.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Mos u bė imitues, o njeri!

Shkruan:Adnan ABRASHI - NANDA

www.syri3.com

 

            MOS U BĖ IMITUES, O NJERI!

 

 

            TI je TI si mėvetėsi objektive universale fizike. TI je TI nė TY, si frymė e pėrsosur e Zotit. Andaj, kurrė mos u bė imitues, o njeri!

 

           


            Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkėndija e dritės sė vet." Kėshtu thuhet nė librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur ėshtė plotėsisht me vend, sepse njeriu si krijesė fizike racionale ėshtė njė KOSMOS nė miniaturė dhe nė pėrbėrjen e vet ka tėrė strukturėn substanciale tė botės materiale, prandaj, shpeshherė nė literaturėn ezoterikė, ndryshe emėrtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndėrsa pjesa tjetėr irracionale e trupit, ndryshe cilėsohet si shkėndi hyjnore, frymė, potencial i pastėr, dritė...etj.

            Mu pėr kėtė, asgjė nuk ėshtė njėjtė nė kėtė realit. Ēdo gjė ėshtė mėvetėsi dhe e pandashme nga harmonia e tėrėsisė . Ēdo gjė ėshtė nė lėvizje dhe ndryshim kah arritja e sė pėrsosshmėrisė mė tė avancuar. Vetėm njė gjė nuk ndryshon, nuk tjetėrsohet dhe ajo ėshtė e pėrhershmja. Ėshtė ky Zoti dhe fryma e tij nė ne qė na formėson si krijes fizike dhe pėrsosshmėri.

            Andaj, sido qė ta marrim, si individ ne jemi njė dhe uniket. Pjesė e ndryshuar, personalitet, dhe nė dukje, krijesė e tjetėrsueshme fizike, me rol tė caktuar nė pėrmbushjen tė njė zbrazėsie nė mozaikun e origjinalitetit tė krijimtarisė artistike nė makrokozmosin e pafundmė hyjnore.

            Ne jemi proces qė vazhdon dhe s’ka tė ndalur. Jo, jo! S’ka ndalje as heshtje, sepse ndalja ėshtė asgjėsim dhe zhdukje, ndėrsa vdekja tjetėrsim dhe transformim. Hėmm...pa dyshim njė proces i komplikuar por i pėrsosur dhe harmonik i quajtur: EVOLUCION HYJNOR.

            Nė kėtė hapėsirė materiale qė quhet jetė dhe ėshtė nė lėvizje tė pandėrprerė, mu ashtu sikur jemi, ne nė fakt e kemi edhe detyrėn tonė tė koduar dhe specifike, andaj nuk jemi rastėsi. Nuk jemi pa dashje kėtu ku jemi. Unė, ti, ai... nė kėtė jetė, tė gjithė sė bashku dhe ndaras, e kemi rolin tonė karakteristik, prandaj atė duhet pėrmbushur patjetėr me devotshmėri.

            Nė fakt, ne jemi ashtu si jemi. Fizikisht tė gjatė, tė shkurt, tė hollė, tė trashė, me flok tė thinjur dhe pa to fare, zeshkan, biond, sykaltrash...por patjetėr tė gjithė tė bukur. Po, po tė gjithė tė bukur. Dijeni pėrgjithmonė se e shėmtuara nuk ekziston si vėrtetėsi. E shėmtuara pėr Zotin ėshtė nocion dhe klasifikim i panjohur. Sepse, pėrjetimi i tė bukurės dhe tė shėmtuarės ėshtė ndjenjė, vlerėsim mental qė buron nga vet ti dhe ne si eksperiencė. Ajo si kategori estetike vlen vetėm nė vlerėsimet e krijimeve dhe vlerave tė kėsaj bote; pėr ato, qė janė tė ndėrtuara dhe sajuara nga dora dhe mėndja e njeriut, e jo pėr veprat hyjnore tė krijuara nga vullneti i Zotit.

            A nuk jemi ne vepėr e vullnetit tė Zotit?

