Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Musa Jupolli

MUSA JUPOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MUSA JUPOLLI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Musa Jupolli lindi mė 7 qershor 1955 nė fshatin Alban (Shajkoc), Podujevė. Kreu studimet Letėrsi Shqiptare nė Universitetin e Prishtinės.

            Nga viti 1984 jeton nė Paris. Ėshtė themelues i Shoqatės "ALBAKOS", e para shoqatė shqiptare nė FIDH.

            Mė 1985 takohet me I. Rugova nė Paris dhe bisedon pėr ēėshtjen e njohjes ndėrkombėtare tė luftės pėr pavarėsinė e Kosovės.

            Takimi me Kadare-n daton nga viti1987 nė Paris!

            Mė 1989 antar i Byrosė nė Koferencėn e Helsinkut (Kleber-Sorbonne).           

            Mė 1990 me Antoine Garapon (profesor magjistrature nė studimet e larta nė Paris) dhe me Olivier Mongin (filozof dhe drejtor i Revistės ESPRIT) themelojnė Komitetin e Kosovės.

            Mbanė shumė takime dhe konferenca nė Francė, Belgjikė, Itali, Danimarkė e gjetiu pėr ēėshtjen e Kosovės dhe kulturės shqiptare.

            Takohet tri herė me Jacues Chirac, ish kryetar i Francės.

            Nė vitin 1999 kthehet pėr herė tė parė nė Kosovė dhe ishte musafir i Bernard Kouchner me tė cilin njihet qė nga viti 1988.

            Ka botuar shumė artikuj dhe intervista nė shtypin shqiptar dhe francez.

            Ėshtė nėnkryetar i LIDHJES SĖ KRIJUESĖVE SHQIPTARĖ NĖ MERGATĖ.

            Mė 1994 ėshtė iniciues i librit "ēėshtja e Kosovės" I. Rugova (Fayard) nė Paris.

             

            Botime:

            Mė 2001 botoi librin "Le gardien de chevaux" (Michalon) nė Paris.

            Mė 2002 nxjerr njė cikėl tė poezive nė "Voix d'Encre".

            Mė 2008 botoi romanin "Sytė e tu kanė ngjyrėn e tė gjitha luleve" (Faik Konica)  Prishtinė.

            Mė 2009  botoi librin DITAR (Faik Konica)  Prishtinė.

            Mė 2010 botoi romanin "99 " (Faik Konica) Prishtinė.

            Mė 2011 botoi "Kosovė p(R)ozė e gjatė... (poezi ) (Faik Konica ) Prishtinė.

            Mė 2012 botoi "Poemė n' Udhėtim" (poezi) Rugova Art Prishtinė.

            Mė 2014 botoi "Tokė Arbėrore" (Musa Jupolli&Mentor Thaqi), Prishtinė.

            Mė 2014 botoi «Vargje n'Udhėtim» (Musa Jupolli&Mentor Thaēi),Prishtinė.

            Mė 2015 botoi "Elion e Afroditė" (roman), Faik Konica, Prishtinė.

            Mė 2015 botoi "Ēamėria- n'vargje t'mia", Faik Konca, Prishtinė.

            Mė 2016 botoi "...me Kadarenė" , Faik Konica, Prishtinė.

 

            Botime tjera: I pranishėm n' Atologjitė:

            2012 -Trinomi i Lirisė: "Monolog me Poetin dhe unė" (Jusuf Gėrvallės) Jeta e Re, Prishtinė.

            2012 -Antologjia e Dhembjes Poetike: "Poet" (Ali Podrimjes) Rugova Art, Prishtinė.

            2012 -Antologji "Dhembje e Bukur": "Ali Podrimjes" Ministria e Diasporės, Prishtinė.

            2012 - Bekim Nė Bekimin: "Jetė nė lexim" (Bekim Fehmiut)" "Prishtina Press", Prishtinė.                                                                                             

            2012 - Pesė Degė Trungun Thėrrasin... "Cikėl tė  poezive", Marin Barleti, Tiranė.

