj nuk do tė bėj asgjė pėr ta mjekuar“, por  tentoni qė ta korrigjoni, mjekoni kėtė. Njėjtė vlen edhe pėr shprehi tė kėqija. Shumė njerėz nė dėshpėrim thonė “unė jam ky ose kjo qė jam, duke e identifikuar veten me shprehi tė veta tė kėqija“. Jo, tė jesh vetja jote, do tė thotė ta pranosh veten tėnde dhe tė pėrpiqesh tė ndryshosh pėr tė mirė ēka varet nga ti.

            6. Asnjėherė nuk do tė thotė qė tė jesh vetja jote, duhet qė tė krahasosh veten me tė tjerėt. Asnjėherė nuk duhet tė tallesh me njerėz qė nuk janė si ti. Ēdo krahasim yt me njerėz tjerė, tė bėnė ty ta nėnēmosh veten tėnde.

             7. Nėse keni shprehi qė ju ndihmon tė gjeni ngushėllim nė diēka qė ju bėnė t’i shmangeni problemeve dhe pėrgjegjėsive qė keni, si alkooli, ose ndonjė lojė, interneti, televizioni etj, vetėdijesohuni pėr kėtė shprehi dhe sa mė parė ndaluni dhe pėrballuni me pasigurinė tuaj.

            8. Bėhuni tė sinqertė, tė hapur, gjejeni veten tuaj, kujdesuni pėr veten tuaj, relaksohuni, mos u brengosni pėr diēka qė nuk varet nga ju e sidomos nga ajo si ju perceptojnė njerėzit tjerė.

            9. Tė jesh vetja jote, nuk tė bėnė njeri vetjak.

            Nuk mund ta pėrfundoj shkrimin pa e pėrmendur edhe njė thėnie tė poetit tė famshėm irlandez, Oskar Wilde; “Tė jesh vetjak nuk ėshtė tė jetosh si dėshiron ti, por tė kėrkosh qė tė tjerėt tė jetojnė ashtu si dėshiron ti.“ Prandaj, nėse nuk je vetja jote, t’i nuk mund t’i kupton tė tjerėt, qė edhe ata janė njerėz si ti, dhe ky moskuptim tė bėn tė jesh vetjak, madje dhe tė kėrkosh edhe nga tė tjerėt tė mos jenė ata qė janė.

            Dhe pėr fund, shikoni videon se si zonja Suzan Bojl, duke qenė vetja e vet, arriti t’ia ndryshoj mendjen publikut dhe panelit vlerėsues.

            http://www.youtube.com/watch?v=RxPZh4AnWyk