Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - MUSLIMANĖT E NDEROJNĖ JEZUSIN

Burimi: New Europe

Pėrktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MUSLIMANĖT E NDEROJNĖ JEZUSIN

     Tė krishterėt duhet tė dinė se sa e nderon Islami Jezusin. Nderimi i muslimanėve ndaj Jezusit ėshtė mė i madh se te krishterėt e hershėm.

 

  

 

”Tė krishterėt duhet tė dinė se sa e nderon Islami Jezusin. Nderimi i muslimanėve ndaj Jezusit ėshtė mė i madh se te krishterėt e hershėm.”

 

            Krijuar nė vitin 1969, Organizata e Bashkėpunimit Islamik (OIC) do tė jetė "Zėri kolektiv i Botės Muslimane", duke punuar pėr tė "ruajtur dhe mbrojtur interesat e Botės Muslimane nė frymėn e promovimit tė paqes dhe harmonisė ndėrkombėtare".

            Me 57 shtete anėtare, ajo pėrfaqėson praktikisht tė gjitha vendet muslimane, dhe vendet me pakicat myslimane, me pėrjashtimin e Indisė. Edhe pse India ka rreth 12% (rreth 183 milionė) tė popullsisė muslimane nė botė, ajo ėshtė bllokuar nga Pakistani nga bashkimi me Organizatėn e Bashkėpunimit Islamik (OIC). Njė vend tjetėr, me njė shumicė muslimane, kėtė herė mungon nė organizatė ėshtė Siria, e cila u pėrjashtua. Observer i Ri i Organizatės  pėr Bashkėpunimin Islamik  nė BE- ėshtė ambasadori Arif Mammadov nga Azerbajxhani.

            Evropa e Re e pyeti Arif Mammadovin nėse organizata sot, ende do tė quhet "Islame", dhe jo thjesht "Muslimane", duke pasur konotacione negative qė ka marrė termi "Islam" qė nga themelimi i saj, duke u shoqėruar sot me fundamentalizėm dhe militantizėm.  

 

            Arif Mammadov: Jo, unė mendoj se ne ende do tė quajmė veten "Islame", edhe sot, duke qenė se Islami ėshtė pika kryesore e referencės kėtu, dhe se Islami ėshtė fe e pėrsosmėrisė, fe e paqes. Ne nuk kemi  frikė nga stereotipet rreth Islamit. Duke mbajtur  termin "Islamike" nė emėr, ne jemi duke dhėnė njė mesazh tė paqes. Organizata e Bashkėpunimit Islamik (OKI) ėshtė organizata e dytė mė e madhe nė botė pas Kombeve tė Bashkuara.  Nė fillim, pika kryesore ishte ēėshtja e Palestinės.

            Europa e Re: Ju e quani atė njė fe e paqes, por ne e shohim se Islami ėshtė pėrfshirė nė shumė konflikte sot.

            Arif Mammadov: Ju e dini, padrejtėsitė mund tė marrė shumė forma, dhe njerėzit janė shtyrė pėr tė rezistuar. Rezistenca e tyre ndonjėherė mund tė marrė njė formė tė dhunshme. Tė reagosh ėshtė njerėzore.   

            Europa e Re: Organizata e Bashkėpunimit Islamik ėshtė organizata e dytė mė e madhe nė botė, ajo bashkon vendet qė praktikojnė tė gjitha llojet e islamit, sunnitėt si dhe Shi’itėt.  A nuk ka aty tensione tė brendshme?

            Arif Mammadov: Po, sigurisht, Irani ėshtė anėtar, por edhe Azerbajxhani, vendi im, ku gjysma e popullsisė janė Shia. Ndarja e praktikuar midis llojeve tė ndryshme tė Islamit ėshtė artificiale dhe e tepruara. Selia e Organizatės pėr Bashkėpunimin Islamik ėshtė nė Xhedda, nė afėrsi tė Mekės, dhe kjo ėshtė duke i dhėnė asaj njė autoritet shtesė. Tėrė Ummeti ėshtė nėn strehėn e Organizatės pėr Bashkėpunimin Islamik, Azia Qendrore, Irani, Kaukazi, Afrika, dhe tė gjitha vendet e Ligės Arabe.  

            Evropa Re: Si e shihni tani parashikimin pėr pėrplasjen e qytetėrimeve nė kėtė shekull, njė konflikt midis Perėndimit dhe Islamit?

            Arif Mammadov: Unė nuk besoj nė teorinė e Huntington-it pėr Pėrplasjen e Qytetėrimeve. Ata qė e pėlqen kėtė lloj tė teorisė janė tė njėjtė me ata qė shpėrndajnė teoritė e konspiracionit. Ėshtė e vėrtetė se nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikė ēdo gjė duket tani e djegur dhe katastrofė.

            Siguria dhe e ardhmja e botės varet se si Islami, Judaizmi dhe Krishtėrimi mund tė jetojnė sė bashku. Kėto tri religjione monoteiste kanė shumė tė pėrbashkėta..  

            Europa e Re: " Popujt e Librit".

            Arif Mammadov: Pikėrisht, Ithtarėt e Librit. Jezusi ėshtė profeti mė i nderuar nė Kur’an, pas Muhammedit. Nė Kur’an, Jezusit i ėshtė dhėnė Frymėn e Shenjtė. Kurse, vetėm Adamit (Hz.Ademi a.s.) qenia e parė njerėzore, tė cilit Zoti i dha frymėn e Shpirtin e Shenjtė.  

            Evropa Re: Dhe sipas Kur’anit, Jezusi do tė vijė nė fund tė Botės si njė gjyqtar ...

            Arif Mammadov: Pikėrisht. Tė krishterėt duhet tė dinė se sa Islami e nderon Jezusin. Nderimi i muslimanėve ndaj Jezusit ėshtė mė i madh se te krishterėt e hershėm. Tė krishterėt, muslimanėt dhe ēifutėt kanė jetuar gjithmonė nė harmoni nė Tokėn e Shenjtė. Por pėr tė shmangur pėrplasjen e qytetėrimeve, ne duhet tė zgjidhim ēėshtjen palestineze.  

            Evropa e Re: Le tė shpresojmė se kjo ndodh para ardhjes sė dytė tė Krishtit.

            Arif Mammadov: Unė jam i bindur se do tė ndodhė.