            2012- Njė Shekull Dritė 100 poetė 100 poezi , ADA, Tiranė ....

            2013- Libri "Prekja e Pikėllimit", Poezi Adem Berisha Poet, Prishtinė.            

            2013 - "Flakadani i Lirisė" Besianė *50  autor 100 Poezi kushtuar Zahir Pajazitit.

            2014 - "Puhizė pėrmbi Koshare" Salih Ēekaj i Dardanisė , «Faik Konica», Prishtinė.

            2015 - "Antologji pėr ēlirimtarėt": I. Kodra&A. Fazliu, Prishtinė.

            2015 - "Fjala e Dhembjes", Antologji poetike pėr Azem Shkrelin, « Rugova Art », Prishtinė.

            2015 - "Marsi i Pėrflakur» Antologji poetike kushtuar Ismet Qorraj-t "Klubi i Poezisė" Tiranė.

            2015 -  "Promenadė Mėrgimtare" Prishtinė, Botuse: LKSHM!

 

 

 

 

 

AT' DHÉ  GJERGJ FISHTA !
 

Tokė hap thesarin e Fishtės

Ta gjejmė gjuhėn e  ėmbėl  tė shqipes !

Gjergj Kastrioti ,

Ky emėr i  Madh ,

Pastaj Gjergj Fishta ,

Ky emėr i tridhjetegjashtė shkronjave ,

Tė shkrira nė Biblėn Shqiptare !

“Lahuta e Malcis”
Kėtė Lahutė... babai im

E mbolli nė kopshtin e shtėpisė ,

Lexohej natėn ,

N' fusha e n' male recitohej ,
Shqipėrinė Lahuta ... kėrkonte ,

At Gjergj Fishta Atdhé thėrriste !

Zadrime e nderuar ,

N' Histori e pa harruar ,

Yt bir shpirt lirie ,

Shkodra jo rastėsisht

Fotografi Kombėtare
Nė zemėr mban Fishtėn tonė !

“E Popullit “ !
Tha At Fishta !
Mori e lexoj ,

E Kėndoi ,

“Gjuha shqype”

“Me gjuhė t' veten rrnoft Shqynia”!

Zgjohu me kėtė zė tė bukur populli im !

 

 

E M N E S Ė
Nėnė elegante n' Apostrof

N' kujtesė tė emėrores nėnė e engjėll
Dy zemra dy shpirtra njė lindje !
Rrumbullaksim estetika n' plotėsim,
Magjepse ekspresive n' pikturė ,
Madhėshti nga natyrė e krijuar !
S' ka laps, as makinė shkrimi,
As mendje njeriu, qė t' shprehet
As n' letėr me germa tė shkruhet,
Nuk ka filozofi as pikėsim ,
N' veprėn Hyjnore n' lindje t' nėnės !
Nėna errėsirėn e shndėrron n' dritė ,
Ideale shend' e verė t' ardhmėrisė ,
Tokė e Qiell Hėnė e Diell ,
N' shprehje n' sy melodi poetike ,
Elegante n' Apostrof nėna n' lindje !
S' ka interpretim, s' ka pėrkthim ,
Nuk ka gjuhė, art a teknikė s' ka,
Qė mund ta formulojė krijesėn e
_________________t' folmes
L I N D J E  !

 

 

O AFRODITĖ E MALĖSISĖ SIME !
 

O Afroditė e kujtesės , banore e pėrhershme e Malėsisė !
Engjėllushė nė takimet e mia para dhe pas lindjes sė Diellit!
Nė zemrėn time ke mbirė gjithė dashurinė , o engjėllushja ime!
S' mund tė ma kopjoj askush shtojzovallen, se vetėm njė ėshtė !

Nė syrin tėnd jetė e agoni janė mbėshtjellė nė njė magji !
Buzėqeshja jote Eros si valė flamuri n' puhinė e shpirtit tim !
Ndjenja ime merr flakėrim dhe shpirtin mė ndezė o shpirti im !
Diell edhe Hėnė marrin ngjyrėn e dashurisė nė ne tė dy!

