.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Njė sistem i mrekullueshėm i krijuar pėr njė jetė tė re

Shkruan:Harun JAHJA

www.harunyahya.com

NJĖ SISTEM I MREKULLUESHĖM  I KRIJUAR PĖR NJĖ JETĖ TĖ RE

 

Libri  „Mrekullia e krijimit tė njeriut“ u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 „Literaturė“

 

 

 

Vazhdimėsia e racės njerėzore nė botė ėshtė e mundur me punėn perfekte tė sistemit riprodhues. Trupat e meshkujve dhe tė femrave janė mjaft tė ndryshėm nga njėri tjetri nė funksionin e organeve tė tyre riprodhuese, por kėto sisteme shumė tė ndryshme funksionale  nė mėnyrė perfekte plotėsojnė njėra tjetrėn me rezultatin qė njė qenie e re njerėzore lind nė kėtė botė.  Nga elementet themelore tė prodhuara nė dy trupa tė ndryshėm, tė pavarur nga njėri tjetri, njė nga mrekullitė mė tė mėdha tė botės ndodh: mrekullia e krijimit tė njeriut.

Nė mėnyrė qė mrekullia e krijimit tė njeriut tė ndodh, pėrgatitjet e duhura nė tė vėrtet fillojnė shumė vite mė herėt.  Sė pari, qelizat riprodhuese tė mashkullit dhe tė femrės duhet tė bėhen funksionale. Kjo ndodh gati nė ēdo qenie njerėzore pėrmes procesit tė quajtur pubertet. Elementi mė i rėndėsishėm nė kėtė proces sigurisht qė ėshtė sistemi hormonal, i cili vendos komunikimin nė mes tė qelizave nėn drejtimin e trurit.

Zoti ka krijuar njė sistem nė tė cilin tė gjitha nevojat e trupit tė njeriut dhe zhvillimi i tij janė nėn kontrollin e trurit. Ai ka bėrė qė mesazhet qė shkojnė nė tru nga organet tė vlerėsohen nė tru, i cili pastaj e jep pėrgjigjen e duhur; kjo pastaj dėrgohet nė fushat e duhura nė njė kohė tejet tė shkurtėr.  Nė kėtė proces sistemi hormonal pėrdoret pėr tė dėrguar informatat.  Zoti ka krijuar nė trupin e njeriut njė rrugė postare perfekte pėr komunikim. Nė kėtė rrugė postare, molekulat mesazh-bartėse quhen “hormone” ku secila prej tyre me tė vėrtet kryen funksionin e postierit.  Ashtu si postieri qė shkon nėpėr rrugėt e qytetit pėr tė shpėrndar letrat tek adresa e caktuar, ashtu edhe hormonet bartin urdhėrat nga truri te qeliza pėrkatėse.  Nė kėtė mėnyrė, brenda trupit aktivizohen funksionet e nevojshme pėr jetėn e njeriut.

Por kėtu duhet tė kujtohemi qė hormonet nuk janė qenie njerėzore tė cilat posedojnė vetėdije pėr tė ditur ēfarė mesazhe duhet bartur, nė cilin vend duhen bartur, apo tė vendosin pėr drejtimin e rrugės sė tyre.  Ato nuk kanė pasur ushtrime apo nuk kanė fituar njohuri pas viteve tė studimit.  Hormonet qė ne po i quajmė postier, janė tė pėrbėra nga molekulat qė mund tė paraqiten me formulat mė komplekse.  Me tė vėrtet ėshtė njė mrekulli e madhe qė njė molekul e di ku ėshtė duke shkuar dhe ēka duhet tė dėrgoj; qė d.m.th. tė vendos se cilin mesazh t’a dėrgoj tė cila qelizė; t’a gjej rrugėn pa u humbur asnjėherė nė terrin e plotė tė trupit tė njeriut i cili ėshtė me miliona herė mė i madh se sa ajo dhe kėtė detyrė e kryen pa tė meta, pa e dėmtuar veten apo mesazhin. Vetėm ky shembull ėshtė dėshmi e mjaftueshme e sistemit tė jashtėzakonshėm qė Zoti e ka vendosur nė trupin e njeriut.

Funksionimi i sistemit hormonal tė njeriut nė pėrgjithėsi fillon kur ende ėshtė nė mitrėn e nėnės dhe vazhdon deri nė vdekje.  Gjėndrrat ripordhuese fillojnė tė funksionojnė po ashtu si rezultat i efekteve nga hormonet.  Mirėpo ndryshe nga pjesėt e tjera tė trupit, sekretimi i hormoneve qė ka tė bėj me gjėndrrat riprodhuese fillon nė pubertet. Hipotalamusi, njė vend i vogėl nė bazėn e trurit, konsiderohet si kontrollues i sistemit hormonal; nė purbertet, fillon t’u dėrgoj mesazhe gjėndrrave tė hipofizės qė t’i bėj organet ripordhuese tė fillojnė funksionimin.

Edhe kėtu ėshtė e nevojshme tė theksohet njė tjetėr mrekulli. Hipotalamusi ėshtė nė dijeni pėr zhvillimet nė trupin e njeriut, p.sh. e di moshėn e njeriut dhe a ėshtė apo nuk ėshtė personi i zhvilluar mjaft fizikisht qė sistemi i tij i riprodhimit tė filloj funksionimin.   Dhe hipotalamusi kryen punėn e tij nė mėnyrė tė vetėdijshme. Me fjalė tė tjera, hipotalamusi, llogarit kohėn dhe vendos se mosha madhore e personit ka ardhur, dhe u jep urdhėrin e duhur gjėndrrave tė ndryshme endokrine nė trup.  Dėrgon mesazhet (hormonet) saktėsisht nė momentin e duhur te organet e paracaktuara riprodhuese dhe siguron fillimin e zhvillimit tė nevojshėm qė tė lejoj racėn njerėzore tė vazhdojė.  Dhe kjo nuk ndodh te hipotalamusi i njė njeriu tė vetėm; nė kėtė moment hipotalamuset e milionave njerėzve nė botė janė duke kryer kėtė funksion nė tė njejtėn mėnyrė dhe gati nė tė njejtėn periudhė.

Fakti qė kjo pjesė mishi, qė zen vend nė trupat tonė jo mė shumė se disa katror sheqer, ėshtė e vetėdijshme pėr kohėn dhe mund tė bėj rregullime pėr pasazhet e kohės sigurisht qė ėshtė diēka qė kėrkon  vėmendjen tonė. Si bėn kalkulime tė tilla hipotalamusi? A i ka treguar dikush hipotalamusit se ēka duhet tė bėj, apo e kuptuar nga vetvetja? Si kalkulon hipotalamusi se gjėndrrat riprodhuese duhet tė zhvillohen nė mėnyrė qė qenia njerėzore tė vije nė ekzistencė? Si e di qė hormoni i posaēėm duhet tė sekretohet nė kėtė kohė tė posaēme? Dhe si vendos qė cili nė mesin e tė gjithė hormoneve qė prodhon, do tė vendos sistemin riprodhues nė veprim saktėsisht nė kohėn e duhur?  A ka parashikim qė tė vendos pėr planin e sė ardhmes, dhe bėn masat e nevojshme dhe pėrgatitjet qė ky plan tė ndodh?  Pse pret deri nė kohėn e saktė, kur trupi i njeriut ėshtė gati fizikisht pėr prodhim, e as mė herėt e as mė vonė?

 

            Pjesė nga libri “Mrekullia e krijimit tė njeriut”