            Po, dhe s’ka dyshim! Prandaj, le tė mė thotė dikush: ne si pjesė e vullnetit tė Zotit, si mund tė jemi tė shėmtuar. Tė ndryshuar dhe tjetėrfare nė dukje, po, por jo tė shėmtuar. Sepse, vetė Zoti ėshtė bukuri absolute, e ne shkėndi e frymės sė tij. Andaj, Ai nuk krijon tė shėmtuarin. Nuk e ndėrton atė dhe logjikisht, as qė mund tė jetė nė pėrbėrjen e saj. Shkurt e trup, Zoti nuk e njeh tė shėmtuarėn. E shėmtuara ėshtė vetėm produkt i eksperiencės tonė objektive, dhe e cila shprehet si ndjenjė. Ėshtė pėrjetim i pėrkohshėm... disponim kalimtar i momentit, e varur nga ne dhe vetėm nga ne. Ajo ėshtė e sajuar kryekėput nga njohja e jonė objektive qė shfaqet si bindje dhe na bėnė qėllimisht mu ashtu sikur edhe jemi nė realitet – TĖ NDRYSHUESHĖM.

 

 

            Sipas religjionit, qė nga Ademi, e deri tek lindja e foshnjės mė tė fundit, nuk ekzistojnė dy njerėz qė tė jenė saktėsisht tė njėjtė nė dukje. Andaj pse do duhej qė ata tė jenė tė njėjtė nė sjellje dhe shije?

            Ti dhe gjithė ne jemi unik – askush nuk ishte sikur ti nė tė kaluarėn e askush nuk do tė jetė sikur ti nė tė ardhmen. Ne dhe Ju jemi tėrėsisht tė ndryshėm nga X apo Y, andaj mos ta detyrojmė veten pėr tė ndjekur dhe imituar verbėrisht tė tjerėt.

            Ecni para sipas natyrės dhe prirjes suaj!

            Mos e transformoni veten ne dikė qė nė tė vėrtetė nuk jeni: mos i imito tė tjerėt. Shumė ka prej atyre tė cilėt shtiren duke harruar zėrat e tyre, lėvizjet, origjinalitetin, dhe sjelljet me qėllim qė ti imitojnė tė tjerėt nė mėnyrė qė t'iu ngjajnė. Pasojat e njė sjelljeje tė tillė arrijnė nė artificialitet, palumturi dhe nė shkatėrrimin e vet qenies sė tij.

            Nė terme tė karakterit, njerėzit janė sikurse drunjtė dhe pyjet e botės: tė ėmbėl dhe tė thartė, tė gjatė dhe tė shkurtė, e kėshtu me rrallė. Bukuria dhe vlera jote dhe tanėt, prezanton gjendjen tėnde dhe tė tonin natyrale. Ndryshimi i ngjyrės, gjuhės, talentit, dhe mundėsive janė shenja tė Krijuesit tonė, tė Plotfuqishėm, tė Gjithmadhėrishėm, andaj tė mos kemi dyshime nė to.

            Bėhu sikur ke lindur dhe je krijuar dhe mos ndrysho zėrin tėnd apo, mos tento tė modifikosh ecjen tėnde. Kultivo personalitetin tėnd duke ndjekur atė ēfarė ėshtė gjetur dhe mėsuar nė zbulim si eksperiencė, por mos e paguaj ekzistencėn tėnde duke imituar tė tjerėt dhe duke e ndaluar vetėn nga individualiteti. Preferencat dhe shijet tuaja dhe tonat janė specifike vetėm pėr ty dhe ne, prandaj duhet tė qėndrojmė ashtu sikurse Je dhe Jemi.

            Ndoshta, nė kohėn tonė bashkėkohore ėshtė bėrė trend tė imitosh, e veēanėrisht idolėt dhe adhuruesit tuaj tė preferuar. Por njė gjė duhet patjetėr ta dish ti dhe gjithė ne: Sado imitimi i dikujt tjetėr tė duket origjinal dhe i pėrsosur, ai do tė jetė vetėm origjinali mė i pėrsosur i njė falsifikati nė ty.

            TI je TI si mėvetėsi objektive universale fizike. TI je TI nė TY, si frymė e pėrsosur e Zotit.
Andaj, kurrė mos u bė imitues, o njeri!