Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - MOS MĖ URONI UDHĖ TĖ MBARĖ

Shkruan: Agron SHELE

      

MOS MĖ URONI UDHĖ TĖ MBARĖ

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Mos mė uroni udhė tė mbarė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

                                                          

Kur sytė e tė nesėrmes kapėrcejnė pėrmes traditės dhe tė shkuarės art Poeti Adem Zaplluzha padyshim qė ėshtė njė nga figurat mė komplekse tė poezisė bashkėkohore sot nė letrat shqipe, dhe kjo jo vetėm pėr aureolėn e gjerė dhe gjithė tematikėn pėrshkuese tė artit tė tij, por pėr vetė zanafillėn krijuese qė ka prekur tėrė zhanret dhe pasqyrimin koherent tė gjithė modalitetit jetė. I unisuar me ndėrgjegjen kohė, tashmė nuk mund tė kuptohen mė kufijtė se ku fillon dhe mbaron arti i tij, krahasuar me gjithė botėn pėrjetuese qė rrethon, pleksur dhe mbetur aty, tek njė atdhe qė lundron shekujt deri sa dielli tė ndriēoj pėrmbi dhe, e atij populli qė madhėshtinė e udhėtimit tė tij e ka kaluar pėrmes kalvarit dhimbje dhe gjakut si gjurmėjetė dhe sprovė tė martirizimit pėr komb dhe flamur. Qė nė titull autori Zaplluzha bėn njė antitezė, e cila nė retrospektivė do shndėrrohej simbolikisht “Tungjatjeta”, sepse e pashtershme ėshtė muza dhe fryma krijuese, sepse e pashtershme ėshtė vala e Drinit qė lind nė krojet e zanave, dhe epike do tė thosha pėr ato maja tė kreshpėruara malesh qė zėnė fill gjer nė re. Po ēfarė ka dashur poeti tė sjellė pėrmes vėllimit tė tij mė tė ri poetik?

Leximi i vėllimit poetik dhe format e vargėzimit tė lirė, tė cilat herė si transmetim i dhimbjes, pėr atė ēfarė hijėzohet kontureve paskohė, herė si transmetim i ardhur nga pėrtejshpirtrat, si shėmbėlltyrė dhe depėrtim nė pamundėsinė e qenies, herė si njė regėtimė qė udhėton pėrmes mijėra viteve, ose ndėrthurjes pėrmes antikės dhe modernes, tė fut nė atė qerthull dhe intrigon pėrmes kuptimeve dhe mesazhit tė pėrcjellė.

Hermetizmi poetik si formė shprehjeje, por dhe dimension i dualizmit shpirtėror i autorit vjen si stilistikė pėr tė hedhur gjysmėdritėn dhe ndriēuar atė mendėsi, e cila pėrherė endet nė konfuzion dhe pėrherė ndjek shtigje tė skajshme drejt pėrnjohjes dhe identifikimit si arsye dhe pėrsosmėri. Shėtitjet e poetit nė paskohė, thinjave tė lashta kohė, bėmave tė burrave tė mėdhenj, natyralizimit tė shpirtit njė me natyrėn janė elemente qė rritin fuqinė shprehėse dhe intrigojnė lexuesin pėr tė kuptuar kufijtė e mendimit, por dhe relativizuar idetė qė pėrshkojnė veprėn letrare, si njė pėrvojė krijuese, ideim dhe shenjė pėrjetėsie nė atė rrugėtim tė qenėsisė arsye. Pėr mė tepėr le tė ndalemi nė disa poezi dhe tė kuptojmė mė mirė metafizikėn e vargjeve, por dhe artin poetik nė tėrėsi si formė dhe pėrmbajtje:

 

“Nuk dija se kush isha dje e kush jam sot

Nėpėr fijet e thinjura tė flokėve

Si ujėvarė dhembjeje

Derdhej njė trishtim i pazakontė

Derdhej nėpėr lėkurėn time tė zeshktė”...

 

Agron Shele – shkrimtar, poet

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Mos mė uroni udhė tė mbarė"

 

 

KA PASUR RASTE KUR KĖNDONIN EDHE TĖ VDEKURIT

 

Ka pasur raste

Kur i kam prekur gjymtyrėt

Nga ashti im pikonte koha

Pikonte njė dhembje e trishtuar

Sa qė zanat e malit nuk e ndalnin vajin

 

Ju thashė se ka pasur raste

Kur qielli binte nė tokė

E toka si njė lubi ēohej nė qiell

Ka pasur edhe raste mė tė liga

Kur nuk isha nė gjindeje t’i njoh gjymtyrėt

 

Nuk dija se kush isha dje e kush jam sot

Nėpėr fijet e thinjura tė flokėve

Si ujėvarė dhembjeje

Derdhej njė trishtim i pazakontė

Derdhej nėpėr lėkurėn time tė zeshktė

 

Ka pasur edhe raste tė shthurura nė jetė

Kur e harroja emrin tim

Ekzistenca mė dukej

Si kokrra e pjekur e fasules

Ka pasur raste kur kėndonin edhe tė vdekurit

 

 

MUND TĖ JETĖ EDHE SI NĖ VJESHTĖ

 

Ky shi i hidhur

I kristaltė

Qė po bie mbi thinjat e viteve

Duket aq qesharak

Sa qė po mė hidhet ta pėshtyj qiellin

 

Mė duket pakėz i turbullt

Si Drini i bardhė nė pranverė

Mund tė jetė edhe si nė vjeshtė

Kjo stinė e ēmendur

Po i shkul rrėnjėt e gurėve

 

Sot kam tepėr dhembje koke

Nga sytė e lodhur

Pikojnė qepallat

Kush i shkuli mbrėmė pemėt

Sa qė rrėnjėt dėnesin pa pra

 

Asgjė mė nuk jam nė gjendje

Tė kuptoj

I kam harruar tė gjitha burimet e lumenjve

Po qajnė gurėt e bardhė

Kurrė nuk jam takuar

Me njė dėnesje kaq prekėse

 

 

VUANIN NGA ETHET E ZEZA

 

Disa thonė se ishte marsi

E disa tė tjerė pohojnė tė kundėrtėn

Nuk ishte as marsi e as prilli

Ishin pėrzier muajt

Ishin pėrzier

Si kapelat e grisura tė kufomaveNjė fyell i kishte humbur kumbimet

As nuk qante

E as nuk kėndonte

Jehu i gjetheve u shėmbėllente

Kallinjve tė thekrės sė djegur

Ose grunajave pa as njė kokėrr nėpėr kallinj

 

Shelgjishtet qėndronin kacule mbi njė gur

Qėndronin duke u mbėshtetur

Rrėnjėve tė njė ulliri plak

Kurse stinėt e egra

Vuanin nga ethet e zeza

Vuanin si gjarpri nė shkretėtirė

 

 

NJĖ STUHI E PASHPIRT

 

Kur e pamė zhdukjen e eklipsit

Hėna ishte lakuriqe

Cip cullak

Ngjante me njė foshnje

Tė posa lindur

 

Qielli dukej i trentė

Fije mendjeje

Nuk i kishte mbetur nė kokė

Nga xhepat e grisura

I shkundte tė gjitha trishtimet

 

Yjet e verbėr nė pikė tė ditės

Kishin mbetur pa itinerar

Dukeshin si zogjtė klandestinė

Njė stuhi e pashpirt

I shkundte mjegullat mbi kokėn time tullace