Tė lutem zemėr qė mė jep pėrkėdhelje nė ngrohtėsi e dehje!
Nė folenė tonė melodi afsh e dashuri e mėndafshta bukuri!
O e bukura e dheut, ujėvarė e pashterrshme mė je ti !
Si polen e luleve pranverore ndritė e shkėlqen n' bukuri !

O Afroditė ! Lozonjarja ime , gushė e buzė mjalti i vendlindjes time !
Nuk ka zė as fuqi qė ka thirrje aq tė fuqishme si unė pėr TY !
Ti dhe vetėm ti mė je dritė e mė bėnė krenar si Lisi i shtėpisė !
Engjėllushė , dhuruar nga Hyji vetė, pėr mua o e bukura Afroditė !
Kur Dielli n' Lindja Afro-Dita hijeshon Atdheun tim !

 

 

PRISHTINA IME

 

Prishtina na lindi nė emėr tė gjeografisė

n' literaturėn e ndaluar shekuj me radhė

aktorė e komedianė nė skenė fshehurazi

poeti unė n' aromė jete me shpresė thash

Ulissysse  nė rikthim ėshtė

 

Prishtina ime ,

Veē me lot do tė krijohej njė lum , lumi ynė

Lumin na e shkelėn, shkelėn mbi lotėt tanė

Pranvera mė nuk vjen, edhe zogjtė qajnė

pėr muzikėn tėnde lum-loti i kryeqytetit tim

 

Prishtina ime ,

Aty nė kopshtin tėnd njė vashė e bukur

Zonjė qytetare, elegante, pamje Hyjnore

nė shpirt mban ėndrrėn tėnde tė bukur

nė qiellin e kaltėr shpresa e humbur

 

Prishtina ime ,

Lum-loti im kush ta zėri frymėn

Pema ka mbet nė vetmi e vetme ėshtė

dhe ka frikė se tė gjitha shoqet ja kanė pre

Poema ime, lumi e pema qajnė me lotėt e mi !

 

 

ĒAMĖRI SHPIRTI IM
 

Natyra ėshtė e natyrshme ,

tė tillė e krijoi Hyi Ēamėrinė

 

Seē Poet mė thonė

nga dhé qė mė lindi

At - Mėmė

Gjysh e Babagjysh

Gjergjin stėrgjysh

n' udhėtim- n' udhėzim

kujtesė nė pemurina

kopshte nė vallėzim

fletė virgjėre

Lisi metaforė qė flet

Himni melodi

Lirika ime nė Liri

Vepėr aty je , ĖSHTĖ

bėra timen kohė tė Historisė

vargjet e mia zgjim

njėsim  shikim

Ēamėri shpirti im !

 

 

EU POET TĖ VRAFTĖ REJA

(Nė mungesė tė ngjyrės, pėrdora gjakun tim)
 

Nė mungesė tė letrės

Me penėn time shkrova mbi trupin tim !

Eu poet,

Eu poet tė vraftė reja
Qė nuk ma le Penėn Shtizė-Flamur
Nami t' marrtė qė ma fshive Himnin
Thefsh qafėn qė ma derdhe helmin nė gotė

Gladiatorėt e dehur,

dehje e vdekshme
Nė pėrurim njė plagė mė shumė

Fjalėn ma vrave nė egzod tė popullit tim

Po sot me atė gjuhė t' huaj Cezar erdhi nė pushtet

Eu poet t' marrtė djalli
Pa dėgjomė o i mallkuar:
Po unė e gjeta Lahutėn n' Dhé tė shtėpisė sė vjetėr
N' dedikim shkrova :
Tokė hap thesarin e Fishtės
Ta gjejmė gjuhėn e bukur tė shqipes

Me gjakun e Penės qė mė rridhte
Penėn e vura Shtizė - Flamur
Me aty tė kėndohet Himni ynė !